Kёshtu nuk veprojnё as kafshёt: Onufri dhe Ministria e Kulturёs. (Romeo Kodra)

Kafshёt nuk kultivojnё. Atyre u mjafton instikti i ruajtjes sё species. Falё kёtij instikti ata gjithsesi modifikojnё mjedisin e tyre, e ruajnё, e zbukrurojnё madje. Por, siç thashё, nuk mund tё quhet kulturё instikti i tyre. Kultura nёnkupton kultivimin, e tokёs dhe/apo tё kafshёve. Dhe kёtё e bёn vetёm njeriu, i cili ka kuptuar pёrgjatё proçesit tё evoluimit qё kultivimi i tokёs apo i kafshёve jep frytet e tij, shumё mё tepёr, por edhe shumё mё vonё. Pёr frytet njeriu ka kuptuar qё duhet kohё, e cila matet me vite, dekada, shekuj madje.

Ministria e Kulturёs dhe drejtuesja e saj Mirela Kumbaro, kёtё vit (2014) eleminuan nga kalendari vjetor i arteve pamore Ekspozitёn Ndёrkombёtare “Onufri”. Tё gjithё e kanё dёgjuar tashmё qё “Onufri”, pёrsa i pёrket arteve pamore, ishte i vetmi aktivitet artistiko-kulturor qё i ka rezistuar kohёs sё tranzicionit. Nё fakt ai i vitit qё shkoi ishte edicioni i tij i XX. Pra, kemi tё bёjmё me njё traditё qё kultivohet prej 20 vitesh, dhe duke eleminuar kёtё aktivitet kёsaj ministreje dhe qeverie nuk mund t’u njihet as stadi kafshёror i zhvillimit cerebral. Kёsaj zonje kokёkrehur dhe personave qё i shkojnё nga pas me krehёr nё dorё pёr t’i krehur bishtin, siç duket u mungon edhe instikti i ruajtjes sё species, jo mё ai i kultivimit qё do t’i bёnte njerёz si gjithё tё tjerёt.

Sot nё Ministri tё Kulturёs u dialogua mbi “Onufrin”. Sot mё 26 janar tё 2015 u dialogua mbi “Onufrin XXI”, qё nuk u bё! Dhe nuk u bё sepse nuk donte ministrja e (agri)kulturёs sё munguar, pavarёsisht kёrkesёs sё drejtorit tё GKA tё dёrguar nё MK qё nё shtator tё 2014. Ministrja, me pafytyrёsinё mё tё madhe na tha qё “Onufri” nuk ёshtё mbyllur, por “po analizojmё dhe reflektojmё se si ky eveniment duhet organizuar”. Dhe mё tej “ky ёshtё njё Onufёr i ideve dhe analizave”. Kjo zonjё kokёkrehur na tha qё Ekspozita Ndёrkombёtare e Arteve Pamore “Onufri” (kёshtu shkruhet nё statutin dhe rregulloren e kёtij eventi) ёshtё kthyer si me magji nё njё “tryezё tё rrumbullakёt”, sepse kёshtu i do qejfi apo i thotё injoranca institucionale kokёkrehurёs, qё kujton se me statutet dhe instancat e institucioneve publike mund tё bёj çfarёdolloj gjёje t’i teket.

Kokёkrehura na paska pritur qё, duke mos e lejuar kёtё aktivitet, tё shihte “reagimet, analizat, opinionet e artistёve” mbi “Onufrin”. Por, nuk ka gjetur. Ose ka gjetur shumё pak. Madje zonja na merr edhe njё nga shembujt e pakёt: njё shkrim tё Alban Hajdinajt pёr Onufrin 2011 (çuditёrisht Hajdinaj nuk ishte i pranishёm, pavarёsisht se nё disa biseda midis nesh kemi folur pёr artistёt qё ankohen vetёm nё facebook apo social media … do kishte qenё rasti ideal pёr tё parё ndёrhyrjen apo shkёmbimet e opinioneve me ministren … njё rast i humbur!!!), sikur pёr Onufrin e 2014 tё mos kishte fare materiale. Ah, kokёkrehura tek fliste kishte edhe katalogun e Onufrit 2014 pёrpara, tё cilin drejtori i GKA e kishte bёrё me paratё e veta (tё institucionit qё drejton supozoj), dhe nuk i shkonte as nё paradhomёn trunore kёsaj kokёkrehure qё duhet t’i prodhojnё institucionet organizuese analizat, dokumentet, e mё pas tё shihet si reagon konteksti, se si ky i fundit evoluon falё kёtyre eventeve dhe materialeve qё i shoqёrojnё.

