Post-prapaskena dhe pakomunikueshmёria e artit nё spektakёl. (Romeo Kodra)

Tё martёn e shkuar u kontaktova nga gazetarja Alda Bardhyli pёr tё marrё pjesё nё Top-Show, njё emision i gazetarit Alban Dudushi pёr kanalin televiziv mё tё famshёm nё vend, Top-Channel.

Me Aldёn jemi njohur nёpёrmjet facebook-ut, nё rrethana sikletosёse. Ajo ishte intervistuesja e artistit Klod Dedja, qё ‘çuditёrisht’ kalonte si pёrfaqёsues i njё grupi artistёsh tё ngritur nё media sociale (facebook), qё protestonin pёr degradimin e institucioneve tё kulturёs. Kjo iniciativё, ose mё ekzaktёsisht, mesazhi fillestar i saj, i ishte dёrguar njё grupi relativisht tё ngushtё artistёsh dhe operatorёsh kulturorё prej artistes Alketa Ramaj. Brenda kёtij grupi ishte/ёshtё pjesё edhe gazetarja Alda Bardhyli e cila, pёr çudinё e tё gjithёve, mori nё njё intervistё tё gjatё mbi çёshtjen artistin Klod Dedja, i cili nuk ka qenё e as ёshtё pjesё e grupit.

Intervista pёrmendte grupin, citonte njё ‘exergo’ prej 65 fjalёsh (2-3 rreshta) tё vetё Alketa Ramajt dhe vazhdonte pёr 797 fjalё (2-3 faqe) me mendimet e artistit Dedja ( http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/12/12/mbeshteten-artistet-medioker-refuzohen-te-rinjte/ )

Kam folur me Aldёn pёr kёtё edhe personalisht (gjithmonё nepёrmjet facebook-ut), i kam shprehur habinё time dhe keqardhjen pёr inflacionimin e fjalёve tona, tё cilat brenda grupit jemi munduar t’i masim mirё. Po shpjegoj pёrse-nё edhe pёr lexuesit.

Brenda grupit kemi patur si synim, qё nё fillim, tё bёnim kujdes nё pёrdorimin e fjalёve. Praktikisht, kemi kuptuar me kohё se si pёrdoret nga politika njё fjalё e hedhur jashtё kompetencёs specifike dhe profesionale tё artistёve; se si politikanё apo drejtorё institucionesh manipulojnё fjalёt e artistёve dhe me to vetё artistёt. Tё lodhur nga kjo, menduam se duhet tё ngrinim njё strukturё me disa rregulla minimale pёr kёtё iniciativё tonёn, nё tё cilёn u ndanё pjesa e nevojave tё artistёve dhe pjesa legjislativo-menaxheriale. Nga pjesa e nevojave tё artistёve dolёn 10 pika tё cilat kanё tё bёjnё me funksionimin e institucionit tё GKA. D.m.th. janё nevoja tё njohura me ligj qё artistёve duhet t’iu plotёsohen nga institucioni publik i GKA, pёr t’i mundёsuar ekspozimin e punёve tё tyre qё kanё bёrё – me paratё e veta dhe jo tё taksapaguesve – gjatё gjithё vitit. Pёr t’i lehtёsuar leximin pseudo-menaxhereve tё artit nё Ministrisё sё Kulturёs dhe institucioneve vartёse tё saj i renditёm sipas njё logjike menaxheriale.

Ramё dakort nё grup qё asnjё artist nuk do tё shprehte mendime qё shkonin pёrtej nevojave tё tyre bazike tё njohura prej ligjit. Kjo pёr tё mos i lёnё ministres Kumbaro shteg tё shkёpuste vёmendjen nga zbatimi i ligjit, pra nga plotёsimi i nevojave tё artistёve qё pёrkojnё me ato qё duhet tё kishte pёrmbushur GKA. Po kёshtu vendosёm – pёr tё mos i dhёnё avantazhe pёrgjuesve tё facebook-ut – tё mos nxjerrim pika qё kanё tё bёjnё me menaxhimin dhe ligjin deri nё momentin kur ministrja Kumbaro tё nxjerrё platformёn menaxheriale tё drejtuesit tё institucionit tё GKA, ku mund tё shohim idetё qё ministrja ka gjykuar si mё tё mirat pёr tё sjellё katastrofёn nё tё cilёn ndodhemi.

