“Liri nё Bremen” … dhe hallakatje nё Tiranё. (Romeo Kodra)

“Liri nё Bremen”, pjesa teatrore e Rainer Werner Fassbinder-it me regji tё Sesilia Plasarit, hapet me projeksionet e imazheve filmike tё njё thertoreje. Seksi dhe vrasja, erotizmi dhe vdekja, qё prej veprёs skandaloze tё shkrimtarit francez George Battaille janё tё dystuara njёra mbi tjetrёn, janё anёt e ndryshme tё sё njёjtёs medalje, janё gjithashtu magnet paralizues pёr vrojtuesin/spektatorin. Tё pёrkthyer nё imazh apo gjest, edhe nё teatёr, erotizmi dhe vdekja ruajnё kёtё veti paralizuese. Kur njё pjesё teatrore fillon me njё prolog tё tillё, ёshtё nё njё farё mёnyre duke dhёnё akordin deshifrues tё saj pёr publikun dhe tempin pёr aktorёt pjesёmarrёs.

Si pjesё e publikut pjesёmarrёs, mё 27 nёntor, pas paralizёs sё projeksioneve nuk ndjeva mё asgjё. Absurditeti qёndron tek ndjenja e paralizёs. Nё pak fjalё si spektator ndjeva mё shumё paralizёn se sa pjesёn teatrore. Kjo ndodhi, sepse pas bombёs paralizuese, e gjithё pёrshfaqja shfryhet si njё tullumbace e plasur e cila tёrhiqet zvarrё pёr mё shumё se njё orё e gjysёm. Dhe ёshtё e qartё qё regjizores i interesonte vetёm plasja e “tullumbaces”, e shashkёs. Dhe pёr çudi shoh qё Plasari duket se e ka tё qartё qё tek Fassbinder-i nuk duhen pёrdorur: “Fassbinder-i nuk interesohet pёr krimin, nuk kёrkon tё na impresionojё me tё […] I anashkalon vdekjet, i jep madje nё didaskalitё shpjeguese.” [Mapo, 25 nёntor]. Nё pak fjalё ose regjizorja ka ndёrmend tё korrigjojё autorin ose intervistёn e thёnё ka qenё duke lexuar – pa kuptuar – wikipedia-n.

Po i kujt ishte faji pёr kёtё paçavure? I askujt. I taksapaguesve tё paemёr. Askushёt qё rruhen e qethen, rripen dhe milen si viçat e delet e projektuara nё fillim tё pjesёs. Madje janё aq tё familjarizuar me kёtё rrjepje dhe mjelje saqё lёkura dhe cipa cerebrale u ёshtё trashur e u ёshtё bёrё shollё prej “Portokallive & Co.”. Qeshin me Fassbinder-in!!! Me “Liri nё Bremen” tё Fassbinder-it!!!

Ndoshta jam unё qё kёrkoj shumё. Ndoshta kam kuptuar pak. Ndoshta publiku qesh me atё qeshje tё shfrenuar qё vjen nё momentet e fundit tё jetёs, sepse e sheh veten si njё i dёnuar me kokёn nё gijotinё dhe i duhet tё merakoset pёr fondet publike qё shpёrblejnё pompozitetin e Sesilia Plasarit (“pikё cipe nё shpёrdorimin e Fassbinder-it, jo eh!?”); fondet publike qё kontribuojnё nё fryrjen e barkut tё Ndriçim Xhepёs; qё kontribuojnё nё pёllitjet e Bujar Asqeriut apo Vasjan Lamit. Ndoshta ёshtё vёrtet pёr tё qeshur.

