‘Studjuesja e artit’ Eleni Laperi dhe ‘gazetarja’ Fatmira Nikolli na informojnë, pa dashje, se kush qëndron pas mbylljes së “Onufrit”. (Romeo Kodra)

Sot po lexoja online një intervistë të kryetares së bordit të Galerisë Kombëtare të Arteve, studjueses së artit Eleni Laperi, dhënë gazetares Fatmira Nikolli, mbi çështjen e mbylljes së “Onufrit”. Nëse në shqip fjalët kanë kuptim, të studiosh do të thotë, sipas etimologjisë, të sforcohesh për të bërë (studère, lat.); pra, si fjalë, në vetvete, nënkupton një farë lloj mundi. Ndërsa të jesh gazetar, supozoj, duhet të paktën të mos jesh analfabet dhe, nëse pyetjet nuk i ke të paracaktuara dhe nuk je thjeshtë një papagall apo mikrofonmbajtës, të kuptosh thelbin e informacioneve që dalin prej përgjigjeve dhe të thellosh nxjerrjen e tyre duke bërë pyetje të mëtejshme edhe më specifike.

Intervista midis “studjueses” dhe “gazetares” hapet me një lajm:

” – Onufri u mbyll. A është e përkohshme kjo mbyllje?
Mbyllja përfundimisht e konkursit ‘Onufri’ u vendos nga Ministria e Kulturës, e cila kërkoi edhe mendimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, si institucioni i ngarkuar për ta zhvilluar këtë aktivitet.”

Kjo do të thotë që është, edhe kësaj here, Ministria e Kulturës në personin e Mirela Kumbaros që po e mbyll këtë aktivitet dhe jo (vetëm) Galeria Kombëtare e Arteve. Pra kemi të bëjmë, me një tejkalim të pastër kompetencash që shkel me të dyja këmbët ligjin.

Por a i bën përshtypje “gazetares”? Jo, asolutisht. Nga pusi i injorancës së kulturës institucionale nuk ka asnjë shkëndijë shqetësuese. Kjo, për njerëz normal, është për të vënë duart në kokë dhe e pata evidentuar si problem në këtë blog, që në 2015, kur nisi mësymja e parë e “Rilindjes” kurndër institucionit GKA dhe “Onufrit”. Madje, kësaj here, kokëkrehura e prostitucionit të artit dhe kulturës Mirela Kumbaro, u mundua shumë që të mos dilte direkt në skenë duke lëshuar në sulm “regjimentin Kosova II” dhe një bythëlëpirës nazistoid si Erzen Shkololli. Kjo është e dukshme që në fillim të komunikatës së GKA që lajmëronte mbylljen, ku, në fjalinë e parë, thuhet se “Galeria Kombëtare e Arteve ka vendosur në mbylljen e ‘Onufrit’” dhe vetëm në fjalinë e fundit, me një burokratikishte të thatë, thuajse asnjanëse, për të mos çliruar asnjë lloj përfshirje emocionale, theksohej se “Ministria e Kulturës shprehu dakordësinë e saj mbi këtë vendim, në respektim të pavarësisë së gjykimit të Bordit Artistik të Galerisë Kombëtare e Arteve“. Domethënë Mirela Kumbaro, thjeshtë, ka “respektuar pavarësinë e Bordit”!? Sot, pas kësaj daljeje të Laperit, tingëllon, në mos tallëse, përsëpaku ironike.

Por, kur “gazetarja”, duke mos kapur thelbin e informacionit, është profesionalisht fyçkë, “studjueses së artit”, kësaj studjueseje së cilës i ka rënë bretku me karamelosje dhe kamomilizime kritike të artit duke marrë rrogën dhe pensionin prej institucioneve (taksave) publike gjatë gjithë jetës, dhe teorikisht duhet të ketë një ndjeshmëri institucionale të lartë (“studjuesja” dhe shurraqë të tjerë të “Bordit” dhe drejtori i ssotëm kanë punuar edhe me Gëzim Qëndron midis të tjerash, meqë ra fjala për ndjeshmëri institucionale), a i bën përshtypje ky tejkalim kompetencash? Absolutisht, aspak! Madje kur “gazetarja” e pyet “Pse patët bindjen se duhej mbyllur për të pritur rikonceptimin?” vetë “studjuesja e artit” pohon se “Kjo nuk ishte bindja ime, pasi nuk e mora unë këtë vendim“. Pra, troç, komunikata e Erzen Shkolollit na del se është një falsifikim (dënohet penalisht!!!), sepse në të lexohet, të zezë në të bardhë që:

Anëtarët e Bordit Artistik dhe drejtori i GKA-së z. Erzen Shkololli ndajnë mendimin se GKA ka nevojë për një formatim dhe një qasje të re pune që do të jetë në hap me zhvillimet e reja në artin bashkëkohor dhe që reflektojnë ndryshimet thelbësore socio-politike në Shqipëri, rajon e më gjerë.

Pra, pyetja është: si nuk jep dorëheqjen Eleni? Përgjigjen e ka personi në fjalë. Unë mundem vetëm të hamendësoj. Ka hallin e shpërblimeve si kryetare e Bordit? Epo, do bythë puna! Do pak mund, siç e kërkon edhe etiketa “studjuese arti”. Apo është aq injorante dhe analfabete përsa i përket çështjeve institucionale artistiko-kulturore saqë nuk ka ditur se çfarë ka thënë dhe nesër mund të rigëlltisë si pa të keq çdo gjë? Edhe kjo mundësi nuk duhet përjashtuar duke ditur idiotësinë e dallkaukëve që kanë zaptuar institucionet publike që nga koha e Enver Hoxhës dhe tredhjen që kanë në tru, trup e deri në palcë.

Advertisements