Hyrje ne “Kinematografia dhe Shoqeria”, leksioni I. Shkurt 2012. Romeo Kodra

mizёria e imazhit

mizёria e imazhit

vajza ne plehra

vajza ne plehra

antenisti ne plehra

antenisti ne plehra

Kinematografia dhe Shoqёria.

“Kinematografi” etimologjikisht do tё thotё lёvizje/kinesis dhe shenjim/grafein prej greqishtes sё vjetёr. Grafein ёshtё mё shumё njё qarkim, njё linjё e hequr pёrreth. Do t’i rikthehemi kёtij qarkimi mё vonё, por tani le tё shohim mё parё ç’lidhje ka me shoqёrine.

“Shoqёri” etimologjikisht vjen nga sansritishtja (rrёnja sak) dhe i referohet ndjekjes. Kё ndjekim? Dikё qё ka qenё pёrpara dhe ka pёrshkruar/hapur njё rrugё? Nё Bibёl Krishti i kthehet nxёnёsit (Ungjilli sipas Mateut 19,16-19): “Duaje tё afёrmin tёnd (tё ardhёshmin, atё qё tё ndjek, atё qё do tё vijё mё pas) pёr tё fituar pёrjetёsinё (Parajsёn)”. Fjala kyçe kёtu ёshtё “i afёrmi”/“pasardhёsi”, por edhe “duaje”, dashuria; nё pak fjalё themelet e instiktit njerёzor pёr tё jetuar nё shoqёri. Nё fun tё fundit jemi kafshё sociale! Ky citim bёhet vetёm pёr tё nёnvizuar qё nё rreshtat e parё tё zhvillimit tё kёsaj lёnde lidhjen qё arti (pra, edhe kinematografia) ka me njё lloj besimi thuajse fetar nё tё pёrtejshmen, nё tejkalimin e territorit tё vdekjes qё nuk nёnkupton domosdoshmёrisht njё pёrkatёsi nё njё besim apo njё tjetёr (kjo i lihet autorit/artistit nё dorё dhe nuk na intereson nё kёtё kontekst).

Lёvizja/kinesis dhe ndjekja/sak janё pothuajse tё njё familje nga ana semantike, domethёnё pёrcjellin nё idenё e spostimit, tranzicionit, zhvendosjes. Pra mund tё themi qё “Kinematografia dhe Shoqёria” si lёndё, duhet parё si grafein/qarkim i kёsaj lёvizje/ndjekjeje; ёshtё njё kristalizim, njё objektifikim, njё gjёzim, njё mbёrthim i pёrhershёm nё fotograma i realitetit tё lёvizshёm. Por, nga ana tjetёr, realiteti nё rrёnjёn e fjalёs (qё vjen nga latinishtja) ka gjёnё (res tek latinёt), kёshtu qё edhe prirja e kinematografisё pёr ta gjёzuar nuk bёn gjё tjetёr veçse e pёrcjellё realitetin nё mёnyrёn pёrkatёse mё natyrale, mё themelore, tё mundёshme pёrpara nesh.

Kjo lёndё, si produkt themelor, do tё trajtojё imazhin; elementin bazik tё kёtij medium-i tё ndёrlikuar qёёshtё kinematografia. Por ç’ёshtё imazhi? Etimologjikisht ёshtё inmageia, nёmagji, diçka qё ndodhet nё magji (rrёnja mag e greqishtes sё vjetёr prej sё cilёs e kanё huazuar latinёt), njё fragment i magjisё. Pra “imazh” do tё thotё diçka e pjesshme, njё pjesё qё na vjen nga magjia e plotё; magjia e plotё qё shfaqet nё pjesshmёrinё e saj dypёrmasore.

Pёr tё kuptuar mё mirё kёtё pjesshmёri dhe funksionin e imazhit nё kinematografi le tё marrim njё shembull konkret. Fotografia 1 ёshtё realizuar rastёsisht nga ura e Babrusё nё rrethinat e Tiranёs nё verёn e vitit 2011. Nё tё mund tё shihet qartё situata e trishtё nё tё cilёn gjendet Lumi i Tiranёs, qё nё njё kontekst tjetёr evropian do tё mund tё shndёrrohej fare mirё dhe lehtё nё njё mushkёri jetike pёr tё gjithё kryeqytetin. Kjo ishte pёrshtypja sipёrfaqёsore qё unё si fotograf i rastit kisha nё momentin e shkrepjes sё aparatit fotografik qё mund ta cilёsojmё kёtu si impulsi i parё i autorit pёr tё ndalur momentin (e trishtё nё kёtё rast). Nё mendjen time (si autor) vendosa tё ndaloja njё imazh qё bёn pjesё nё fluksin e imazheve qё zakonisht mё pёrshkojnё gjatё gjithё ditёs si gjithkush prej nesh. Kёto imazhe (fluksi i imazheve) mund tё ndahen pafundёsisht nё kohё dhe nё hapёsirё. Nё kёtё rast konkret imazhi i fotografuar dhe ai i imagjinuar (shndёrrimi i mundshёm) kompletojnё idenё time mbi lumin e Tiranёs, se si duhet tё ishte, pra e kundёrta e asaj qё duket. Imazhi i mёposhtёm ёshtё nё pak fjalё e kundёrta e idealit tё lumit si mushkёri jetike. Pra mund tё themi qёёshtё domёthёnёs nё negativitetin e tij. Imazhi i vёrtetё qё do tё kisha dashur tё shihja ёshtё lumi “mushkёri” i Tiranёs.

