Ministrja e Kulturёs dhe ‘Kёshilli Kombёtar i Librit’: apoteozё dallaveresh dhe batakçinjsh! (Romeo Kodra)

Pёrpara disa ditёsh u mbajt nё Ministrinё e Kulturёs njё mbledhje midis ministres znj. Mirela Kumbaro-Furxhi dhe ‘Kёshillit Kombёtar pёr Librin’. Tё mos i duket çudi askujt: egziston njё Kёshill i tillё! Siç egzistojnё Ministria e Kulturёs dhe ajo e Arsimit. Tё gjithё – siç dihet – na kanё ‘ndriçuar me botimet’ e tyre.

Kёtё mbledhje, ose mё mirё tё themi, fjalimin e mbajtur nё kёtё mbledhje ministrja e Kulturёs e publikoi nё faqen zyrtare on line tё MK[1]. Hyrja e fjalёs sё mbajtur prej ministres justifikon çudinё e atyre qё kёtij ‘Kёshilli’ s’i kanё dёgjuar emrin/zёrin.

“Ka gati më shumë se dy vjet që Këshilli kombëtar i librit nuk është mbledhur. Kjo do të thotë si organ këshllimor që është, jo vetëm që s’është respektuar ligji pasi një këshill i tillë parashikohet në ligj, por edhe s’ia kanë parë nevojën. Ndonëse jo vendim marrës, unë besoj se çdo ministër ka nevojë por edhe detyrë të këshillohet e të shkëmbejë mendime me komunitetin e fushave me të cilat lidhen vendimarrjet e ministrisë. Nga ana tjetër, duket se edhe komunitetit i librit nuk ka pasur nevojë as të japë dhe as të marrë shumë opinione me Ministrinë.”

 

Thёnё ndryshe: ministrja po i merr metaforikish me shqelma tё pranishmit. Edhe pse mё poshtё znj. Kumbaro-Furxhi ul tonin duke i cilёsuar (ndryshe nga tё tjerёt) si “revolucionarё” pёrfaqёsuesit e kёtij sektori, ajo gjithsesi fokusohet tek “cilёsia, cilёsia dhe vetёm cilёsia”, qё deduktojmё se ka munguar nё kёtё sektor pёrderisa emfatizohet nё kёtё mёnyrё prej saj. Nuk e di si lexohet nga tё tjerё, por pёr mua kjo qasje pohuese/mohuese brenda pak rreshtave nuk bёn veçse shton skizofreninё e tekstit. Duke qenё se po ‘i marr disi dorёn’ kёsaj qasjeje them se nuk ёshtё thjeshtё injorancё tekstuale (do them mё poshtё diçka mё shumё mbi argumentin).

Duke vazhduar mё tej nё tekstin e ministres sё kulturёs, lexohet:

Ministria e Kultures ka marre persiper te paguaje kuoten per te dyja keto anetaresime [TRADUKI & CREATIVE EUROPE], çka i jep mundesine te gjithe subjekteve shqiptare te perfitojne nga fonde qe i kalojne ndjeshem zarfat e vegjel të qokave të fshatit.”

Lexuesi ‘nёn rreshta’ e kupton besoj qё nёse ndokush do tё marrё fonde prej MK, do i duhet tё dijё tё ‘lёpihet’. Pёr ndryshe ç’lidhje ka nёnvizimi i “kalimit tё ndjeshёm tё qokave tё fshatit”? Shtoj gjithashtu se po shoh vazhdimisht tek administruesit e ‘gjёsё publike’ edhe pёrbuzje tё shpifura prej njё borgjezie pseudo-qytetare karshi gjithё ç’ka ёshtё ‘fshatare’/’maloke’. E kam shpjeguar edhe nё njё shkrim tjetёr qё elitat kanё tё bёjnё me kulturёn e kultivimit dhe jo me atё qё kultivohet. Dhe nga kjo pikёpamje ministrja Kumbaro-Furxhi dhe ata qё ka poshtё saj duhet tё na e demonstrojnё ende se ç’janё tё zotёt tё kultivojnё duke qenё se nё kultivimin/menaxhimin e ‘gjёsё publike’ po bёjnё vetёm etiketime ndryshe tё tё gjithё praktikave kulturore/menaxheriale qё kanё sjellё Shqipёrinё nё situatёn nё tё cilёn ndodhet.