Kujtoj gjithashtu lexuesit qё kjo ministre u kujtua tё pyesё artistёt dhe publikun e gjerё pёr “Onufrin” kur nё ato media sociale, qё ajo i pёrmend me njё ton pёrbuzёs, nё dhjetor tё 2014 disa artistё dhe operatorё tё artit dhe kulturёs (brenda tё cilёve isha edhe unё), u mblodhёn pёr tё diskutuar mbi degradimin e GKA, veprimtarinё e dobёt tё drejtorit Artan Shabani. Pas kёsaj mbledhjeje virtuale, tё vrojtuar telematikisht nga survejues tё kokёkrehurёs, u mblodhёm realisht nё njё kafene dhe pamё qё sipas ligjit (sepse ne tё kafeneve dhe mediave sociale lexojmё edhe ligjin) faji nuk ishte i Artan Shabanit (ose jo vetёm) qё ka 40 milionё lekё tё vjetra pёr programin vjetor, por i ministres, qё i ka lёnё kёtё buxhet mizerabёl, kur shpenzon “xy” pёr Bunk’Art (asnjeri s’e di sa na kanё rrjepur pёr kёtё event, tё cilit do i dedikoj njё shkrim tё veçantё), 160 mijё euro pёr Festivalin e Dritave tё Karabushit kryeministror, 300 mijё euro pёr Shtёpinё e Gjetheve, apo kushedi sa e sa “gjetheve” tё tjera shpёrdoruese tё taksave publike qё s’mbulojnё kurrsesi lakuriqёsinё e artit dhe kulturёs shqiptare tё menaxhuar prej kёsaj qeverie. [Ah, pёr njohurinё e lexuesve po pёrmend kёto aktivitete sepse asnjёri prej tyre nuk ёshtё bёrё publik pёrpara, me konkurs apo thirrje pёr aplikim, siç do tё ishte e logjikshme nё njё botё normale tё kafshёve. Specifikoj gjithashtu qё nuk jam kundёr kёtyre aktiviteteve, por jam kundёr bёrjes sё kёtyre aktiviteteve nga persona(zhe) qё kanё lidhje ekskluzive me politikёn. Jam thjeshtё pёr njё lojё tё barabartё, pёr konkurrencёn dhe jo pёr dallaverexhinjtё dhe batakçinjtё!!!]

Kjo ministre dhe kjo qeveri, vetёm e vetёm pёr tё nxjerrё artist Edi(p) Ramёn, sepse e kemi “artist nga shpirti dhe kryeministёr nga misioni” siç thotё kokёkrehura kur do tё krehё karabushin, po degjeneron institucionet. Ky pohim, natyrisht, ka nevojё tё arsyetohet, sepse ndoshta mirёmenduesve nuk u mjaftojnё shifrat e shproporcionuara qё dhashё mё sipёr, tё cilat tregojnё mjaftueshёm situatёn katastrofike ku ndodhemi. Po mundohem, pra, pa qejf, ta arsyetoj.

Sipas Artan Shabanit, GKA ka 4 milionё lekё tё reja buxhet vjetor. Me kёto sipas ligjit “Pёr Artin dhe Kulturёn”, neni 6, ai duhet tё ushtrojё veprimtarinё e tij nё pёrmbushje tё qёllimeve tё institucionit qё drejton duke ideuar veprimtari artistiko-kulturore qё shkojnё pёr:
a) nxitjen e zhvillimin e artit, si krijimtari shpirtërore;
b) ruajtjen e identitetit kombëtar, nëpërmjet studimit, edukimit, prodhimit, paraqitjes dhe shpërndarjes;
c) eksperimentimin e formave të reja skenike;
ç) realizimin e veprave artistike të autorëve shqiptarë dhe të huaj, për të gjitha shtresat sociale;
d) shkëmbimet teatrore ndërkombëtare, festivalet, manifestimet intelektuale, riprodhimin audioviziv dhe botimet.