Pas gjithё kёtij organizimi, gazetarja Alda Bardhyli, siç thashё, merr dhe interviston artistin Klod Dedja, deri diku i besueshёm pёr revoltёn, por jo pёr aftёsinё menaxheriale dhe artikulimin e politikave artistiko-kulturore, pёr tё cilat duhet njё formim akademik adekuat, as mё pak e as mё shumё sesa pёr çdo profesion tjetёr, por qё nё kontekstin aktual artistiko-kulturor ёshtё kryesisht i improvizuar. Pёr ne, siç thashё, kjo ishte/ёshtё shpёrqёndrim fokusi nga ekspertiza profesionale, ose thёnё ndryshe inflacionim i iniciativёs, sepse ministrja, poltika nё pёrgjithёsi, media qё u rri nga pas dhe drejtuesit e shkathёt tё institucioneve, nuk presin gjё tjetёr veçse rastin mё tё vogёl pёr t’u kapur dhe justifikuar fёlliqёsitё e tyre operative.

Nuk dimё pse Alda Bardhyli nuk u interesua pёr kёtё fokus tonin, por intervistoi artistin rebel Klod Dedja. Gjithsesi gjёnё e sqaruam edhe personalisht, sepse mirkuptojmё edhe injorimin total qё i bёhet artit dhe kulturёs, qё nё kёtё mёnyrё ushqen injorancёn po aq totale.

Tani, lexuesi duhet tё dijё qё kёta artistё, qё u ngritёn nёpёr “media sociale dhe kafenera” pёr tё organizuar njё protestё kundёr rrёnimit tёrёsor tё arteve pamore, qё materializohej pёrfundimisht me heqjen e “Onufrit”, ministrja Kumbaro nxitoi – falё antenave nёpёr “facebook e kafenera” – t’u organizonte njё takim/diskutim tё hёnёn, mё 26 janar, pёr tё larё faqen dhe duart nga mёnyra fashiste e degradimit dhe rrёnimit tё institucioneve.

Nё kёtё takim, me shumё tё ftuar tё munguar (ftesёs sё ministres Kumbaro pak kush i ishte pёrgjigjur), u diskutua dhe dёgjua gjatё ministrja, por pёr çudi nuk u dёgjua pjesa mё e madhe e zёrit tё kёtyre “artistёve tё facebook-ut dhe kafeneve” – mё tё cilёt Mirela Kumbaro nuk humbi rastin tё ironizonte pёrsёri – qё kishin nxjerrё edhe pika konkrete, tё cilat teorikisht duheshin zbatuar nga institucionet nё vartёsinё e ministres.

Ekoja e polemikёs u dёgjua nё “Aula Magna-n” e Ministrisё sё Kulturёs dhe nё disa media on line.

Tё martёn Alda Bardhyli mё kontakton pёr tё mё ftuar nё njё emision nё Top-Channel. I thashё qё prej skepticizmit (‘paragjykimeve’) nuk mund tё vija nё njё emision ku nuk flitej ekskluzivisht pёr “Onufrin” dhe problemet e kulturёs. Alda pёr kёtё mё siguroi: “[d]o ta bёj vetёm pёr [O]nufrin […] ndaj dua tё jesh”. Mё siguroi – pas kёrkesёs sime – qё do tё ftonte gjithashtu ministren Kumbaro dhe drejtorin Shabani. Tё dy refuzuan … ose ndoshta kishin impenjime tё tjera.

