Hapja e sezonit nё TOB dhe “dieta Prelocaj”. (Nga “Gazeta Shqiptare” 11/2012) Romeo Kodra

   Trupa e Baletit tё “T.O.B.” çeli sezonin nё datat 28, 29, 30 shtator me veprёn “Mandarini i Mrekullueshёm”. Vepra e koreografuar nga David-Miklos Kerenyi ёshtё njё pantomimё groteske me njё akt tё vetёm mbi tekstin e Melchior Lengyel (lindur me emrin Menyhért Lebovics, 1880-1974) dhe e kompozuar nga Béla Bartók.

   Fillimisht gazetar, mё vonё shkrimtar, dramaturug dhe sё fundmi skenarist kinematografik (Ninotchka, me tё paharruarёn Greta Garbo, ka dalё nga dora e tij) Lengyel ёshtё njё nga personalitetet mё polivalente tё shkrimeve hungareze tё ‘900-ёs.

   Mandarini i Mrekullueshёmёshtё njё krijim i 1916-ёs, periudhё nё tё cilёn Perandoria e Austro-Hungareze po shpёrbёhej nё mijёra fragmente dhe sё bashku me tё edhe njeriu modern. Homo Lupus Homini (shfrytёzimi i pёrjetshёm i femrёs, vrasje pёr pak para; kёto janё elementet e problematizuar nё kёtё pjesё) ёshtё leitmotif-i i vetёm i njё periudhe tranzicioni, siç mendohej tё ishte ajo e Luftёs sё I-rё Botёrore nё tё cilёn entuziazmi i çmendur shtynte francezёt, italianёt, austro-hungarёzёt, etj., por qё nga ana tjetёr – faktet historike do ta tregonin – nuk do tё kalonte kurrё. Vepra e Lengyel kthehet nё skandal tё vёrtetё kur vihet nё skenё me muzikёn e Béla Bartók-ut nё Kёln (Gjermani), shumё vite pas luftёs, nё 1926. Dhe ёshtё pikёrisht theksimi i pakalueshmёrisё sё kёtij tranzicioni qё bёhet i padurueshёm – deri nё skandal – pёr shoqёrinё e kohёs; lufta s’kish qenё gjё tjetёr veçse njё laborator provash pёr njё mёnyrё jetese tё sё ardhmes.

   Analogjitё me tranzicionin shqiptar janё mё se tё gjetura. Kёtё analogji besoj kanё patur parasysh pёrzgjedhёsit e vёnies nё skenё tё kёsaj vepre pёr hapjen e sezonit tё cilёt mё duhet ti pёrgёzoj pёr intuitёn.

   Ç’lё pёr tё dёshiruar ёshtё spektakli. Kerenyi (koreografi hungarez) ka dёshtuar totalisht nё karakterin e pёrgjithshёm tё veprёs. Faji kryesor besoj qёndron tek stili qё kёrkon tё japё idenё e ekletizmit dhe dinamizmit spektakolar duke pёrzjerё nga baleti klasik puro, neoklasiku deri nё elementet (tё bёrё bajat tashmё) e arteve tё luftёs sё Lindjes sё Largёt. Krejtёsisht e lёnё pas dore muzika gjeniale e Bartók-ut qё mund tё kish shpёtuar tё gjithё spektaklin nёse do tё ishte punuar me njё stil tё vendosur. Mungesa skandaloze e kompetencёs muzikore ra nё sy nё mёnjanimin total tё muzikёs karakterizuese tё personazhit femёror qё hyn me njё vals – tipik i jetёs gazmore dhe tё shkujdesur tё perandorisё austro-hungarese – i cili pёrdoret nga kompozitori nё mёnyrё provokuese, sarkastike, me njё ironi therёse qё tё jep edhe idenё e simbolizuar tё shfrytёzimit tё pёrjetshёm tё femrёs – temё kyçe e spektaklit.

