Ad personam: Vincent W.J. van Gerven Oei, historia, histeria dhe hipsteria! (Romeo Kodra)

Kohёt e fundit jam disi i zёnё. Lexoj rrallё. Literaturё. Shkruaj shpesh. Por pёrpiqem tё mbaj njё dinjitet letrar. Kur lexoj, e bёj pёr tё kёrkuar materiale mbi shkrimet qё mё duhet tё mbaroj. Por ka edhe pёrjashtime. Ndodh pёr shembull tё lexoj trapllёqe. Forca e inercisё, gjithsesi, mё shtyn tё shkruaj. Po kjo forcё mё shtyn tё pёrpiqem tё mbaj tё njёjtin dinjitet. Prej trapi.

Rastisi sot tё lexoja njё trapllёk: The Unofficial View of Tirana (82) http://www.berfrois.com/2014/11/vincent-w-j-van-gerven-oei-never/. Autorin Vincent W. J. van Gerven Oei nuk e njoh personalisht, por di qё ёshtё njё aktivist pёr tё drejtat e komunitetit LGBT, drejtues i Departamentit tё Shqiponjave (OJF aktive nё Shqipёri), etj., etj.. Vincent-i ёshtё njё holandez me origjinё kineze, qё prej vitesh jeton apo frekuenton Shqipёrinё. Nё artikullin e mёsipёrm merret me pёrzgjedhjen e Armando Lulajt prej Ministrisё sё Kulturёs pёr tё pёrfaqёsuar vendin nё Bienalen e Artit nё Venecia. Nё pak fjalё, autori mundohet tё na thotё, mua specifikisht duke mu drejtuar me emёr dhe mbiemёr, qё Ministria e (agri)Kulturёs sё munguar “po pёrpiqet” tё inçentivojё artin (“start up a minimal amount of structural funding”) kur pёr njё javё projeksione pёr qejfin e bythёs sё karabushit kryeministror shpenzon 10 herё mё shumё se buxheti vjetor i Galerisё Kombёtare tё Arteve. Vincent-i ironizon edhe mbi mungesёn e njё skene kulturore shqiptare (“if one can speak of a scene, and if it is properly Albanian”), por pa harruar tё nёnvizojё qё “nёse ka, ajo natyrisht nuk mund tё jetё tamam tamam shqiptare”. Siç duket ndёrsa shkruante trapllёkun e radhёs u kujtua pёr veten qё nuk ishte shqiptar, kёshtu qё kovёs me mut i vuri edhe njё lule sipёr.

Vincent-i duket se e di shumё mirё kush jam unё, di edhe qё njё takim nё gjyq me batakçinjtё dhe dallaverexhinjtё e kulturёs do e bёjmё. Madje pёr qejfin e tё dashurit Vincent i komunikoj se do e bёjmё, deri nё Strasbourg, pavarёsisht ironisё cinike prej trapi qё bёn (“Good luck, Romeo!”). Dhe mё e bukura ёshtё se Vincent-i e pёrdor konfliktin tim me Ministrinё e (agri)Kulturёs sё munguar mbi kurvёrimet e emёrimeve dhe fondeve pёr tё mё diskretituar dhe inflacionuar fjalёn karshi njё publiku jo-shqipfolёs (berfois.com gjendet nё Britaninё e Madhe me sa kuptova), dmth sikur tё isha i njёanshёm, sikur tё kishte njё inat tё fshehtё pas kёrkimit tim tё transparencёs nё konkursin pёr Bienalen e Artit nё Venecia. Vincent-i bёn sikur nuk e di qё ka tё bёjё transparenca e konkursit tё Bienales me konkursin pёr drejtor tё Teatrit Kombёtar, bёn sikur nuk e di pse unё e kisha specifikuar qё nё gusht, kur u hap thirrja pёr Bienalen, pse duhej hapur publikisht dhe bёrё realisht transparent konkursi nё njё artikull nё AKSREVISTA. Kёtij hipsteri tё veshur me rrobat e palaços sё turnit pёr thithje fondesh (gay, historian, filozof, kritik arti, gjithsesi aty ku ka fonde) nuk i intereson tё informojё njё publik jo-shqipfolёs pёr mungesёn e transparencёs nё MK e cila fiton abuzivisht kredibilitet kombёtar dhe ndёrkomёtar falё bashkёpunimeve me profesionistё tё kalibrit tё Groys-it, Rhomberg-ut, Hetёs, Pacit apo Lulajt. Hipsteri bёn sikur nuk kupton qё kur them qё vepra e Lulajt, NEVER, rrezikon tё humbasё e them pikёrisht sepse artisti i saj i ёshtё futur njё tave me mut prej sё cilёs vёshtirё se do dalё pa u pёrlyer, dhe se po u pёrlye nuk do tё jetё i denjё dhe i besueshёm pёr tё folur pёr veprёn e tij mё pas. Si rjedhojё ajo vepёr do tё humbasё gjithё ç’ka origjinale dhe do tё flasё gjuhёn e politikёs sё cilёs i kundёrvihet dhe problematizon, do tё flasё njё gjuhёn kurvash tё cilёn, mё pas, hipsteri do tё mund ta lexojё me gjithё qejf dhe tё gjej veten.

Armando Lulaj – nga ana e tij – e di mirё se pushteti i sotёm e zgjodhi nё mёnyrё jo-transparente, duke ruajtur metafizikёn e forcёs sё tij autoritare; njёsoj si metafizika e pushtetit tё Enverit qё dinte dhe vendoste mbi gjithçka, sepse mendonte ai pёr ne, kush do studiojё, ekspozojё, performojё jashtё vendit (Le tё flemё gjumё tё qetё, e di Partia atё punё – ishte mendim i pёrgjithshёm). Duke qenё se e di, Armando rrezikon hipsterinё, edhe ai. Do i duhet goxha fantazi pёr tё mbajtur njё distancё sigurie nga ky pushtet qё po e pёrdor. Unё personalisht, pёr mёnyrёn se si i shoh disa dinamika politike mbi artin dhe kulturёn, nuk shoh tё mundshёm njё distancim, nuk kam aq fantazi. Koha do e tregojё çdo bёjё Lulaj.

