“Takimi mbarёkombёtar pёr dramaturgjinё”, ose “Sikur librat tё flisnin …” (Romeo Kodra)

Tё thuash qё me 15 prill tё 2014, nё Teatrin Kombёtar, u organizua njё “Takim mbarёkombёtar pёr dramaturgjinё” ёshtё njё blasfemi, njё tallje, njё mashtrim. Ёshtё sepse organizuesi duhet tё paktёn qё tё ketё njё ide tё pёrafёrt se ç’ёshtё organizimi. TK dhe tёrё kabinetit tё Ministrisё sё Kulturёs (si organizatorё) nuk u kishte shkuar ndёrmend as tё vinin orёn dhe vendndodhjen e ngjarjes nё banner-a apo pllakata, jo mё tё organizonin, pra tё menaxhonin, kёtё ngjarje kaq tё nevojshme.

Kjo ёshtё mungesё kompetence. Por, nga ana tjetёr, diçka mё thotё qё nuk ёshtё rastёsi.

Nё fjalёn e tij tё hapjes drejtori Hervin Çuli me keqardhje shihte sallёn bosh (50 veta?) edhe pse kishte “pёrdorur tё gjithё database-in (e tij dhe tё TK) pёr tё kontaktuar” tё interesuarit dhe publikun. Unё, personalisht, di tё kem qenё nё kontaktet e TK. Pse nuk u ftova? Thjeshtё si dёgjues, nuk pretendoj tё merrja fjalёn. Pse ky drejtor – qё nёnvizon “hatёrmbetёsit” me aq forcё moralizuese sa ç’nёnvizon duke moralizuar znj. Mirela Kumbaro-Furxhi “tё qenurit artistё pa qenё rrogёtarё” – nuk bёri njё gjest fisnik duke thёrritur bashkёkonkurrentёt e tij pёr postin e drejtorit? Pse kjo ajkё e kulturёs sonё, qё ironizon mbi “artistёt e kafeneve”, mbi “ide” dhe thashetheme qё “qarkullojnё vetёm aty” dhe asnjёherё nё sheshin e burrave, nuk thёrriti ata 10 persona qё ide nё njё farё mёnyre kishin propozuar? Duan vёrtetё gjithёpёrfshirje, ballafaqim, tё mirёn e pёrbashkёt? Konkluzionet lexuesit!

Tё thuash qё ky takim ishte mbarёkombёtarё me 50 tё pranishёm, ku mё shumё ishin personel masmediatik dhe lektorё pjesёmarrёs, ёshtё pёr tё ardhur keq pёr idenё e kombit qe kanё drejtuesit e politikave kulturore, dhe si rrjedhojё pёr ne si shqiptarё. Pastaj, pse i mёshojnё identitet kombёtarё kёta njerёz? Nuk e kuptoj pse Pёrparim Kabo p.sh. – filozof i zgjedhur nga organizatorёt pёr tё ngritur nivelin intelektual tё takimit – flet pёr “identitet” kur teatri deontologjikisht sfidon identitetin. Nё teatёr flitet pёr “karakter”. Madje identitetin personalisht e shoh si tё dyshimtё edhe nё konceptimin e tij filozofik. “Identiteti” etimologjikisht i pёrket fushёs semantike tё “njёjtёsimit”, ndёrsa “karakteri” i pёrket “gjurmёs”, “shenjimit”, “skalitjes” sё mishit dhe shpirtit qё tragjikisht bashkon qeniet njerёzore, popujt. Qё nga Eskili – qё bёn tё qajnё grekёt me “Persianet” e mundur prej tyre – e deri tek Neziraj – qё provokon me dramёn “Shembja e kullёs sё Ajfelit” – teatri sfidon identitetin duke nxjerrё nё pah karakterin, gjurmёt e plagёve qё shenjojnё ekzistencat tona personale.

Por, kulmi arrihet kur thuhet se po flitej pёr dramaturgjinё. Pёr kёtё do tё doja sёpaku tё ndaja hidhёrimin me lexuesin, por nuk mundem. Nuk mundem – me sa duket – me askёnd.

