Intelektualёt me pasione analo-gjenitale. (Romeo Kodra)

Mё pёlqen kur intelektualёt marrin njё pozicion, sepse me tё tregojnё se kanё kuptuar thelbin de/ontologjik tё profesionit/termit. Njё intelektual ёshtё detyrimisht i angazhuar dhe i pozicionuar pёrreth argumentave tё interesit tё tij.

Dje disa intelektualё dolёn me njё komunikatё tё pёrbashkёt pёr tё mbёshtetur familjen dhe pёr ta mbrojtur nga ndikimi i personave me shёndet tё devijuar; pёr ta mbrojtur nga promovimi publik i manifestimeve pёr tё drejtat e komunitetit LGBT.

Po tё shohim me kujdes kёta intelektualё – pёrveçse formues opinionesh tё publikut – vёrejmё qё janё edhe me tituj shkencorё, profesorё, doktorё; janё njerёz qё formojnё edhe brezat e ardhshёm tё kёtij vendi.

Kёta formues brezash dhe opinionesh nё komunikatёn e tyre flasin pёr “zotin”, flasin pёr “ligje tё natyrёs” qё mbrojnё “identitetin e familjes” e cila “rrezikohet nga revanshi i njё morali pervers tё importuar”.

Intelektualёt me artilierinё e rёndё tё titujve akademikё kanё gjetur rastin tё denoncojnё meritat e tyre duke shfaqur haptazi injorancёn mbi kёtё argument. Pa dashur t’u jap mend mbi “Gjenealogjinё e moralit” me matricё nietzsche-ane, doja vetёm t’u kujtoja qё seksualiteti i njeriut – e thotё Sigmund Freud-i – s’ёshtё gjё tjetёr veçse njё “saldim”. Pra, pёr atin e psikanalizёs, seksualiteti i njeriut ёshtё njё fakt kulturor.

[Intelektualё tё dashur: seksualiteti kultivohet! Seksualiteti hetero, homo apo bi-, nuk vjen nga zoti dhe as nga natyra e njeriut (kush pretendon ta njohё kёtё tё fundit?). Kёtё gjё jua thotё edhe shkenca pёr tё cilat keni marrё titujt. Kur merrni terma psikanalitik (pervers, devijim), pjesё tё aparatit metodologjik frojdian, dhe i zhvilloni si koncepte vlerash (diskriminuese, qё duhen evituar sipas jush) e bёni nё mёnyrё arbitrare prej dashakeqёsisё suaj, interesit (kujt i jeni shitur e dini ju) apo, nё mё tё mirёn e rasteve, injorancёs.]

Nuk e di, por nё fund tё fundit edhe aq intelektualё nuk mё duken kёta autografues tё injorancёs sё vetvetes. Kёta nuk kuptojnё qё janё pozicionuar nga i njёjti krah i hitlerianёve. Dhe metodologjia retorike e tё ndjerit nёn kёrcёnim i pёrafron shumё me nazistёt. Personalisht mё sjellin nё mendje ato komplote tё supozuara tё rracёs hebraike kundёr arianёve tё pastёr, siç jemi edhe ne shqiptarёt(?), qё justifikuan Shoah-nё, apo krijimin bushian tё fobisё sё terrorizmit botёror pёr tё sulmuar Irakun dhe Afganistanin pa shkak.

Intelektualёt e “zotit”, “natyrёs” dhe “shkencёs” interesohen pёr orjentimet seksuale tё familjeve, domethёnё tё njerёzve. Pse e bёjnё kёtё? Pse u intereson analizimi i aktiviteteve analo-gjenitale tё individёve? Pse gjithё ky pasion? Dhe kur them “pasion” e nёnkuptoj nё bazё tё etimologjisё, nё kuptimin e “dhimbjes”. Nё pak fjalё: pse u dhemb? Mos vallё kanё abuzuar? Apo janё abuzuar? Edhe kёtё term – abuzim – e nёnkuptoj nё bazё tё etimologjisё, pra si “tejpёrdorim”. Ç’tё kenё tejpёrdorur vallё, deri nё pasion, kёta, deri nё dhimbje? Dilemё qё vetёm ata mund tё na e sqarojnё!

Tek reflektoj mbi pasionet e intelektualёve mё vjen nё mendje qё janё klerikёt ata qё promovojnё pasionin, dhe kёshtu ndjej vetvetiu njё erё klerikale nё kёto terma tё komunikatёs sё intelektualёve. Por, do tё kishte qenё mё e ndershme qё tё kishin dalё hapur klerikёt me kёtё komunikatё, sepse do u zinte vend mё shumё fjala meqё nё kёsisoj pasionesh analo-gjenitale tё orjentuara sipas ligjeve tё tyre tё brendёshme kanё njё lloj ekspertize mbi shpatulla qё gjenerata tё tёra – sidomos fёmijёsh – nё mbarё botёn ua dinё pёr nder.

P.S. Shoh me keqardhje nё listat e intelektualёve emra tё njohur tё artit teatror. Edhe kёta janё autografues dhe denoncues sё injorancёs sё vetvetes, punёs dhe titujve tё tyre. Kёta mesa duket nuk kanё kuptuar ende qё lёnda qё kultivojnё pa qenё nё minorancё, pra pa marrё krahun e minoriteteve, nuk ekziston. Nuk kanё kuptuar qё minoritetet ushqejnё artin e tyre sepse pa to nuk do tё kishin tragjedinё e as komedinё. Mjerё ta!