Pra, Vincent-i kujton se, kur thotё emrat e tё afirmuarve tё mёsipёrm, do tё ulim kokёn dhe tё kthehemi 90° tё pёrkulur pёrpara lartmadhёrive. Vincent-i kujton se bytha e gjithkujt ёshtё nё dispozicion tё njё statusi autoritar, tё njё etikete, a thua se po ta kesh emrin Boris Groys (“art-theory grandfather”) mund tё tё lejohet tё kontribuosh nё aferet e batakçinjve shqiptarё qё kanё zaptuar artin dhe kulturёn publike. Vincent-i nuk e koncepton dot qё mund tё ketё njerёz – edhe nё kёtё “skenё” – qё me trashendentalizma mund ta kenё mbyllur me kohё, me imazhe atёrorё apo gjyshёrore pseudo-frojdiane mund tё fshijnё menderen kur kёto kёrkojnё t’u mbivendosen me suponencёn e tё qenurit vetvetiu superior sepse i huaj, i njohur, i famshёm.

Ah, duke qenё se kemi kaluar nga trapllёqet tek bytha, po i shpjegoj Vincent-it qё “bi-anale” ёshtё njё penetrim i dyfishtё: prej qeverisё Berisha dhe Rama. Kёtё perceptoj unё, dhe kam pёrshtypjen se po tё mos e perceptoja diçka do tё mё ishte liruar ca si tepёr nga mbrapa. Besoj se “misterin” e kapin edhe anglezёt (its “bi-anal” aspect, which unfortunately remains shrouded in mystery), jo mё miqtё e Vincent-it, tё cilёt mund ta kishin ndihmuar me pёrkthimin shqip.

Vincent-in do kisha dashur tё ishte pёrgjigjur mbi pёrdorimin e fjalёs “komunist” dhe derivatet e saj gjuhёsore, sepse pas saj fshihet hipsteri i maskuar si historian, teoricien, filozof, nё pak fjalё profesionist i njё fushe. Po metodologjia? Do kisha dashur tё pёrgjigjej sepse do i duhej tё hapte aparatin metodologjik, instrumentat e njohurisё dhe do shihja sa vlente. Pёr fat tё keq, edhe pse ka parё njё shkrim timin nё AKSREVISTA posaçёrisht pёr argumentin pёrreth Albanian Lapidar Survey, nuk i ёshtё pёrgjigjur pёr faktin e thjeshtё sepse Shqipёria komuniste nuk ka ekzistuar asnjёherё. Madje kёtё as Enver Hoxha nё delirin e tij mё tё madh nuk ka guxuar ta pohojё dhe institucionalizojё si term (ndoshta i vinte turp sepse i padenjё?) me referencё tёrёsinё e shtetit shqiptar.

Po marr njё shembull, njё silogjizёm pёr tё qenё mё i qartё (Rroftё Aristoteli i 25 shekujve mё parё!).

“Kurvё” nё fjalorin e shqipes ёshtё “femёr e pёrdalё, lavire”. Tё thuash krimet e komunizmit, kur krimet i kreu qeveria e Enver Hoxhёs, e cila mund tё ishte e drejtuar dhe pёrbёrё nga komunistё, ёshtё tё kriminalizosh duke u bazuar nё njё silogjizёm elementar (A ёshtё B; C ёshtё B; si rjedhojё C ёshtё A) tё gjithё komunistёt qё nё komunizёm besojnё. Dhe komunizmi nuk mund tё kriminalizohet si nazi-fashizmi qё ёshtё i ndaluar me ligj. Deri nё provё tё kundёrt tё jesh komunist, edhe sot, ende nuk ёshtё krim. Ёshtё njёsoj pra, sikur Mirela Kumbaron qё kriminalizon komunistёt e sotёm nё emёr tё krimeve tё Enver Hoxhёs, ta quanim kurvё sepse ёshtё femёr; apo Vincent-in mbartёs dhe prurёs tё SIDA-s sepse nё ShBA-nё e viteve ’80 opinioni i pёrgjithshёm masmediatik ishte ai i pёrqёndrimit tё vatrёs sё SIDA-s nё komunitetin LGBT kёshtu qё duheshin ghetizuar.