   Balerinёt e trupёs sonё, ndoshta ngaqёёshtё fillimi i sezonit (thua se kjo mund tё ketё qenё ndonjёherё alibi me vend) ishin kush me disa kile mbi peshё, kush nёn peshё, dhe bёnё ç’ishte e mundur pёr ta mbyllur sa mё parё kёtё spektakёl tё mjerueshёm. Nuk u kuptua nёse kjo mbyllje ishte me dashje (ide e koreografit) apo kish ndonjё gjё qё s’shkonte tek balerinёt, por dukej krejtёsisht ndryshe nga vepra origjinale nё tё cilёn arrihet maksimumi i ekspresivitetit nё pamundёsinё e dashurisё sё personazheve kryesorё mbi tё cilёn vdekja mbizotёron fatalisht. Duke qenё njё vepёr totalisht ekspresioniste, tё ndryshosh, apo tё mos evidentosh siç duhet elementёt e saj kaq tё pakёt, do tё thotё ta tjetёrsosh atё (ekspresionizmi karakterizohet nga ekonomia e elementёve spektakolar, qё janё zakonisht tё papёrpunuar nё mёnyrё qё tё spikasё forca thuajse gjestuale e veprёs). Ky tjetёrsim tё linte njё shije tё vakёt, si dhe njё lloj zbrazёtie qё i ngjante shumё njё blofi tё madh.

   Skenografia dhe pёrdorimi i dritave ishte me tё njёjtin kontrapunkt: dilentatizёm i hallakatur. Qesharake statuja mbi shatёrvan e cila ngrihet peshё e u hidhet kriminelёve prej Mandarinit tё Mrekullueshёm qё mori tiparet e Steve Reeves-it nё Trimeritё e Herkulit.

   Njё spektakёl qё qёndron nё antipodet e tё lartpёrmendurit ishte ai i Angjelin Preljocajt “Ajo qё unё quaj harresё”, vёnё nё skenё nga Ballet Preljocaj 19 dhe 20 tetor. Asgjё tё re nga fronti i perёndimit; vetёm thjeshtёsi, punё, seriozitet dhe studim i mirёfilltё i artit tё cilit i ёshtё kushtuar jeta; dhe tё gjitha sё bashku tё kompletuara nga respekti pёr publikun. Ndjenja e pёrcjellё spektatorit ёshtё ajo e njё kove uji tё ftohtё nё shkretёtirё. Pak traumatike, por gjithsesi e domosdoshme.

   Ёshtё mirё ta themi qё nё fillim: Preljocajt nuk i intereson spektakli. Kjo pёrbёn çudi nga anёt tona. (Guy Debord! Kush dreqin ёshtё ky?!) Spektakli pёr Preljocajn ёshtё vetёm njё mjet pёr tё arritur aty ku ai dёshiron: thelbi komunikues i artit. Nё thjeshtёsinё marramendёse tё romanit tё Laurent Mauvignier, Preljocaj – duke njohur artin e tij – zgjedh pikёrisht tё trajtoj elementin bazё tё artit bashkёkohor: trupin. Ёshtё trupi qё problematizohet prej 100 vjetёsh e kёtej nё botёn e artit. Nё rastin e veprёs sё Preljocajt/Movinjerit ёshtё trupi i njё personi normal, i njё njeriu qё ka vjedhur njё kanaçe birrё, dhe pёr kёtё bie pre e ingranazheve tё pushtetit. Njё pushtet i fёlliqur: i dobёt me tё fortin dhe i fortё me tё dobёtin. (Pёrsёri analogji turbulluese. Greva e tё persekutuarve vazhdon akoma?! U harrua Bejko?) Edhe kёtu asgjё e re nga fronti i perёndimit nё tё cilin po shkojmё sikur tё ishte Disneyland.