Tani, pёr tё cituar karabushin, “nuk ka bir kurve qё tё mё thotё” qё me 4 milionё lekё bёhen tё tёra kёto veprimtari. Nёse Artan Shabani ka thёnё qё i bёn, atёherё kokёkrehura duhet t’i kёrkojё llogari. P.sh. tё kёrkojё ku janё studimet qё ka bёrё GKA nё 2014; ku janё aktivitetet edukative; ku ёshtё prodhimi, paraqitja dhe shpёrndarja, qё pёr GKA kam pёrshtypjen se konsiston nё ekspozita arti siç ishte “Onufri”; ku janё realizimi i veprave tё autorёve shqiptarё dhe tё huaj; ku janё festivalet e artit, manifestimet intelektuale, riprodhimi audioviziv, botimet? [Ah, nё kёtё ligj thuhet qё institucionet qёndrore kombёtare tё artit dhe kulturёs, duhet tё “eksperimentojnё forma tё reja skenike” apo tё kryejnё “shkёmbime teatrore”. Do tё ishte e natyrshme sikur nё kёtё ligj tё flitej vetёm pёr institucionet qёndrore kombёtare tё artit performativ, praktikisht pёr Teatrin Kombёtar, Teatrin Eksperimental, Teatrin Kombёtar tё Operas dhe Baletit, Teatrin Kombёtar pёr Fёmijё. Por, nё tё flitet edhe pёr Galerinё Kombёtare tё Arteve e Muzeun Historik Kombёtar pёr tё cilat kёto aktivitete tingёllojnё absurde. Kёtё absurditet shqiptarёt e kanё dhuratё prej idiotёve, batakçinjёve dhe dallavrexhinjёve qё kanё paguar nё 2010 pёr tё bёrё kёtё ligj, tё cilin mesa duke e kanё kopjuar fjalё pёr fjalё prej ndonjё shteti tjetёr. Kёtu lind edhe pyetja: kokёkrehura e ka lexuar? Nёse po dhe e ka lёnё kёshtu, ёshtё injorante jashtё çdo lloj kategorizimi tё mundshёm, dhe pёr kёtё duhet pushuar nga puna. Nёse jo, ёshtё pёr t’u pushuar pёrsёri nga puna, qё sot, sepse ky ligj nuk ёshtё funksional pёr institucionet qёndrore kombёtare siç janё GKA dhe Muzeu Historik Kombёtar, pra nuk po bёn detyrёn me kёto institucione.]

Pra, nёse do i kёrkonte drejtorit tё GKA tё gjitha aktivitetet e mёsipёrme, qё natyrisht nuk janё bёrё, ose janё bёrё pjesёrisht, ministrja do i kishte tё gjitha mundёsitё pёr tё pushuar nga puna Artan Shabanin. Por, nuk mundet ta pushojё, sepse kёto aktivitete nuk ёshtё e mundur tё bёhen me atё buxhet qesharak.

Nё pak fjalё ky takim ishte njё fasadё pёr tё justifikuar eleminimin nga kalendari vjetor tё Ekspozitёs Ndёrkombёtare tё Arteve Pamore “Onufri” 2014. Ishte pёr tё justifikuar shkurtimin e atyre pak çikёrrimave qё pёrpiu artisti ynё i madh, i vetёm e i pangopur Edi(p) Rama. Por ministrja nuk ka bythё ta thotё kёtё, sepse rrezikon shkelmin bythёve ajo vetё. Ёshtё mё e lehtё tё inskenohet njё palaçollёk si ai i sotmi, ku pyetet publiku se si duhet organizuar njё ekspozitё leshi pёr leckanjosё se sa t’i themi gjёrat sheshit dhe tё marrim pёrgjegjёsitё pёr to.

