“Hamlet” industrial apo komercial? Kjo ёshtё çёshtja … pёr anglezёt. Po pёr ne? (Romeo Kodra)

Globe Theater i sotёm nuk ka aspak tё bёjё me teatrin e vёrtetё shakespeare-ian kjo dihet. Dihet gjithashtu qё poeti elizabetian ёshtё njё fenomen global, pёrtej komercializimit globalizues, falё trajtimit universal tё kushteve njerёzore nё veprёn e tij.

Iniciativa Globe to Globe e londinezёve mbёrriti nё Tiranё, 7-8 qershor, dhe bashkё me tё mbёrriti edhe shija disi e fermentuar e industrializimit teatror, por pa prishur gjithsesi tingullin shakespeare-ian. Madje falё kёtij tingulli – gjuhёs, pra – arrin tё shpёtojё e gjithё pjesa e kёtij Hamleti londinez … potenciali shakespeare-ian, siç dihet, s’ka fund!

I rёndёsishёm pёr tё mos u banalizuar nё industrializimin e forcuar tё teatrit bashkёkohor, sa vjen e mё tё kёrcёnuar nga konsumerizmi masmediatik dhe makthi i monetarizimit me çdo kusht, ёshtё edhe kujdesi filologjik i vёnies nё skenё, tё cilin Globe Theater e ruan me fanatizёm. Giga (jig) p.sh. e kёnduar nё mbyllje – shpesh herё e nёnvleftёsuar nё vёniet nё skenё tё ditёve tё sotme – ёshtё elementi mё i natyrshёm i pjesёs, po aq sa kёrcimi apo pёrdorimi i instrumentave prej aktorёve, qё – tё gjithё tё marrё sёbashku – karakterizojnё profilin e teatrit shakespeare-ian.

Por, mbi tё gjitha, dua tё shpjegoj kёtu edhe dallimin midis konsumerizmit dhe industrializimit nё teatёr.

Me industrializim nё teatёr nёnkuptoj optimizimin e klisheve teatrore pёr tё arritur me pak shpenzime emotive (por, tё sigurta) njё vёnie nё skenё deri diku tё pёrtypshme. Nuk pretendohet mё sot e kёsaj dite qё aktori tё “abuzojё” me ekonominё emocionale nё njё vёnie nё skenё. Nuk janё tё gjithё Carmelo Bene apo Kadri Roshi! P.sh. nё shkollat aktoriale – pra, jo nё Universitetin tonё tё Arteve – mёsohet, nё orёn e diksionit, si dhe ku tё mbёshtetet zёri pёr tё karakterizuar njё personazh tё dhёnё. Nё eksplorimin fonetik tё kafazit tё kraharorit nxёnёsit mёsojnё kartografinё e gamёs sё gjerё tё intonimit qё shkon nga tragjikja e deri tek komikja. Nё shkollat aktoriale sekretet e Moisiut, Olivier-it apo Gassman-it janё tё ditura, por shpesh ato kthehen nё manierizma apo klishe. Kёto tё fundit janё tё rrezikshme pёr aktorin sepse, posi ai bari i keq, parazitojnё nё trupin e tij, nё bios-in aktorial, duke e shndёrruar atё nё njё parazitar tё mjeshtёrisё sё vet. Ky lloj parazitizmi manieristik dhe vetpёlqyes mundёsohet apo ushqehet nё mёnyrё tё pavetёdijshme edhe nga mospёrgatitja e publikut, dhe naiviteti i kёtij tё fundit, karshi trukimeve tё mjeshtёrisё aktoriale.

Ndёrsa me konsumerizёm nёnkuptoj shfaqjet broadway-iane (Broadway si paradigma e kёtij lloj teatri) ku i shitet publikut “personazhi V.I.P.” apo spektakolarizimi i tepruar i humorit banal, tё lehtё, i atyre gjetjeve egopёrkёdhelёse qё u shkelin syrin publikut pёr t’i shkёputur njё duartrokitje dashamirёse. Pra, me konsumerizёm teatror nёnkuptoj njё marrdhёnie erotiko-masturbuese midis publikut dhe spektatorit biletapagues qё sjell, ndjell dhe promovon detyrimisht shterpёsinё artistike.

Naeem Hayat – njё aktor me problem shqiptimi tё ‘s’-sё – ishte njё Hamlet qё mё pёlqeu sepse nuk shtirej deri nё konsumerizёm (ndoqa vetёm natёn e parё tё Hamletit tё Globe Theater dhe nuk di nёse aktori i parё ndryshoi nё natёn e dytё). Londinezёt me sa mu duk nuk janё ende broadway-anizuar. Ndoshta Peter Brook do t’i vinte nёn tё njёjtin kallёp. Ndoshta do t’i quante edhe kёta praktikues tё “deadly theater” (shih The Empty Space), praktikues tё njё teatri vdekjeprurёs dhe vdekjendjellёs. Por, pёr mendimin tim, kёta nuk shtireshin duke spektakolarizuar aktrimin e tyre.

Pra, mё pёlqeu ideja e njё Hamleti thuthuq, por qё nuk e fshihte kёtё “defekt” tё tijin. [Lexuesi duhet tё dijё qё nё praktikёn e diksionit ka ushtrime qё korrigjojnё kёto “defekte” tё “s”-sё apo “r”-sё qё shkaktojnё hilaritet, thuajse gjithmonё banal. Portokallia dhe gagaçёt/thuthuqёt e saj mund t’i marrim si shembuj nё kёtё rast.] Personalisht e shoh si klishe edhe pёrshfaqjen aktoriale tё njё princi me sjellje fisnike siç jemi mёsuar ta shohim dhe ta pranojmё zakonisht. Madje dukej sikur Hamleti i Globe Theater eksploronte edhe njё nuancё humoristike tё personazhit (pёrtej “defektit”) tё cilёn personalisht nuk e kam hasur kurrё nё Hamletin klasik shakespeare-ian.

