“Statusi i kritikёs” i Dhurata Shehrit. (Romeo Kodra)

Dhurata Shehri – me “Statusi i kritikёs” – fitoi mё 10 qershor 2014 çmimin e I tё Akademisё KULT pёr kategorinё “Libri studimor” i vitit. Ky simbol i pёrvitshёm shenjon vlerat maksimale vjetore tё artit dhe kulturёs nё Shqipёri.

Duke qenё se me kritikёn e artit dhe kulturёs pёrjetoj tё pёrditshmen time reale, pёrveç asaj virtuale nё AKSREVISTA, mё duhet tё them disa fjalё mbi fituesen e “Librit Studimor” tё vitit.

Pavarёsisht se titulli i librit tё Shehrit ёshtё “Statusi i kritikёs”, duhet specifikuar qё nё fillim se me “kritikё” autorja nёnkupton vetёm kritikёn letrare dhe jo atё tё arteve pamore, apo performative (do tё ishte mё e ndershme karshi lexuesit sikur titulli tё ishte mё i vetpёrmbajtur). Po kёshtu nuk specifikon se ç’nёnkupron me “status”. Pra, tek autorja, vihet re qё nё titull relativizmi metodologjik mbi objektin e trajtesёs sё saj.

Duke dashur tё analizojё periudhat para dhe pasdiktatoriale tё kritikёs letrare shqiptare autorja thotё: “Edhe sot e kёsaj dite, kritika letrare nё Shqipёri i vuan pasojat e tri karakteristikave qё markojnё kritikёn e realizmit socialist: humbjes sё subjektivitetit tё kritikёs, pranimit funksional dhe jashtёletrar tё gjykimit tё letёrsisё dhe statusin e kritikёs si paraardhёse e letёrsisё. (fq. 14)”

Kur lexohen kёto rreshta ёshtё e vёshtirё tё pёrgjigjesh pa rёnё nё pedagogjizma, gjё qё urrej, por qё nё mungesё tё alternativёs nuk kam se ç’bёj. “Vuajtja” qё percepton znj. Shehri pёr fat tё keq nuk na pёrket vetёm ne shqiptarёve. Rrёnjёt e saj janё mё tё thella. “Humbja e subjektivitetit tё kritikёs” fillon me “vdekjen e zotit” qё Nietzsche i shpalli botёs. Foucault si rrjedhojё shpalli “vdekjen e njeriut” dhe tё “autorit” Barthes. Kёtij deçentralizimi relativizues tё subjektit pozitiv humanist, mirё-cogitans apo mirёmendues, Lacan i shpalli vartёsinё totale nёn rendin e fjalёs (“gjuha na flet”). Jemi pra nё rrjedhёn e mbretёrisё sё absurdit. Nuk e kemi vetёm ne shqiptarёt problemin e “vuajtjes”, pavarёsisht se absurdi i mirёmenduesve orwell-ian promovues tё Njeriut tё Ri dhe tё pagabueshёm Socialist kishte arritur kulme pёrtej satirikes tek ne, mu nё mes tё tragji-komikes. Sa mё parё tё kuptohet kjo, aq mё mirё ёshtё.

Kritikja letrare dhe pedagogia e Fakultetit tё Histori-Filologjisё znj. Shehri duhet tё kuptojё qё edhe “parimi funksional dhe jashtёletrar i gjykimit tё letёrsisё” nuk ёshtё njё demon qё mund tё kalohet, por veçse tё pranohet, madje edhe tё promovohet, sepse vetёm kёshtu mund tё hapen perspektiva tё reja interpretimi dhe botёkuptimi (jo vetёm letrar).

Po kёshtu duhet tё kuptojё qё kritika e paraprin objektin e kritikёs apo veprёn … qё nё kokёn e artistit i cili ka njё gjykim kritik paraprak apo impulse tё dёshirёs sё vet pёr tё krijuar.

Mё duket gjithashtu tejet i dukshёm gabimi i znj. Shehri – qё nuk e ka kuptuar objektin e trajtuar edhe pёrsa i pёrket subjektivitetit – kur thotё qё “[…] kritika nё Shqipёri i qaset letёrsisё nё fillim tё viteve ’90 pa subjektivitet, pra duke rrafshuar shijen personale pёr letёrsinё, me parime jashtёletrare qё e pёrjashtojnё vetё letёrsinё dhe ofrojnё modele tё shkrimit tё letёrsisё tё huaja pёr tё” (fq. 14). Ekzaktёsisht nё faqen pёrballё (fq. 15) pohon qё “[s]tatusi i kritikut kishte dalё prej realizmit socialist mё i dёmtuar se ai i shkrimtarit. Tё pajisur me njё autoritet mё pak tё cunguar, shkrimtarёt ishin tё parёt qё tentuan kritikёn autopromovuese qё mbart subjektivizmin ekstrem.” Ka patur apo s’ka patur subjektivitet apo subjektivizёm? Kush tha qё njё artist nuk mund tё jetё kritik dhe anasjelltas? Unё madje e shoh si shumё produktive kёtё. Nёse ideja ёshtё ajo e njё statusi tё kritikut tё paguar nga shteti atёherё studimi nuk ёshtё teoriko-letrar, por sociologjik. Ndryshon objekti i trajtesёs.

