Quello che sta perdendo l’Italia sa d’imponderabile. (Romeo Kodra)

Da Bergamo ultimamente a me, come ad altri, penso, arrivano solo notizie tristi. Una di queste, di qualche giorno fa, è la morte di un dottore, il mio medico di base o di famiglia dir si voglia degli ultimi 15 anni, Vincenzo Leone.

Non credo di essere la persona più addatta per descrivere quest’uomo. Non lo conoscevo benissimo. La nostra confidenza si limitava a ben poco. Era siciliano e di solito, essendo io dei Balcani, gli facevo sempre la battuta di un altro mio amico siciliano, e cioè sul nostro “essere tutti e due mediterronei”. Ci si rideva, sempre.

Con mio padre da subito aveva instaurato un rapporto un po’ più speciale. Si vede anche con lui funzionava l’attrazzione tra “mediterronei”.

Quest’uomo come medico di base, figura che qualcuno vuole abolire (link), ha salvato pochi anni fa mio padre da un infarto, quando al Pronto Soccorso degli “ospedali eccellenti lombardi” gli hanno diagnosticato un raffredore dopo aver lamentato dolori al petto. Alla terza volta in 24 ore in Pronto Soccorso, dopo altretante insistenti ricette di esami urgenti del dott. Leone, si sono decisi di fare il test della bicicletta. Dopo due minuti sulla bici mio padre lo hanno fatto sdraiare in orizzontale, gli hanno detto di non muoversi, neanche per andare in bagno, e lo hanno portato in sala operatoria.

Mio zio altrettanto gli deve la vita per un simile problema.

Dal 2011 al 2018, quando vivevo più in Albania che in Italia, l’ho chiamato diverse volte. Una di queste per un problema del figlio di un mio amico che si trovava in una situazione disperata. Ha sempre risposto, puntualmente. Conoscendo di fama la situazione degli ospedali in Albania, ha addirittura chiesto la cartella clinica, si è consultato con specialisti che conosceva, e, dopo aver suggerito e aiutato nel procurare altri medicinali e una cura migliore, è riuscito ad alleviare il dolore immenso di una situazione che faceva impressione solo a guardare da fuori. E lo ha fatto gratuitamente.

Ultimamente vivo più in Finlandia che in Italia. Quì non esiste il medico di base. Esistono ospedali e poliambulatori, pubblici. Di solito per qualsiasi cosa ti ricevono infermieri/e. Il dottore, solo tramite appuntamento. Puoi avere anche assicurazioni speciali, di solito offerte dal datore di lavoro, ed essere seguito in centri privati. Lì magari il dottore c’è e subito. Però può capitare, per fare un esempio concreto, che per una mancanza proteica, che non si risolve assumendo integratori per mesi, ti consiglino un piccolo e semplicissimo intervento chirurgico. Poi capita che ti viene in mente il dott. Leone, il quale, a metà febbraio di quest’anno, ti consiglia, “prima di fare qulasiasi intervento, ricontrolla[re] gli esami del sangue e guarda[re] se non hai semplicemente un infezione da qualche parte nello stomaco o ulcera che ti causa perdita di sangue”. Poi capita che gli esami confermino che il medico di famiglia, quello italiano, aveva ragione e non ti serve nessun intervento. Basta solo una cura di antibiotici, che gli stessi dottori che ti hanno consigliato l’intervento, sbalorditi per non averci pensato, ti prescrivono. Capita poi che a te la fiducia nel sistema sanitario finlandese ti cala un po’ e chiedi ancora al dott. Leone il 20 marzo se magari non sono troppi questi antibiotici e non ci sia qualche cosa di più appropriato. Poi, quando la risposta stranamente tarda più di 24 ore, scopri su facebook che il dott. Leone in 22 marzo è morto per la COVID19. Scopri che, come sempre, seguiva ancora i suoi pazienti anziani nelle loro case. Forse, in mancanza di protezioni adeguate, lì, in una di quelle case, ha preso il virus, come dice il presidente sindacale del ordine, del quale dott. Leone era il vice (link).