Po skenografia? Ndonjё libёr apo filmim tё pёrdorimit tё projeksioneve e kanё kёta njerёz nё bagazhin eksperiencial apo studimor? Si mund tё projektohen imazhe mbi sipёrfaqe tredimensionale, qё kanё – midis tё tjerash – edhe ngjyra jo-uniforme? Po kontrasti i ngjyrёs sё ftohtё tё dritёs sё projektorit kur bie mbi arka dёrrase, tё drunjta – tё cilat kanё njё kromatizёm tё ngrohtё – nuk ishte mjaftueshёm si grusht syve? [Ky ёshtё njё mesazh privat: Florian Çanga, mos shpёrdoro mjetin! Kuptoj dёshirёn pёr tё eksperimentuar, por kur kushtet mjedisore, pёrgatitja profesionale e personave qё bashkёpunojnё, nё pak fjalё mjedisi teatror nё tёrёsi, nuk janё nё gjendje minimalisht optimale, apo nuk ta lejojnё arritjen e njё gjendjeje tё tillё, atёherё ёshtё mё mirё tё mos bёhet asgjё sesa tё tё inflacionohet ideja e artit dhe medium-it shprehёs. Aq mё shumё kur pistonohen si spektale “tё papara”.]

Po aktorёt? Si ka mundёsi qё, pёr asnjё moment – paçka dekadave eksperiencё -, nuk janё tё besueshёm nё interpretimin e tyre. Lehja e qenve natёn nёpёr kazanё, siguroj gjithkёnd, ёshtё mё pak kakofonike. Kam pёrshtypjen se kёta aktorё kazanёsh kanё rrezikuar tё hanё edhe regjizoren, sepse sadopak, qoftё edhe pёr keq, shihet dora e njё regjizori/eje, kurse nё kёtё hallakatje nuk i dukej as gjurma. Por, edhe kёtu, faji ёshtё i pompozitetit tё Sesilia Plasarit qё – vetёm e vetёm pёr tё vёnё nё skenё pjesё “kontemporane” – bashkёpunon me emra tё mёdhenj (tё cilёt madhёshtore kanё vetёm tulet e tyre) pёr tё siguruar njё lloj suksesi, por qё, duke i munguar totalisht pulsi prej regjizoreje, pёrpihet dhe fundoset bashkё me ta nё tё njёjtin kazan plehrash.

Gjendja ёshtё e rёndё sepse kёta tё pёrçudnuar shesin – duke u shitur dhe vetё – njё art tё inflacionuar qё inflacionon vazhdimisht njё kontekst tё tёrё teatror. Dhe kur merret guximi tё bёhet njё gjё e tillё me njё Fassbinder, nuk shoh se si dhe pёrpara kujt mund tё ndalet ky pёrçudnim vetgjenerues.

Nёse shpresa janё mediat dhe kritika teatrore, po jap njё shembull: Taulanda Jupi – Aktore, lektore nё Universitetin e Arteve.
“Shfaqja ‘Liri nё Bremen’ ёshtё njё shembull absolut se si njё dramaturgji jo fort ‘bindёse’ nё leximin dhe kontaktin e parё mund tё shndёrrohet nё njё vepёr arti kur vishet me njё imazh tё qartё regjizorial, i cili zbёrthen dhe pёrçon te publiku nё mёnyrё shumёdimensionale mesazhin e veprёs nё fjalё.”

Teksti fassbinder-ian kёsaj aktoreje dhe lektoreje i duket “jo fort ‘bindes’”, sepse kujton se teatri, teksti dramaturgjik ёshtё letёrsi, ёshtё narrativё pёr kokёboshёt e Universitetit tё Arteve. Nuk e kupton kjo formuese e brezave tё rinj qё teksti ёshtё njё pjesё e teatrit dhe qё kusuri mbushet nga bagazhi i njohurisё sё arteve pamore, kinematografike, letrare; nё pak fjalё me kulturёn e regjizorit/es. Por ç’mund tё pritet nga lёpirёs rektrorial qё shohin si njё nga kulmet e shfaqjes rolin e Aneta Malajt, nё mos gabohem bashkёshortja e punёdhёnёsit tё artikullshkrueses:

“Njё dyshe qё do tё shёnojё njё kthesё tё fortё nё personazhin e Geshes, ёshtё marrdhёnia me nёnёn e saj. Kёtё do ta veçoja si njё nga dialogjet dhe marrёdhёniet mё tё arrira nё tё gjithё diagramёn e veprёs. Aktorja Aneta Malaj, sjell nё skenёn e Teatrit Kombёtar njё karakter tronditёs …” e tёrci e vёrci, do tё vazhdonte poetja.