DE-LUDII … Ergin Zaloshnja nё MIZA. (Teksti prezantues: Romeo Kodra)

Tё gjitha identitetet nuk janё veçse tё simuluara, tё prodhuara si njё “efekt” optik,
nёpёrmjet njё loje mё tё thellё qё ёshtё ajo e diferencёs dhe ripёrsёritjes.”
Gilles Deleuze – “Diferencё dhe ripёrsёritje

Ky shkrim i jepet lexuesit thjeshtё si njё TEKST PREZANTUES i njё spektatori tё privilegjuar, tё cilit i ёshtё dhёnё mundёsia tё nuhasё i pari atmosferёn e laburatorit tё artistit dhe tё shohё punёn qё publiku e sheh vetёm nё momentin e ekspozimit.
Pёrpara se tё prezantoj dhe tё jap koordinata pёr punёn e Ergin Zaloshnjёs, do tё doja tё jepja instrumentat e interpretimit tim mbi kёtё punё, qё natyrisht nuk duhen marrё si gjithpёrfshirёs dhe pёrfundimtarё. Pёrzgjodha, nё kёtё prezantim, tё referohesha nё “teorinё e lojrave” dhe “lojёn” si koncept psikanalitik pёr shkaqe qё do tё mundohem tё artikuloj mё poshtё.
DE-LUDII ёshtё tentativa e parё e Ergin Zaloshnjёs nё njё drejtim krejt tё ri pёr tё. Nё punёt e derimёsotme ai ka patur ekskluzivisht njё orjentim drejt vёnies nё krizё tё realitetit tё pёrditshёm, ku spikat natyrshёm angazhimi nё çёshtjet social-kulturore. Me kёtё eskpozitё Zaloshnja, duke ruajtur tё njёjtin angazhim, po tёrheq pёr herё tё parё fillin e memories sё tij (por edhe asaj kolektive) duke dashur tё sintetizojё nё taksonominё ekspozitive “objektet tranzicionale” (D. W. Winnicott), nё tё cilat dёshirat “fёminore” tё shqiptarёve tё viteve ’90 flasin dhe denoncojnё – me apo pa dashje – logjikёn e tё pavetёdijshmes sё manipuluar sot e kёsaj dite. Pra, ёshtё tentativa e parё e artistit nё pёrfshirjen – brenda punёs sё tij konceptuale – e pulsioneve, dёshirave dhe imagjinarit tё tij historik me tё cilin po heton cakun imanent tё horizontit tё eventeve tё krijimtarisё artistike. Po tenton, me fjalё tё tjera, tё artikulojё ankthin e shkrirjes sё racionales dhe jo-racionales nё veprёn e tij artistike, qё rimon me akthin e pёrjetimit tё sё pёrditshmes.
“Objektet tranzicionale”, nё tё cilat artisti adoleshent (flasim pёr tё famshmin 1997) projektonte ankthin e pulsioneve dhe dёshirave tё ndrydhuar, nuk janё gjё tjetёr veçse ripёrsёritje jo-diferenciale (pra tё induktuara, tё nxitura edhe kёto nga Tjetri) tё figurinave qё gjendeshin nё njё prej markave mё tё famshme tё çamçakёzave (Sa prej nesh kujtojnё lumturinё e provuar kur na i sillnin nga “jashtё shtetit”?). Me kёto “objekte tranzicionale” tё shkatёrrimit tё masave, qё nuk tranzitojnё kurrё (shih sёfundmi zёrin “Ukraina”), artisti na thotё kemi pritur duke u argёtuar (“chewing gum” si produkt ushqimor – par exellance – sa pёr tё kaluar kohёn), dhe pa ankthin mё tё vogёl, njё demokraci qё vazhdon e na pёrkund me zёrin e saj amёsor nё djepin tonё tranzicional, nё kёtё carillon rrethrrotullues dhe vicioz.
Ky carillon, qё vёrtitet falё mekanizmit tё makinerisё mishgrirёse tё tё dashurave sufllaqe, dhe prej tё cilit shihet nga lart poshtё fushbeteja e tё pёrditshmes sonё tё topitur, tё bukosur dhe tё dhjamosur (nё trup apo nё tru, pak rёndёsi ka), bashkёtingёllon me njё “dron”, prej lodre edhe ky, qё na qartёson – me katharsisin ludik tё artistit Ergin Zaloshnja – realen zhgёnjyese (lat. de-ludere) dhe dёshpёruese nё tё cilёn gjendemi.