Ivi Topp @ MIZA: ç’ёshtё aktori dhe teatri? (Romeo Kodra)

ivi topp @ miza

ivi topp @ miza

Galeria “MIZA” si event tё rradhёs çeli dje ekspozitёn e artistit Ivi Topp. Ekspozita, e titulluar “Shaking Hands and Fake Smiles to High Heels and Thick Ties”, nё fakt ishte njё performancё e mangёt, por edhe e munguar.

Nё njё fletё prezantimi tё performancёs shpjegohej se vepra ishte pёrreth “çёshtjes e rolit tё artistit brenda sistemit tё artit dhe se si imazhi i tij publik perceptohet nga publiku”. Pra, bёhej fjalё pёr statusin e artistit, imazhin/maskёn/fasadёn e tij nё teatrin e madh tё realitetit bashkёkohor. Thuhej gjithashtu se “[n]ё çdo ‘vernissage’ ky projekt shoqёrohet me njё performancё e cila konsiston nё veshjen e njё bluze tё bardhё nga tё gjithё artistёt prezent tё printuar ‘Actor’ me tё zezё”. […] Kartela (qё vendoset poshtё punёs [‘Jo pёr artistё!’]) qё shoqёron pjesёn, ёshtё njё interpretim sarkastik i njё ekspozite tipike ‘formale’”. Por, pak mё sipёr – nё fletёn shpjeguese – thuhej se “[d]uke pёrdorur shumёsin ‘NE’, çdo artist ёshtё i vendosur nё tё njёjtin nivel pёrfshirё edhe krijuesin e kёsaj vepre, i cili merr guximin pёr tё zbuluar atё qё fshihet pas perdes.”

Fatkeqёsisht artisti nuk ishte i pranishёm, dhe kjo mosprani bёn tё bjerё i gjithё koncepti qё shpjegohej nё fletёn e prezantimit. Madje duke munguar ‘NE’, dhe duke u shndёrruar nё ‘JU’, sarkazma duket se u bie mbi supe atyre qё nё mёnyrё tё pafa(j/l)shme dhe tё pamenduar u futёn nё lojё duke veshur atё bluzё qё nё konceptin origjinar duhet tё kishte njё ironi pezhorative(?) dhe degraduese(?) pёrsa i pёrket idesё qё artisti Ivi Topp ka pёr aktorin.

Kjo ishte çfarё unё kuptova nga performanca.

Ёshtё ky mesazhi dhe dёshira e Ivi Topp? Jo! U informova personalisht tek artisti dhe stafi i MIZA-s, tё cilёt mё konfirmuan se pёr impenjime tё tjera madhore artisti nuk kishte patur mundёsi tё vinte nё Tiranё. Kёshtu qё, pёr kёtё arsye, e quajta tё mangёt, jo tё plotё. Pra performanca nuk duhet marrё si njё lojё dashakeqёse e artistit bёrё kolegёve tё tij.

artist or actor

artist or actor?

Por, po mendoja, po sikur t’i kishte mёshuar mё shumё provokimit sarkastik [“sarkazёm: ironi therёse dhe e hidhur” sipas fjalorit tё shqipes]? Po sikur artistёt tё cilёt morёn pjesё me mirёbesim nё performancё tё ishin vёnё nё lojё? Tё them tё drejtёn kёtё do e kisha preferuar. Do e kisha preferuar sepse e shoh si ende tё pakuptuar plotёsisht lojёn brenda tё cilёs janё vёnё artistёt, sidomos nё kontekstin shqiptar; atё lojё qё kryhet nga organizues eventesh, nga shpёrndarёs fondesh, nga dirigjentё tё rafinuar orkestrash pushtetare (masmediatike, politike apo ekonomike qofshin); kёshtu qё sikur tё shpoheshin – jo vetёm artistёt, por edhe publiku – herё pas here me ndonjё trill tё tillё nuk do tё ishte keq … njё katarsis e herёpasherёshme humoristike na duhet nё fakt, pёr tё dalё nga plogёshtia.

Por, Ivi Topp mesa duket zgjedh sarkazmёn therёse tё tragjedisё sё aktorit. Kёtё tragjedi aktori e ka si dёnim gjenetik, e ka de+ontologjikisht pjesё tё jetёs, dhe sarkazma, qё etimologjikisht ka tё bёjё me therjen, pra me mishin, me trupin, tek aktori ёshtё pёrtej çdo metafore, ёshtё nё realen e mishit tё tij. Pra, qё tё pranosh tё jesh aktor, do tё thotё tё pranosh therjen qё tё pret (nё tё dy kuptimet e kёsaj fjale) kur ngjitesh nё skenё, nё atё skenё brenda sё cilёs ke zgjedhur tё jesh aktor. Nuk ёshtё e lehtё. Jo mё kot aktori ishte i shenjtё njё herё e njё kohё.

