Arti kuratorial si polifoni. Një ide kuratoriale. (Romeo Kodra) English Below.

Ç’ka vijon më poshtë është një metodologji titulluar “Arti kuratorial si polifoni”, nxjerrë nga eksperienca personale mbi procesin kuratorial si proces artistik. Si nëntitull i saj qëndron: “Një ide kuratoriale”. Kjo, në rradhë të parë, do të thotë që autori i këtyre rreshtave nuk e nënkupton kurimin si shërbim ndaj artit apo artistëve, publikut apo institucioneve, por ndaj vetes. Së dyti, nuk e nënkupton as si marrdhënie, por si hulumtim dhe racionalizim i hapësirës midis marrjes dhe dhënies. Për më tepër, ajo që kërkohet të vihet gjithashtu në dukje (nëntitulli) është ideja metodologjike e krijimit të një dispozitivi të prodhimit të kuptimeve nëpërmjet organizimit të hapësirave ekspozitive artistike. Në thelb pra, kjo do të thotë që vetëm një ide mbi artin kuratorial mund të gjenerojë ide artistike kuratoriale. Pra idetë artistike të çliruara prej një vepre arti brenda kuadrit të një ekspozite jo detyrimisht mund të quhen se kanë gjeneruar procesin kuratorial dhe janë vepër e një kuratori. Shumëkush mund të varë apo organizojë objekte brenda një hapësire të caktuar njësoj si në IKEA; po ashtu shumëkush mund të mbledhë miq artistë dhe t’u japë lirinë e organizimit të një hapësire apo duke i intervistuar duke thënë që po e bën në kuadër të një koncepti kuratorial njësoj si Hans Ulrich Obrist; por jo detyrmisht mund t’i quajmë kuratorë.

2017-11-27 11.14.46

Një kurator (pra, jo Interior Designer apo PR personnel) gjendet shpesh përpara një dileme mbi emërtimin e procesit kuratorial; pra, procesi kuratorial është kulturë? Është art më vete? Është të dyja bashkë? Përgjigjija ime – pra nuk duhet marrë si e vërtetë universale – është se ky proces artistik është kulturë dhe art. Por ç’do të thotë kjo, praktikisht?

Përsa i përket konceptit të metodologjisë, pra asaj ç’ka paraprin dhe themelon idenë e saj, duhet thënë se mënyra dhe mjetet e të prodhuarit janë krejtësisht kulturorë, ndërsa produkti përfundimtar – kuptimi/et që çliron hapësira ekspozitive – është artistik. Pra, arti kuratorial si polifoni është kulturë dhe art: jo njëkohësisht, por gradualisht, në mënyrë të njëpasnjëshme; në fillim kulturë e më pas art, ose arti si pasojë kulturore. Në pak fjalë, arti kuratorial si polifoni është një proces kulturor që prodhon rezultate artistike. Vetëm falë prodhimit të rezultateve ai mund të quhet art (kuratorial), jo vetëm si Τέχνη, pra art si në kuptimin greko-klasik të fjalës, por edhe në kuptimin bashkëkohor të saj (artin e nënkuptoj si akt resistence, siç është përcaktuar prej Gilles Deleuze-it; ndërsa kulturën, prej Jacques Derrida-së, si diçka të dyshimtë midis kultivimit dhe kolonizimit prej së cilës duhet patur gjithnjë kujdes). Por, kjo tingëllon si kontradiktore me çfarë u tha më lart. Pra, pse them që është art kur në fillim qenka kulturë dhe vetëm më pas art? E them këtë sepse, në vetvete, një qasje e tillë përbën një ide artistike mbi kurimin.

Pra arti kuratorial si polifoni është një postulat artistik që kërkon të modulojë procesin kulturor ku jam dhe që më ka lindur – prindërit, familja, shoqëria -, duke evidentuar të gjitha urat lidhëse apo kordonet kërthizore (ura në vetvete është edhe ndërprerje, e rrjedhës së ujit p.sh.) me kulturën e këtyre të fundit. Ky postulat, arti kuratorial si polifoni, paraprin procesin kulturor apo thënë ndryshe organizimin e hapësirës ekspozitive e cila bëhet nëpërmjet bashkëvendosjes së objekteve dhe subjekteve në të njëjtën hapësirë. Dhe, në fund, procesi kulturor paraprin dhe prodhon rezultate artistike.

