“Don Giovanni” – Teatri i Operas Dhe Baletit – Tiranё, 22 maj 2013

Kur nisesh pёr tё parё Don Giovanni-in ёshtё pak a shumё si tё marrёsh udhёn pёr nё spiralet e zemrёs. Pritshmёria e njё tehu tё ftohtё nё pulsin mё tё nxehtё tё jetёs ёshtё konsoliduar qё nga premjera prageze e 29 tetorit tё 1787.

Seksi dhe krimi hapin njё plagё ekzistenciale nё veprёn mozartiane qё si njё meteor pёr dy akte pёrshkon qiellin e spektatorit. Nuk zgjidhet asgjё nё kёtё vepёr, nuk ka kompromise, gjithçka vlon dhe shkumёzon gjak. Nuk ёshtё thjeshtё romanticizёm ante litteram i Mozart-it, qё nuk ёshtё shquar ndonjёherё si novator, por si sintetizues gjenial i çdo stili tё mundshёm; vepra tipike baroke e Tirso de Molina-s e rimarrё nё libretin e Da Ponte-s demonstron ç’ka mё tё kundёrt epoka romantike mund tё kishte, por qё nё duart e Mozart-it bashkёjetojnё natyrshёm. Kёtu, pёrtej pёrcaktimeve epokale baroke apo romantike, kemi tё bёjmё ontologjikisht me ç’ka mё bazike nё jetё: me vrullin e pavetёdijshёm tё saj, me pasionin qё tenton dhe dhunon tё gjithё kufijtё, moralizmat, dhe Don Giovanni ёshtё pikёrisht materializimi konkret i vrullit dhe pasionit flakёrues. Paradoksi dramatik nё kёtё kryevepёr tё teatrit muzikor mbartet qё nga kllapat e pёrbёra prej tragjizmit tё notave (sh)qetёsuese tё fillimit tё overturёs tё cilat rimojnё duke u kontrastuar me ato tё haresё tiumfuese tё sestetit mbyllёs dhe vazhdon imtёsisht pёrgjatё gjithё  honeve marramendёse tё veprёs.

Vёnia nё skenёn e TOB-it fillonte me sipar tё hapur ku shiheshin lёvizje pёrgatitore tё balerinёve dhe punёtorёve tё skenёs. Gjetja regjizurale na pёrgatiste pёr thyerjen e strukturave empatike qё spektatori krijon me mbylljen e dritave tё sallёs. Mbajtja e distancave mes spektatorit dhe skenёs ishte (kёshtu mё dukej tё paktёn nga interpretimi im personal) njё lloj çelёsi deshifrues i kёsaj vёnie nё skenё. Nё pak fjalё: pathosi duhej pёrjashtuar. Nuk mbetej tjetёr veçse tё shihej spektakli nga pikёpamja teknike e tij. Ndoshta ёshtё mё mirё kёshtu; vёshtirё tё gjejmё pasionin ekzistencial romantik nё ditёt e sotme (sidomos) nё kontekstin tonё bashkёkohor pa rёnё nё grotesk dhe pa u bёrё qesharak.

Pёrqёndrimi atёherё nё rezultatin teknik vinte natyrshёm. Nga kjo pikёpamje vinte si rrjedhojё edhe mё e vёshtirё tё gjeje njё notё pozitive pёr tёrёsinё e spektaklit tё ditёs sё mёrkurё (ndoshta pika mё e lartё pёrsa i pёrket teknikёs ishte interpretimi i Dona Anёs). Vёnia nё skenё duke ndёrthurur elementё tё baletit klasik bёnte kaotike tё gjithё skenёn. Skenografia (njё lloj fushёgrumbullimi plehёrash apo inertesh) natyrisht nuk ndihmonte. Kostumet e personazheve me ato tё balerinёve nuk kishin asnjё kuptim ndёrlidhёs me njёri tjetrin dhe apoteoza e kaosit pёrfshinte gjithçka (kontrapunkti mozartian – tё paktёn pёr respekt – e meriton njё kujdes tё tillё edhe nё kostume apo jo?). Do tё kishte qenё mё mirё kufizimi i thjeshtё tek kantoja dhe orkestrimi pёr t’i dhёnё gjallёrinё dhe ritmin e duhur spektaklit qё dukej tepёr i guximshёm dhe fatalisht i dёshtuar me kombinimin e baletit dhe pёrdorimin e aparatit skenik. Improvizimi kёrkon mjeshtёri! Shpresojmё qё herёt a vonё do tё kuptohet qё improvizimi jashtё mjeshtrisё, jashtё profesionit, quhet thjeshtё amatorizёm.