Janё pёrdorur nё kёtё libёr terma dhe koncepte nё mёnyrё pёrgjithёsuese e aspak shkencore. Çdo tё thotё p.sh. “antimodeli i letёrsisё sё realizmit socialist”? Nuk ishte model? Autorja e paragjykon si njё model jo tё mirё? Nёse po, nё ç’baza? Kjo ёshtё e pranueshme nё bare dhe kafene, jo nё tekste teoriko-shkencore.

Gjёma e vёrtetё e pёrdorimit me njohuri relative dhe pёrgjithёsuese tё termave dhe koncepteve arrihet kur autorja, pa i shtjelluar, na del me fraza tё tipit “[l]etёrsia, si tё gjitha ‘dukuritё shoqёrore’, i nёnshtrohej ‘luftёs sё tё kundёrtave’: ajo duhej tё ishte ose reaksionare, ose pёrparimtare, ose progresiste, ose regeresiste, ose realiste, ose romantike (fq. 17).” Vetёm kaq? E lёnё kёshtu kjo fjali ёshtё gati sartriane, “letёrsi e angazhuar”. Ёshtё madje thuajse deleuziane, ku njё “akt i vёrtetё krijues apo kreativ ёshtё njё akt rezistence”. Enverizmi idiot 45 vjeçar i letrave shqipe na del e mira absolute do tё thoja.

Mё tej, kur autorja thotё qё “[m]ungesa e kritikёs shqipe [akoma?] pas rёnies sё pushtetit tё ideologjisё shpjegohet tashmё me mungesёn e pushtetit tё terminologjisё. Mungesa e terminologjisё ka marrё nё kёtё fazё trajtat e zbrazёtisё metagjuhёsore (fq. 17)” nuk kuptoj se nё ç’vend e vendos veten. Mes atyre qё njohin terminologjinё?

Mё poshtё autorja flet edhe pёr njё importim tё “kritikёs strukturaliste” nё Shqipёri pas viteve ’90, por pa na dhёnё asnjё shembull. Si mirёmendues qё jemi, kthehemi edhe nё mirёbesues. Nёnvizon qё kёta strukturalistё autoktonё “synonin autoritetin pёrmes ‘kompleksimit’ tё lexuesve”. Do tё ishte interesante pёr çdo lexues tё dinte se kush ishin kёta? Ç’kishin thёnё? Ku? Kur? Si? Nё pak fjalё, nevojitet pak abetarizёm metodologjik.

Sikur tё mos mjaftonte, pedagogia dhe kritikja Shehri i fut edhe njё perlё tё fundit. Nё fq. 20 kemi “[t]eksti bёhet kёshtu kusht dhe kufi pёr interpretimin nё epokёn postmoderne”, dhe mё poshtё njё citim nga Lucia Rodler (?) “[t]ekstet janё material pune dhe dispozitivё tё verifikimit tek tё cilёt duhet tё referohemi gjithnjё, tekstet, pra nё fakt i vёnё kufi asaj lirie iluzore interpretimi (tё promovuar nё letёrsi prej dekonstruktivizmit) qё, sipas sociologut polak Zygmunt Bauman, karakterizon parehatinё e postmodernitetit”. Pёrveç asocimit abuziv tё dekonstruktivizmit me postmodernitetin (Shehri, Rodler apo Bauman njё dreq e di se i kujt ёshtё pjellё) kemi, edhe njё herё ekzaktёsisht nё faqen pёrballё (fq. 21), njё mbyllje me Pol de Man, atin e ‘Yale Critics’, eksponenti mё i rёndёsishёm i ‘Deconstructive Criticism’ qё mban erё “copy/paste”, pa referencё tё cituar (edhe pse nё thonjёza) dhe totalisht nё kundёrshti me ç’pohonte njё faqe mё parё autorja.

Nuk e di se ç’kulte kultivojmё? Nuk e di dhe se cilёt janё çmimdhёnёsit e kultivuesve tё kulturёs? Por njё gjё ёshtё e qartё: mallkimet e brezave qё vijnё nga pas do tё na persekutojnё.