Që prej herës së parë, kur vendosa të organizoj hapësirën ekspozitive për të përshfaqur “The Gut” – që ishte një produkt artistik edhe i imi (https://vimeo.com/110004456, ndërsa Studio 203 ka një version të vetin) – mendova se do të ishte e nevojshme jo të kuroja veprën e artit apo artistin/tët, që janë a priori të vetëmjaftueshme nga pikëpamja est+etiko-kuptimore, por të kuroja veten (jo si autor i videos me kamera i zhytur në Lumin e fëlliqur të Tiranës, por si autor i eventit) e më pas publikun me atë ç’ka ajo vepër kishte të pakomunikueshme, të ndërprerë, të dështuar, jo vetëm si qëllim i autorëve, por edhe si shkak i rastësisë (Videoja u prodhua në kuadër të eventit 100 KM ART, mbi të ashtuquajturën audostrada Tiranë-Shkodër, dhe u xhirua mbi dhe brenda Lumit të Tiranës dhe tre urave që e ndërprisnin atë).

Kështu, kuptohet që, së pari, arti kuratorial si polifoni nuk ka për qëllim kurimin e veprës së artit, por kurimin e kuratorit/ve e më pas publikut nëpërmjet aspekteve dhe efekteve të saj. Për rrjedhojë edhe interesi im si kurator nuk mund të ishte, nuk ka qenë ndonjëherë e nuk mund të jetë shitshmëria e veprave të artit të artistit/ve. Së dyti, arti kuratorial si polifoni nuk ka për synim kuptimin/et e veprës/ve s/të artit, por nivelin e tyre të kuptueshmërisë/për+shenjueshmërisë. Për rrjedhojë interesi im si kurator është të qarkoj horizontin e eventeve të kuptueshmërisë së veprave të artit në hapësirën kuratoriale, të qarkoj ato skaje ku gjenerohen apo shuhen kuptimet e veprave të artit, ku gjenerohet apo asgjesohet artisti-kurator si subjektivitet. Në këtë mënyrë, mendoj se evidentohet mësëmiri edhe qenia ime si kurator-autor në rravgim kërkimor, pre e rrjedhës së eventeve social-kulturore; si auctor por pa auctoritas, si sub+jectum (i nënshtruar) dhe ob+jectum (i nxjerrë përpara, ekspozuar) në mes të rrjedhës së pakomunikueshmërisë, ndërprerjes apo dështimit etiko-estetik të veprës së artit “The Gut”, induktuar prej rastësive por e amplifikuar edhe prej vetëqëllimshmërisë së auctorit.

Nga njëra në, kështu të montuara, materialet e videos “The Gut”, ishin thuajse të pakompozuara, me qëllim për të evidentuar materialin filmik brut, të papërpunuar – dmth të kuruar, por jo deri në fund -, për t’i dhënë rëndësi dështimeve, ndërprerjeve dhe pakomunikueshmërisë së falimentimeve kuptimore të synuara. Nga ana tjetër, edhe mjedisi i përshfaqjes së videos, nën urën e Kamzës, mbante të njëjtin tonalitet est+etiko-kuptimor, i cili nuk merrte veprën e artit si model por, nga pikëpamja est+etiko-kuptimore, e modulonte atë (në fakt video mbyllet nën urën e Kamzës, në vendin e përshfaqjes, ekspozitës) duke synuar dhe duke u sintonizuar me nivelin dhe kufijtë e saj të kuptueshmërisë (kuptimet që çlironte në marrje dhe dhënie me atë hapësirë specifike, ku rrjedha natyrore e Lumit dhe autostrada “kulturore” – si pjesë e kulturës urbanistike por edhe e eventit artistik 100 KM ART –  ndërpresin lidhjet dhe ndahen me njëra-tjetrën).

