Pёrshёnjimi i hapёsirёs artistike: “NEVER” si fillim. Pjesa I. (Romeo Kodra)

ENVER / NEVER

ENVER / NEVER

“… liri, liri tё mbytur.”

Klosi A., “Refleksione”, 1991.

Pёr Michel Foucault “liria praktikohet”[1]. Liria nuk ёshtё njё status, dhe as statike. Praktika e saj zhvillohet nё hapёsirё dhe kohё. Hapёsira dhe koha mund tё jenё tё mendjes dhe tё realitetit jashtё saj. Automatikisht, kur mendojmё mbi hapёsirёn dhe kohёn, ato na vijnё si perceptime specifike dhe, duke qenё specifike, domosdoshmёrisht janё edhe tё kufizuara. Kufizimet janё tё perceptueshme nёpёrmjet shenjave qё njё pёrshenjues ka themeluar. Por, pa njё pёrshenjues, pa njё autoritet[2] qё krijon shenjat, nё mёnyrё abstrakte hapёsira dhe koha janё pa kufizime.

Nё art, aktiviteti nё tё cilin kultivohet liria, pёrshenjimi autoritar i hapёsirёs dhe kohёs ёshtё problematizuar gjithnjё; qё nё gjenezёn e tij, qё nё shpellat e Lascaux-sё, arti ka problematizuar kufizimin e hapёsirёs dhe kohёs, dёshirёn pёr tё dalё nga izolimi. Pёrpos kufizimit dhe izolimit bio-natyror, nё art ёshtё problematizuar gjithashtu edhe kufizimi dhe izolimi kulturor. Nuk ka nevojё tё marrё shembujt e pafundё tё historisё sё veprave tё artit dhe artistёve, si dhe vartёsinё karshi njё pushteti autoritar qё kultura tё ndryshme njerёzore kanё vёnё si pёrshёnjues racional tё hapёsirave dhe kohёs dedikuar atyre. Po pёrmend vetёm njё shembull: Land Art, nga burgjitё e maleve nё Lascaux deri nё sipёrfaqe tё tyre.

Land Art ёshtё njё rrymё qё lind nё Shtetet e Bashkuara si njё rrjedhojё e presionit konsumerist tё tregut tё artit. Inflacioni i vlerёs sё objektifikuar ekskluzivisht tek vepra artistike detyroi disa artistё tё radikalizonin pozicionet e tyre si antiteza tё njё mjedisi krejtёsisht antiartistik dhe mbytёs. Pёrveç kёsaj rrjedhe ideologjike, Land Art ishte formalizuar si rrymё mё vetё falё eksperimentimeve tё metodёs “site specific” tё artit konceptual (natyrisht po pёrjashtoj artin arkitekturor), nё tё cilin çmaterializimi i veprёs (mbizotёrimi i idesё ndaj materialit), ekspresiviteti gjuhёsor, pёrcaktimi i instrumentit shprehёs, nё pak fjalё logjika kreative duchamp-iane, ishin rregullat bazё.

Artsitёt qё praktikonin Land Art (Heizer, Oppenheim, Smithson, etj.), pёr tё dalё jashtё qerthullit tё konsumerizmit dhe tregut tё inflacionuar tё artit, punonin direkt nё mjedisin natyror, i cili nё imagjinarin e tyre, nё vitet ‘68/’69, ishte i patregtueshёm dhe, mbi tё gjitha, nё kёtё hapёsirё natyrore – tё painfektuar ende nga pushteti konsumerist – ndiheshin si drejtues dhe autoritete etiko-estetike qё kishin mundёsi tё sugjeronin alternativa tё qёndrueshme karshi industrializimit tё pafre bashkёkohor. Nё pak fjalё zhvendosja apo arratija drejt hapёsirave makro bёhej si njё sajesё dhe shpresё e fundit pёr t’i shpёtuar pushtetit gjithpёrpirёs konsumerist qё kishte zaptuar çdo qelizё tё shoqёrisё amerikane dhe perёndimore nё pёrgjithёsi.

