Shqipёria njё dhe njё mijё: Montanelli dhe i “panjohuri” Machiavelli. (Romeo Kodra)

Duke lexuar Shqipёria, njё dhe njё mijё, tё njё prej gazetarёve mё tё famshёm tё apenineve, Indro Montanelli-t, egoja shqiptare frymёzohet qё prej 1939 – vit i publikimit – pa cёnuar aspak vetpёlqimin nё ekzotizmin qё çlirojmё karshi syve tё tё huajve. Nuk ka asgjё tё keqe nё tё qenurit ekzotik. E keqja fillon kur perceptohesh si i tillё nga njё i ngjashёm.

Ekzotik ёshtё etimologjikisht i huaji, i jashtmi, ai qё vjen nga njё vend tjetёr. Pёr Montanelli-n, qё nga titulli, shqiptari ёshtё i ndryshёm, jo vetёm pёr tё si italian, por edhe pёr vetveten si shqiptar. Nga kjo ndryshueshmёri radikale e ngulitur nё mish, nё shpirt dhe nё gur e bёn gazetarin italian tё emocionohet, tё ngazёllehet si njё fёmijё pёrpara aventurave tё Sandokanit (boom-i i Emilio Salgari-t pёrgjatё rradhёve tё balilla-ve – versioni fashist i pionierve tё Enverit pёr tё qenё i qartё me lexuesin shqiptar – nё epokёn fashiste ёshtё i njohur). Ka gjithashtu nё kёtё ngazёllim shumё edhe nga leximet e Byron-it me notat e tё cilit italiani romantizon njё homo albanicus antropologjikisht origjinal, specie e rrallё nё mes tё Evropёs, adamik nё palcё dhe cipё.

Tek kjo qenie Montanelli kёrkon tё identifikohet, tё ripajtohet, tё rikthehet jo vetёm nё njё stad tё pafajshёm, por edhe tё pёrmirёsuar, tё pёrkryer si i krishterё modern. Dhe kjo pёrkryershmёri arrihet domosdoshmёrisht vetёm me punёn e tij si qenie superiore, çiltёrsisht fashiste (tё njёjtёn çiltёrsi fashistoido-poetike tё Ezra Pound-it do tё guxoja thosha pёr sintetizimin, konktretёsinё dhe sinqeritetin e disa shprehive dhe faqeve qё pasurojnё dhe i japin vlerёn reale librit). Kjo punё/detyrё ёshtё ajo qё fashizmi dhe imperializmi musolinian i kish vёnё vetes dhe “premtuar shqiptarёve” paçka se “malissori/malsori i pathyeshёm dhe i krishterё” ёshtё prej shekujsh “i vetmjaftueshёm dhe kёrkon vetёm tё lihet nё paqe”.

Ёshtё e vёshtirё pёr shembull tё mos kuptohet heshtja e ministrave shqiptarё, inxhinierёve italianё dhe pёrgjegjёsve tё tjerё pёr tё informuar – as njё gazetar italian siç ishte Montanelli – mbi pasuritё reale natyrore tё vendit tё shqiponjave. Ёshtё e vёshtirё tё mos bёhet lidhja e kёtyre pasurive me veprat “FALAS” qё italianёt brava gente paskan realizuar pёr vёllezёrit shqiptarё. Ёshtё e vёshtirё tё mos ketё qenё kuptuar dhe lidhur ky fakt nga Montanelli tek i cili pёr kёtё bien hijet e propagandёs fashiste (ёshtё mirё tё nёnvizohet ky fakt edhe nga ripublikimet qё i bёhen kёtij libri nga shtёpitё botuese apo sposorizuesit e veprёs).

Gjithmonё kam dashur tё besoj nё polemistin e patundshёm Indro Montanelli; gjithmonё kam dashur tё shoh fashistin e gёnjyer, poetin zemёrthyer (Montanelli duhet thёnё se ka patur gjithmonё guxim nё daljet e tij haptazi edhe kundёr propagandёs zyrtare fashiste deri sa tё rrezikonte edhe jetёn e tij si nё shumё raste tё dokumentuara nga historiografia e jetёs sё tij), por nga ana tjetёr edhe nё profesionistin e gazetarisё sё cilit nuk mund t’i shpёtonte asgjё. Dhe kjo mёdyshje mbi kategorizimin e kёsaj figure emblematike tё gazetarisё ёshtё krejtёsisht e varur prej dykuptimёsisё sё veprёs dhe zgjedhjeve tё jetёs sё tij qё nuk besoj se ndihet vetёm nga i nёnshkruari, por edhe nga lexues tё tjerё tё Indro Montanelli-t.

Kam pёrshtypjen se faqet e fundit tё Shqipёria, njё dhe njё mijё janё domethёnёse nё interpretimin (edhe se duhet pranuar pamundёsia e kategorizimit pёrfundimtar) e veprёs sё kёtij autori qё nё tё qenurit e tij krejtёsisht borgjez, domethёnё klasicist, e vendosin nё prizmin e njё intelektuali qё me kokёfortёsinё, racizmin dhe superioritetin e tij klasor bie pre i iluzionit tё njёtrajtshmёrisё sё botёs. Duke qenё toskan, bashkёqytetar i Machiavelli-t gjenial, nuk i falet njё naivitet i tillё politik …nёse nuk duam ta marrim si poet tё mirёfilltё tё cilёve u falen edhe proçkat.