Po e mbyll sonte me trapllёqet. Por po shtoj diçka qё ndoshta do i interesojё Vincent-it. Po i drejtoj disa pyetje: si ka mundёsi qё pikёrisht ai qё bёn pjesё nё njё komunitet si LGBT, tё cilёt vuajnё pikёrisht pёr mungesёn e transparencёs, e hapjes, mungesёn e tё thёnurit tё gjёrave publikisht ashtu siç janё, pa frikё, pёrpara tё gjithёve, nё mёnyrё pra, transparente dhe dinjitoze, pikёrisht ai mban krahun e Ministrisё sё (agri)Kulturёs sё munguar, kёsaj çerdheje mafiozёsh (“mbaj fjalёn” thotё “ma+fia”) e batakçinjsh, e cila ende s’ka bythё tё hapё publikisht platformat e batakçinjve qё ka vёnё nё krye tё institucioneve kombёtarё artistiko-kulturore? Mos ndoshta ngaqё Vincent-i ka marrё fonde prej kёsaj ministrie? Mos ndoshta pёrpara se tё specifikonte çёshtjen time tё konkursit pёr drejtor tё teatrit duhet tё specifikonte pёr publikun jo-shqipfolёs lidhjen e tij me kёtё ministri? Mos ndoshta Vincent-i ka nё Ministri ndonjё tё njohur? Pse nuk bёn tё njohur bordin e shoqatave nё tё cilёn merr pjesё pёr tё parё edhe ne se cilёt janё? Po anёtarёt, themeluesit, etj.? Mos ndoshta ndonjёri prej ish-kolegёve ёshtё sot nё Ministri? Transparenca ёshtё jo normale, por e detyrueshme nё Holandё. Po ashtu edhe nё Kinё. Pse nuk i bёn pёrshtypje Vincent-it qё nuk ёshtё nё Shqipёri? Pastaj si ka mundёsi kur njё person qё merret me artin, kulturёn dhe influencёn e politikёs mbi to, praktikisht siç bёj unё, pra si ka mundёsi qё sulmohem pa pikё kriteri dhe ndershёmrie intelektuale, si nё trapllёkun e shkruar prej tij, kur kam pothuaj tё njёjtin interes me tё? Mos kёrkon vallё tё shenjojё territorin e kompetencёs nё mёnyrё histerike si njё Chihuahua qё pshurr cepat e shtёpisё kur sheh njё kafshё tjetёr t’i futet nё hapёsirёn e saj? Ёshtё rastёsi qё pikёrisht tani, pёrpara hapjes sё ekspozitёs sime mё 25 nёntor tek ZETA, ky zotёri ndihet i cёnuar dhe fillon e pshurret andej kёndej? Ndoshta do tё kishte qenё mё mirё tё priste pёrpara se tё sulmonte me trapllёqet. Ndoshta duke parё mundet edhe tё mёsonte ndonjё gjё mbi “skenёn e artit dhe kulturёs shqiptare”, pёr ekzistencёn e sё cilёs me skepticizёm dyshon.

Nejse, e gjitha kjo ёshtё pёr tё thёnё qё njeriut mund t’i kruhet ndonjёherё ajo e shkreta bythё, por duhet tё ketё kujdes se ku zgjedh vendin e mbёshtetet pёr tё gjetur kёnaqёsi. Ndodh ndonjёherё qё tё rrezikojё edhe dhёmbёt. E njёjta gjё vlen edhe me pordhёt. Shpesh herё kujton njeriu se ia mban bytha, por bёn vaki qё tё dhitet nё brekё prej guximit a sforcimit tё tepruar. Dhe kur dhitet mban erё pёr njё kohё tё gjatё. Qelb dynjanё.

P.S. Shpresoj qё tё mos ketё patur keqkuptime: ky ishte njё artikull ad personam. Konceptin e “politically correct” nuk e njoh dhe ia kam lёnё masmediave mirёmenduese. Shpresoj gjithashtu qё Vincent W.J. van Gerven Oei tё kuptojё tё gjithё ngjyrimet gjuhёsore, ose pёrsёpaku tё gjejё ndonjё qё ta ndihmojё nё kёtё sens. Andej nga ministria do gjejё ndokёnd qё ka mbaruar nёpёr Angli, apo diku rrotull.

P.S. 2 Vincent-i, qё nuk merret me thashetheme, paska ndjekur historikun e faqes sime tё facebook-ut ku unё paskam thёnё qё Anri Sala paskёsh qёnё artisti i zgjedhur paraprakisht (“just check your Facebook history, Romeo”) pёr Bienalen e Artit nё Venecia. Kam thёnё gjёra tё tjera pёr Salёn, dhe kam ende pёr tё thёnё, por jo kёtё qё paska parё Vincent-i.

83 mendime mbi “Ad personam: Vincent W.J. van Gerven Oei, historia, histeria dhe hipsteria! (Romeo Kodra)

  1. Vincent van Leshi ka lidhje te ngushta me drejtoreshen e artit ne ministrine e kultures, Jonida Gashi. Bashke bene e ekspoziten per LGBT tek blloku. Si shume holandeze qe e kane ne edukate te behen legena qe femije dhe Vincenti eshte nje cope ordiner qe i duket vetja kontemporan se eshte Gay.

  2. Romeo, i kishe kartat ne rregull per tu pergjigjur e nuk kishe pse bie ne kete nivel “bythe” se Vincenti aq do per ti bere bisht pyetjeve: te te tregoj ty vendin si homofob dhe te bindet akoma me shume se sa nevoje ka ky popull per mendjen e tij te ndritur dhe se Lulaj eshte THE ONLY ARTIST IN THE VILLAGE> Cuditerisht Lulaj vete asnjehere sme ka dhene pershtyojen se vuan nga nje ego e fryre por cdo gje ndodh.

    Me kujtohet nje analize e Vincentit dikur per rishfaqejen e Enverit ne hapsirat publike (fotoja tek varrezat) dhe doja ti rikthehem per te pare qasjen e tij ne te kaluaren por fatkeqsisht shoh qe e gjithe seria Unofficial Tirana eshte fshire. Sa keq! Ka patur perla te verteta dhe prej aty kisha nje tjeter pershtypje te Vincentit dhe aftesise se tij per te bere nje kritike teresisht ndryshe nga ajo qe lexova ne Berfois.

    1. Kam pershtypjen se persa i perket homofobise i kam kartat ne rregull … do ishte kacavjerrje e kote neper xhama kapja pas homofobise sime. Kam pershtypjen gjithashtu se V. eshte disi i vagullt kur degjon fjala vjen terminologji analocentrike, ndihet i sikletosur, madje e kishte nenvizuar edhe ne trapllekun qe me kishte shkruar. Ideja ime eshte se ka ende per te perpunuar ne ate drejtim, ka ende vend per nje “coming out” deri ne fund. Kete te fundit e ka bere disi parakohe me duket sepse e shoh relativisht te sikletosur.
      P.S. Ti e quan niven “bythe”, une traplleqe … do isha per krijimin e nje thesaurus-i topologjik mbi argumentin.

