Double Feature # 10: Jora Vaso & Theo Napoloni @ Tirana Art Lab. (Romeo Kodra)

facebook4(shqip më poshtë)

THE(RE IS NO) MARK ON THE WALL

The present exhibit, between being and not being, between doing and not doing, due to the characteristically uncertain context in which Tirana Art Lab operates, is the merger of two exhibits which the author of this text intended to realize within the first months of Autumn 2018. The initial concept which merges the two separate exhibits is the problematization of the “walls” within the exhibition space or, more precisely, the unusual installation approach of the artistic works as compared to the more standard one, which involves their hanging on the walls, or a two-dimensional exposure. This concept was inspired from the literary work of Virginia Woolf and, more specifically, an essay entitled “A Room of One’s Own” as well as her first story entitled “The Mark on the Wall” where, in addition to her gender-related provocations on having a room of one’s own, the author finally tackles the problematic issue of “walls” as a dimensional standard of definitive and conclusive statements/judgments.

The first exhibit I intended to organize was triggered by the photographic works of several artists. One of them, part of the current exhibit, is Jora Vaso. In her works, one immediately notices a healthy dose of sarcasm which fluctuates between a seemingly indifferent, inattentive use of the medium (a smartphone) – which effectively mirrors our naiveté or mindlessness in the daily use of this “invading” dispositif of our lives – and the contradictions within the images where colors and shapes, deliberately and carefully selected, collide violently with one another.

Even in this exhibition, on the one hand, Jora’s immediacy of a dilettante (the etymological root of this Latin word – dilettare, delectare, delicere, de+lacio– implies the extension of a thread) saturates the images, through colors, with a passion as vigorous as it is explosive and an amusement as sincere as it is ephemeral; while, on the other hand, the deliberate and meticulous selection – in this case, not at all of a dilettante – of violent or decadent forms, the entertaining immediacy force us to look at their tragic and dismal background, with which they are inextricably linked. And these particular photos cannot help but make you think of the alienating effect of the dispositifs of communication, which, through their aestheticizing filters, render our reality abstract and optimize the machinery that “takes society onward toward progress”, where the horizon of daily events, though violent, is consumed like a spectacle of fireworks, thusly erasing our historic memory.

Still, certain events, from this horizon of daily life within the now quarter-of-a-century-long transition, remain, and here we meet the works of Theo Napoloni. They remain by stubbornly insisting on marking that horizon of violence with clear and recognizable coordinates within the memory of each Albanian.

However, even in this case, these events are endangered, eroding from the spectacular consumption of history, the latter dulling them, taking away their color and passion, leaving them amputated.

For Theo Napoloni, like for Jora Vaso, there is no other option but sarcasm, a sharp irony that cuts through this 27-year-long violence, where history – erased over and over again – has not only stopped teaching us but continues to repeat itself in the horizon of morbid daily events until its final and total consumption.

But, unlike Jora, who exposes the violence of her daily life by amplifying the numbing, suffocating, exhausting effect of her photographs, contrasting in both form and content, Theo converts these media-infamous images one more time into paintings, in their mediatic arche (ἀρχή); thus, once more into a source or origin where, suspended between their total disappearance and final extinction, attempt yet again to capture what has remained of our collective conscience and to confront it with what we should call collective memory.

 

Jora Vaso is a Doctoral Student at the Pomeranian University in Slupsk and content editor of the tourism platform intoalbania.com. She has published on the topics of return, nostalgia, and language in local and international conferences and journals. She earned two Bachelor’s degrees in Comparative Literature and Advertising and a Master’s in International Business from University of Georgia and Georgia State University. After residing in the US for sixteen years, she returned to her homeland and is currently residing in Poland for the duration of her studies. Jora has had a photo exhibition in Gdansk Poland in May of 2018 entitled “Resilience: The City as Cure”.

Theo Napoloni is a visual artist and a professional musician currently living and working between Durrës and Tirana. In his artistic work, mostly paintings, the individual and collective memories – oscillating between indelible traumas symptomatic erasures – are reproduced in their precarious ephemerality.  Regarding his educational background, from 1995 to 1999 he studied at the high artistic school “Tefta Tashko Koço”, in Korça, and from 1999 to 2003 at the Academy of Fine Arts in Tirana, where he graduated in painting. Since 2003 Theo has had numerous exhibitions in Albania, USA, Netherlands, and Greece.

Opening, 29/09/2018, h: 7pm.
30/09, 01/10, 02/10 – h: 4pm – 8pm.
from 10/10 to 30/10, Wednesday – Saturday h: 4pm – 8pm.

The exhibition is produced thanks to the will, time and finances of the artistis and organizers.

 

(NUK KA) SHENJA NË MUR

Kjo ekspozitë, midis të qenurit dhe mos qenurit, midis të bërit dhe mos bërit, për shkak të pasigurisë karakterizuese të kontekstit ku ushtron veprimtarinë Tirana Art Lab, është përmbledhëse e dy ekspozitave që i nënshkruari kishte ndërmend të realizonte në muajt e parë të kësaj vjeshte 2018. Koncepti fillestar, që do të përbashkonte njërën dhe tjetrën, ishte problematizimi i “mureve” brenda hapësirës ekspozitive, ose më mirë të thuhet, përqasja instalative e punëve artistike përkundër asaj standarte, varjes së tyre nëpër mure, ekspozimit dypërmasor. Ky koncept ishte rezultat i një sugjestioni prej veprës së Virginia Woolf-it dhe më saktësisht esesë “A Room of One’s Own” (Një dhomë mëvete) dhe tregimit të saj të parë “The Mark on the Wall” (Shenja në mur), ku përtej provokimeve gjinore për të pasur një dhomë më vete, shkrimtarja hap përfundimisht çështjen problematike të “mureve” si përmasë apo metër gjykimesh/pohimesh përcaktuese dhe përfundimtare.