Ripeto, e voglio sottolinearlo, non conoscevo bene quest’uomo. Inoltre, avendo qualche nozione di teatro, non voglio scrivere questa storia come una tragedia con un eroe, perché mi uscirebbe comunque, al massimo, un sciacquato dramma borghese o peggio ancora. In questi tempi le nostre coordinate geopolitiche occidentali, non offrono e non stimolano altro. Le tragedie sono altrove. Però una cosa è certa, non ho amici o familiari che abbiano fatto foss’anche solo la metà di quello che ha fatto lui per me e per i miei familiari.

A quanto ne so e leggo ultimamente sui giornali e social media non sono l’unico ad avere avuto così tanto da lui. E continuava fino all’ultimo a fare il suo, allo stesso modo, e lo posso dimostrare io, così come quelli che lo hanno visto a dare consigli ad altri pazienti all’ospedale dov’era ricoverato.

Forse non sapeva fare altrimenti. Forse non voleva fare altrimenti. O forse è la professione che richiede certe qualità. Ma, allora, quanti ci sono come lui, a lavorare nei ospedali e altre strutture sanitarie della Lombardia, oggi? Spero abbastanza. Spero abbiano miglior fortuna. Ed è questo che suona tragico ed eroico, nonostante il contesto non meriti questi termini. Ed è questa la perdita imponderabile non solo umana, ma etica, professionale, della quale fino ad oggi i cittadini di Bergamo, Lombardia e d’Italia beneficiavano gratuitamente perchè era normalità, ma che stanno perdendo e continueranno a perdere, forse per sempre. Adesso che il vagone sembra sganciato dal treno, come l’Impero Asburgico di Musil, forse si vedrà per bene l’illusione e si capirà per bene la perdita. Non tornerà indietro, ma c’è da sperare che si capirà. Altrimenti le vere tragedie busseranno alla porta e si dovranno trovare o inventare eroi adeguati, anche perchè le immagini che ci offre la quotidianità non presagiscono niente di buono: reclusione forzata, libertà solo per andare al lavoro, crematori che faticano a smaltire corpi … tutto in una cornice democratica. Sembra un film già visto diventato normalità.

Basha takon Sorosin … pas një viti. (Romeo Kodra)

Më bëri përshtypje një artikull i lapsi.al që përcillte një intervistë televizive të Lul Bashës. http://www.lapsi.al/lajme/2017/01/14/basha-rr%C3%ABfen-takimin-me-george-soros#.WHoPcX0SNG4.

Basha takon Sorosin

Basha takon Sorosin

Sipas Lulit, kokëasfaltuarit shqiptar, kreut gjenial të të ashtuquajturës Opozitë, “Edi Rama po shalon Sorosin”. Përtej nxitjes pornografike të fantazisë, ky “gjenialitet” i Lulit tregon sesa pa bythë janë qeveritarët të çdo lloj ngjyrimi politik përkarshi një ultra 80-vjeçari që nuk bën a kërkon tjetër veçse të bëj biznes siç ka bërë gjithnjë: duke krijuar reaksion karshi çdo tentative revolte qytetare, të cilat mund destabilizojnë kapitalin dhe përfitimin e të zakonshmëve.