    2. Persa i perket artikullit ndjej 1 akullnaje te pakapercyeshme midis akuzuesit dhe t’akuzuarit. Pse s’ ja drejton keto pyetje vete artistit i cili ka bere pakt me KumbaroFurxh sipas teje Kodrai? Perse nuk e therret hapur kete artist qe mos t’komentojme e t’degradojme blogun por t’kemi pergjigje konkrete nga vete A. Lulaj. Ti thua qe e njeh mire ate personalisht, atehere thirre beju ca pyetje publike dhe t’shohim cdo na plasi kesaj here. Une ja njoh punen atij dhe qendrimin artistik karshi artit, personave publik, vete Kodres ose dhe vete politikaneve te djathte e te majte. Por dyshime un kam, ndonese s’mendoj qe mund t’shitet per nje udhetim atje ku metafora eshte vete fundosia Italise dhe ekonomise se tregut ne pergjithesi.

      1. Artistin e njoh personalisht, pertej virtuales se blogut, keshtu qe e di se c’mendon per prononcimet publike. Preferoj te jape pergjigje nepermjet gjuhes se tij te natyrshme, nepermjet artit, sic ka bere gjithmone. Une i kam thene te gjitha ato qe kisha per te thene ne shkrimet e mia mbi argumentin. Ia kam thene perpara se te hapej konkursi edhe artistit.
        Nuk na mbetet te shohim hapjen e Bienales per te thene gjera te reja. Koha do e tregoje.

      2. Pse ti mendon qe artisti si njeh gjerat siper dhe lart tavolines? Ai do me gjujt penalltine.

      3. Absolutisht, po! Por, kush do e gjuaj ate penallti, me c’ka vene siper asaj penalltie, me investimin e te gjithe reputacionit qe ka – dhe per mua personalisht Lulaj e ka mbi te gjitha fale NEVER, sic kam shpjeguar mjaftueshem ne kete blog -, gjuajtja e penalltise do ndikoje ne vleren artistike te artistit. Dhe eshte nje ndikim “te jesh apo te mos jesh” kam pershtypjen, sepse vete vepra NEVER, pjese e projektit te propozuar per Bienalen, problematizon kete lloj ndarje hamletiane.

      4. Gabim censura: E kam postuar ne nje web tjeter ate qe sapo censurove. Gabim matematikor!

  3. Miremengjes Romeo Kodra pas Bregut.

    Me dukeni qe nuk jeni aspak i qarte ne ate qe thoni mbi V (for Vendeta), dhe e sulmoni me fjale banale te nje fjalori qe po ju degjenerohet perdite, shkas per te treguar origjinen e vertete tuajen. Nuk me pelqen qe kapeni pas xhamave e kerkoni te gervishni, kur ju jeni pjese e kesaj situate. Jeni koordinator i aktivitetit te Adeles ne Sarajeve, punon me Zeta Galleri ose me ndonje kompani tjeter shume afer Kryeministrit (te gjitha te sponsorizuara nga Ministria e Kultures). Keto jane revolucione Kodra pas bregut. Dhe do te flisja edhe me shume, mbi pjestare e te aferm tuajt (dhe flirtimet e aferat qeveritare te tyre). Jam i bindur qe do censurosh kete pergjigje, si gjithnje. Ti censuron me harbuteri.

  4. Jam pjelle plebejsh. Kjo eshte origjina ime. V(endeten) e pres te nxjerre ndonje gje prej bagazhit te kompetencave apo ekspertizes se tij, pastaj mund t’i flas me tjeter fjalor. Kur thote traplleqe, une i pergjigjem me traplleqe. Sa per Adelen, ZETA Galleri e terci e verci, jane te gjitha publike. E kuptoj qe ndjeni ate kruajtjen nga poshte, por gjeni tjeter vend per t’ia bere qejfin vetes, se tek une rrezikoni.
    Shpresoj te kesh pak me shume besim tek aftesite e mia ‘censuruese’ here tjeter … t’u publiku opinioni megjithese nuk i ke vene emer komentit.
    Shendet e bythe te forta … per te gjithe ne!

    1. Per hir te transparences pse nuk tregoni sa po perfitoni ju dhe adela nga ministria e kultures? Kush te zgjodhi ty? Po kete vajzen (deficiente) kush e zgjodhi? Dhurate apo konkurs qe perzgjedhja e saj dhe rrjedhimisht edhe ajo e jotja???. Transparences duhet ti pergjigjesh me transparence. Si do paguhesh ti tek vali? Me letra apo ne te zeze. Shpresoj qe mos druhesh por ti japesh sqarim.

      1. Tamtam mos bej gam gam ketu kot, por leviz bythen dhe kerkoja transparencen ministres se kultures, dhe te gjitha institucioneve qe punojne me para publike (te tuat dhe te miat), sic po bej une prej nje viti dite per dite … keshtu, ndoshta, do dalim nga e njejta ane e barrikades.
        Sa per “deficiente”-n perpara se te “llapesh” eshte mire te thuash kush je dhe te na tregosh ate qe di te besh, sepse “deficientja” – me sa di une – drejton shoqaten e vetme ne Shqiperi qe ka arritur te marre fonde nga Creative Europe pa i lepire menderen kerkujt.

      2. O robo jep skiarim kur kerkoke skiarim, ose leje ket hallve qe katranose vete. Na trego sa pare e per car do marresh paret e mija..

      3. O robo, shko e kerkoje sic bera une tek “burimi”, tek shperndaresit e pareve te tuja. Une mundem edhe te ta jap “skiarimin”, por ti do te mbeteshe anonim dhe nuk do ngrije zerin kunder atyre qe me paret tuja po bejne qejf. Pak me shume kurajo!!!

      1. Mirmbrema, skam shkuar kurre tek ky blog por e ndjej te nevojshme qe ta bej perpara se situata te degjeneroje. Nuk mendoj se ROMEO KODRA eshte homofob. Mendoj se nuk ka njohuri per temen dhe te qenurit homoseksual ne Shqiperi. Ju lutem blogshkruarsve qe te jene sa me respektues me temen dhe fjalen e lire. Ju lutem eliminoni fjalen “bythe”, Romeo mos e ngaterroni ceshtjen.