Pra, nё vetvete ёshtё njё imazh qё pёrcjell nё atё qё mua si autor mё mungon: imazhi i lumit “mushkёri”. Ky imazh qё mё mungon ёshtё njё mangёsi e imja dhe e realitetit tim konkret prej atij ideal; ёshtё njё mangёsi nga plotёsia e idealit tim si autor, e idealit tё imagjinuar, e idealit qё pёrcjell nё magjinё e plotё dhe jo vetёm pjesёshmёria e imazhit konkret, qё siç shihet kisha pёrpara syve. Magjia e plotё nё kёtё rast ёshtё bota ime Reale dhe e Imagjinuar, dhe unё jam nё njё farё mёnyre magjistari qё mё mirё e njeh atё, nё tё dy anёt e saj: nё realitetin e imazhit konkret tё fotografisё, dhe nё realitetin e imagjinar tё lumit qё do tё doja tё ishte konkret.

Por edhe magjia ime e plotё (konkrete dhe imagjinare) ёshtё e pёrbёrё nga fragmente, pra imazhe tё pjesshme. Ajo ёshtё njё ideal i krijuar nga gjёra/res (fluksi i imazheve tё sё pёrditshmes) qё unё kam parё (lumej tё tjerё pёr shembull, tё cilёve dua qё lumi i Tiranёs tu ngjajё) gjatё jetёs sime, gjёra/res (fluks idesh) tё tjera qё kam studiuar (ideja e natyrёs qё kam krijuar duke lexuar dhe ndjekur sitet e internetit tё WWF apo GREENPEACE pёr shembull), nga memorja e nuhatjes (era e rrёshirёs sё pishёs – qё bёn pjesё nё fluksin e aromave tё sё pёrditshmes – qё ndodhej pas pallatit tё gjyshes kur isha i vogёl dhe qё nё momentin kur po fotografoja kёtё imazh doja tё zёvendёsonte erёn kundёrmuese tё plehrave tё cilёn imazhi nё fjalё nuk mund ta pёrcjellё), e kёshtu me rradhё pёr tё gjithё kujtesёn shqisore. Pra, ideali imagjinar i lumit tё Tiranёs siç kuptohet ёshtё formuar nga fragmente tё njё realiteti personal (ai i imi si autor) tё krijuar nё kohё dhe vende tё ndryshme pa lidhje direkte njёri me tjetrin.

Deri kёtu mund tё themi se kemi arritur tё deshifrojmё nё mёnyrё tё pёrgjithshme dhe tё logjikshme magjinё e autorit, burimet, si dhe mёnyrёn e formimit tё kёsaj magjie me anё tё fragmenteve tё realitetit, me anё tё gjёrave. Tani nuk na mbetet gjё tjetёr veçse t’i drejtohemi direkt imazhit, t’i drejtohemi strukturёs sё tij.

Pёr kёtё mё duhet t’i kthehem fotografisё sё lumit tё Tiranёs. Çfarё shihet nё tё? Njё situatё ekologjikisht katastrofike. Vetёm kjo? Dallohet qartё edhe njё kalё nё tё djathtё. Nёse zmadhojmё foton (zooming nr. 2) mund tё shohim gjithashtu njё fёmijё me njё rrobё tё kuqe nё mes tё plehrave thuajse nё qendёr (paksa nё tё majtё) tё fotografisё. Afёr asaj qё duket si njё vajzё e vogёl, njё burrё tёrheq njё karrocё. Nёse vazhdojmё mё tej nё eksplorimin e fotografisё, nё linjё tё drejtё me vajzёn e vogёl, akoma mё tё dystuar nё sfond tё imazhit, nё njё prej barakave tё para, mbi çati shihet njё burrё qё duket sikur po rregullon njё antenё televizori (zooming nr. 3). Duke dashur tё kursejmё kohё mund tё ndalemi dhe tё analizojmё pak kёto detaje tё imazhit fotografik primar prej tё cilit mund tё shkёpusnim pafundёsisht detaje tё tjera pёr t’i shndёrruar nё objekte tё pёrqёndrimit tё vёmendjes sonё. Pra, po shkёpusim vetёm kёto detaje prej mizёrisё sё detajeve qё imazhi mund tё na ofrojё, dhe nёse duam t’i vёmё nё lёvizje (kinesis) dhe t’i rindёrtojmё pas njё dekonstuktimi fillestar pёr tё realizuar njё kortometrazh filmik, nuk na duhet gjё tjetёr veçse t’i ndёrlidhim nё njё formё dramatike.

