Pse u dhunua “Postbllok” i Lubonjёs dhe Isufit? (Romeo Kodra)

Postbllok - Lubonja - Isufi

Postbllok – Lubonja – Isufi

Njё akt vandal dhunoi njё vepёr tё Fatos Lubonjёs dhe Ardian Isufit, “Postbllok”, nё hyrje tё ish-Bllokut nё Tiranё. Njё akt vandal qё ndjej nevojёn ta quaj shprehimisht tё tillё, dhe mbi tё gjitha publikisht.

Ndjej gjithashtu nevojёn tё shpreh publikisht edhe njё lloj arsyetimi qё pёr AKSREVISTA-n pёrbёn aksiomёn themeluese. Ky arsyetim rreh rreth pёrshenjimit tё hapёsirёs publike, dhe veçanёrisht asaj artistiko-kulturore shqiptare.

Pёr kёtё arsyetim mё duhet tё lidhem mё njё intervistё tё Fatos Lubonjёs dhёnё “Panoramёs” mbi aktin vandal kundёr “Postbllok”. http://www.panorama.com.al/2014/09/02/lubonja-dhunimi-akt-urrejtjeje-ndaj-simbolit/

Jam shumё dakort me lidhjen e kthjellёt tё Lubonjёs qё sheh si tё ndёrlidhura punimet nё sheshin Nёnё Tereza pёr pritjen e Papёs dhe pakujdesinё apo indiferentizmin e qeverisё kundrejt monumenteve pёrkujtimore.

Por unё do tё shtyhesha mё tej. Do i kёrkoja mbi tё gjitha z. Lubonja ku bazohet kur pёrcakton kёtё monument pёrkujtimor si njё monument kujtese tё krimeve tё “regjimit komunist”. Kur ka qenё komunist regjimi shqiptar?

Pёrgjigjia e kёsaj pyetje mendoj se qartёson dhe denoncon skizofreninё qё konstruktohet dhe ushqehet nga fjalёt pёrgjithёsuese.

Fatos Lubonja duhet ta dijё mё mirё se kushdo tjetёr qё nё burgjet ku ka qenё i persekutuar ka patur komunistё tё cilёt nuk e kanё mohuar ndonjёherё tё qenurit tё tillё pёrpara, pёrgjatё apo pas persekutimit qё kanё pёsuar. Si ka mundёsi njё gjё e tillё? I duket normale Lubonjёs tё quajё – nga njёra anё – komunistё ata qё dergjeshin burgjeve me tё dhe – nga tjetra – tё quajё komunist regjimin diktatorial qё i persekutoi?

Nёse nuk ndahet shapi nga sheqeri mbi kёtё çёshtje e shoh tё vёshtirё qё mos tё pёrsёriten vandalizmat dhe tё mos vazhdojё pushteti skizogjen tё pёrfitojё nga pёrgjithёsimi turbullues i termave.

Nёse ky monument, “Postbllok” – i vetmi monumet me sens nё hapёsirёn e ish-Bllokut pёr mendimin tim -, do tё quhej si pёrkujtimor i krimeve tё diktaturёs enveriste (sipas emrit tё diktatorit absolut shqiptar), apo i krimeve tё diktaturёs popullore socialiste (sipas emёrtimit Republika Popullore Socialiste e Shqipёrisё), atёherё do tё ishte mё i ndershёm dhe korrekt nga pikёpamja studimore artistiko-historike, duke qenё se kemi tё bёjmё me njё monument pёrkujtimor artistik dhe historik.

Nёse do tё bёhej ky diferencim dhe specifikim, atёherё do tё isha pro dёnimit edhe tё vandalit dhe jo vetёm tё aktit vandal. Pa kёtё specifikim, nuk mund tё kriminalizojmё njё “vandal” qё ka bindje komuniste dhe qё nga ai monument ndihet me tё drejtё i ofenduar apo cёnuar nё hapёsirёn e tij sociale, publike. Deri nё provё tё kundёrt tё jesh nazi-fashist ёshtё krim, tё jesh komunist jo!

Me kёtё specifikim monumentit/veprёs pёrkujtimore do t’i hiqej edhe njё lloj autoritarizmi kriminalizues dhe zaptues i njё hapёsire publike qё pёrgjithёson jo vetёm memorie, por edhe njerёz qё nё ato memorie themelojnё bindjet e tyre sot e kёsaj dite. Nuk mund tё kriminalizohet komunizmi si nazi-fashizmi, nuk mund tё bёhet as nё emёr tё fondeve euro-amerikane-sorosiane. Tё quash njё monument pёrkujtimor pёr “krimet e regjimit komunist” (pa provёn mё tё dukshme dhe tё nevojshme, atё tё cilёsimit si “komunist”) do tё thotё tё kriminalizosh komunizmin, dhe gjёja nuk mё duket brenda mundёsive tё Lubonjёs apo ndonjё artisti, historiani apo intelektuali shqiptar. Pёr ta bёrё njё gjё tё tillё duhen patur njohuri mё tё thella teoriko-politike dhe mundёsisht tё demonstrohen dhe verifikohen si tё tilla nё njё nivel paksa mё tё gjerё se ai i provincializmit autokton.

Kam pёrshtypjen se Fatos Lubonja, si shumё intelektualё dhe opinionistё masmediatik tё tjerё, nuk kupton ende qё pёrshenjimi i hapёsirёs funksionon dhe rimon pёrgjatё gjithё fushёs semantike tё fjalёs “hapёsirё”. Fatos Lubonja ka njё hapёsirё fjale qё pёrshenjon njё opinion publik, dhe me shprehjen “krime tё regjimit komunist” pёrshenjon duke kriminalizuar njerёz qё nё komunizёm besojnё ende sot e kёsaj dite dhe qё janё pjesё e publikut qё pёrshenjohet pasivisht nё mёnyrё autoritare, pa patur tё njёjtёn mundёsi shprehjeje si Lubonja. Pёrveç pёrshenjimit tё hapёsirёs publike tё fjalёs, me monumentin “Postbllok”, Lubonja pёrshenjon duke kriminalizuar po atё publik qё pёrmenda mё sipёr edhe me hapёsirёn fizike, konkrete publike nё tё cilёn ka vendosur veprёn e tij.

Brenda kёtij publiku pasiv tё pёrshenjuar nё mёnyrё autoritare nё hapёsirёn e fjalёs publike dhe hapёsirёs fizike tё pёrbashkёt publike ndokush mund edhe tё indinjohet, ndokush mund edhe t’i pёrgjigjet po me tё njёjtin autoritarizёm, deri nё akte vandalizmi, autorёt e tё cilёve unё, personalisht, nuk ndihem nё gjendje t’i dёnojё nё mёnyrё kategorike siç bёj me aktet e tyre.

Tek Fatos Lubonja çmoj njё lloj ndershmёrie intelektuale, por qё mesa duket nuk mjafton pёr ta shndёrruar nё artist apo historian siç do kish qenё e udhёs tё ishte nё njё ndёrhyrje si ajo e “Postbllokut”. Me tё drejtё autori i “Postbllokut” nёnvizon se pёrsa “i pёrket njё lloj arti, gjuha e tё cilit pak njihet nё Shqipёri pikёrisht pёr shkak tё izolimit”, siç ёshtё “public art”, duhet patur kujdes … duke filluar nga vetё Lubonja.