      2. Faleminderit per komentin Xheni.
        Romeo ka mjaftueshem njohuri mbi homoseksualet ne Shqiperi, por ata qe njeh, dhe per te cilet eshte ekskluzivisht i interesuar, jane homoseksuale qe jetojne andej nga Bregu i Lumit, ku nuk i bie ndermend njeriu te fuse hundet per eren kundermuese; pra, nuk jane homoseksualet qe rrine nga “blloku” qe e interesojne. Kur Romeo e perdor fjalen “bythe” e perdor pertej cdo metafore te percipte apo me konotacion seksualisht paragjykues gjinor. Romeos i ka ardhur shpirti ne maje te hundes duke pare felliqesira qe mbushin xhepat fale problemeve sociale reale te vendit ku jeton (jo vetem LGBT). Nuk e di a isha i qarte mjaftueshem.

      3. Cfare lufte Tani? C’eshte e humbur mund te fitohet? Mos flisni per nderhyrje kirurgjikale vaginalo-anale? E verteta qendron tek ne shqiptaret. Sa shohim te huaj qe punojne neper fondacione e perdhunojne vendin tone te shtrenjte ne hidhemi e sulmojme porsi te shuplakuar. Ne duhet ti sfidojme e me pas te bashkepunojme me ta. Mua me duken si pjese e agjenturave te BE ose te ndonje organizate tjeter keta persona.

  5. Romeo Kodra Pas Bregut.. ohh sa emer i gjetur.. qartesisht per pjellen e plebenjve qe padyshim njeh figuren e beut. E njeh? Kodra pas Bregut ti nuk po hap ekspoziten tende por te Dritanit dhe Matildes. Ti je thjesht organizatori (me leket e Ministrise se piset). Nuk eshte e jotja – ti nuk je, ske per te qene kurre kurator. Je organizator-coordinator bienalesh (me leket e Ministrise se piset). Pra tashme ti Kodra pas Bregut, censurues, i tradhetuar e i lene kercenon, censuron dhe kurdisesh e pshurr ne FB se po te kercenokan. Rrritu ose largohu, pasi i qelbur ishe ne Itali (me sa pike dole?) dhe keshtu mbete dhe sot. Qe sot e tutje nuk ndjek me komentet e turpeshme te tuajat. Censurus!

    1. Se pari ekspozita eshte e artisteve, kuratorit dhe galeristes, dhe kur perdor veten e pare e bej per te transmetuar perkatesine e te qenurit pjese e saj sepse cdonjeri prej kontribuesve e ka marre si te veten, personale, sepse keshtu duhet bere kur punohet ne grup! Eshte edhe per kete qe kjo ekspozite do te flase, dhe ndoshta te te mesoje dicka. Se dyti do te ishte mire t’i kerkoje Ministrise transparence, sic bej une, se fundja edhe leket e pista qe “po me jep” jane te tuat. Tundu!!! Ndoshta do behemi DY!!!
      P.S. S’ka nevoje te thuash 100 here “censurues” per te me vene ne seder … censuroj kur shoh qe komentuesit jane te pashprese persa i perket hapjes se diskutimit, dialogut. Peace&Love!!!

      1. Ekspozita nuk behet pa fonde, ndryshe do ta organizonit ne nje banjo publike dhe do te ishte me mire pasi ZETA eshte nje nivel me i ulet se Banja Publike. Ekspozita po behet me nje menaxhim nga e ashtequajtura galeriste (!!!) Valentina, po kurohet nga i ashtequajturi kurator (!!!) Romeo dhe po ekspozojne nje artist si Dritani (i cili eshte nje djale me talent dhe punetor) dhe nje diletante qe eshte Matilda (asgje per te shtuar ketu). Prandaj duke nenvizuar strukturen, fillimisht ajo qe te mungon eshte se perse do sherbeje kjo ekspozite. Valentina e ka paguar hapsiren dhe do thjesht te mbushe kalendarin dhe jo te revolucjonoje dicka. Duket se struktura e paartikuluar do te te coje drejt deshtimit Romeo. Arrin te kuptosh se cfare dhe si po ta them? Arrin te kuptosh qe fokusi yt eshte i gabuar? Arrin te kuptosh pertej shkrimit?

      2. Ia leme kohes me mire? Si thua? Nuk do te duhet te presesh shume. Pastaj mund te flasim edhe per fokus, per fonde, per vlera, per revolucione.

      3. Patjeter Romeo Lexo pyetjet me me kujdes. Te njoftoj per terheqjen time nga ky blog.

  6. . . . histeria dhe hipsteria! shume e gjetur, komplimente!! vertet qe z. vincent eshte i denje per to!! nuk po komentoj tek komenti i tij sepse vertet me duket teper ofensiv kundrejt gjith organizatave dhe artisteve pjese e kesaj skene apo cfardo ta quajme, e qe vincent nuk i shihka e me siguri do ia mesoje se si ta ndertojne (ekzakt si nje perendimor i denje) pasi keta nuk qenkan te zote. vincent eshte thjesht nje oportunist qe, mire apo keq, ka shfrytezuar dhe ka perdorur njerezit qe ka takuar kur ka ardhur ne fillim ne tirane dhe qe sigurisht i ka hequr nga rrethi i ngushte tashme pasi “ata nuk i sherbejne me”, dhe ka “ngecur” aty ku i ka leverdisur me mire… por, mire per te! uroj te kete suksese!! gjithnje do kete njerez qe do duan te shfrytezohen, po aq qe do duan te shfrytezojne!! me duket e kote te flasesh me teper per te romeo, por nga ana tjeter edhe te falenderoj pasi ketyre lloj personash duhet ti kthesh shuplaken, ashtu si edhe minisitrise, kesaj shtepie publike ku te gjithe e shfrytezojne qyqaren – te gjithe i pranojne fondet e saja gjysmake, dhe te gjithe me pas e shajne e nxjerrin vrer pa mundur ta kritikojne… [sharjet nuk jane kritika], e ndoshta edhe te reagojne. shkrimi eshte nje mundesi, tjetra mund te jete se sa te zote jane keto organizata apo aktor te bejne me te miren me keto fonde e jo pacavuret qe shohim ne me te shumten e rasteve!!

