Ad personam: Vincent W.J. van Gerven Oei, historia, histeria dhe hipsteria! (Romeo Kodra)

Kohёt e fundit jam disi i zёnё. Lexoj rrallё. Literaturё. Shkruaj shpesh. Por pёrpiqem tё mbaj njё dinjitet letrar. Kur lexoj, e bёj pёr tё kёrkuar materiale mbi shkrimet qё mё duhet tё mbaroj. Por ka edhe pёrjashtime. Ndodh pёr shembull tё lexoj trapllёqe. Forca e inercisё, gjithsesi, mё shtyn tё shkruaj. Po kjo forcё mё shtyn tё pёrpiqem tё mbaj tё njёjtin dinjitet. Prej trapi.

Rastisi sot tё lexoja njё trapllёk: The Unofficial View of Tirana (82) http://www.berfrois.com/2014/11/vincent-w-j-van-gerven-oei-never/. Autorin Vincent W. J. van Gerven Oei nuk e njoh personalisht, por di qё ёshtё njё aktivist pёr tё drejtat e komunitetit LGBT, drejtues i Departamentit tё Shqiponjave (OJF aktive nё Shqipёri), etj., etj.. Vincent-i ёshtё njё holandez me origjinё kineze, qё prej vitesh jeton apo frekuenton Shqipёrinё. Nё artikullin e mёsipёrm merret me pёrzgjedhjen e Armando Lulajt prej Ministrisё sё Kulturёs pёr tё pёrfaqёsuar vendin nё Bienalen e Artit nё Venecia. Nё pak fjalё, autori mundohet tё na thotё, mua specifikisht duke mu drejtuar me emёr dhe mbiemёr, qё Ministria e (agri)Kulturёs sё munguar “po pёrpiqet” tё inçentivojё artin (“start up a minimal amount of structural funding”) kur pёr njё javё projeksione pёr qejfin e bythёs sё karabushit kryeministror shpenzon 10 herё mё shumё se buxheti vjetor i Galerisё Kombёtare tё Arteve. Vincent-i ironizon edhe mbi mungesёn e njё skene kulturore shqiptare (“if one can speak of a scene, and if it is properly Albanian”), por pa harruar tё nёnvizojё qё “nёse ka, ajo natyrisht nuk mund tё jetё tamam tamam shqiptare”. Siç duket ndёrsa shkruante trapllёkun e radhёs u kujtua pёr veten qё nuk ishte shqiptar, kёshtu qё kovёs me mut i vuri edhe njё lule sipёr.

Vincent-i duket se e di shumё mirё kush jam unё, di edhe qё njё takim nё gjyq me batakçinjtё dhe dallaverexhinjtё e kulturёs do e bёjmё. Madje pёr qejfin e tё dashurit Vincent i komunikoj se do e bёjmё, deri nё Strasbourg, pavarёsisht ironisё cinike prej trapi qё bёn (“Good luck, Romeo!”). Dhe mё e bukura ёshtё se Vincent-i e pёrdor konfliktin tim me Ministrinё e (agri)Kulturёs sё munguar mbi kurvёrimet e emёrimeve dhe fondeve pёr tё mё diskretituar dhe inflacionuar fjalёn karshi njё publiku jo-shqipfolёs (berfois.com gjendet nё Britaninё e Madhe me sa kuptova), dmth sikur tё isha i njёanshёm, sikur tё kishte njё inat tё fshehtё pas kёrkimit tim tё transparencёs nё konkursin pёr Bienalen e Artit nё Venecia. Vincent-i bёn sikur nuk e di qё ka tё bёjё transparenca e konkursit tё Bienales me konkursin pёr drejtor tё Teatrit Kombёtar, bёn sikur nuk e di pse unё e kisha specifikuar qё nё gusht, kur u hap thirrja pёr Bienalen, pse duhej hapur publikisht dhe bёrё realisht transparent konkursi nё njё artikull nё AKSREVISTA. Kёtij hipsteri tё veshur me rrobat e palaços sё turnit pёr thithje fondesh (gay, historian, filozof, kritik arti, gjithsesi aty ku ka fonde) nuk i intereson tё informojё njё publik jo-shqipfolёs pёr mungesёn e transparencёs nё MK e cila fiton abuzivisht kredibilitet kombёtar dhe ndёrkomёtar falё bashkёpunimeve me profesionistё tё kalibrit tё Groys-it, Rhomberg-ut, Hetёs, Pacit apo Lulajt. Hipsteri bёn sikur nuk kupton qё kur them qё vepra e Lulajt, NEVER, rrezikon tё humbasё e them pikёrisht sepse artisti i saj i ёshtё futur njё tave me mut prej sё cilёs vёshtirё se do dalё pa u pёrlyer, dhe se po u pёrlye nuk do tё jetё i denjё dhe i besueshёm pёr tё folur pёr veprёn e tij mё pas. Si rjedhojё ajo vepёr do tё humbasё gjithё ç’ka origjinale dhe do tё flasё gjuhёn e politikёs sё cilёs i kundёrvihet dhe problematizon, do tё flasё njё gjuhёn kurvash tё cilёn, mё pas, hipsteri do tё mund ta lexojё me gjithё qejf dhe tё gjej veten.