Pozicionimi i Sorosit me kapitalet e tij – që zakonisht quhet filantropizëm – në vatrat e revoltës (romët&egjiptianët, punëtorët e pakënaqur, protestues të paorganizuar të shoqërisë civile, arti dhe kultura që kanë rezistencën në thelb) i shërben atij të kontrollojë dhe mundësisht të kanalizojë çdo tension shoqëror për të mos rrezikuar, me goditjet e mundshme të revoltave, pushtetin tonë të kontrolluar prej Big Brother-it përtej murit të verdhë të rrugës së Elbasanit. Big Brother-i kontrollon zagarët që kemi në pushtet, të cilët kapin ndonjë copë prej llokmave të kapitalit të vërtetë (shih Soros në zërin “BANKERS PETROLEUM”) mes të cilëve Soros-i radhitet.
Pyetja është: Sorosi është kaq koqe sa ta lejojë veten të informohet nga kokëasfaltuari i Opozitës? Natyrisht është thjeshtë pyetje retorike, sepse thelbi i çështjes është te të qenurit pa bythë të politikanëve, pa shtyllë kurrizore, pa kurrëfarë dinjiteti. Pyetja e vërtetë është pse këto krijesa larvore të quajtur politikanë shqiptarë nuk e vënë Sorosin përpara përgjegjësive duke i kërkuar llogari p.sh. se si ka mundësi që thërret Erion Veliajn nëpër forume ekonomike mbarëbotërore? http://www.tiranaobserver.al/soros-merr-erion-veliajn-ne-sri-lanka/ Madje e thërret kur vetë Soros e di se ky u ka vënë shkelmin romëve&egjiptianëve, vret njerëz në landfill-e? https://www.youtube.com/watch?v=5d9GPIZj4_8 Për të mos folur për bëmat e karabushit kryeminstror.
Pra pyetja që i duhet bërë Soros-it është nëse ai është “Babai i romëve”, të varfërve, shtresave në nevojë, artistëve dhe njerëzve të kulturës apo është “Babai i Karabushit dhe Lali Erit”? Pse kjo Opozitë nuk tenton të hapë letrat në tavolinë me Soros-in dhe sojin dhe sorollopin e llojit të tij dhe t’i kërkojë të bëjë reaksion/presion jo tek revoltat e drejta qytetare, por te klasa e pushtetarëve në qeveri? Natyrisht edhe kjo është pyetje retorike, sepse politkanët tanë në bazë, aty ku presioni i varfërisë nxit përditë e më shumë revoltën, shkojnë vetëm për të bërë “selfie” apo për të “dhuruar” tapi.

TR030: Fashizëm ad libitum.(Romeo Kodra)

Sot mora pjesë, pjesërisht, në të ashtuquajturën dëgjesë publike, që Bashkia e Tiranës organizoi për masterplanin e Kryeqytetit. Them pjesërisht sepse në mes të prezantimit të planit të Boerit u fut Kryebashkiaku Veliaj për trushplarjen e radhës, i cili me këtë ndërprerje m’u duk sikur nxitonte, ndoshta ngaqë ka gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë dhe nuk ka kohë për të humbur me kësi vogëlsirash. Natyrisht për të mos i shtuar spektatorë show-t të një vrasësi 17 vjeçarësh si Erion Veliaj, u largova për të mos ndotur mëtej dëgjimin, që, gjithsesi, Tirana nuk rresht pa ma përdhunuar çdo ditë, minutë apo sekondë.

Gjithsesi, shtysa e këtij shkrimi nuk më erdhi nga acarimi i dukshëm që më shkakton një vrasës në krye të Bashkisë, por nga prezantimi i pjesshëm i Boerit, të cilin e gjejmë të hedhur edhe në një video promovuese në YouTube.

Pikësëpari duhet thënë që Bashkia vazhdon e quan “dëgjesa publike” prezantimet e Boerit & Co. apo trushplarjet monologuese të Kryebashkiakut. Dhe thotë që ka arritur numrin 100 … ndoshta duke llogaritur edhe koktejet mes vedi tek Tulla apo kontaktet në “fejsbuk” … injoranca nuk njeh turp mesa duket … hapja e ligjit për të kuptuar minimalisht procedurën e “dëgjesave publike” do ndihmonte, kam përshtypjen.

Ajo ç’ka përbën një skandal të vërtetë, edhe në humbëtirën provinciale ku jetojmë, është përdorimi abuziv i termave për këtë masterplan, tip “specchietto per le allodole” (çark me pasqyra për laureshat), siç i thonë italianët. Kaleidoskopi p.sh., një prej termave metaforiko-poetik, tek i cili bazohet edhe “lo specchietto per le allodole”, tregon perfektësinë e arritjes së një lajke, që fut në kurth, e tredh duke marrë me shqelma, jo vetëm Zogun (Ahmetin/”allodola” anteliteram i arratisur nga sytë këmbët) por edhe zogjtë e tredhur të radhës (të cilët nuk dëbohen më si në kohën e fashizmit, por mbahen aty, në çarkun e perfeksionuar të neo-liberizmit):

Abuzimi me termat dhe mbi të gjitha me konceptin e policentrizmit të shumëtrumpetuar, për të tërhequr vëmendjen dhe aluduar nënkuptime të pafiltruara logjikisht, është bërë aq banal sa nuk i ha më askush, as analfabetët … përveç ushtrisë së rrogëtarëve të Bashkisë Rilindase; ushtrisë së pjellave të llastuara të oligarkisë vendase, diplomuar në diplomoret vendase apo europiane, aty ku i kanë dërguar baballarët trafikantë, ndërtues, deputetë, dallaverexhinj me paratë e tyre të fëlliqta.