  7. Me dukeni se po e kapti mbrapsh komplet mbrapsh muabetin, gje qe e ben te mbrapshem te gjithe konceptin. eshte e kote te kritikoni Vincentin apo Romeon, njeri ka nja dy PHD (doktoratura), ndersa tjetri ka nje shkolle teatri – pa mundur te depertoje thellesisht ne te, por padyshim qe ka kohe per kete. Sa per skenen: bashkepunoni e mos shani njeri-tjetrin. Te gjithe do e tregojne veten ne fund, sot a mot. Prandaj keshilla (s’bej keshilla), eshte te perqendroheni tek vazhdimesia e projekteve se si njeri e si tjetri merrni pare nga Ne taksapaguesit. Besoj se ti Romeo ke shume per te mesuar, sidomos nga ABC-ja e artit si edhe nga filozofia.. Mos ma merr per “sharje” por kur lexoj c’shkruan mendoj se ke pune per te bere.. Urime ne te ardhmen, lere “censuren”, “sharjet e shkarjet personale” dhe ule koken te punosh pasi ego e semure qe ke nuk te ben as Drejtor e as Kurator.

    1. Z. antonciku@hotmail.com ky qe beni eshte pedagogjizem, qe bazohet tek nja dy copa letre (PHD) me te cilat, po nuk u vertetuan dhe verifikuan ne realitet, mund te bejme lloj lloj gjerash dhe perdorimesh … ia le fantazise suaj t’i imagjinoje. Une gjerat i them ne blog, keshtu qe ABC-ja ime mbi gjerat qe trajtoj eshte e verifikueshme dhe vertetueshme. Ky blog le mundesine edhe per komente te cilat eshte mire te kene nje lloj logjike. Nga kjo pikepamje, “egon e semure” besoj se po ma ngjesh kot. Me duket gjithashtu sikur po me predikon ndonje babaxhan nga katedra, prej se ciles – me miresine karakterizuese te te gjithe babaxhaneve – u thuhet vogelusheveqe te “bashkepunojne”: si mund te bashkepunohet ne kurverim? Une nuk jam mesuar. Mundet ndonje dite – per shtrengesa ekonomike – edhe ta bej, por te jeni i sigurt, nuk do ta quaj as art dhe as kulture.
      Faleminderit per kohen tuaj!
      P.S. Here tjeter mundesisht thoni ndonje gje me teper per art dhe filozofi, thjeshte per te me shpjeguar ABC-n e artit dhe filozofise suaj, sepse ndoshta do u duhet edhe atyre qe rastesisht lexojne kete blog.

      1. Europa eshte e paster? Ajo eshte Bytha qe ti permend aq shume. Creative europe??? A po tallesh? Ty te pagun europa? Hap llapen aty dhe thuj sa pare merr dhe per ca po i merr. Jo nga creative bytha por ka ministrijja ka kumbaro.

      1. Enveri jua bonte hejlaq juve. Me ate fjala “bythe” qe e permend shume Romeoja do kish tjeter kuptim. Mjaft protesta e lloqe pa lidhje. Kancerin e kemi ne Kryeministri dhe Kumbaroja eshte ilaci qe do e sheroje.

    1. Jam aq i paster saqe ty tamtam mund te te verboj nga pastertia … Ju qe i kuptoni kontratat, duhet te keni pak me shume “bythe” per mendimin tim, duhet t’i kerkoni llogari atyre qe i menaxhojne.

      1. Te lutem pasqyroja dokumentat qe kerkon. Nuk eshte krim te paguhesh me leket e taksapaguesve. Te tjere i vjedhin ato ose celin organizata fantazma si Tulla e Veliaj-Beqo-Kola etj

      2. Nuk kam ndermend te pasqyroj asgje per ata qe nuk vene emer dhe mbiemer. Kur te marrin guximin t’i dalin per zot emrit dhe mbiemrit qe kane, bashke me ta do jem i lumtur te shkoj edhe vete te kerkoj llogari tek ata qe me paguajne, si me paguajne, sa me paguajne … Kam pershtypjen se ketu ka me shume trima virtual sesa njerez me dinjitet te cileve u dhemb gjeja publike.

  8. O rob jam me byth e me loqe. Kur them Evropane them se ekom me te e jo me ty. Ti shet qofte pazari dhe jo kritike. Hamletmakina – teksti jot aty eshte skan dalizim dhe njifke teater zotrote. Hajd pra m akademi e te ballafaqohesh mire per teater. Dhe Adela nxensja tape e ed hiles mos shese dengla se at qe po ben ja dhurun dhe po tkap ty si me kap skandalin e me pas nje qen qe ta turre. Hap syte se mire qe per art e teater (je pak me ok) skupto por ban aleancra me njerez jo te forte pa tru!

    1. Me “byth e me loqe” jane ata qe i bien qemanes aty ku duhet, mundesisht me emer dhe mbiemer. Keshtu te pakten tregojne se u djeg bytha kur ia fusin politikanet e radhes nepermjet fondeve qe u vjedhin prej xhepave. Per Hamletmakinen duhet te komentoje tek shkrimi qe i eshte dedikuar dhe te specifikoje me mire “skandal izimin”. N’akademi, pastaj, do te vij kur t’shoh se ka mundesi te flitet per teater me njerez qe dy gjera i kane lexuar apo kane deshire per te lexuar dhe jo tani kur shoh vetem njerez qe i kane hyp prasit te injorances dhe e kujtojne veten aktore sepse u kane shitur nje diplome.