Ekspozita e parë që mendoja të organizoja merrte shkas nga punët fotografike të disa artisteve. Njëra prej tyre, pjesë e kësaj ekspozite, është Jora Vaso. Në punët e saj vihet re një lojë sarkastike e cila luhatet midis përdorimit, në dukje,  të çlirtë, të pavëmendshëm të mediumit (smartphone) – që i ngjason mendjelehtësisë sonë në përdorimin e përditshëm të këtij dispozitivi “pushtues” të jetëve tona – dhe kontradiktave të brendshme të imazheve, ku ngjyrat dhe format, të zgjedhura me shumë kujdes, përplasen dhunshëm.

Edhe në këtë ekspozitë, nga njëra anë, menjëhershmëria prej diletanteje e Jorës (rrënja etimologjike e kësaj fjale latine – dilettare, delectare, delicere, de+lacio – ka të bëj me tërheqjen e një filli), karakterizon imazhet, nëpërmjet ngjyrave, me një pasion sa të hovshëm aq edhe shpërthyes dhe argëtim sa të sinqertë aq edhe efemer; ndërsa, nga ana tjetër, gjetja e qëllimshme dhe e kuruar e formave të dhunshme apo dekadente, në këtë rast aspak diletanteske, menjëhershmërinë argëtuese na detyrojnë ta shohim në sfondin e saj tragjik, të kobshëm me të cilin është e lidhur pashmangshmërisht. Dhe nuk mund të mos të të bëjnë të mendosh këto foto mbi efektin e alienues të dispozitivëve të komunikimit, të cilët, nëpërmjet filtrave estetizant, na abstragojnë realitetin e optimizojnë makinerinë që “çon përpara drejt progresit” shoqërinë, aty ku horizonti i eventeve të së përditshmes, edhe pse i dhunshëm, konsumohet si spektakël fishekzjarresh, duke fshirë kujtesën tonë historike.

E megjithatë, disa evente, nga ky horizont i së përditshmes, tashmë më shumë se çerekshekullore të tranzicionit, mbeten, dhe këtu jemi te punët e Theo Napolonit. E mbeten duke insistuar me kokëfortësi në përshenjimin e atij horizonti të dhunës që ka koordinata të qarta e fikse në kujtesën e çdo shqiptari.

Por edhe në këtë rast, këto evente janë të rrezikuara e në bjerrje nga konsumi spektakolar i historisë, që i zbardh, u heq bojën e pasionin, duke i lënë, thuajse, gjysmake.

Edhe për Theo Napolonin, njësoj si për Jora Vason, nuk ka zgjidhje tjetër përveç sarkazmës, ironisë therëse ndaj kësaj dhune të përditshme 27-vjeçare, ku historia – e fshirë dhe e rifshirë – ka rreshtur së na mësuari e, madje, s’rresht së përsërituri vetveten në horizontin e përditshëm të eventeve të kobshme, deri në konsumimin e saj të plotë.

Por, ndryshe nga Jora, që nxjerr në pah dhunën e së përditshmes duke ekzagjeruar efektin mpirës, mbytës, topitës të fotografive të saj kontrastuese në formë dhe përmbajtje, Theoja i përkthen këto fotografi (mediatikisht të famshme), edhe një herë në piktura, në arkenë (ἀρχή) e tyre mediatike, pra edhe një herë në burim apo origjinë, ku, të mbetura pezull midis fshirjes dhe zhdukjes përfundimtare, përpiqen edhe një herë për të kapur atë ç’ka mbetur prej ndërgjegjies sonë kolektive e për ta përballur me atë ç’ka duhet të quajmë kujtesë kolektive.

 

Jora Vaso është një doktorante në Pomeranian University në Slupsk dhe botuese e platformës turistike intoalbania.com. Ajo ka publikime mbi temat e kthimit, nostalgjisë dhe gjuhës në konferenca dhe të përditshme lokale dhe ndërkombëtare. Ajo zotëron dy diploma bachelor-i në Literatura të Krahasuara dhe Advertising, si dhe një master në Biznes Ndërkombëtar, përkatësisht të University of Georgia dhe Georgia State University. Pas 16 viteve qëndrimi në Shtetet e Bashkuara ajo u kthye në vendlindje (Tiranë) dhe aktualisht është me banim në Poloni ku po kryen studimet e doktoraturës. Jora ka patur një ekspozitë fotografike në Gdansk të Polonisë në maj të 2018, titulluar “Resilience: The City as Cure”.

Theo Napoloni është një artist pamor dhe muzikant profesionist që zhvillon aktivitetin e tij midis Durrësit dhe Tiranës. Në punën e tij artistike, kryesisht në pikturë, kujtesa individuale dhe kolektive – që luhaten midis traumave të pashlyeshme dhe fshirjeve simptomatike – riprodhohen në pasigurinë e tyre efemere. Përsa i përket formimit dhe studimit, nga 1995 deri 1999, Theoja ka studiuar në liceun artistik “Tefta Tashko Koço”, në qytetin e Korçës, dhe nga 1999 deri në 2003 në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku u diplomua në pikturë kavaleti. Prej 2003 Theoja ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita në Shqipëri, SHBA, Vendet e Ulëta dhe Greqi.

Hapja 29/09/2018, h: 19.00.
30/09, 01/10, 02/10 – h: 16.00 – 20.00.
nga 10/10 deri 30/10, Mërkurë – Shtunë h: 16.00 – 20.00.

Ekspozita u mundësua falë vullnetit, kohës dhe financave të artistëve dhe organizatorëve.

Lini një koment