   Spektakli i Preljocajt traumatizon shijet tona pёr varfёrinё e elementeve spektakolare. Jemi mёsuar tё shohim dhe tё konsumojmё nё mёnyrё bulimike imazhe tё tejngarkuara. Shurdhohemi tёrё ditёn e ditёs nga muzikё (nёse kjo nuk ёshtё blasfemi) tё tё gjitha llojeve. Mjafton tё shohim se si i kemi shtёpitё, pallatet; mjafton tё shihemi nё pasqyrё se si fryhemi dita ditёs dhe pёrsёri ndihemi keq e mё keq. Pёrpara 20 vjetёsh ishim barktharё, tani jemi obezё. Reklamat na bombardojnё si nё rrugё, ashtu edhe nё shtёpi. Televizioni ёshtё udhёrrёfyesi i shijeve tona; pёr fat tё keq ёshtё shndёrruar edhe nё udhёrrёfyes tё artit.

   Vjen Preljocaj dhe na hapen sytё, qartёsohet shikimi. Thjeshtё marrim pak frymё. Pak drita, aq sa duhet. Skenografi esenciale. Thuajse aspak muzikё. Antikonsumatorizёm puro. Mё sё fundi tё tёrё nё dietё. Vetёm trupa. Trupa dhe ritёm, tё kontrolluar nё mёnyrё maniakale. Ah, dhe njё aktor. Njё aktor qё flet, qё di tё flasё, qё nuk çirret. Njё aktor qё njeh ritmin e tekstit, ritmin e fjalёs, atё tё rrokjes dhe tё tingullit. Dhe kur kjo nuk mjafton, ky aktor kёrcen. Kёrcen duke ndёrthurur me njё kontrapunkt perfekt ritmin e trupit (tё tij dhe tё balerinёve) me atё tё fjalёs (sё tij). Edhe njё herё asgjё tё re nga fronti i perёndimit – Pina Bausch (Tanztheater) kёto gjёra i ka eksperimentuar afro gjysёm shekulli mё parё – por, pёr Preljocajn, ky ёshtё njё eksperimentim i ri nё tё cilin trupi fillon e flet, edhe pse trupi fliste qё nga Romeo e Xhuljeta nё Operan e Lionit nё vitin e largёt 1990, por atёherё fliste me natyrshmёrinё e gjesteve dhe jo me fjalё.

   Nuk e di ku do ta çoj ky eksperimentim Preljocajn; ёshtё e lehtё tё mendohet lart. Shpresoj sa mё lart, aty ku i ka lёnё vend vetes prej mё shumё se 20 vitesh, nё historinё e artit tё baletit. Nuk di nga ana tjetёr se ç’gjurmё ka lёnё nё botёn e artit shqiptar. Shpresoj pёr sё paku tё ketё lёnё njё sens tё vetpёrmbajtjes, tё thjeshtёsisё. Shpresoj pёr sё paku tё kuptohet mё sё fundi qё arti bёhet duke hequr (e thoshte Mikelanxhelo 5 shekuj mё parё) dhe jo duke shtuar, duke tepruar apo zaptuar.

“Ёndrra e njё nate vere”: Antiteza artistike nё TKOB. (Nga “Gazeta Shqiptare” e 23 Qershorit 2013) Romeo Kodra

Tё shtunёn e shkuar – (8 qershor) nё Teatrin Kombёtar tё Operas dhe Baletit – u pёrshfaq premiera e versionit tё TKOB, pas atij tё Teatrit Kombёtar, tё veprёs shakespear-jane “Ёndrra e njё nate vere”. Kjo vepёr e hershme e repertorit klasik arrin kulmin dhe perfektёsinё nё versionin neo-klasik tё George Balanchine (Zhorzh Balanshin) prej tё cilit ishte marrё edhe spektakli i sё shtunёs (ndarja nё dy akte – ku nё tё parin thuret e gjithё vepra, ndёrsa nё tё dytin celebrohen martesat e personazheve kryesorё – ёshtё pikёrisht ndarja e kryer nga koreografi ruso-amerikan).

