About

Revista A_K_S_ (akronim pёr Artin, Kulturёn dhe Spektaklin*) ёshtё njё platformё joformale qё nuk kёrkon tё informojё, tё formalizojё apo tё “izojё”, gjithё ç’ka tё bёjё me formёn nё lidhje me kёtё “A_K_S_”, pёrgjatё dhe nёpёrmjet tё cilit shoqёria dhe qytetёrimi shqiptar, me ose pa vetёdije, komunikon esencёn dhe karakterin e vet.

Etimologjikikisht “aks” i pёrket indoeuropianishtes tek e cila gjendet nё rrёnjёn mё tё lashtё tё sanskritishtes si “ag”, apo “ags”, me kuptimin e lёvizjes, ikjes, udhёtimit, rrugёtimit dhe “àksha” me kuptimin e aksit, rrotёs, qerres, karros. Nё shqipen e sotme e gjejmё kёtё A_K_S_ tё lashtё nё “agun” e mёngjesit, nё lёvizjen gjeneruese dhe ripёrtёritёse tё diellit qё na kushtёzon nё themelet e ekzistencёs sonё. Kёtё kushtёzim ekzistencial tё qenies njerёzore e shohim nё tё gjitha dukuritё artistike dhe artistёt tё denjё pёr tu quajtur tё tillё; rrjedhimisht e shohim kёtё A_K_S_ si elementin mё bazik pёr tё deshifruar dhe interpretuar jo vetёm artin dhe artistёt, por – pas tyre – edhe shoqёrinё bashkёkohore shqiptare. Le ta marrim kёtё A_K_S_ si mjet veprues (si veprimtari artistike, kulturore apo edhe spektakolare) dhe si mjet lёvizёs (si karroja e Apollos) pёr tё pёrshkuar sёbashku tehun e “agut” tё mёngjesit, pёr tё vrojtuar nga afёr kushtet nё tё cilat e pёrditshmja e jetёs realizohet. Nё pak fjalё, aksiomёn “Dita e mirё duket qё nё mёngjes!” duam, nё kёtё platformё, ta mbajmё pezull dhe ta syrvejojmё nga afёr dhe vazhdimisht.

Sё fundmi, duke iu rikthyer formёs dhe problemit me konceptimin e saj, duhet tё shtojmё qё jemi tё vetёdijshёm qё nё paraqitjen e kёsaj reviste si “platformё”, si “formё e sheshtё”, dypёrmasore autoriteti i personit shkrues abuzon me personin lexues tё cilit, me kёtё rast, i kёrkohet paraprakisht ndjesё.

 

*Spektaklin, si term, e nёnkuptojmё kёtu sipas pёrdorimit qё i bёn Guy Debord.

Romeo Kodra

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s