Bёjmё sikur … ONUFRI. (Romeo Kodra)

Qё ONUFRI tё bёhet apo tё mos bёhet, kjo, varet nga Ministria e Kulturёs. E lexova nga rregullorja qё m’u vu nё dispozicion nё Galerinё Kombёtare tё Arteve, ku sot shkova pёr tё takuar drejtorin Artan Shabani, me tё cilin kisha lёnё njё takim, qё nё fund tё dhjetorit. Kjo rregullore ёshtё miratuar nga MK. Miratimi i fundit ёshtё ai i ish-ministrit Ylli Pango, dhe mban datёn 14.10.2008. Nё tё, nё pikёn 2 tё saj, thuhet: “Ngarkohet Galeria Kombёtare e Arteve pёr zbatimin e kёtij Urdhri …”, etj., etj. Pra, MK ngarkon GKA pёr kёtё “Ekspozitё Ndёrkombёtare tё Arteve Vizive”. Nё nenin 1, pika 1 tё rregullores sё kёsaj ekspozite lexohet: “[…] Onufri ёshtё eveniment vjetor qё organizohet dhe realizohet nga Galeria Kombёtare e Arteve nёn kujdesin e Ministrisё sё Turizmit Kulturёs dhe Sporteve”. E qartё pёrgjegjёsia e organizimit ose jo tё ONUFRI-t? Mirela Kumbaro? Ndoshta. Duhet kuptuar prej gojёs sё kujt ka dalё pёr herё tё parё ky ‘eveniment’. Prej ndonjё ministri? Prej ndonjё drejtori? Por, ç’rёndёsi ka kjo, le tё shohim mё tej.

Qё nё fund tё dhjetorit kisha dёshirё tё flisja me z. Shabani pёr t’i komunikuar disa gjёra tё cilat, sёbashku me disa artistё dhe operatorё tё fushёs sё artit dhe kulturёs (tё mbledhur virtualisht nё Facebook, dhe mё pas pёr sё gjalli nё njё kafene … siç u shkon artistёve, qё kanё b… ta pranojnё njё gjё tё tillё, pa e vrarё mendjen pёr paragjykimet kumbareske dhe idiotёsinё e “politically correct”!!!), na habisnin nga pikёpamja menaxheriale e institucionit tё GKA. Por, pushimet vjetore pёr Shabanin kishin filluar, siç filluan dhe pёr mua, dhe takimi u shty pёr nё janar.

Praktikisht, sot gjeta kohёn dhe thashё tё bёj njё xhiro andej nga GKA. “Koinçidoi” kjo vizitё e imja nё GKA me disa artikuj/intervista tё z. Shabani nё shtyp, ku prononcohej “spontanisht” nё favor tё ONUFRI-t. Pyetja e parё ёshtё: pse nuk u bё ONUFRI XXI, kur drejtori i GKA, organizatori i zakonshёm, paskёsh qenё dakort? Madje Artan Shabani paskёsh propozuar ta bёjё edhe pa fonde, siç i paska deklaruar Fatmira Nikollit tek Gazeta Shqiptare dhe mua personalisht nё takim.

Pёrpara pёrgjigjes, pёr tё cilёn kam njё ide, duhet tё zgjatem edhe ca. Ndaj u kёrkoj ndjesё paraprakisht lexuesve.

Nga drejtori Shabani zbulova qё takimi apo “Thirrja pёr dialog me publikun” pёr çёshtjen ONUFRI – publikuar nё faqen on line tё MK – organizohet natyrisht vetёm nga zonja ministre, Mirela Kumbaro. Si ka mundёsi njё gjё e tillё? Si ka mundёsi qё njё ekspozitё (ONUFRI) vihet nё dyshim nga MK? Pёrgjigjia ёshtё e thjeshtё: sepse ky institucion ёshtё organizator ekskluziv i tij. Kush mendon se kёtё duhet ta kishte bёrё vetёm Artan Shabani, nёse do i kishte shkuar ndёrment t’i vinte nё diskutim ekzistencёn ONUFRI-t, gabon. Ёshtё MK dhe Mirela Kumbaro, ministrja jonё, pёrgjegjёsja e vetme qё mund tё miratojё apo jo kёtё event.