Iluzioni – se me gjetjen e territoreve tё reja autoritarizmi i pushtetit do tё mundёsonte bashkёjetesёn me ideologji alternative pёrtej vetvetes – u kuptua shpejt. Ky iluzion demonstrohet nё rastin e boom-it tё artit bashkёkohor, konceptual (si rrjedhojё edhe e Land Art-it) si i arritshёm prej tё gjithёve. Kjo u mundёsua nga shndёrrimi i pushtetit autoritar qё prej pushtet elitash ekonomiko-konsumeriste, tё cilat arrinin tё pёrpinin nёpёrmjet veprёs edhe artistin, u transformua nё pushtet elitar masiv (tё masave) ku gjithkush mund tё shndёrrohej nё artist.

Pёr fat tё keq nё Shqipёri kemi handikapin e kalimit nё boom-in e artit konceptual, pra ёshtё shumё e lehtё tё jesh artist, pa prekur absolutisht elitat ekonomiko-konsumeriste tё Botёs Perёndimor. Praktikisht nё Shqipёri, dhe ky ёshtё problemi mё i madh pёr mendimin tim, nuk kemi provuar as iluzionin e artit konceptual bashkёkohor si etikё dhe estetikё e vetqёndrueshme dhe ekosistemike brenda shoqёrisё. Kjo ka sjellё tre kategori artistёsh: ata qё shtiren si artistё (shumica), ata qё nuk kanё mjaftueshёm besim tek vetja pёr tё qenё artistё (shumё pak) dhe ata qё janё me plot gojёn artistё (numёrohen me gishta).

Si studiues i teorive tё artit, mё shumё se sa historian arti, mё pёlqen tё ndjek rrjedhёn e gjuhёs dhe fjalёve specifike qё gjej pёrgjatё studimeve tё mia. Gjatё kёsaj rrugё u gjeta pёrpara nё atё qё mё sipёr formulova si pushtet elitar masiv amerikano-perёndimor i viteve ‘60/’70, thuajse vetvetiu tё pёrthyer, si pushteti i masave enveriste nё Shqipёri.

U gjeta unё si studiues e kёrkues, njёsoj siç gjenden tё gjithё shqiptarёt qё jetojnё mes kёtyre pushteteve qё janё alternuar nё Shqipёrinё e pas Lustёs sё II Botёrore, duke kapёrcyer natyrisht handikapin e elitave ekonomiko-konsumeriste edhe iluzioni/ёndrrёn e tyre. Duket sikur po bёj spekulime tejet filozofike, dhe dёshira pёr tё demonstruar tё kundёrtёn me fjalё, pra me mediumin qё po komunikoj me lexuesin e kёtij shkrimi, ёshtё tepёr e fortё dhe stimuluese si sfidё. Por duke ditur qё arti ka aftёsi sintetizuese mё tё fuqishme po pёrdor veprёn “NEVER” tё Armando Lulajt pёr tё demonstruar sa mё sipёr.

Pёr mendimin tim “NEVER” ёshtё vepra artistike me nivel mё tё lartё qё ndonjёherё ka dalё prej njё artisti pamor shqiptar qё nga paslufta e kёtej. Shpresoj tё jap nё mёnyrё tё qartё edhe elementёt nё tё cilёt bazohem.

“NEVER” mund tё katalogohet si vepёr bashkёkohore konceptuale e Land Art-it sepse pёrmban tё gjitha rregullat formale dhe logjikёn kreative duchamp-iane qё pёrmenda mё sipёr. Lulaj madje shkon pёrtej duke rihapur edhe njё herё nёpёrmjet kёsaj forme arti diskutimin e hapёsirёs sё dhunuar prej pushtetit masivizues dhe tё masave; duke shtyrё mёtej kufirin hulumtues mbi etikёn (qё dukej e mbyllur brenda kёsaj forme ku sot eksperimentohet vetёm me estetikёn dhe ripropozime tё vjetra tё etikёs); duke thёnё diçka tё re, nga Shqipёria, nga fundi i Botёs Perёndimore. Praktikisht, autori duket se sugjeron qё nuk ёshtё zgjerimi i hapёsirёs zgjidhja e krizёs sё lirisё kreative tё artit bashkёkohor, por mёnyra dhe vetёndёrgjegjёsimi etiko-estetik i pёrshenjimit tё kёsaj hapёsire.