Por, pёr fat tё keq, kjo lloj qasjeje kundrejt personazhit ende nuk ishte artikuluar nё mёnyrё koherente dhe gjatё gjithё performancёs aktoriale. Personalisht do tё kisha preferuar njё Hamlet qё tё kёmbёngulte mё shumё nё atё lloj recitimi aktorial paksa tё çjerrё, tё bёrtitur, nё tranzicion e sipёr nga nevrastenik nё psikotik. Do tё kisha preferuar qё ky Hamlet tё mos kishte marrё vende vende klishenё e njё zёri tё errёt, bas-fals, njё zё thuajse stomakor, pёr tё arritur tragjizmin e zakonshёm qё duket i jep edhe autori elizabetian. Kam pёrshtypjen se kёrkimi drejt njё interpretimi tё tillё tё personazhit u ёshtё dukur disi tepёr eksperimental organizatorёve dhe marketuesve tё turneut Globe to Globe qё e kanё lёnё mёnjanё pёr tё mos cёnuar pritshmёritё e masave globale nё pёrputhje mё logjikёn e industrisё sё argёtimit kaq fashion dhe trendy kёto 2 dekadat e fundit.

Por, kёto mospёrputhshmёri tё Hamletit tё Naeem Hayat-it, sidomos nё kontekstin tonё “saharian” teatror, janё tё falshme. Nёse njё aktori tё Globe Theater i duhet tё ruhet nga skadimi i ndёrtimit tё rolit (posaçёrisht tё industrializuar pёr turneun global qё kanё ndёrmarrё) nё konsumerizёm, pёr shkak tё pёrdorimit tё hileve tё mjeshtёrisё aktoriale, njё aktori shqiptar i duhet ende tё zbulojё ç’ёshtё aktrimi profesional, dhe mё vonё ndoshta – pasi tё ketё zbuluar edhe hilet e zanatit – tё ruhet nga trukimet vetpёlqyese. Nёse aktorёt e Globe Theater duhet tё ruhen nga tendenca e profesionalizmit tё tepёrt, nga zotёrimi i kristalizuar i rolit qё me kalimin e kohёs bёhet klishe, i zotёrueshёm lehtёsisht dhe qё rrjedhimisht ul tek aktori tensionin e domosdoshёm parapёrgatitёs tё vёnies nё skenё; pёr aktorin tonё, qё nuk ka as libra pёr tu formuar, sfida parёsore ёshtё vetpёrmbajtja, rezistenca ndaj tundimeve butaforike qё mundohen tё mbulojnё mospёrgatitjen teatrore dhe qё – nёse tё pёrdorura – pashmangshmёrisht e theksojnё dhe evidentojnё nё mёnyrё edhe mё katastrofike mangёsinё formative tё tij. I referohem nё kёtё rast teprive butaforike jo vetёm tё pozave pseudo-madhёshtore aktoriale qё shndёrrojnё nё groteskё aktorёt tanё (alla Henri VI i dy viteve mё parё), por edhe ndriçimit tё hallakatur dhe pa pikё lidhje me pjesёt e vёna nё skenё, thjeshtё pёr tё thёnё qё kemi edhe njё teknik dritash (Globe Theater pёr Hamletin e tij mbajti dritat e sallёs sё TK tё hapura gjatё gjithё kohёs, dhe kam pёrshtypjen se e bёnё ngaqё panё qё mundёsitё e ndriçimit tё skenёs sё Teatrit Kombёtar ishin tё mjerueshme dhe vendosёn tё mos shtiren, duke eleminuar totalisht punёn me dritat). E njёjta gjё mund tё thuhet pёr skenografitё bulimike qё i ngjajnё mё shumё kёshtjellave-vilave idiote qё shohim tё ndёrtuara nё peizazhet tona tё pёrditshme. Vetpёrmbajtja nuk ёshtё pёr ne, dhe kjo ёshtё simptoma qё pёrveçse barktharё na bёn tё mbetemi edhe trutharё, sidomos nё teatёr.

Pёr ta mbyllur mё duhet tё nёnvizoj edhe njё koinçidencё “tragji-komike elizabetiane” qё ka tё bёjё me njё trajnim – 10/11 qershor – pёr stafin e institucioneve shqiptare tё artit tё organizuar nga Ministria jonё e (Agri)Kulturёs sё munguar dhe Kёshillit Britanik pёr “rritjen dhe zhvillimin e audiencave nё institucionet e artit”. Ministrja e (Agri)Kulturёs sё munguar, znj. Mirela Kumbaro-Furxhi, nuk kupton ende qё duhet filluar nga arti dhe mё pas “rritja dhe zhvillimi i audiencave tё institucioneve” qё me art merren; nuk kupton ende qё duhen pёrkthyer tekste (aktor-formuese nё rastin e teatrit, meqё nuk kemi as edhe njё tё vetёm) qё tё mundёsojnё aktorёt tё bёjnё art, e mё pas ta shesin (qoftё edhe nё mёnyrё industriale) atё; nuk kupton dhe nuk sheh ende kjo ministre as mangёsinё mё tё afёrt me “profesionin” e saj (pёrkthimin). Dhe kur kompetenca e kёsaj ministreje nuk arrin tё mbulojё as qerthullin e “profesionit” tё vet, unё nuk kuptoj se çfarё kompetencash duhen pritur prej saj! Nuk kuptoj si ka mundёsi qё ende nuk ka zgjedhur – nё mos ajo vetё, dikush tjetёr pёr tё – jetёn baritore tё “qokave tё fshatit”!