The Gut x 100 km Art

The Gut (presentation Tirana Art Lab – 100km Art – Kamza Bridge).

Kështu, duke konsideruar që hapësira ekspozitive (nën)Ura e Kamzës, ishte një mjedis jo tërësisht i kompozuar, ajo krijoi një sinfoni me zhurmat e videos si një rezistencë dhe denoncim i pamundësisë së kompletimit të saj. Në këtë mënyrë, mbetej në rravgim apo pre e rrjedhës së eventeve të pakontrollueshme të fatit (dispozitivëve social-kulturorë) të autorit dhe vullnetit të tij. E lënë kështu në tension hapësira ekspozitive nuk alienohej tërësisht prej Lumit të Tiranës, kontekst i veprës së artit. Ajo synonte, edhe nëpërmjet veprës së artit (si produkt që supozohet të pasurojë kontekstin e vet kulturor), kuptueshmërinë nëpërmjet nuhatjes, dëgjimit, shikimit të pakontrolluar por të stimuluar prej hapësirës në fjalë.

Kjo procedurë ishte një lloj sintonizimi me të gjitha tonalitetet e mundshme të veprës së artit (videon). Kjo e fundit nuk merrte kuptim tjetër pëveç amplifikimit të fshirjes, heqjes, mungesës, dështimit dhe falimentimit të çdo kuptimi (video u instalua nën urë paralelisht me rrjedhën e Lumit dhe spektatori i gjendur përballë kishte parasysh trarët pingul të nënurës që alienojnë botën e poshtme të Lumit prej sipërfaqes mbi urë). Në këtë mënyrë, mund të thuhet se duke u pozicionuar në një hapësirë limbike arti kuratorial si polifoni nuk është një dialog apo dialektikë me dhe nëpërmjet veprës së artit – për t’i dhënë një apo më shumë kuptime publikut – por një fugë purgatoriale pas sintonizimit est+etiko-kuptimor me tonalitetet e kuptueshmërisë së veprës/ave të artit.

The Art of Curating as Polyphony. An Idea on Curating.

What follows is a methodological concept entitled “The Art of Curating as Polyphony”, drawn from my personal experience. Its subtitle is: “An Idea on Curating.” This, in the first place, means that the author of these lines does not intend curating as a service to art or artists, the public or institutions, but to himself. Secondly, does not intend either a relationship (literally in Albanian “takegiving”), but as an exploration and rationalization of the space between taking and giving. Moreover, what is intended to be also evidenced (subtitle), is the methodological idea of ​​creating a device for the production of meanings through the organization of art exhibition spaces. Basically, this means that only an idea on curating can generate art curating ideas. So the artistic ideas coming out from an artwork, within the framework of an exhibition, cannot necessarily be the fruit of the curating and the work of a curator. Many can hang or organize objects within a certain space just like in IKEA; also many can gather artist friends and give them the freedom to organize a space or by interviewing them saying they are doing it within a curatorial concept just like Hans Ulrich Obrist; but not necessarily we call them curators.

A curator (i.e., not Interior Designer or PR personnel) is often faced with a dilemma over naming the curating process; so the curating process is culture? Is it art in itself? Is it both together? My answer – so it should not be taken as universal truth – is that this artistic process is culture and art. But, in practice, what does this mean?

As for the concept of methodology, that is, what precedes and establishes its idea, it must be said that the way and means of production are entirely cultural. While the final product – the meaning/s that liberates the exhibition space – is artistic. So The Art of Curating as Polyphony is culture and art: not simultaneously, but gradually, sequentially; first culture and then art, or art as a cultural consequence. In short, the art of curating as polyphony is a cultural process that produces artistic results. Only thanks to the production of results can it be called art (of curating), not only as Τέχνη, ie as in the Greco-classical sense of the word, but also in its contemporary sense (I intend art as an act of resistance, as defined by Gilles Deleuze; while culture, following Jacques Derrida, as something dubious between cultivation and colonization from which one must always beware). Yet, this sounds contradictory to what was said above. So why do I say that it is art when firstly it is culture and only then art? I say this because, in itself, such an approach constitutes an artistic idea on curating.