Kështu pra, mesa kuptova nga prezantimi i Boerit dhe videoja e mësipërme, policentrizëm në radhë të parë do të thotë vazhdim i Bulevardit fashist të Tiranës, instrumentit kryesor të kolonizimit urban të Shqipërisë prej Italisë fashiste, projektuar thuajse 15 vite përpara pushtimit përfundimtar të 1939. Praktikisht, gjetje urbanistike më qendërzuese apo antipolicentrike se Bulevardi, sot e kësaj dite, në kryeqytet, nuk kemi. Bulevardi i Tiranës është emblema e kundërt e policentrizmit! Madje është po ky Bulevard që tregon koherencën e mentalitetit qeverisës (governmentality) të çdo pushteti që ka sunduar këto 100 vjet në Shqipëri. Sado ideologjikisht të kundërt mund të jenë dukur (fashist, komunist, malok-berishist, rilindas-çun-tirone-ramist) te Bulevardi, pushteteve u janë puqur gjithmonë mendimet: Bulevardi është fusha e përzgjedhur ku kanë shprehur arkitektonikisht vetveten! Gjëja që më bën përshtypje është ndryshimi i mendimit të Boerit, i cili, personalisht, disa muaj më parë, ma kishte cilësuar si “megalomani” fiksimin e zgjatimit të Bulevardit (https://aksrevista.wordpress.com/2016/04/13/tr030-plani-urbanistik-i-tiranes-dhe-degjesa-publike-sipas-bashkise-romeo-kodra/). [Tek shkruaj po shkëmbej e mail-e me ark. Boerin për një skype-intervistë të mundshme … le të shpresojmë, meqë direkt nuk mundëm të takoheshim!].

Po ashtu masterplani urbanistik i Tiranës vazhdon me modelin e unazave. Praktikisht edhe një herë na ripërsëritet ideja e qendrës, që unaza qarkon. Dhe unazat e Boerit janë 5 tashmë, të gjitha rrethojnë gradualisht një qendër të vetme: qendrën përjetësisht fashiste të Tiranës; aty ku pushteti fashist na rrethrrotullon duke masturbuar prej 100 vjetësh.

Përsa i përket gjelbërimit edhe ky është rrethrrotullues, “pyll orbital”, për të mos shqetësuar shumë oligarkët pushtetmbajtës, sistemin e vërtetë diellor kryeqytetas, të cilët priten të investojnë mëtej te tulla dhe asfalti, në një Tiranë akoma më të dendur, por kësaj radhe, na siguron Boeri, vertikalisht, ashtu siç i pëlqen pushtetit tonë fallocentrik, që s’rresht së humburi vetveten dhe ne si dele të tij në këtë vrimë të zezë megalomaniakale.

Dhe të mos harrohen korridoret e gjelbërta, anës lumenjve (Erzeni, Lana, Lumi i Tiranës): thjeshtë mutpërcjellëse drejt Adriatikut të stolisura me pemët ekzistuese anash. Po ashtu edhe projektet e tjera me emra tërheqës sa më s’bëhet, ku e rëndësishme është konfirmimi i asaj që territori i përdhunuar dhe menaxhuar prej mafiozëve tashmë ofron, por që mësëfundmi kanë gjetur një Prijës, tek i cili do kanalizojnë për filtrim e riciklim përfitimet. Nëse do të shihen mirë në video ku janë të alokuar gjeografikisht këto projekte do të kuptohet që nuk përbëjnë asnjë risi, sepse janë ekzistent dhe nuk do bëhet ndonjë gjë e madhe; thjeshtë do i jepet një llustër, tipike e fasadës Rilindase. Praktikisht pseudo-anarkisë së përgjithshme të të fortëve dhe mafiozëve do u mbivendoset anarkia e pushtetit, siç e quante Pasolini (Lorenxeti thotë Boeri; Makiaveli dëgjojnë “zogjtë e rinj të Tiranës”).