Armando Lulaj – nga ana e tij – e di mirё se pushteti i sotёm e zgjodhi nё mёnyrё jo-transparente, duke ruajtur metafizikёn e forcёs sё tij autoritare; njёsoj si metafizika e pushtetit tё Enverit qё dinte dhe vendoste mbi gjithçka, sepse mendonte ai pёr ne, kush do studiojё, ekspozojё, performojё jashtё vendit (Le tё flemё gjumё tё qetё, e di Partia atё punё – ishte mendim i pёrgjithshёm). Duke qenё se e di, Armando rrezikon hipsterinё, edhe ai. Do i duhet goxha fantazi pёr tё mbajtur njё distancё sigurie nga ky pushtet qё po e pёrdor. Unё personalisht, pёr mёnyrёn se si i shoh disa dinamika politike mbi artin dhe kulturёn, nuk shoh tё mundshёm njё distancim, nuk kam aq fantazi. Koha do e tregojё çdo bёjё Lulaj.

Pra, Vincent-i kujton se, kur thotё emrat e tё afirmuarve tё mёsipёrm, do tё ulim kokёn dhe tё kthehemi 90° tё pёrkulur pёrpara lartmadhёrive. Vincent-i kujton se bytha e gjithkujt ёshtё nё dispozicion tё njё statusi autoritar, tё njё etikete, a thua se po ta kesh emrin Boris Groys (“art-theory grandfather”) mund tё tё lejohet tё kontribuosh nё aferet e batakçinjve shqiptarё qё kanё zaptuar artin dhe kulturёn publike. Vincent-i nuk e koncepton dot qё mund tё ketё njerёz – edhe nё kёtё “skenё” – qё me trashendentalizma mund ta kenё mbyllur me kohё, me imazhe atёrorё apo gjyshёrore pseudo-frojdiane mund tё fshijnё menderen kur kёto kёrkojnё t’u mbivendosen me suponencёn e tё qenurit vetvetiu superior sepse i huaj, i njohur, i famshёm.

Ah, duke qenё se kemi kaluar nga trapllёqet tek bytha, po i shpjegoj Vincent-it qё “bi-anale” ёshtё njё penetrim i dyfishtё: prej qeverisё Berisha dhe Rama. Kёtё perceptoj unё, dhe kam pёrshtypjen se po tё mos e perceptoja diçka do tё mё ishte liruar ca si tepёr nga mbrapa. Besoj se “misterin” e kapin edhe anglezёt (its “bi-anal” aspect, which unfortunately remains shrouded in mystery), jo mё miqtё e Vincent-it, tё cilёt mund ta kishin ndihmuar me pёrkthimin shqip.

Vincent-in do kisha dashur tё ishte pёrgjigjur mbi pёrdorimin e fjalёs “komunist” dhe derivatet e saj gjuhёsore, sepse pas saj fshihet hipsteri i maskuar si historian, teoricien, filozof, nё pak fjalё profesionist i njё fushe. Po metodologjia? Do kisha dashur tё pёrgjigjej sepse do i duhej tё hapte aparatin metodologjik, instrumentat e njohurisё dhe do shihja sa vlente. Pёr fat tё keq, edhe pse ka parё njё shkrim timin nё AKSREVISTA posaçёrisht pёr argumentin pёrreth Albanian Lapidar Survey, nuk i ёshtё pёrgjigjur pёr faktin e thjeshtё sepse Shqipёria komuniste nuk ka ekzistuar asnjёherё. Madje kёtё as Enver Hoxha nё delirin e tij mё tё madh nuk ka guxuar ta pohojё dhe institucionalizojё si term (ndoshta i vinte turp sepse i padenjё?) me referencё tёrёsinё e shtetit shqiptar.

Po marr njё shembull, njё silogjizёm pёr tё qenё mё i qartё (Rroftё Aristoteli i 25 shekujve mё parё!).

“Kurvё” nё fjalorin e shqipes ёshtё “femёr e pёrdalё, lavire”. Tё thuash krimet e komunizmit, kur krimet i kreu qeveria e Enver Hoxhёs, e cila mund tё ishte e drejtuar dhe pёrbёrё nga komunistё, ёshtё tё kriminalizosh duke u bazuar nё njё silogjizёm elementar (A ёshtё B; C ёshtё B; si rjedhojё C ёshtё A) tё gjithё komunistёt qё nё komunizёm besojnё. Dhe komunizmi nuk mund tё kriminalizohet si nazi-fashizmi qё ёshtё i ndaluar me ligj. Deri nё provё tё kundёrt tё jesh komunist, edhe sot, ende nuk ёshtё krim. Ёshtё njёsoj pra, sikur Mirela Kumbaron qё kriminalizon komunistёt e sotёm nё emёr tё krimeve tё Enver Hoxhёs, ta quanim kurvё sepse ёshtё femёr; apo Vincent-in mbartёs dhe prurёs tё SIDA-s sepse nё ShBA-nё e viteve ’80 opinioni i pёrgjithshёm masmediatik ishte ai i pёrqёndrimit tё vatrёs sё SIDA-s nё komunitetin LGBT kёshtu qё duheshin ghetizuar.