Kjo, pёr njohurinё e menaxheres sonё tё kulturёs, znj. Mirela Kumbaro – qё nё fillim tё karrierёs ministrore shiste mend duke shpёlarё gojёn me fjalёn magjike “menaxhim”- ёshtё kalim kompetencash. Personalisht, nuk e kuptoj se si tё gjithё ministrat – qё e kanё paraprirё kokёkrehurёn e artit dhe kulturёs aktuale ndёr vite – nuk e kanё kuptuar qё Ministria e Kulturёs “[h]arton, programon dhe zhvillon politika” – siç lexohet nё misionin e saj – dhe nuk organizon evente, ekspozita, etj., etj., tё artit dhe kulturёs, pёr tё cilat ekzistojnё, jo mёkot, institucionet e artit dhe kulturёs.

Thёnё kjo, kemi qёnё dhe jemi tё qeverisur nga injorantё? Pyetja ёshtё legjitime, kam pёrshtypjen. Madje edhe pёrgjigjia legjitimohet: po, duke u bazuar nё evidencёn e faktit tё mёsipёrm, kemi qenё dhe jemi qeverisur nga injorantё tё menaxhimit tё artit dhe kulturёs.

Vetёm nga injorantё? Kёtё nuk e besoj. Nuk besoj p.sh. qё Artan Shabani ka pranuar tё jetё drejtor i GKA duke ditur qё buxheti vjetor i institucionit qё do tё drejtonte do tё kishte 40 milionё lekё tё vjetra. [Kaq, mё tha sot, i kishte caktuar qeveria dhe, si rrjedhojё, ministrja.] Nuk besoj ta ketё ditur qё zёri buxhetor pёr letrat higjenike do tё ishte 0. [Gjej rastin tё njoftoj ministren se nuk ka as letёr pёr tё printuar materiale nё GKA … ndoshta, duke parё mungesёn nё banjot e institucionit mё tё lartё kombёtar pёr artet pamore, punonjёsit e GKA e kanё pёrdorur nё mёnyrё “alternative”, siç i inçentivoni qysh sa keni hipur nё majё tё m… tё kulturёs.] Madje unё nuk besoj as qё kokёkrehura Mirela Kumbaro ka pranuar tё jetё ministre e m… tё kulturёs duke ditur qё MK nuk do tё mund tё zbatonte ligjin dhe tё pёrmbushte misionin e saj (sepse kёtё jeni duke bёrё znj. Ministre!!!).

Unё tё dashur drejtues tё artit dhe kulturёs kombёtare besoj se nuk keni mjaftueshёm karakter pёr t’i thёnё “JO!” karabushit kryeministror! Qё nuk i pёlqen ONUFRI karabushit mund tё kuptohet nga njё Urdhёr (nr. prot. 159, datё 21.05.1998) i tij kur ishte ende Ministёr i Kulturёs me tё cilin urdhёronte: “1. Shfuqizimin e Statutit dhe Konkursit Kombёtar vjetor tё Arteve Vizuale “Onufri”. 2. Tё gjitha aktmarrveshjet […] “Pёr shpalljen e konkurseve me karakter kombёtar e lokal dhe dhёnien e çmimeve pёr to” tё cilat kanё lidhje me konkursin “Onufri”. Mё qartё se kaq!

Besoj gjithashtu tё nderuar drejtues tё artit dhe kulturёs kombёtare se ju pёlqejnё luksi, prestigji dhe fama sipёrfaqёsore e posteve qё keni zaptuar. Sepse, le ta themi hapur midis nesh, nuk ёshtё ndonjё prestigj tё jesh drejtor i njё GKA apo MK ku nuk mund tё fshishё as menderen … s’kanё kёto institucion as dinjitetin e njё letre higjenike tё pёrdorur! Ok? E kapёt konceptin? Mund ta shtoni nё cv tuaja postin qё keni zaptuar, mundet ta shisni edhe jashtё mahallёs sonё periferike si diçka me vlerё, por ne, qё jemi ‘tanёt’, qё shohim sot gjendjen dhe vlerёn reale tё kёtyre institucioneve, e dimё shumё mirё se nё ç’derhexhe jeni (dhe jemi) katandisur. I vetmi ndryshim midis nesh dhe jush ёshtё se ju keni kontribuar nё situatёn nёnfekale tё cilёn shohim pёrpara syve.