      1. Ky u be diskurs “bythesh”. Po e lejm me kaq se u trash “prasi te bytha” (errore madornale sic i thon taljonet). Kemi Emen dhe Klodin (qe sjane me mire se kjo deficentja e sarajeves e si ti bashke bashkengjitur) qe po punojne e s’shajne keshtu si ti. Kodra pas Bregut (fantastik name) mjaft bere copypaste autoresh por nxirr nai gje te sakte. shpresoj qe deshtimi jot i mirekalkuluar te shpaloset se shpejti te Vali e Zetes e me pas nsarajev. Na plasi fort ne! Do marresh lek nga FAVA? apo ste intereson kush eshte? vec lek me u ndy icik se problemet do i kina te medha or djale.. do ta fusi kryeministri po vazhdove kshu..

      2. Shpresoj te komentosh edhe pasi te shohesh rezultatet e deshtimit tim …mundesisht duke arsyetuar disi me shume. Shoh qe edhe ti qenke i interesuar per leket … pyet ne vendin e duhur!!! Do kesh gjithmone mbeshtetjen time a priori.
        Ne fund, je i sigurte per emrat qe permend nuk shajne … informohu se ka mundesi qe te zbulosh “cudira”.
        P.S. Te lutem mos me permend karabushin kryeministror se emocionohem!

      3. LGBT ben me te vertete shume para ne vendin tone, sikur te ishte me te vertete problemi i vertete. LGBT ka zyra, makina, llogari bankare te larta dhe cdo gje tjeter per te jetuar ne Bllok. Jam dakord me Romeon. Atyre nuk u intereson asgje dhe asnje. Nuk flas personalisht por ne pergjithesi ata jane te tille. Do te me pelqente nje investigim mbi fondet e tyre, pasi me ikjen e Mjaft-it kemi ardhjen e tyre.

  9. Do ishte mire qe ata te bregut te lumit te beheshin pjese e aleances. Te perfitonin dhe ate dicka nga keto para qe qarkullojne. Pse LGBT nuk i informon e nuk ndan parate me ta?

  10. hahahhahaha Vincenti paska leshuar ushtrine e tij ne sulm!!! romeo komplimente, kurre ndonjehere ky blog nuk ka patur kaq vemendje!! hahahahah
    sigurisht i trishte, ne te njejten kohe, eshte fakti se vemendja terhiqet kur permendet personi ne fjale. nga ana tjeter goxha tematika u hapen! ti interesonin kaq shume ketyre personave leket vertet qe do i kishin kerkuar aty ku duhet me emer e mbiemer…homoseksualeve te lumit gjithashtu nuk me duket se ia ka varur dikush, e sa per homofobi!!—nuk me duket se ata te lgbt-s po vuajne shume!!! gjths, cthot partia ben “ushtria”!

  11. Miremengjes. Nuk mendoj se djali ne fjale ka leshuar ushtrine. Nejse une te pakten flas per vehten time. Une e njoh Vincentin pasi kam ndjekur departamentin e shqiponjave, qe te themi te drejten eshte plot e perplot me aktivitete e njerez me te vertete shume potent. Kete me lejo ta them Romeo. Blogu (ti) te ka shkare pertej dhe eshte bere i pamenaxhushem. Kam patur kohe te lexoj vijmesine e tij ne kohe dhe mendoj se banaliteti ka fituar se fundmi. Me vjen keq por ketu duhet te te bej me faj Romeo, pasi ke nxituar te nxitesh luftra te vogela personale ne kurriz te kauzes publike.

    1. Xheni, se pari, ky blog eshte per kauza publike qe njerez, si une apo ata pak veta qe kane shkruar, marrin persiper t’i bejne personale, apo kauza personale t’i bejne publike kur e shohin si te arsyeshme te bejne nje gje te tille. Se dyti, shoh shume me banal Vincentin, qe drejton Departamentin e Shqiponjave qe edhe per mua ka bere aktivitete me njerez shume potent, dhe menyren perverse te arsyetimit manipulues te perdorur prej tij ne nje shkrim te mbushur me paragjykime per shqiptare, per publik joshqiptar. Se fundmi, mua nuk me ka shkare blogu; une kam shkare vete, sepse keta bythlepires nuk dua qe te ma fusin me taksat e mia dhe te tallin menderen duke me bere per budalla. Kam frike Xheni se je mesuar te lexosh dhe degjosh miremendues qe kalojne neper masmedian e zakonshme, dhe ngjyrimi i fjaleve te mia te duket sikletoses …nuk eshte e rastesishme kjo gje; une dua qe te sikletosesh, ti dhe te tjere qe lexojne ne kete platforme virtuale, sepse jam edhe vete mese i sikletosur. Nuk mund te censuroj kur te tjere mbajne te njejtin nivel “banal” sic thua ti, sepse kam pershtypjen edhe nga ai nivel mund te dalin gjera interesante per t’u ditur, pro apo kunder meje.
      P.S. Kjo nuk do te thote qe kjo platforme virtuale eshte kosh plehrash per delirimin e gjithkujt. Ndonjerin, me keqardhje, edhe e kam censuruar, por i kam kerkuar falje qe ne faqen e pare te ketij blogu, ne “About”.

      1. Vincent WJGOei eshte shume shok me artistin Armando Lulaj, per te cilin Romeo ka shkruar gjate ne blog. I gjithe ky debat eshte per Lulajn dhe jo Vincentin. Por cudirat shqiptare keto jane

      2. Padyshim, të gjithë e dimë që janë miq por kjo nuk i legjitimon të sillen harbutërisht, as njërin e as tjetrin.

  12. Romeo, ftoje ne nje debat argumentativ Vincentin, nje debat konstruktiv idesh dhe jo matje metrash se kush e hedh sh….. me larg. Me fal per shprehjen por eshte kthyer ne lufte meshkujsh kjo e juaja. Besoj te dy keni nje armik te perbashket: DEFICENCEN.