Çdo tё thotё dramaturg? Dramaturgji? Pse Josif Papagjoni, figura e mendimtarit kombёtar mbi teatrologjinё, ende nuk i ka idetё e qarta mbi kёto pёrkufizime? Pse ky kujton se “Stefan Çapaliku ёshtё regjizor”? “Çapaliku ka njё formim si dramaturg, por ngaqё nuk ka besim tek regjizorёt ёshtё detyruar t’i bёjё tё dyja vetё”, thotё Papagjoni pёr tё shpjeguar mungesёn e bashkёpunimit mes artistёve. Pse Papagjoni, pas njё jete nё teatrologjinё institucionale shqiptare, nuk e ka zbuluar ende qё dramaturg ёshtё njё gjё nё kulturёn teatrore italiane, dhe njё gjё tjetёr nё atё gjermane? Dhe sekretin e qartёsimit tё pёrkufizimit nё Shqipёri mund ta gjejё fare lehtё tek Çapaliku. Por, unё kёtu nuk kam kohё ta shpjegoj, pёrpos qё nuk dua t’i jap mend njeriut qё supozohet si kritiku ynё “par excellence”. Dhe kur paqartёsia turbullon akademikun mё tё lartё teatror nё Shqipёri, nuk mund tё pritet qё, me pёrcaktimin e munguar tё thelbit tё objektit tё “Takimit” prej TK dhe Ministrisё sё Kulturёs (si organizatorё), tё mё kuptojё audienca e pranishme e ngjarjes apo publiku i thjeshtё dhe lexuesi i kёtyre rreshtave.

Pёrse u fol nё “Takimin mbarёkombёtarё pёr dramaturgjinё”? U fol pёr shkrimtarёt e teatrit. Por çdo tё thotё “teatёr” dhe “shkrimtar teatri” nё Shqipёri? Si do tё mund t’ja shpjegoja unё lexuesit kur nё Shqipёri nuk ёshtё pёrkthyer as edhe njё libёr mbi teorikat dhe praktikat teatrore? Si do tё mund tё flas unё nё shekullin e XXI kur pёr kёtё mungesё tekstesh (abetaresh) kanё heshtur lektorёt, kritikёt, profesorёt, regjizorёt, aktorёt e famshёm tё pranishёm nё ngjarje; si do tё mund tё flas pa u dukur si mendjemadh, pa dhёnё pёrshtypjen e njё mungese modestie, dhe mbi tё gjitha pёr tё qenё i besueshёm pёrpara lexuesit? E pra, nuk ka nё vendin tonё njё mangёsi analoge. Nё çdo fushё tё sё pёrditshmes sonё artistiko-kulturore, dhe jo vetёm, nuk gjendet njё mungesё e tillё tekstesh qё do tё mundёsonin nivelimin e kompetencave. Por sa vlen kjo qё po them kur njё dinosaur institucionesh, njё drejtor teatri, njё ministёr nga lartёsia e katedrave tё tyre thonё tё kundёrtёn? Zgjidhjen e japin tekstet. Kur tё pёrkthehen.

Por, pse revoltohem? Pse nuk i fus edhe unё njё tё qeshur dhe ta marr pak mё me lehtёsi tё pёrditshmen shqiptare, me gjithё hallet e saj (spitalet, trafiku, qytetaria e munguar), siç sugjeroi Vangjel Kozma duke mё vjedhur njё tё qeshur nё katastrofёn e 15 prillit? Nuk e bёj sepse 1. mё vjen keq pёr taksat qё mё vjedh Ministria e Kulturёs me mashtrimet e saj? [Po bёj ç’mos tё mё hedhin nё gjyq siç shihet. Konkluzionet lexuesit!] 2. Mё vjen keq pёr njё brez (tjetёr!?) qё po rritet me shembullin e batakçinjve dhe mejhane lёpirёsve. 3. Mё vjen keq pёr njerёz pasionant qё nuk kanё mё ç’tё mёsojnё nga kalbёsira dhe ndjejnё qё u kanё zёnё derёn. Po marr njё shembull.

