Divide et Impera. Kronika perandorake III: filozofia sorosiane. (Romeo Kodra)

Soros @ CEU

Soros @ CEU

 

Kam dёshirё tё merrem pak me George Soros-in. Nuk mё ka luajtur mendja tё merrem me renditjen e bёmave spekulativo-financiare te “filantropit” kozmopolit; nuk kam aq kohё dhe durim. Mё intereson ajo qё ai vetё e quan filozofia e tij, jo mё pak spekulative edhe kjo e fundit. Pёr bazё kam marrё “General Theory of Reflexivity” (shih on line video dhe pdf duke klikuar titullin).

Kёtё tezё tё vetёn, mbi filozofinё e tij, Soros e ka prezantuar nё Central European University tё Hungarisё.

Soros e fillon parashtrimin e filozofisё personale me jetёn e tij. Pёrnjёherё na krijohet ideja e njё lloj familjariteti: conceptual framework (struktura konceptuale) e filozofisё sё tij ёshtё pra, e formuar nga eksperienca e jetёs. Eksperienca ёshtё e rёndёsishme pёr tё, thuajse tё ishte Nietzsche! Eksperienca ёshtё gjithashtu e rёndёsishme sepse i jep edhe njё lloj autoriteti empirik, tё provuar nё lёkurёn e tij; jo mё kot frymёzohet nga Karl Popper (The Open Society and Its Enemies – vepёr frymёzuese pёr tё). Ёshtё aq i zoti sa tё kuptojё prej Popper-it (?) qё “empirical truth cannot be known with absolute certainty” (e vёrteta empirike nuk mund tё njihet me qartёsi absolute) dhe kёtu kujton qё mund t’ja lejojё vetes edhe maskёn e filozofit; i lejon vetes tё mbajё njё lectio magistralis (edhe pse nё njё universitet qё mund tё quhet shtёpia e tij) dhe tё ballafaqohet si i barabartё me “filozofёt duartrokitёs” sё CEU.

Soros na shton dozёn e familjaritetit me historinё e babait (na vdiq Edipi!!!), njё vullnetar i ushtrisё austro-hungareze i kapur rob lufte prej trupave ruse nё Luftёn e I Botёrore dhe i dёrguar nё Siberi. Prej aty i ati arratiset, por, para kthimit pёrfundimtar, humbet pёr disa kohё rrugёn nёpёr taigёn siberiane. Gjeniu i filozofisё dhe financёs spekulative, mё largpamёs se i ati (Ah sikur tё ishte kaq e lehtё dalja nga edipizmi!!!), na jep perlёn e tij: “sikur tё kishte qёndruar nё kamp, ai mund tё ishte kthyer nё shtёpi shumё mё herёt”. Pra, sikur i ati tё kish pranuar kampin e pёrqёndrimit, mund tё ishte kthyer mё shpejt nё shtёpi, sepse trupat e bardha cariste do tё mund ta kishin liruar pёrpara se tё arrinin bolshevikёt e kuq qё ndёrkohё kishin fituar Revolucionin.

Simptomatik – pёrderisa George-i vogёlth e pёrmend – ёshtё edhe njё fakt i jetёs sё Sorosit tё vjetёr, Atit. Ai botonte nё burg njё revistё tё dorёshkruar qё qarkullonte mes tё burgosurve. Titulli i saj ishte The Plank. Nё anglisht do tё thotё “dёrrasё”. Ёshtё e qartё qё Soros Biri e ka kuptuar kёtё dёrrasё nё faqen e saj tё sheshtё dhe jo nё aks, e ka marrё si mjet oportunist lundrimi pёr arrati dhe jo si mjet rezistence.

Pёr George-in e vogёlth ёshtё mё mirё pranimi i robёrisё, fleksibiliteti i dёrrasёs sё sheshtё dhe lundruese mbi oqeanin e tё pashpresёve tё fundosur prej spekuluesve. Kompleksi i Edipit tek ai funksionon ende, madje ёshtё jetik. Me gjithё punёn dhe mundin e filozofёve dhe psikanalistёve tё ‘900 pёr tё dalё nga kuadrati ekskluziv edipik (“Anti-Edipi” i Deleuze/Guattari mbi tё gjithё) ky spekulues profesionist ende ёshtё i mbyllur nёn tё njёjtin kuadrat. Ky idiot (gr. “ìdios”= i vetes, i veçuar), i parcelizuar nё kuadratin e tij, nuk ka kuptuar ende njё hebre si vetja, Primo Levi-n, pёr tё cilin habia e titullit “Se questo è un uomo” (Nёse ky ёshtё njё njeri) i referohet vetvetes dhe mos reagimit tё menjёhershёm ndaj pushtetit dhe autoritarizmit nazi-fashist (dhe Levi pёr kёtё arsye vrau veten).