Madje personalisht kam dyshime edhe pёr aftёsinё e tyre tё kultivimit tё fushёs sё ‘librit’, prej sё cilёs minstrja vjen dhe qё supozohet tё jetё eksperte. P.sh. mund tё pyesim ministren dhe ata poshtё saj, ka ndonjё strukturё Ministria e Kulturёs pёr tё kontrolluar cilёsinё e teksteve, sidomos atyre shkollore, universitare; shkencore nё pak fjalё? Kush janё anёtarёt? Cilat janё aftёsitё e tyre? Ёshtё e kotё tё presim pёrgjigje, si gjithmonё. Si mund tё ketё kur tekstet e shkollave janё ato qё janё? Po tё kishte do tё ishin nё qeli izolimi kontrollorёt e cilёsisё. Si mund tё ketё kur nё universitete nuk ka tekste? Bie fjala pёr fushёn e ekspertizёs sime – teatrit – nuk kemi as edhe njё tekst teoriko-teknik qё tё flasё pёr formimin e aktorit. Si mund tё kemi Universitet Arti dhe Fakultet tё Artit Skenik pa tekste tё tilla? Si mund tё bёhet shkencё pa tekste shkencore? Dhe nuk ёshtё vetёm ‘teatri’ nё gjendje tё tillё; kemi tё gjithё Universitetin e Arteve qё ёshtё njё katastrofё nga kjo pikёpamje (nuk po hapem nё fusha qё s’mё takojnё). Dhe fajtore ёshtё Ministria e Kulturёs pёr kёtё! Ёshtё Ministria e Arsimit! Ёshtё Universiteti i Arteve! Ёshtё Qendra e Studimeve Albanologjike! Janё ‘revolucionarёt’ e shtёpive botuese me tё cilёt znj. Kumbaro-Furxhi deri dje ka ndarё bukёn e pёrditёshme (Ah, meqё ra fjala, pёr korrektёsi informativo-gazetareske do shtoja qё nё kёto rreshta jam tёrёsisht i njёanshёm, sepse dua tё pёrkthej edhe vetё. Ah, dhe meqё ra fjala e fjalёs, do tё shtoja qё tё gjithё botuesit e pranishёm nё mbledhjen e ‘Kёshillit Kombёtar tё Librit’ i kam kontaktuar personalisht pa hasur as minimumin e interesit pёr njё vrimё tё zezё bibliografike siç ёshtё ajo e teksteve teoriko-teknike teatrore. Dhe kush e di sa e sa tё tjerё si unё, nё fusha tё ndryshme, kanё hasur tё njёjtin indiferentizёm dhe injorim prej ‘revolucionarёve tё kulturёs’ kumbareske).

Por duhet ditur se nuk ёshtё rastёsi kjo mungesё. A mund tё imagjinohet se sa njerёz qё ‘fluturojnё me pras’ sot e gjithё ditёn mund tё diskretitohen nga kёto tekste, nga literatura, nga dija nё pёrgjithёsi? Kёtyre njerёzve u nevojitet skizofrenia qё na qarkon pёr tё mbajtur pezull me pushtetin e tyre tё status quo-sё lёpirёsit e mejhaneve qё si ushtarё tё rregullt mazokistё vihen nё rresht sapo autoriteti i eprorёve ua urdhёron duke mbyllur kёshtu ciklin e kulturёs shqiptare nё njё apoteozё dallaveresh dhe batakçinjsh. Prandaj edhe ministrja e kulturёs i lejon vetes njё eksergo tё tillё nё fjalёn e mbajtur karshi atyre qё duhet tё jenё ‘cream de la cream’ tё intelligencijas shqiptare. Pra, po u tregon pushtetin e rradhёs. Pёr t’i deshifruar ёshtё thjeshtё (ah, sikur tё ishte vёrtetё!) çёshtje skizoanalizimi deleuzian, tё cilit ky lloj realiteti kafshёror shqiptar ende duhet t’i nёnshtrohet.

Pёr ta mbyllur ju referoj kёtu daljen, sa tё lavdishme aq dhe tё madhёrishme, nga skena e mbledhjes sё ministres Kumbaro-Furxhi:

“Propozoj krimin [Frojdi kёtu do argёtohej si pakkush] e Komitetit per mbarevajtjen e aktiviteteve kushtuar ketij viti i cili do te kete detyren t’i konceptoje dhe t’i ndjeke në bashkëpunim me të tjerë aktore të kultures.

Dhe tani nuk do te flas me, por do te mbaj shenim çfare do te thoni ju. Dhe gjithashtu do te kerkoj me perulje ndjesen tuaj sepse ndoshta do te me duhet te largohem pak me shpejt nga ç’e kisha pergatitur nga kjo salle, per shkak të detyrimit të pranise time ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Territorit qe po zhvillohet në të njëjten kohe.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s