ART IN PORT: “Coexistence: for a new Adriatic koinè” … ose nё kёrkim tё konceptit kuratorial. (Romeo Kodra)

Shpesh herё kam shkruar mbi mungesёn e njё kritike tё strukturuar, artikuluar dhe debatuar teorikisht dhe teknikisht mbi artin bashkёkohor shqiptar (pёrjashtoj kёtu diasporёn). Kjo mungesё strukture ka sjellё rrjedhimisht zbrazёtinё e pikave tё referimit tё artistёve, zbrazёtinё e pikave tё referimit tё vetё kritikёve, si dhe ka krijuar – nga njёra anё – situatёn asgjesuese pёr vlerat artistike tё veprave autoktone, por – nga tjetra – edhe mungesёn e krijimit tё brezave tё artistёve si individualitete, tё cilёt zhduken pa lёnё gjurmё prej mёse çerek shekulli.

Nё kёtё zbrazёti arti bashkёkohor shqiptar mundohet tё gjej pikat e referimit nё institucionet – publike apo private, vendase apo tё huaja – qё financojnё veprat e tyre. Kjo marrdhёnie direkte, e pa mediuar, me klientelёn – thuajse mesjetare – e ka kthyer artistin bashkёkohor shqiptar nё njё qenie reflektuese, llogaritare dhe llogaridhёnёse, karshi ofruesit mё tё mirё tё veprave tё tij. Kur them “ofruesit” e nёnkuptoj sikur ky tё ishte i mirёqenё, por tё gjithё e dinё, dhe evidenca e fakteve tё pёrditёshme e demonstron, qё ofruesit – kur ekzistojnё – janё si ata pronarёt e makinave ekstraluksoze qё ulin xhamat e errёt tё makinave aq sa u nevojitet pёr tё rrёshqitur njё monedhё pёr lypёsin e semaforёve tё kryeqytetit, qё i bёn tё shpёlajnё ndёrgjegjen pa ndotur ajrin e kondicionuar nё brendёsi tё automjeteve.
Kur monedha rrёshqet prej xhamave tё errёt deduktohet qё gjykimi kritik i pronarit tё makinёs ekstraluksoze pёrbёn vlerё absolute nё shketёtirёn tonё tё artit bashkёkohor.

Pra, e vetmja pikё referimi pёr gjykimin kritik tё artit bashkёkohor qё supozohet e mirёqenё nё kontekstin shqiptar ёshtё monedha rrёshqitёse pёrtej xhamave tё errёt.

Njё vёrtetim pёr sa po them ёshtё aktiviteti i IPA ART VISION – ART IN PORT: “Coexistence: for a new Adriatic koinè”.

IPA ART VISION i financuar nga programi evropian IPA Adriatic CBC 2007/2013 ka mundёsuar organizimin e ekspozitёs qё u inaugurua mё 1 gusht 2014 tek “Piramida” nё Tiranё. Organizuar nga rajoni italian i Puglia-s me ndihmёn teknike tё Apulia Film Commission “ART IN PORT: Coexistence for a new Adriatic Koinè” sheh bashkёpunimin e Muzeut “Pino Pascali” tё Italisё, Universitetit tё Arteve tё Tiranёs, Rajonit tё Veneto-s nё Itali, Ministrisё sё Kulturёs nё Shqipёri, Ministrisё sё Kulturёs nё Malin e Zi dhe krahinave Malore-Bregdetare dhe Rijekёs nё Kroaci.

Nё kёtё aktivitet, qё do tё shёtisё nё 5 destinacione tё Adriatikut, 10 artistё ishin pёrfaqёsues tё Italisё dhe nga 5 tё Kroacisё, Malit tё Zi dhe Shqipёrisё.

Siç thashё, nё vendin tonё, lёmosha qё rrjedh nga xhamat e errёt tё makinave ekstraluksoze shndёrrohet edhe nё njё gjykim kritik mbi vlerёn e veprave dhe artistёve. Por ky gjykim nuk ёshtё i artikuluar. Unё personalisht nuk kam arritur tё gjej dhe kuptoj sesi u zgjodhёn 5 artistёt shqiptarё pёr kёtё aktivitet dhe pёrse pikёrisht me kёto vepra. Dhe gjёja mё çudit sepse – ndryshe nga gjithё vendet e tjera tё pёrfaqёsuara nё kёtё aktivitet me njё ose dy koordinatorё apo referentё – Shqipёria ёshtё e suportuar nga ekspertiza e koordinatorit ekzekutiv Roberto Lacarbonara, referenti i Ministrisё Ardian Isufi (qё kur dhe si ёshtё emёruar nga Ministria?), referentёt e Universitetit tё Arteve Pjetёr Guralumi dhe Vladimir Myrtezai Grosha (qё gabimisht [ndoshta] nё sitin on line tё Muzeut Pino Pascali mbajnё titujt profesorё); pra 4 veta, por asnjёri prej tyre nuk ka dhёnё deri mё sot ndonjё shpjegim mbi kёtё pёrzgjedhje.

Nuk e di, ndoshta, kanё dhёnё suportin e tyre pёr kёtё aktivitet falas dhe mendojnё se nuk janё tё detyruar ta japin njё mendim tё artikuluar (Ishin aty falas?).