Thёnё sa mё sipёr, duhet kujtuar qё teatri perёndimor lindi nё ritet sakrale dhe sakrifikale (vini re etimologjinё ‘sacer’/’gjak’ tё fjalёs nё latinisht) tё festave tё “Dionisieve tё Mёdha” nё Athinёn e Lashtё. Nё qendёr tё skenёs athinase ishte altari i Dionisit, i quajtur “thymele”, njё strukturё (tip sofre) ku servirej oferta pёr Perёndinё e begatisё, e rifillimit tё jetёs (prandaj zhvilloheshin nё pranverё Dionisiet), aty ku servirej trupi i tё sakrifikuarit (kafshёs, por edhe aktorit). Kjo “thymele” ka tё bёj me themelet tё cilat nё shqip kanё ruajtur origjinёn si nё asnjё gjuhё tjetёr, pёrfshi kёtu edhe greqishten (interesante tё kujtohen edhe muret e Kalasё sё Rozafёs, me kёtё rast, gjaku i sё cilёs ushqen dhe mban bashkё themelet e njё qyteti). Nё kёtё therje athinasi ashtu si iliri i lashtё shkodran rithemelonte dhe ripёrtёrinte jetёn e tij, falё sakrificёs sё shenjtё tё bagёtisё dhe aktorit/njeriut tё therur.

Nuk e di nёse nё Shqipёrinё e 2014 tё veshёsh njё bluzё me tё shkruarёn “ACTOR”, pra tё pranosh dhe pohosh tё jesh i tillё, ka tё njёjtёn domethёnie si nё Athinёn apo Shkodrёn e Lashtё. Do ishte mirё tё pyeteshin Ivi Topp dhe artistёt qё performojnё nё kёto performanca se sa dhe deri nё ç’pikё e perceptojnё kёtё therje. Do tё ishte interesante tё hapej njё diskutim e tё shihej deri ku shkon radikaliteti i tyre mbi vetёndёrgjegjёsimin si pjesё themeluese dhe e patjetёrsueshme e jetёs bashkёkohore shqiptare (nё AKSREVISTA – shih nё faqen “About” – po e pres prej mё shumё se njё viti kёtё hapje diskutimi). Nuk do tё doja tё ishte marrё fjala “ACTOR” si njё ironi (“eiron”/”shtirje” nga greqishtja), njё shtirje e lehtё dhe pёrgjithёsuese, siç merret shpesh teatri nga anёt tona, pёr tё shprehur njё pathos qё nuk ёshtё asgjё mё tepёr se patetizёm borgjez i ç’ngjyrosur. Teatri – qё pas “Lindjes sё Tragjedisё” me firmё nietzsche-iane – ёshtё mё tepёr se njё shtirje ironike e sipёrfaqёsore pёr tё provokuar njё humor tё zbehtё.

Ivi Topp – tё cilit i sugjeroj, ashtu si dhe miqve tё MIZA-s, qё nё tё ardhmen tё mos e bёjё mё kёtё performancё pa qenё i pranishёm edhe vetё, pёr arsyet e keqkuptimit qё shpjegova mё sipёr – ka kapur dhe hapur njё argument themeltar, sidomos pёr artin bashkёkohor shqiptar. Dhe ёshtё njё argument i vjetёr sa vetё arsyetmi mbi artin dhe tё bukurёn nё art. Nё fakt, traktati i parё i mirёfilltё pёr artin qё njohim na vjen prej Aristotelit (Poetika), dhe flet pikёrisht pёr artin e teatrit dhe aktorin si paradigma tё artit dhe artistit nё pёrgjithёsi. Ivi Topp kёrkon dhe mundohet tё zbulojё “atё qё fshihet pas perdes”. Kjo ёshtё themeltare nё art. “L’arte sta nel levare” / “Arti konsiston tek heqja” – thoshte Michelangelo. Arti ёshtё gjithmonё njё kёrkim pёrtej fasadёs, pёrtej perdes, pёrtej siparit. Jo mё kot nё teatёr kemi tё bёjmё me sh-faqje, me shkatёrrimin e njё faqeje, me shkatёrrimin e njё fasade pёr tё parё pёrtej.

Siç thashё nё Shqipёri argumenti ёshtё mё aktual se sa tjetёrkund. Nё Shipёri kemi artistё qё bёjnё edhe vepra tё tilla – si mёposhtё Edi Rama – dhe artistё/kuratorё tё tjerё – Anri Sala nё ekspozitёn kosovare e pak muajve mё parё apo botimin e monografisё mbi “artistin e madh” – qё na i shesin pёr art.

art?

art?

Dhe ky art ёshtё i kundёrt me “heqjen” mikelanxholeske, i pёrafёrt me “fshehjen pas perdes” pёrtej pushtetit tё sё cilёs Ivi Topp kёrkon tё shohё, ёshtё njё “vёnie nё skenё” butaforike me “Shaking Hands and Fake Smiles to High Heels and Thick Ties”. Ky lloj arti ёshtё njё art pseudo-teatror, ёshtё njё karnaval (itl. “carne levare” / “heqje mishi”), njё cipё, njё lёkurё pa mish (kujtoni themelet e teatrit dhe kundёrshtinё e dallueshme), njё teatёr kukullash (Pinoku?), njё lёvozhgё, thjeshtё njё maskё me tё cilёn masturbohet dhe erotizohet nё mёnyrё perverse pushteti autoritar, “planifikuesi” i vetёm “i realitetit” (kёshtu na e pёrcakton kuratori Sala) tonё tё mbushur plot me art … butaforik. Dhe duhen menduar ende themelet e Kalasё sё Rozafёs, duhet menduar dhe pyetur i kujt ёshtё ai gjak i derdhur nёpёr ndёrtime arkitektonike dhe urbanistike, ai mish i sakrifikuar. Falё kujt po bёhen? Dhe kush po predikon nga altari?

Ivi e hodhi topin! Do e hapim lojёn?