Unё e kam njё zgjidhje, tё cilёn do jua pёrsёris edhe me 26 janar, pavarёsisht pёrjashtimit nga lista. Fillon me kёrkimin mbrapsh tё shpenzimeve tё Festivalit tё Dritave qё karabushi kryeministror na voli pёr tё bёrё ‘pallё’ si zakonisht nё fund tё nёntorit. Ka edhe mё, por do ishte e vёshtirё pёr t’i shpjeguar, sepse do tё kёrkonte aftёsi menaxheriale profesionale, tё cilat taksapaguesve s’u interesojnё nё mёnyrё direkte (prandaj paguajnё taksat: qё dikush i aftё tё merret me kёto punё), dhe ju, kam pёrshtypjen, duhet ende tё demonstroni vullnetin apo aftёsinё qё i posedoni. Gjithsesi do tё kemi rast tё hёnёn t’jua verifikojmё.

Artistë bashkëkohorë shqiptarë në ‘Pino Pascali’ të Italisë. (Romeo Kodra)

Në mbyllje të artikullit ‘ONU – UUUFFF!!! – FRI 2013’ të publikuar më 31 Janar 2014 në AKS[1], me rastin e përfundimit të konkursit të përvitshëm të artit bashkëkohor të shpallur prej Galerisë Kombëtare të Arteve, pata shkruar:

“Kam përshtypjen se, jo vetëm që në GKA jemi vite dritë larg çfarëdo lloj reforme apo rilindjeje, por edhe po neglizhohet një gjeneratë artistësh me potencial jo të zakontë. GKA po bën shumë pak për të nxjerrë në pah punët e kësaj gjenerate. Ekspozimi i 12 artistëve dhe 3.500 euro çmime janë therrime për ta. Nuk shihet ndonjë studim apo thellim mbi punët e këtyre artistëve. Nëse këtë nuk e bën GKA që e ka për detyrë (meqë mbahet me taksat e shqiptarëve, të cilët paguajnë për të parë artin e tyre të promovuar siç duhet) nuk shoh kush tjetër duhet ta bëjë. Shpresoj që drejtori Shabani të mos kufizohet në hedhjen e shashkave siç është bërë shpesh gjatë viteve të pafundme të tranzicionit, por të hapë sytë në materialin human që ka nën hundë dhe ta promovojë nëpër Evropë. Fundja nuk u zgjodh për këtë?”

Më 1 Mars, në gazetën “Shqip”, lexoj një artikull[2] promovues të rradhës në të cilin shihet mundi dhe djersa e Drejtorit te GKA, Artan Shabani, që mesa duket ka arritur një rezultat domethënës: ekspozimin më 10 Maj të këtij viti të disa artistëve bashkëkohorë shqiptarë në muzeun ‘Pino Pascali’ të Italisë. Duke qenë se për të njëjtën gjë po ‘pistonoja’ në artikullin tim lajmi nuk bën veçse të më gëzojë. Por duke dashur t’i paraprijë fishekzjarret shurdhuese të rradhës doja të ngrija disa pyetje.

Kush janë artistët bashkëkohor shqiptar të përzgjedhur? Kush i ka përzgjedhur? Si i ka përzgjedhur? Me ç’kritere? E shoh disi të vështirë që nga ‘Pino Pascali’ të ngrihet ndonjëri e të vijë në Tiranë për të përzgjedhur artistët, kështu që me siguri do të jetë vendim i GKA përzgjedhja. Këtu rrezikojmë fishekzjarret!

Pikësëpari, shpresoj të mos ketë përzgjedhje të dyshimta që shkojnë nga ‘përzgjedhja e gocës së babit, apo çunit të mamit famozë’, deri tek ryshfeti i pastër. Duke ditur ku jetojmë, nuk besoj se do akuzohem për ultraskepticizëm.