    1. Xheni “sh… me larg” nuk eshte ceshtje meshkujsh. Une me duket e specifikova qe fjalori im eshte pertej konotacioneve seksuale gjinore.
      Sa i perket debatit personalisht mendoj se nuk kemi ne Shqiperi platforma qe mund te tolerojne debate ku te vihen emra dhe mbiemra perpara pergjegjesive. Ky blog lindi si rjedhoje e kesaj situate. I kam provuar te gjitha per te hapur debate, por pa sukses. Te dhjerit ne breke nuk nxjerrin breket ne shesh. Per te provokuar debat kam shkuar pertej, kam thene per ministren e (agri)kultures qe eshte nje batakcie dhe dallaveraxhie. Sikur te ta kisha thene ty, ti per se paku do te me hidhje ne gjyq sepse do te te kisha cenuar dinjitetn tend publik. Pse nuk e ben ekspertja e qokave te fshatit nje gje te tille? Per faktin e thjeshte sepse e di qe batakcilleqet dhe dallaveret ne nje seance gjyqesore duhen demonstruar, dhe une mund ta bej nje demonstrim te tille. Konsekuenca e nje gjyqesori – ne keto rrethana – mund te ishte shkarkimi i ministres. Eshte e qarte pse nuk behen debate ne kete vend? Kur ky palaco mejhanelepires, qe ti njeh me mire se une, i del ne krah kesaj dallaveraxhie dhe batakcie, ti kujton se mund ta mbaje nje debat te tille publik me mua? Une nuk besoj.

      1. Kujton se e kam te veshtire te vertetoj se c’mejhane eshte ministria e (agri)kultures. Kam shkruar dicka mbi prostitucionin ne kete blog: hidhi nje sy kur te kesh kohe.

      2. Besoj se po Romeo. Mund ta ftoni ne nje debat te tille. Pergjigjia do jete pozitive besoj pasi atij i pelqejne sfidat. Shpresoj ti pelqeje dhe kundershtari :)))

    1. Tano, vetem ti kishe ngel pa u interesu! Rrofsh se thash mos ishe angazhu ekskluzivisht me gjetjen e vrasesve te Santos, dhe na kishe lele ne te tjereve sikur te ishim te njerkes.

      1. Sa kom dal prej pune e jom tui kqyrr ca gjojna knej ka arti e agrikoltura. Santo e thot vet pseudonimi se osht atje lart.

  13. Mire se ju gjej. Te gjithe e dime se ku c’fare behet ne Ministrine e Kultures. Te gjithe e dime qe aty ka korrupsjon te niveleve stratosferike. Te gjithe e dime se sa nga parate e taksapaguesve i shkuan te vellait Kumbaro. Une propozoj qe asnje artis te mos pranoje asnje projekt nga Ministria.
    Falemiderit,
    Anita D

  14. Do te doja te vazhdonim me nje shkrim tjeter per te ashtequajturin kryeminister. Besoj e ndoqet fjalimin banal / bianal ne suedi. I ftuar nga edi tjeter kryem… shpalosi idene e tij BI qe eshte: kati 1re i KM galeri arti dhe i 2-ti KM.
    Pa shkrim tendin kesaj here – hap direkt nje diskutim.

    1. Jam bere si agjensi lajmesh, e di! Por nuk jam i azhornuar si duhet sepse nuk kam dhe nuk ndjek TV. Pse nuk e shkruani ju dicka, me cognitio causae natyrisht, dhe une e publikoj po deshet?

  15. To My friend Vincent,
    Te lutem dhuroi romeos nje publikim te librit te lapidarve . Mbase te kupton me shume. Jam e bindur qe nuk do ta besh kete gje pasi nuk e ke konsideruar kurre Romeon si dicka te zgjuar. Une besoj qe ti Vincent luajte me te, por loja u be interesante me kalimin e kohes dhe Romeo tregoi sa peshon. Dhuroi librin Vincent. Jetoni ne te njejtin qytet.
    Xh.

    1. Jam shume i lumtur dhe mezi e prisja (pres) qe Vincenti te me dhuronte dicka, pas venies ne prove te peshes sime …!?!?!? Po kurverimi sorosian me “komunizmin” u sqarua? Nese po, atehere, ndoshta, mund te vihemi ne te njejtin nivel. Dhe sa per nje sqarim te metejshem: nje here, para disa muajsh, kam qene ne nje situate ku mund te bashkepunoja me V., dhe nuk kam dashur ta beje nje gje te tille, sepse me linte shijen inflecionuese te hipsterise aktiviteti i tij ne pergjithesi qe shume te tjere cmojne. Nuk them se kam une absolutisht te drejte, por edhe nje mendim personal mund ta kem, apo jo? Dhe, s’ka shanse qe une dhe V. te bashkepunojme ndonjehere Xheni, pavaresisht tentatives tende per te vene bashke dy persona qe teorikisht (duket sikur) bejne te njejtin profesion. Gjithsesi, sinqerisht faleminderit.

  16. Ore pse se thu qe je duke punu me ed muken? Osé qe po realixoni nje projekt qe kishte ngritur dhe konceptuar ed muka por qe spati kohe dhe ja dha adeles e cila me pas te ftoji ty. Kjo bie ere Romeo. Prandaj i kerkoj Ministrise se Kultures qe te shpehet shpejt per kete kapercim Muka-Demetia e me pas Kodra, se ministria po ju jep ca pare per projektin e lene te Mukes.

    1. Ver emer dhe mbiemer dhe ndoshta mund te shkojme bashke t’i kerkojme llogari Ministrise per cfare te te doje qejfi ty, mjafton te kete te beje me fonde publike te perdorura ne menyre jo-transparente.

  17. Thene kete shprehem se Muka do bente nje projekt te pranueshem e se paku inteligjent, pa miq e shoke te pakten me % te ulet. Ndersa ju do beni nje pacavure (shpresoj jooo) por skeni studime kuratoriale (as Muka ska po eshte inteligjent se paku), dhe keni arroganc te larte. Kjo duket qarte nga idea qe keni per Sarajeven.

Lini një koment