Divide et Impera! Kronika perandorake shqiptare II: deformimin antropologjik i artistit. Kronikё nga Bienalia e Arkitekturёs nё Venecia. (Romeo Kodra)

Divide et Impera! Deformimi Antropologjik i Artistit

Divide et Impera!
Deformimi Antropologjik i Artistit

Shqipёria u pёrfaqёsua nё Bienalen e arkitekturёs nё Venecia me  dy artistё: Edi Hila dhe Adrian Paci. Kuratori i zgjedhur, nga kompania angleze Beyond Entropy, Stefano Rabolli Pansera, themelues i saj, pasi fitoi Luanin e Artё tё vitit tё kaluar me pavijonin e Angolёs, kёtё vit ishte i tёri pёr NE. Bashkёkuratore ishte edhe Jonida Turani.

Si zakonisht, me elozhet e ngjarjes tё pёrcjella prej qeverisё nё organet e papagallizuara tё shtypit, mungonin informacionet mbi kostot e kuratorёve, artistёve dhe ngjarjes nё tёrёsinё e saj. Media dhe funs club-i i Rilindjes artistike tё abortuar dhe tё tredhur, nё orgazmёn e pёrgjithshme, kanё harruar kёtё detaj minimal qё prek xhepat e gjithё shqiptarёve.

Me sytё dhe trutё e turbulluar tё orgazmёs pak ёshtё parё edhe pёrmbajtja e konceptit kuratorial. Beyond Entropy kishte pёrzgjedhur si titull “Potential Monuments of Unrealised Futures”. Mё intrigoi guximi i sintagmёs “monumente potenciale” nё kёtё koncept kuratorial. Pyetja ёshtё: ç’dreqin do tё thotё? Monumenti ёshtё etimologjikisht njё ndёrtesё qё shёrben pёr kujtesёn, dhe potencial supozoj i referohet mundёsisё pёr tu bёrё e tillё … pikturёs sё Edi Hilёs? Pas saj edhe arkitekturёs sonё? Duam vёrtetё tё monumentalizojmё vrerin paralizues qё del nga piktura e Hilёs? Betonizimin qё na shohin sytё pёrditё?

Nuk e di pse, por sa herё qё shoh ndonjё tё huaj tё trajtojё tema shqiptare shoh, sidomos nё arkitekturё, nё mё tё mirёn e rasteve, kategorizime absurde ad hoc tё kopjuara keqas nё leksione profesorёsh holandezё, francezё, zvicerianё apo italianё ose – mё keq akoma – tendenca fashistoide neoliberiste qё rrezikojnё shpesh tё lajthisin pёrveçse studentёt tanё edhe ndonjё politikan.

E dyshimtё mu duk edhe sintagma e emrit tё shoqatёs kuratoriale, Beyond Entropy. Duke kontrolluar nёpёr internet lexoj qё “pёrtej entropisё” ёshtё njё metodё dhe metodologji, siç thuhet nё faqen zyrtare tё shoqatёs. Parimisht, sidomos kur i adoptohen kontekstit shqiptar, kapёrcimet e “pёrtejshme” mё japin bezdi, sepse pёrshenjojnё njё tendencё pёr tё mos u pёrballur me tё shkuarёn apo tё tashmen. Dhe ёshtё dukuria qё na ka lёnё pezull nё vёrtitjen jermuese pёshtjellosёse çerekshekullore tё tranzicionit tё patranzitueshёm shqiptar.