Së dyti, besoj se është koha që Drejtori të na hapë platformën menaxheriale me të cilën ‘fitoi konkursin legjitim’ në Ministrinë e Kulturës. Aty – siç bëhet në të gjitha platformat menaxheriale (ndjesë për abetarizmin!) – natyrisht ai do të ketë parashikuar promovimin e artit shqiptar dhe në veçanti të artistëve të rinj. Do të ketë parashikuar, që përpara se të fillojë punë, mënyrat dhe qasjet e promovimit sa më optimal të artistëve tanë. Natyrisht do të ketë parashikuar paraprakisht vlerën konkrete që i është dashur të menaxhojë (si menaxher i institucionit artistik më të rëndësishën kombëtar), pra ai paraprakisht e ka parashikuar se kush janë specifikat e artistëve tanë, vlerat artistike të tyre, sepse që këtej e fillon punën një menaxher; duke filluar nga baza konkrete e gjësë që menaxhon. Që të nxjerrësh konkretësinë e gjësë që menaxhohet do të thotë të njohësh kontekstin që e prodhoi, aktorët që e prodhuan si dhe instrumentat me të cilët u prodhua. Natyrisht, drejtori i institucionit më të rëndësishëm kombëtar të artit, që e supozojmë si njohësin më të mirë të artit në vend, këto gjëra i di, por nuk e kuptoj përse nuk ka gjetur ende kohën të na e bëjë të ditur, të na diturojë edhe ne. Jo për gjë, por personalisht kam me shumë merak ekspozimin e artit shqiptar jashtë vendit, ku na shohin ende si ekzotikë apo folkloristikë (në kuptimin degradues të termit). Madje ka shumë shqiptarë pseudo-artistë që kanë shitur jashtë vendit atë që të huajt kanë dashur prej tyre, dhe si rrjedhojë prej nesh. E kam fjalën për ‘emigrantin e përvuajtur’, ‘artistin-intelektual të persekutuar prej diktaturës’ apo cliché-ve të tjera si këto.

Së fundmi, duke ditur që aktualisht në Shqipëri ka një brez artistësh që po thonë diçka origjinale, jo vetëm në kontekstin autokton, por edhe më gjerë (për së paku në rang evropian), nuk do të doja të shitej dhe të digjte mundësitë e veta për dy fishekzjarre të rradhës. Shpresoj të vapen veshët që duhet të dëgjojnë!

ONU – UUUFFF!!! – FRI 2013 (Romeo Kodra)

Dje, më 30 Janar 2014, Silva Agostini me videon e saj ‘Mutual Red’ u shpall fituese e edicionit të XX të konkursit ‘Onufri’. Në këtë edicion jubilar, që shihte pjesëmarrjen e 12 prej 130 artistëve që kishin aplikuar, pritej mbi të gjitha risia.

Në 4R e promovuara prej Ministrisë së Kulturës (Rinovim, Reforma, Risi, Rilindje), rinovimi (R1) është parë, në rastin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në emrin e drejtorit të ri Artan Shabani; reforma (R2) do të shihej nga platforma menaxheriale që drejtori i ka prezantuar Ministrisë së Kulturës por të cilën për mungesë kohe kjo e fundit nuk na e ka vënë ende në dispozicion; risitë (R3) priteshin dhe po i shohim prej aktiviteteve të para të ndërmarra prej drejtorit të ri të GKA të cilat japin të dhënat të qarta edhe për idenë e reformës së tij; rilindja (R4) është premtimi që qeveria Rama ende mendon se do ta përmbushë përgjatë këtij mandati të parë. Por, le të shohim në ç’pikë jemi përsa i përket institucionit më të rëndësishëm të artit në vend.

Edicioni i XX i ‘Onufrit’ nuk i kushtoi më shumë se dy javë kohë kuratorit të zgjedhur prej drejtorit të ri. Kjo shihet nga moskoherenca thuajse totale e prurjeve të artistëve me konceptin kuratorial ‘Elozhe dyshimit’. Besoj se të gjithë vizituesit e ekspozitës panë që ndër këto punë filli ndërlidhës i Arjanës ishte ndjesia ankthgjeneruese e të qenurit pezull, në ekuilibër të pasigurt. Artisti bashkëkohor shqiptar në këtë pezulli është krejtësisht pasiv. Në mënyrë paradoksale pezullia mbizotëruese në punët e këtyre artistëve kthehet në potencë shprehimore. Dyshimi – i sugjeruar në konceptin kuratorial – nënkupton një subjekt i cili është aktiv dhe që ndërmerr apo ka ndërmarrë (duke u penduar më pas) një veprim. Në këto punë, thjeshtë, nuk gjendet askund një subjekt i tillë.