Alda mё kёrkoi t’i sugjeroja emra tё tjerё pёr tё mbushur panelin e tё ftuarve. U ra dakort qё tё ftohej kushdo – meqё nuk do tё ishin tё pranishёm ministrja dhe drejtori – qё tё ishte i interesuar dhe tё diskutonte ekskluzivisht pёr ‘Onufrin’ dhe ‘problemin e kulturёs’.

Tё premten u nisёm nga Tirana pёr tek studiot e Top Channel-it. Ishim Yllka Gjollesha, Andi Tepelena, Dritan Hyska dhe unё. Na u bashkangjit nё veturёn qё po na transportonte edhe Maks Velo. Alda Bardhyli, nё momentin qё hyri z. Velo nё veturё, personalisht mё telefonoi pёr tё mё thёnё qё “Maks Velo nuk ka lidhje me ju. Ёshtё ftuar pёr njё gjё tjetёr. Dhe [mbi tё gjitha] mos flisni me tё se pёr çfarё jeni thirrur”. Nuk e kuptova frazёn e fundit, por nuk i dhashё shumё rёndёsi … do e kuptoja mё vonё.

Prapa skenёs sё emisionit Top Show u mikrofonuam dhe çuditёrisht pamё nё krye tё rradhёs, gati pёr tё hyrё nё studio, z. Maks Velo. Kthehem nga Dritan Hyska dhe Yllka Gjollesha, dy prej artistёve pjestarё tё grupit tё “facebook-ut dhe kafeneve”, dhe u komunikoj qё tё pёrgatiteshin pёr ndonjё ‘surprizё’.

“Surpriza’ ishte qё nuk u fol ekskluzivisht pёr ‘Onufrin’ dhe problemin e kulturёs siç mё ishte siguruar. Madje kishte ndёrhyrje tё z. Velo qё – pasi promovoi librin e tij pёr mё shumё se njё tё tretёn e kohёs qё kishim nё dispozicion – filluan tё shkonin nё kahun e kundёrt tё artistёve, edhe pse artist ai vetё, me falsitetin e deklaratave tё tipit “artistёt duan vetёm lekё” (ku e ka dёgjuar?), me paragjykime absurde pёr artistёt e rinj tё arteve bashkёkohore e deri nё etiketimin e kёtyre artistёve si “tё dhunshёm”. Emri qё sipas tij na pёrfaqёsonte nё kёtё “dhunё” ishte “njё far Klod Dedja”, artisti qё Alda Bardhyli kishte marrё nё intervistё duke e nxjerrё si njё nga zёrat pёrfaqёsues tё rebelёve tё facebook-ut dhe kafeneve.

Pёr gjithkёnd mё duket se ёshtё e kuptueshme qё nё kёtё histori ka diçka qё nuk shkon. Agata Christie thoshte qё “tre tё dhёna bёjnё njё provё”, dhe me sa shoh unё ka mё shumё se tre.

1. Alda Bardhyli merr nё intervistё Klod Dedjan duke na inflacionuar iniciativёn.
2. Fton pa dijeninё time Maks Velon qё, pёrveç ndёrhyrjes kakofonike, citoi si pёrfaqёsues tonin pikёrisht artistin rebel tё intervistuar nga vetё Alda Bardhyli, duke evidentuar “dhunёn”, pra papёrgjegjshmёrinё … pra, pikёrisht atё gjё pёr tё cilёn duan tё na shpёrfillin ministrja dhe opinionkrijuesit masmediatik.
3. Gazetarja mё rekomandon qё tё mos flas se pёr çfarё ishim tё ftuar me Maks Velon, gjatё udhёtimit drejt studios.

Mё duket se pёr Agata Christie-n nuk do tё kishte mё dyshime … “njё e dhёnё ёshtё njё e dhёnё, dy tё dhёna janё koinçidencё, por tre tё dhёna janё njё provё!”