Kam pёrshtypjen se nuk ёshtё kuptuar aspak prurja e kёsaj vepre. Nuk ёshtё kuptuar qё mund tё jetё çelёsi i njё leximi kontekstual qё nga fshati global nё tё cilin ndodhemi do tё mund tё bёhemi tё famshёm, natyrisht jo mё tepёr se ato 15 minutat warhol-iane, dhe t’i themi diçka origjinale dhe autoktone botёs.
Pakkush ka vёnё re qё nuk ёshtё rastёsi qё shkrimi ENVER kolonizoi[3] Shpiragun nё 1968, falё “kreativitetit spontan tё masave”, pikёrisht nё periudhёn e eksperimentimeve amerikane tё “site specific artist’s”. Por ndёrsa nga njёri krah – ai i enverizmit autokton – punohej me simboliken, nga tjetri – ai i eksperimentuesve konceptual – punohej me imagjinaren.

Armando Lulaj me “NEVER” shkon pёrtej kuptimit literal, shkon tek luhatja qё ndihet tek “litera”[4], ku “litera”/shkronja shkund nga themelet kuptimin iluzor qё na jep nё njё moment tё parё fjala. Faktikisht vetёm me njё spostim/shkёmbim minimal tё dy shkronjave fillestare qё kryen artisti na shfaqet koncepti i ri, ai i shuarjes sё çdo autoriteti. ENVER-i ёshtё NEVER/KURRЁ, asnjёherё mё. Njё lexues i pafajshёm qё ende s’ka njohuri mbi Lakanin, do tё kujtojё qё ёshtё autoriteti hakmarrёs i shqiptarёve mbi ENVER-in qё triumfon, por nё thelb ёshtё gjuha, sepse “gjuha na flet” (Lakan). “Never say Never/Enver”, sepse nё momentin qё e mohon je nё mёshirёn e fjlaёs dhe tё pushtetit tё saj autoritar, nё mёshirёn e reales me tё cilёn punon nё mёnyrё kaq origjinale Lulaj.

Gjuha shenjon nё mёnyrё autoritare vlerat dhe hapёsirat qё racionalizohen nёpёrmjet kёtyre vlerave. Gjuha thotё qё shqiptarёt nga punёtorё kreativ spontanё tё enverizmit kryejnё tё njёjtat procese nёpёrmjet kreativitetit spontan tё masave kundrejt njё pagese, qё na rikujton pёrsenё e boom-it tё artit konceptual si diçka e thjeshtё e bёrё prej gjithkujt, dhe mbi tё gjitha lehtёsisht fitimprurёse.

Pёrveç autoritetit unikal me tё cilin kjo vepёr hap diskutimin nё nivel global mbi vetё formёn e artit sё cilёs i pёrket – e pёrsёris, e vetmja vepёr shqiptare qё mundet tё bёjё njё gjё tё tillё – Armando Lulaj nё mёnyrё po aq unikale pёr kontekstin shqiptar problematizon njё plagё bashkёkohore si ajo e kolonizimit tё hapёsirёs nё konceptin e saj mё tё gjerё. Kolonizimi autoritar i hapёsirёs natyrore (nё fakt artisti ekologjikisht as nuk shton e as nuk heq nga materialet qё gjendeshin nё vendin e ndёrhyrjes artistike tё cilat u recikluan nё njё vepёr arti bashkёkohor); kolonizimi autoritar i hapёsirёs sociale (i njёjti personazh qё kishte punuar nё shkrimin e ENVER-it punoi edhe pёr NEVER-in duke demonstruar pёrmbysjen e statusit simbolik dhe imagjinar, si artist i masёs enveriste dhe artist i masёs bashkёkohore) dhe sёfundmi kolonizimi autoritar i hapёsirёs artistiko-kulturore [vazhdon].

[1.] Shih Foucault, M. “Le Souci de Soi”, Gallimard, 1984.

[2.] Autoriteti ndryshon nga autoritarizmi sepse autoriteti krijohet nёpёrmjet “auctoritas”, nёpёrmjet aktit individual apo kolektiv qё shenjon, ndёrsa autoritarizmi krijohet nёpёrmjet pёrdorimit instrumental tё aktit tё shenjuar, si tё thuash, njё person ёshtё autoritar kur jeton me “kredi” falё njё akti tё kryer, ndёrsa autoriteti jeton dhe vepron brenda aktualitetit dhe jo me “kredinё” e tij.

[3.] Rrёnja “colo” ka tё bёjё edhe me kulturёn, por qё ndryshe nga “kultura” nё “kolonizim” ёshtё autoritar, d.m.th. marrdhёnie hierarkike vertikale dhe aspak e ndёrsjelltё me mjedisin.

[4.] Shih “Lituraterre” tё Jacques Lacan.