Duke qenё se vepra neo-klasike – specifikojmё edhe njё herё pёr regjizorin-koreograf Arian Sukniqi i cili nё media ёshtё shprehur disa herё pёr kёtё vepёr duke e cilёsuar si klasike – i pёrket njё rryme kaq tё qartё baleti, nuk kuptohet se si ёshtё e mundur – si regjizor – tё humbasёsh toruan nё mёnyrё kaq tё pakuptimtё dhe tё parekuperueshme. Mjafton tё hapet njё libёr historie baleti dhe tё kuptohet se ҫfarё ishte neo-klasicizmi nё balet, ҫfarё ishte spastrimi qё i bёhej pozave tё ngrira koreografike, spastrimi i mbingarkesёs dhe butaforive skenografike, ҫfarё ishte nё pak fjalё pёrqёndrimi nё dinamizmin e aparatit skenik qё nuk mohonte akademinё e prejardhjes sё vet, por pёrkundrazi i jepte njё shtysё pёrpara. Kjo gjё nuk ёshtё kuptuar nga regjizori-koreograf Arian Sukniqi i cili pёr mё shumё vendos – duke fundosur ҫdo shpresё pёr njё mbrёmje artistiko-kulturore disi tё denjё (sepse nuk pretendohet mё shumё se kaq sot … ndoshta ky ёshtё gabimi i pafalshёm i publikut shqiptar) – tё pёrdorё nga njёra anё njё lloj skenografie trepёrmasore (njё Zot e di pёrse!), qё ndёrhyn duke anuluar punёn e kostumistit (sepse drita e projektorit 3D “njollos” tё gjitha figurat skenike dhe kostumet e interpretuesve); dhe nё tjetrёn tё pёrdor korin, i cili nuk vendoset diku nё skenё (do guxim kjo punё dhe pak kreativitet) por nё tё majtё tё publikut qё i ҫorientonte me akustikёn e tmerrshme dёgjimin e muzikёs mendelsohniane (dhe pёr ҫudi kjo pёrshfaqje kishte bashkёpunimin e njё dirigjenti, njё dirigjenti kori dhe dy koncertmaestrove … as nё “La Scala” s’e kanё kёtё luks!) dhe shpёrqёndronte totalisht vёmendjen nga skena dhe balerinёt.

Personalisht nuk kam parё ndonjёherё njё pёrshfaqje nё TKOB mё tё krekosur dhe me mё shumё ‘salltanete’ (pёrveҫse prej regjizor-koreografit nёpёr media edhe prej drejtorit Zhani Ciko nё fjalёn e hapjes sё mbrёmjes kjo anti-vepёr na prezantohej si kryevepёr). Kam frikё se po humbasim edhe thёrrimet e fundit tё profesionalizmit koreografik. Nuk besoj se tё gjithё vlerёsojnё maksimalisht shkollёn e Agron Alisё, Panajot Kanaҫit (tё pёrmendur edhe nё fjalёn e hapjes sё drejtorit artistik) por tё paktёn tё gjithё – kam bindje tё plotё – u njohin profesionalizmin dhe mbi tё gjitha vetpёrmbajtjen. Kёtu jemi nё antipodet e tё sipёrpёrmendurve, dhe mbi tё gjitha jemi nё antitezё tё plotё me esencёn e artit: me teknikёn, kulturёn dhe pёrkushtimin.

Do tё kisha dashur tё thosha diҫka mё shumё pёr performancёn e balerinёve dhe koreografinё nё vetvete sepse nё fund tё fundit kishim tё bёnim me njё kryevepёr tё repertorit tё baletit, por ishte e pamundur pёr shkak tё pёrhumbjes nё mishmashin tёrёsor. Sёfundmi mund tё them vetёm qё kjo pёrshfaqje nuk i shpёtoi bulimisё dhe teprisё se ethshme tё sё pёrditёshmes skizogjene shqiptare; edhe tek kjo pёrshfaqje u duk qartazi mungesa e konkretёsisё pikёrisht nё simulimet spektakolare tё shashkave 3D apo parrullave mediatike.