Edhe nё kontekstet euro-amerikane kjo tendencё pёr tё kapёrcyer, pёr tё tejkaluar pa ripёrpunuar njё histori tё tёrё dhe duke u fshehur nё versione tё karamelizuara tё postmodernes apo fashistoide tё deleuzian-izmit, qё shpesh pёrvetёsohet nga “filozofё free lance”, “metroteoricienё urbanistё”, starchitects, “artistё tё kohёs sё lirё” apo lloj lloj tё tredhurish mejhanelёpirёs tё neoliberizmit bashkёkohor, mё pёshtjellos dhe bezdis pa masё sepse shoh njё qёllimshmёri perverse. Kёta erotomanё tё pushtetit dhe tё pushtetshёm kanё kuptuar dhe pёrvetёsuar postmodernen sёprapthi (shih Warhol nё “Divide et Impera!”), d.m.th. nё rrugё oralo-anale do e pёrcaktoja, pёr t’i kthyer 100 vjet prapa tek ati i psikanalizёs Sigmund Freud. Kёta lexojnё Anti-Edipin deleuzian pa kapёrdirё mirё Edipin, kujtojnё se mjafton fasada nё veshje, gjestikulacion, sjellje apo citime wikipediane pёr tё dalё nga shahu i modernitetit. Pak a shumё bёjnё tё njёtёn gjё qё bёnё nazistёt duke lexuar Nietzsche-n kur e karamelosёn dhe e masivizuan pёr popullin e tredhur arian.

Duke ju kthyer “kuratorёve tё pёrtejshёm” shoh se gjatё karrierёs sё tyre tё re kanё kryqёzuar disa herё njё personazh qё mё “vrau disi veshin”: Hans-Ulrich Obrist (google-imi i emrit tё kuratorit tonё nё Venedik dhe kёtij personazhi do ju ndihmojё nё referenca). Nuk e di lexuesit, por mua mё kujton diçka. Ky ёshtё intervistuesi i Edi Ramёs nё tё cilёn kryeministri ynё – “artist nga shpirti dhe kryeministёr nga misioni”, siç e quan ministrja e (agri)kulturёs sё munguar, mjeshtrja e “qokave tё fshatit”, znj. Mirela Kumbaro-Furxhi – dha idenё gjeniale tё artistёve bashkёkohor nё vilёn e Enverit. Nuk di lexuesit, por mua njё ngjethje pёshtjellosёse mё vjen.

Mё tej kur shoh se Beyond Entropy ka nё vizionin e saj si shoqatё njё kujdes tё veçantё ndaj situatёs gjeopolitike, dhe kur shoh qё artistёt e zgjedhur pёr tё pёrfaqёsur Shqipёrinё nё Bienalen e Arkitekturёs nё Venecia, njёri ёshtё profesori (Hila) dhe tjetri studenti (Paci) i Edi Ramёs, atёherё panorama vjen e mё kompletohet. [Ah, komplimentat e mia pёr ndjeshmёrinё “gjeopolitike” kuratorit. Ndokush mund t’i prezantoj Ema Andrean dhe Klod Dedjan?] Vjen e mё kompletohet pёrshenjimi alla shqiptarçe dhe fashistoid i hapёsirёs: fizike konkrete, urbanistiko-arkitektonike dhe artistiko-kulturore (shih “Praktika skizogjene dhe proksemika e hapёsirёs …” nё AKSREVISTA).

Pёshtjellosja mё acaron edhe mё shumё kur shoh ushtrinё e aborteve tё rilindur tё Rilindjes-Zombie qё mahniten pёrpara informacioneve tё spektakolarizuara tё medias, ministrisё sё kulturёs dhe kryeministrisё qё u mbyshin kutitё kafkore. Mё acaron mbi tё gjitha sepse mё prish shijimin e veprёs sё njё artisti si Edi Hila, ma deformon antropologjikisht si artist, nё esencёn e tij qё ёshtё e njёjtё me atё tё veprёs sё tij, me anё tё sё cilёs lexoj dhe kuptoj mё shumё pёr historinё bashkёkohore shqiptare sesa ç’mund tё mё ofrojё lumi me mutin e pёrditshёm tё 24 viteve tё fundit.

Do vazhdoj dhe do ndjek me kureshtje zhvillimet e tentativave tё legjititmimit dhe monumentalizimit tё katastrofёs arkitektoniko-urbanistike shqiptare, tё politikanёve qё kёtё katastrofё bulimike na e bёnё dhuratё, si dhe ushtrinё e aborteve tё rilindur qё i mbajnё ekon. Shpresoj tё gjej ndonjё idiot tjetёr rrugёs pёr tё mos qenё i vetёm.