“Mbaroi kёtu?”, do tё pyesni ju. Jo. Absolutisht. Ka edhe mё. Po tё shihni videon ( http://www.top-channel.tv/new/tv/videot.php?id=52929 ) do tё dalloni lehtёsinё e papёrballueshme tё gazetarёve drejtues tё emisionit (min. 30) tek bёjnё pyetjet e pafajshme fashiste “pse artistёt nuk e bёjnё vetё ekspozitёn?”; do tё shihni opinionin e Maks Velos qё i mban ison kёsaj pyetje me njё pёrgjigje absurde “e kanё hallin ke lekёt, e kanё hallin ke paret”; do tё shihni gazetarin Alban Dudushi i cili kёrkon qё “artistёt t’i pёrgjigjen Maks Velos kur flet pёr dhunё” (ndoshta z. Dudushi duhet tё pyeste Alda Bardhylin qё intervistoi Klod Dedjan nё emёrin tonё) dhe “pёr humbjen e artit tё grafikёs nё “Onufёr”” (do pёrgjigje nga artistёt???); do tё dёgjoni Maks Velon i cili kёrkon qё “artistёt tё bёjnё autokritikё” (si nё kohёn e Enverit? Vetёm Maks Velo nuk duhet ta thotё! Por sinqerisht nuk mund ta kemё inatin me Maks Velon sepse di qё ёshtё i manipulueshёm pikёrisht pёr sinqeritetin e tij qё shkon deri nё naivitet) pёr “Onufrin” e parё kur “njёri bёri shurrёn nga kati i katёrt” (“Onufri” i parё ёshtё i 1994 kur shumica e artistёve aktivё ishin tё mitur ose nuk kishin lindur ende); etj., etj., etj..

Mbaroi kёtu? Ende jo. Ditёn tjetёr, pas eksperiencёs televizive, gjatё ritransmetimit tё Top Show ishin censuruar, nga thuajse 160 minuta program, ekzaktёsisht 20 minutat e pjesёs sё emisionit nё tё cilёn flitej pёr “Onufrin”.

Nё mbyllje dua tё kujtoj qё dikush mё postoi, ditёn qё do tё shkoja nё Top Channel, njё video tё Pier Paolo Pasolinit nё facebook, nё tё cilёn intelektuali italian nёnvizonte pakomunikueshmёrinё e “disa gjёrave” – dhe arti pёr mendimin tim ёshtё njёra prej tyre – nё atё medium masash qё ёshtё televizioni dhe spektakli qё ofron. Kёtё e dija dhe mё parё, pikёrisht falё Pasolinit, por mendoj se gjithsesi mediumi drejtohet – deri nё njё farё pike – nga njerёz me aftёsi mendimi, dinjitet dhe opinione personale, tё cilave u besoj mё shumё se çdo ndjenje fataliteti qё mё ofron e pёrditshmja. Kam pёrshtypjen se kjo tentativё ishte pёr t’u bёrё, pavarёsisht rezultatit qё mund tё vonojё. Njё ditё ose njё tjetёr do tё materializohet.

2 mendime mbi “Post-prapaskena dhe pakomunikueshmёria e artit nё spektakёl. (Romeo Kodra)

  1. ke Dudushi gjete te beje diskutime kritike per artin? top show eshte bere si emision qokash ku i vetmi qe promovohet eshte Dudshka me orkestren e cingijv. megjithate mendoj qe Me tepelene ndhe Hysken ke patur pak dobesi se sjane shume te afte.

    1. Sic thashe, pavaresisht mediumit te korruptuar dhe korruptues, kam besim tek njerezit, pra mendova dhe mendoj se duhej provuar. Surpriza e pritshme u materializua, por s’do te thote qe mbaroi ndonje gje ketu. Ka edhe me!
      Sa per aftesite e te ftuarve, nuk mendoj se kishte ndonje gje qe s’shkoi sic duhej prej tyre. Te gjithe kane karakteret e tyre te cilat nuk paragjykohen nga mediumi, qe sic thashe eshte korruptues dhe i korruptuar.

Lini një koment