Po e mbyll sonte me trapllёqet. Por po shtoj diçka qё ndoshta do i interesojё Vincent-it. Po i drejtoj disa pyetje: si ka mundёsi qё pikёrisht ai qё bёn pjesё nё njё komunitet si LGBT, tё cilёt vuajnё pikёrisht pёr mungesёn e transparencёs, e hapjes, mungesёn e tё thёnurit tё gjёrave publikisht ashtu siç janё, pa frikё, pёrpara tё gjithёve, nё mёnyrё pra, transparente dhe dinjitoze, pikёrisht ai mban krahun e Ministrisё sё (agri)Kulturёs sё munguar, kёsaj çerdheje mafiozёsh (“mbaj fjalёn” thotё “ma+fia”) e batakçinjsh, e cila ende s’ka bythё tё hapё publikisht platformat e batakçinjve qё ka vёnё nё krye tё institucioneve kombёtarё artistiko-kulturore? Mos ndoshta ngaqё Vincent-i ka marrё fonde prej kёsaj ministrie? Mos ndoshta pёrpara se tё specifikonte çёshtjen time tё konkursit pёr drejtor tё teatrit duhet tё specifikonte pёr publikun jo-shqipfolёs lidhjen e tij me kёtё ministri? Mos ndoshta Vincent-i ka nё Ministri ndonjё tё njohur? Pse nuk bёn tё njohur bordin e shoqatave nё tё cilёn merr pjesё pёr tё parё edhe ne se cilёt janё? Po anёtarёt, themeluesit, etj.? Mos ndoshta ndonjёri prej ish-kolegёve ёshtё sot nё Ministri? Transparenca ёshtё jo normale, por e detyrueshme nё Holandё. Po ashtu edhe nё Kinё. Pse nuk i bёn pёrshtypje Vincent-it qё nuk ёshtё nё Shqipёri? Pastaj si ka mundёsi kur njё person qё merret me artin, kulturёn dhe influencёn e politikёs mbi to, praktikisht siç bёj unё, pra si ka mundёsi qё sulmohem pa pikё kriteri dhe ndershёmrie intelektuale, si nё trapllёkun e shkruar prej tij, kur kam pothuaj tё njёjtin interes me tё? Mos kёrkon vallё tё shenjojё territorin e kompetencёs nё mёnyrё histerike si njё Chihuahua qё pshurr cepat e shtёpisё kur sheh njё kafshё tjetёr t’i futet nё hapёsirёn e saj? Ёshtё rastёsi qё pikёrisht tani, pёrpara hapjes sё ekspozitёs sime mё 25 nёntor tek ZETA, ky zotёri ndihet i cёnuar dhe fillon e pshurret andej kёndej? Ndoshta do tё kishte qenё mё mirё tё priste pёrpara se tё sulmonte me trapllёqet. Ndoshta duke parё mundet edhe tё mёsonte ndonjё gjё mbi “skenёn e artit dhe kulturёs shqiptare”, pёr ekzistencёn e sё cilёs me skepticizёm dyshon.

Nejse, e gjitha kjo ёshtё pёr tё thёnё qё njeriut mund t’i kruhet ndonjёherё ajo e shkreta bythё, por duhet tё ketё kujdes se ku zgjedh vendin e mbёshtetet pёr tё gjetur kёnaqёsi. Ndodh ndonjёherё qё tё rrezikojё edhe dhёmbёt. E njёjta gjё vlen edhe me pordhёt. Shpesh herё kujton njeriu se ia mban bytha, por bёn vaki qё tё dhitet nё brekё prej guximit a sforcimit tё tepruar. Dhe kur dhitet mban erё pёr njё kohё tё gjatё. Qelb dynjanё.

P.S. Shpresoj qё tё mos ketё patur keqkuptime: ky ishte njё artikull ad personam. Konceptin e “politically correct” nuk e njoh dhe ia kam lёnё masmediave mirёmenduese. Shpresoj gjithashtu qё Vincent W.J. van Gerven Oei tё kuptojё tё gjithё ngjyrimet gjuhёsore, ose pёrsёpaku tё gjejё ndonjё qё ta ndihmojё nё kёtё sens. Andej nga ministria do gjejё ndokёnd qё ka mbaruar nёpёr Angli, apo diku rrotull.

P.S. 2 Vincent-i, qё nuk merret me thashetheme, paska ndjekur historikun e faqes sime tё facebook-ut ku unё paskam thёnё qё Anri Sala paskёsh qёnё artisti i zgjedhur paraprakisht (“just check your Facebook history, Romeo”) pёr Bienalen e Artit nё Venecia. Kam thёnё gjёra tё tjera pёr Salёn, dhe kam ende pёr tё thёnё, por jo kёtё qё paska parё Vincent-i.