Nuk e di, ndoshta, nё ditёt nё vazhdim do e japin ndonjё shpjegim apo do tё mund tё artikulojnё ndonjё arsye logjike mbi pёrzgjedhjen, por gjithsesi jemi nё pritje.

Personalisht, nga njёra anё, jam nё pritje sepse kam shumё interes tё diskutoj mbi njohuritё dhe artikulimin e njohurive tё tyre mbi artin bashkёkohor shqiptar. Nga ana tjetёr, jemi nё pritje si publik sepse gjёja na intereson shumё, sidomos kur lexojmё nё titullin e kёsaj ekspozite sintagmёn “Adriatic koinè”, qё ka tё bёjё me njё gjuhё (etimologjikisht prej greqishtes), njё gjuhё tё unifikuar dhe pёrbashkuese tё Adriatikut. Nuk do tё doja qё gjuha pёrbashkuese e Adriatikut tё ishte ajo e xhamave tё errёt prej tё cilёve rrёshqet – kur jemi me fat – ndonjё monedhё. Nuk do tё doja qё “pёrforcimi i njё rrjeti nё tё dyja kahet e Adriatikut” – siç thoshte Rosalba Branà, drejtoreshё e Muzeut Pino Pascali, nё shkrimin e saj pёr katalogun e ekspozitёs – tё nёnkuptonte errёsirёn e xhamave qё mё sjell ndёrmend xhamat e errёt tё makinave ekstraluksoze tё mafias vendimmarrёse, fjalё kjo e mafias qё nё shqip pёrkthehet “mbaj+fjalёn” (kёtё interpretim etimologjik ja vodha pa leje njё mikut tim qё “di gjithçka”), apo nё italisht si sinonim pёr “omertà”.

Do tё doja tё kuptoja gjithashtu edhe disa koncepte tё pёrdorura nga znj. Branà, po aty, nё shkrimin e prezantimit tё katalogut. P.sh. kur pёrdor fjalёn “identity” tё referuar njё konteksti ballkanik, nuk i duket sikur “po flet pёr litarin nё shtёpinё e tё varurit”? Nё italisht ёshtё i qartё kuptimi “parlare di corda in casa dell’impiccato”. Po kёshtu tё flasёsh nё njё kontekst ballkanik pёr njё “identitet pёrbashkues” ёshtё disi e ndёrlikuar, dhe mbi tё gjitha kёrkon disi mё shumё artikulim dhe vёmendje, pёrveç kompetencave historiografike, antropologjike dhe sociologjike.

Natyrisht nuk i referohem Shqipёrisё dhe sensibilitetit tё saj ndaj identitetit, sepse kёtu jemi nё kontradiktёn e kontradiktёs ballkanike, kёtu shumё prej gjyshёrve tanё kanё mirёpritur me lule dhe lavde edhe Mussolini-n, i cili donte tё shkonte pёrtej Adriatikut (kёtij liqeni italian), donte tё realizonte ёndrrёn e vjetёr fantastiko-shkencore tё “Mare Nostrum” mesdhetar.

I referohem mё shumё masakrave tё Srebrenicёs, prej sё cilёs nuk kanё kaluar ende 20 vjet, dhe masakrave tё Kosovёs 15 vite mё parё. [Meqё jam tek Srebrenica, sot pjesё e Republikёs Serbe tё Bosnjёs, kujtoj pёr organizatorёt: po t’i hidhni njё sy hartёs sё Adriatikut do tё zbuloni qё lag edhe Bosnjё dhe Hercegovinёn. Pak mё lart, nё veri, edhe Slloveninё. Nuk do ishte mirё tё kishte artistё edhe nga kёto vende? Jua kujtoj thjeshtё pёr korrektesё gjeografiko-artistike, jo pёr pedagogjizёm tё shkollave fillore.]

Pastaj, dhe pёr ta mbyllur pa u zgjatur mё tej, do tё doja tё kuptoja sesi janё pёrdorur disa koncepte tё lidhura me sintagmёn konceptuale bazё “territorialisation of desires” qё drejtoresha e Muzeut Pino Pascali e quan si “pёrcaktim sociologjik” kur nё tё vёrtetё ёshtё njё koncept filozofik deleuze-ian me tё cilin, rastёsisht prej disa vitesh, po merrem personalisht dhe qё, rastёsisht, nё kёtё studim timin, ka pёr referencё pikёrisht kontekstin shqiptar dhe perceptimin/pёrshenjimin e hapёsirёs. Me sa di unё ёshtё disi kontradiktore tё pёrdorёsh territorializimin e dёshirёs si “utopian space” nёpёrmjet sё cilёs “lёviz arti bashkёkohor”. Me sa di unё nuk ёshtё aspak utopike kjo hapёsirё dhe arti ёshtё krye kёput njё proçes kreativ qё nis me njё akt rezitence konkret dhe real, aspak “extra-territorial” apo “liquidness”.

 Shpresoj tё marr/im njё pёrgjigje, nё tё kundёrt do i uroja vetes dhe publikut tё mos shihnim kurrё ART IN PORT apo ART IMPORT tё tillё sepse e kemi me tepri nga anёt tona.