So the art of curating as polyphony is an artistic postulate that modulates the cultural processes where I was born (parents, family, society) by identifying all the connecting-interrupting bridges or umbilical cords (the bridge itself is also an interruption, of the flow of water for example). This postulate, the art of curating as polyphony, precedes the cultural process – in other words, the organization of the exhibition space – which is done through the co-location within the same space of objects and subjects. Thus, finally, the cultural process precedes and produces the artistic results.

From the first time, when I decided to organize the exhibition space to display “The Gut” – which was an artistic product of mine (https://vimeo.com/110004456, while Studio 203 has a version of its own) – I thought that it would be necessary not to curate the artwork or artist/s, which are a priori self-sufficient from the aest+ethical-semantic point of view, but to curate myself (not as the author of the video with the camera submerged in the dirty Tirana[s River, but as the author of the event); and then, hopefully, the public, with what uncommunicative, interrupted, failed, not only as a goal of the authors, but also as a result of chance the artwork already had and embodied (The video was produced within the event 100 KM ART, on the so-called Tirana-Shkodra highway, and was shot over and inside the polluted Tirana’s River and the three bridges that interrupted it).

Therefore, it is clear that, firstly, the art of curating as polyphony is not intended to curate the artworks, but the curator/s and then the public through its aspects and effects. Consequently, my interest as a curator has never been, it is not, and will ever be to sell the artist/s artworks. Secondly, the art of curating as polyphony does not aim at the meaning/s of the artwork/s, but at their levels and limits of comprehensibility/semiosis. Consequently, my interest as a curator is to circle the horizon of events of understanding of artworks within the curating space, to circle those limits where the meanings of the artworks are generated or extinguished, where the curator/artist is generated or dissolved as subjectivity. In this way, I think at this point it is clearly evidenced my subjectivity as a curator, a researcher adrift and of the drift, of the flow of socio-cultural events; an auctor but without auctoritas, a sub + jectum (subject, submissive) and ob + jectum (object, brought forward, exposed) in the midst of the flow of non-communication, interruption or aesth+etical failure of the artwork “The Gut”, induced by chance but also amplified by the self-intention of the actor/s.

On the one hand, edited in this way, the “The Gut” was made of almost raw film material – it was curated, but not entirely – to give importance to failures, interruptions, and non-communication of intended semiosis. On the other hand, the video presentation environment, under the Kamza bridge, maintained the same aesth+ ethical-semiotic tonality, which did not take the work of art as a model but, from an aesth+ ethical-semiotic point of view, modulated it (in fact, the video ends under the Kamza Bridge, in the place of display, exhibition) aiming and tuning in with its levels and limits of understanding (the meanings it makes in “takegiving” with that specific space, where the natural flow of the River and the “cultural” highway- intended as part of the urban planning culture but also of the artistic event 100 KM ART – break the ties and separate from each other).

Thus, considering that the exhibition space, Kamza’s (under)Bridge, was an incompleted environment, it created a symphony with the video noises as resistance and denunciation of the impossibility of its completion. In this manner, it remained adrift to the course of events and uncontrollable destiny of (socio-cultural dispositifs) of the author and his will. Thus, through this tension, the exhibition space was not completely alienated from the Tirana’s River, the context of the work of art. But aimed, even through the video-artwork (supposed as a product that enriches its cultural context), the semiosis through sensory sensations (smell, sight, hearing) that came uncontrollably from the space in question.

This procedure was a kind of tuning with all possible tonalities of the video artwork. The latter took on no other meaning than an amplified erasing, missing, failing of any meaning (the video was installed under the bridge parallel to the river flow and the spectator in front had – perpendicularly – the understructure of the Bridge that alienates the underworld of the River from the surface above the bridge). In this way, it can be said that positioned in a limbic space the art curating as polyphony is not a dialogue or dialectic with and through the artwork – to give one or more meanings to the public – but a purgatory fugue after aesth+ ethical-semiotic tuning with tonalities of the artwork/s semiosis.