Soros-i e ka qejf burgun, e ka qejf kuadratin edipik. Teoria eunuko-filozofike e tij bazohet nё refleksivitetin qё mbart ky kuadrat. Refleksiviteti ёshtё reflektimi pasqyror (vazhdon George-i i vogёlth me pasionin e spekulimit/pasqyrimit financiar), e bёrё shifёr deshifruese tashmё e veprimtarisё sё Soros Birit. Nё vend qё tё dalё jashtё kuadratit duke mos reflektuar Atin, duke krijuar karakterin e vet autonom, luftarak, ky Edip i tredhur vendos tё krijojё brenda tё njёjtit kuadrat njё aksiomё mbijetese vegjetale; quhet ndryshe inflacion i brendshёm (shih nё njё fjalor ekonomie), ndryshe biopolitikё (shih nё njё fjalor sociologjie). Refleksiviteti nuk ёshtё gjё tjetёr veçse “i japim figurёs sё Atit atё qё kёrkon” dhe “i marrim bijёve atё qё duam”, pra, bindje e padiskutueshme trashendentale. Ёshtё njё lloj inçesti me figurёn, imazhin e Atit, me simulakrёn, njё masturbim prindёror dhe familjar qё natyrisht nuk krijon, por formaton (nga fjalori i informatikёs: fshirje apo trajtim i njё mbёshtetёseje/mbajtёseje) humanoidin bashkёkohor.

“Teoria e Pёrgjithshme e Refleksivitetit” ёshtё njё mohim i mendimit, i filozofisё; pra, ёshtё njё kontradiktё nё term. Tё mendosh kёrkon mend dhe mund, kёrkon lodhje fizike tё organit “tru”, kёrkon luftё, kёrkon pёrballjen me kushtet dhe kontekstin. Tё reflektosh ёshtё ta pasqyrosh kontekstin, tё jesh ego psikanalitike e njё kuadrati edipik dhe shoqёror. Tё reflektosh ёshtё tё flirtosh me mendimin, ёshtё sipёrfaqёsi cerebrale, trunore, intelektuale. Pra, pёr Soros-in nuk egziston jetё pёrtej egos, pёrtej unit, pёrtej burgut, jo mё tё egzistoj mendimi!

Pavarёsisht se nё dukje George-i i vogёlth urren tё gjitha ideologjitё totalitare, ai propagandon mё tё vjetrёn ideologji autoritare nё qarkullim. Mjafton tё lexohet Kafka pёr kёtё, mjafton tё lexohet aftёsia shumёshekullore e Habsburgёve pёr tё mbijetuar, mjafton tё lexohet corpus-i i veprave tё ekonomistёve vjenezё qё ngritёn themelet e ekonomisё naziste dhe qё u trapiantuan in toto nё Shtetet e Bashkuara pas Luftёs sё II Botёrore. Me Sorosin jemi ende nё erёn e imperializmit reaksionar tё Kongresit tё Vjenёs (1814) ku kastat aristokratiko-klerikale konceptuan ruajtjen e status quo-sё me njё qasje mё tё ёmbёl tё tredhjes sё popujve.

Kjo qasje mё e ёmbёl e tredhjes sё popujve prej figurave tё tredhura atёsore tё post-revolucionit francez risheqeroset nё shekullin e XXI nga njё spekulues bursash profesionist nё tё gjithё Evropёn Lindore: i tredhuri edipik George Soros.

Mekanizmi i tij ёshtё – edhe ky – i vjetёr: blerja e intelektit.

Revolucioni francez u konceptua nga intelektualё dhe u materializua nga njё popull i tёrё. Reaksioni i tё tredhurve aristokratiko-klerikal rrjedhimisht kuptoi qё duhej blerё intelekti pёr tё manovruar dhe manipuluar popullin. Historia e George-it tё vogёlth ёshtё e njёtё, dhe nё Shqipёri kemi faktin mё tё suksesshёm.

Duke ditur qё diktatura enveriste mbahej nё thelb tё saj me autoritarizmin oligarkik, elitar, me rrethin e ngushtё tё “Bllokut”, pёr Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, pra pёr perёndimorёt e perёnduar, ishte mё e lehtё tё riciklonin figura qё me autoritarizmin kishin njё lloj familjariteti.

[Duhet specifikuar pёr lexuesin qё autoritarizmi nuk ёshtё autoriteti (shih Foucault). Autoriteti ёshtё i dhunshёm dhe nёnkupton realen faktike dhe imanente tё aktit tё dhunёs. Autoriteti ёshtё nё njё farё mёnyre kafshёror (Nietzsche ka hulumtuar skajshёm kёtё koncept). Autoritarizmi nga ana tjetёr ёshtё pёrdorimi instrumental i autoritetit dhe funksionon falё pёrvetёsimit historik apo memorizimit tё aktit tё dhunёs prej viktimёs, qё nё kёtё mёnyrё kursen energji, pra ёshtё mё ekonomik, pёr tё dhunshmin. Bindja e padhunshme, demokratike, e tё dhunuarit: apoteoza neoliberiste sorosiane.]

Duke ricikluar figurat e autoritarizmit tё familjarizuar (prap ky dreq Edipi!) perёndimorёt e perёnduar (tashmё kinezё tё vegjёl, por tё frikshёm, rriten dita ditёs) gjenin njё lloj sintonie me autoritarizmin monetar tё vendeve tё tyre, njё lloj sintonie tё gjuhёs sё pushtetit. Dhe kёtu hyn nё skenё George Soros. Do kisha preferuar qё filantropizmin e vet, ashtu si atё tё pёrfaqёsive perёndimore (BE-SHBA) nё kёtё vend, ta kisha dёgjuar dhe parё nё skenёn e tё pёrditshmes shqiptare pёrpara ’97, pёrpara katastrofёs financiare pёr tё cilёn Soros ishte dhe ёshtё ekspert, por gjithsesi konkluzionet mund t’i nxjerrin tё gjithё, mirёmendues dhe keqmendues.