Kujt i duket se shpreh ndonjë dyshim fytyra e Endri Danit në fotografitë e tij? Ergin Zaloshnja ka ndonjë dyshim mbi eksperiencën e tij jetiko-artistike? Parapërgatitjet ad libitum të Irgin Senës janë fryt dyshimi apo autizmi makinik? Ekuilibristët e fitueses së çmimit dhe tensioni i tyre muskular është fryt i ndonjë dyshimi apo stërmundimi fizik? Ivi Topp ka gjithçka, por jo dyshime. Të mos flasim për Driton Selmanin; dyshimi i vetëm është ai i jurisë: Ja japim çmimin për këtë vepër perfekte apo presim të bëjë ‘salto mortale’?

Në motivimin e jurisë, për dhënien e çmimit Silvia Agostinit, thuhet: “Ndjesia e fortë e binomit dyshim/besim është shfaqur në një mënyrë thelbësore të fuqishme. Pra, nëse flasim për dyshimin, gjëja që na tërhoqi ishte faza kur subjekti, i cili është i pranishëm brenda konceptit kuratorial, qëndron pezull dhe reflekton tension. Është një vepër ku mund të kridhesh menjëherë, një subjekt i pastruar nga zbukurimet e tepërta dhe i sjellë thjesht dhe fuqishëm te publiku. Imazhet e veprës vepronin fuqishëm, duke mënjanuar një prirje lehtësisht estetike. Gjithashtu menduam se duke qenë juri e një konkursi ndërkombëtar, puna fituese duhet të ishte një vepër që përcillte në mënyrë të vlefshme një problematikë sa lokale aq edhe globale, në një mënyrë të vetëmjaftueshme”.

Më duket si një kacavjerrje nëpër xhama mbajtja brenda thonjëzave të paqena të konceptit kuratorial që edhe juria – pas kuratorit – i bën kësaj pune të vetëmjaftueshme dhe që, mbi të gjitha, shpreh tjetër gjë. Duke e konceptuar rolin e një jurie disi më shumë se tërheqje shpërblimesh qyl do të kisha dashur të dija prej tyre nëse nuk mendojnë se kjo video është një tjetër hulumtim i Silva Agostinit mbi gjeometrinë fraktale në art? Nuk u ka shkuar ndërmend anëtarëve të jurisë që ‘Mutual red’ mund të jetë e lidhur me lojën e kameras dhe gjenerimin e formave gjeometrike prej saj si në videot e mëparshme (shih Fractal Release ose Responding Environs) të Agostinit? Mbase e vetmja e metë e kësaj pune ishte pikërisht në lëvizjet e tepërta të kameras (do të kishte qenë më mirë statike) që shpërqëndronin prej tensionit të krijuar të kokave në ekuilibër.

Kam përshtypjen se, jo vetëm që në GKA jemi vite dritë larg çfarëdo lloj reforme apo rilindjeje, por edhe po neglizhohet një gjeneratë artistësh me potencial jo të zakontë. GKA po bën shumë pak për të nxjerrë në pah punët e kësaj gjenerate. Ekspozimi i 12 artistëve dhe 3.500 euro çmime janë thërrime për ta. Nuk shihet ndonjë studim apo thellim mbi punët e këtyre artistëve. Nëse këtë nuk e bën GKA që e ka për detyrë (meqë mbahet me taksat e shqiptarëve, të cilët paguajnë për të parë artin e tyre të promovuar siç duhet) nuk shoh kush tjetër duhet ta bëjë. Shpresoj që drejtori Shabani të mos kufizohet në hedhjen e shashkave siç është bërë shpesh gjatë viteve të pafundme të tranzicionit, por të hapë sytë në materialin human që ka nën hundë dhe ta promovojë nëpër Evropë. Fundja nuk u zgjodh për këtë?