Pёr shembull, mund tё marrim rastin e njё babai qёёshtё i detyruar tё mbledhё plehra pёr tё nxjerrё bukёn e gojёs; ose rasti i njё vajze jetime me vёllezёr tё mitur; ose tё dramatizojmё njё skenar me njё perspektivё qё fillon nga sytё e njё kali qё sheh ngjashmёri me mbledhёsit e plehrave; ose tё sajojmё njё histori tё shkurtёr mbi njё personazh qё jeton nё mes tё plehrave dhe mallёngjehet duke parё njё telenovelё latino-amerikane apo turke nё televizor; ose tё ndёrthurim tё gjitha kёto histori sё bashku. Po ta bёjmё njё gjё tё tillё duhet tё krijojmё njё botё magjike pёr çdo personazh. Pra secilit prej personazheve tё fotografisё teorikisht duhet t’i ndёrtojmё njё botё tё vetёn tё ndёrlikuar po aq, nё mos mё shumё, sa ajo e vetё autorit tё fotografisё, pra botёs sime, siç u mundova tё shpjegoj mё sipёr.

Por, kёtu kemi njё ndёrlikim tё mёtejshёm. Nёse unё si autor mund tё vazhdoj e tё shpjegohem mbi magjinё e botёs sime kёtu pёrpara jush, pёrsa i pёrket botёs sё personazheve tё fotografisё, do mё duhet tё vihem deri diku nё personalitetin e tyre dhe tё mundohem tё riprodhojё atё qё ata mund tё ndjejnё nё atё moment pa patur asnjёherё sigurinё e vёrtetёsisё sё asaj qё po riprodhoj; sepse thjesht nuk jam nё mendjet e tyre; sepse mundem vetёm tё sajoj diçka mbi ta nё mёnyrё krejtёsisht  arbitrare.

Pёrveç kёtij ndёrlikimi qё ka tё bёjё me ekspozimin nё mёnyrё logjike, tё ndёrgjegjshme, tё projektit tim mbi dramatizimin e njё historie rreth personazheve tё fotografisё, ka edhe njё ndёrlikim tjetёr qё i pёrket pjesёs sё pandёrgjegjshme tё psikes sё çdo autori, i pёrket Ego-s sё tij. Ego-ja nё strukturёn frojdiane tё psikes sё personalitetit tё njeriut ёshtё ajo pjesё e cila realizohet nga kompromisi midis Es-it (pjesa e pandёrgjegjshme ku Eros-i si pulsion jetik i pafrenueshёm, agresiv dhe vetshkatёrrues deri nё Thanatos/Vdekje e bёn tё jetё elementi mё tipik i njeriut) dhe Super-Ego-s (pjesa e tretё e aparati psikik human e krijuar nga pёrvetёsimet e sjelljeve, frenimeve, vendimeve, skemave tё vlerave tё cilat fillojnё tё strukturohen qё nga lidhja me nёnёn dhe vartёsia prej saj e deri tek shoqёria nё kuptimin mё tё gjerё tё fjalёs). Pra, tek Ego-ja e autorit gjenden impulset e brendshme qё i pёrkasin ES-it dhe frenimet (impulset e jashtme) e Super-Ego-s. Kёto impulse janё aq tё fuqishme saqё Ego-ja shpesh herё nuk arrin t’i kontrollojё plotёsisht, dhe – gjithmonё sipas Sigmund Freud-it – nё veprat e çdo autori apo personi ka imazhe, veprime qё nuk i pёrkasin plotёsisht kontrollit tё Ego-s por janё gjithashtu shprehi tё Es-it, pra pjesёs sё tij tё pandёrgjegjshme, tё palogjikshme.

Siç shihet edhe kёtu nё veprёn e autorit vёrtetohet njё pjesshmёri e logjikёs qё ripёrsёritet dhe i shtohet asaj tё imazhit qё analizuam mё sipёr. Mund tё themi qё kinematografia ёshtё medium ideal i shfaqjes sё realitetit falё pjesshmёrisё, fragmentimit, objektifikimit, gjёzimit nё realizim e sipёr; ёshtё kristalizimi i proçesit tё realizimit subjektiv tё realitetit. Gjithkush prej nesh ёshtё i rrethuar nga objekte, nga gjёra, tё cilat vetёm nё njё moment tё dytё i dallon nё sende, kafshё apo njerёz.

Kёto janё pak a shumё gjёrat thelbёsore qё duhet tё kemi parasysh pёrpara se tё fillojmё lёndёn e kinematografisё; pra, ndёrlikimin e pёrbёrjes sё imazhit fotografik si pjesё bazike e gjuhёs sё artit kinematografik dhe kristalizimin nё krijim e sipёr tё realitetit. Mund tё themi qё nё kёtё lёndё do tё shtjellojmё dialogun midis kinematografisё dhe shoqёrisё; dialogun nё veprim midis tyre, dialogun nё tranzicion nga njёra tek tjetra dhe ndikimin e ndёrsjelltё.