Anxhela Çikopano flet me tё njёjtёn kompetencё tё shumё autoriteteve institucionale teatrore dhe prej tyre nuk ka mё ç’mёson. Madje ka njё vrull, gjallёri dhe ekspresivitet retorik bashkёkohor qё dinosaurёt e Albanologjisё, Universitetit tё Arteve apo tё TK dhe MK as qё e ёndёrrojnё. Shkon pёrtej duke thёnё haptazi atё qё mendon si dhe burimet e formimit tё mendimit tё saj (publikon thuajse gjithçka on line, pra e hapur ndaj verifikimeve dhe kritikave tё gjithkujt), por pa u hallakatur nё vetpёlqimet retorike tё profesorёve tё saj. Por, ka njё problem. Kjo kritike e re, pasi ka marrё atё qё kish pёr tё marrё nga papagajtё e (de)formimit tё saj arsimor, ka nevojё pёr mё shumё informacion qё nuk gjendet pёr fat tё keq nё internet (interneti pёr pakontrollueshmёrinё direkte tё teksteve ёshtё devijues dhe shpesh çorjentues). Pra, i mungojnё TEKSTET. Me kёto tekste do tё kuptonte – ndryshe nga dinosaurёt dhe mumjet e teatrologjisё sonё – qё “antropogjia teatrore” nuk ёshtё “teatri i antropologjisё” (sintagma shpjegon qartё qё qёllimi nuk ёshtё teatralizimi i antropologjisё, e cila pёrdoret si mjet prej Barba-s); qё Barba e pёrdor qё ç’ke me tё fjalёn, dhe e pёrdor pёrpara dhe pas skenёs; qё pёr teatrin e para ’90 duhet tё kemi nostalgji sepse ai teatёr do tё thotё edhe Kadri Roshi, do tё thotё edhe Pirro Mani, Mihal Luarasi, Kolё Jakova, Besim Levonja, dhe mbi tё gjitha sepse po tё mos kishim nostalgji do tё ishim njёsoj si ministrja e kulturёs apo drejtori i TK qё me vrullin pёr t’i thёnё PO slloganit tё “Rilindjes” dhe pёr t’i mёshuar fjalёkalimit tё kryeministrit rrafshojnё nё mёnyrё kafshёrore çdo vlerё tё karakterit shqiptar (meqё ra fjala, vjen nga kryeministria edhe ideja e urёs “Mbarёkombёtare” Shqipёri-Kosovё qё nё duar diletantёsh kthehet nё katastrofёn e 15 prillit).

Pёr kёtё shpresoj qё kritika dhe lexuesit e rinj tё stigmatizojnё çdo rrafshim autoritar vlerash, sidomos nё teatёr. Duhet tё dinё kёta tё rinj qё edhe gjatё hipnotizimit enverist nё Shqipёri ka patur vlera artistike, madje mё shumё se sa sot. Nёse do tё duan t’i bёjnё njё kritikё atij brezi, atёherё u duhet qё tё bazohen nё tekste (tё cituara mundёsisht), nё vlera alternative konkrete tё atij sistemi, dhe mё pas t’i ballafaqojnё me atё qё ju thuhet nga kritikёt apo pseudo-kritikёt institucional. U duhet tё hyjnё nё arkiva dhe tё zbulojnё pasuritё (DRAMATURGJIKE) qё verbёria e dhjamosur institucionale publike nuk i sheh sot e kёsaj dite. U duhet tё mos bazohen nё vlera tё inflacionuara nga debate masmediatike dhe pёrgjithёsuese siç jemi mёsuar tё shohim pёrditё. [… to be continued]

 

3 mendime mbi ““Takimi mbarёkombёtar pёr dramaturgjinё”, ose “Sikur librat tё flisnin …” (Romeo Kodra)

  1. Ne qofte se Josif Papagjoni mbahet si nje nga studiuesit dhe kritiket me te mire si ka mundesi qe libri qe ka shkruajtur per lenden e Mjeshterise Skenike per gjimnazet eshte kaq i tmerrshem dhe i padeshifrueshem?? Deformimi fillon qe ne gjimnaz per te vazhduar pastaj ne universitet. Pyes veten valle se si mund ti shpetoj ketij deformimi?

Lini një koment