Tani, kush do të heqë disa paralelizma midis Tiranës që ishte dhe Tiranës që do të jetë, nuk duhet veçse të përqëndrohet tek disa analogji që ulëret konteksti kryeqytetas, ulërimë të cilën nuk e dëgjojnë vetëm rrogëtarët dhe çunat e mamit dhe babit që prostituojnë profesionalisht në Qeverinë e Bashkinë Rilindase.

  1. Dje, Fashizmi/Mussolini futi qëllimisht në borxhe Zogun, dhe rrjedhimisht qeverinë shqiptare, nëpërmjet investimeve urbane të papërballushme që ofroi (kërko online SVEA dhe Mussolini) dhe, siç pritej, falë mospagimit të borxheve, justifikoi pushtimin e 1939 (shih aktet e Parlamentit Italian pak para pushtimit, mbi të gjitha fjalimin e Mussolini-t. Gjithashtu, për të kuptuar kotësinë e atyre investimeve abuzive, le të konsultohet Qemal Butka në një shkrim te “Përpjekja” e shekullit të kaluar). Sot Rilindja në Qeveri e Bashki po fundos financat shqiptare në gropën e zezë të investimeve mafioze, të cilat kanë degjeneruar pakthyeshmërisht indet e politikës dhe thurrimës shoqërore shqiptare dhe në veçanti kryeqytetase, për të cilat nuk mund të luftohet një pushtues i dukshëm që vjen nga jashtë, por vetëm nga brenda ADN-së sonë të korruptuar.
  2. Dje Zogu, të cilin Italia fashiste qëllimisht toleronte, zgjeroi, duke përdorur personalisht arkitektët fashistë, edhe më shumë gropën financiare të investimeve arkitektoniko-urbane me vilat e tij “oksidentale”, në Tiranë, Durrës e gjetkë, duke shtuar luksin e shfrenuar që habiste edhe vetë italianët. Sot Rama dhe fotokopja e tij Veliaj përdorin “arkitektët e jashtëm” për përfitime vetjake si ato që prodhuan stilin surrelian, duke u fundosur e përlyer gjithnjë e më shumë në krim, duke u shndërruar në vegla ekskluzive të këtij të fundit.
  3. Dje Fashizmi zuri si element ngjizës në ADN-në shqiptare nacionalizmin, idenë idiote të kombit europian, ri-themeluar natyrisht prej Zogut (e kujt tjetër!!!) duke i thurrur lajka arkitekturore në fasadat e ministrive “moderne dhe perëndimore”, siç dallohet nga basorilievet e Gentit apo përkrenaret e Skënderbeut ngjitur pas ndërtesave ekletike me të cilat Zogu, si çdo derdimen autokton, masturbohej duke menduar se po hynte në Histori. Sot Boeri bën një hap përpara, nga epoka klasike e romakëve na sjell në prag të Rilindjes italiane dhe europiane njëkohësisht, tek citimi i Lorenxetit në hyrje të masterplanit, ku me një abetarizëm shkollor ngref egon e një masturbuesi provincial si Edi Rama të cilit ky citim artistik i dedikohet (shih në revistën e përmuajshme italiane Abitare, tetor 2016, fq. 63 “un divertito omaggio alla passione per la pittura del primo ministro albanese” të cilin e tradhëton së tepërmi makiavelizmi).
  4. Dhe të mos harrojmë efektin semiotik të pallateve të Bulevardit fashist në krahasim me shtëpitë përdhese të traditës tiranase. Të mos harrojmë kompleksin e inferioritetit që ende sot na bën të shohim moderne arkitekturën fashiste dhe të përbuzim një arkitekturë tonën, që vetë ne, delet që i shkojnë mbrapa pushtetit, zhdukëm hareshëm në emër të modernizimit (Tirana e Vjetër filloi të zhdukej me fashistët, thuajse humbi me Enver Hoxhën, dhe u asgjesua tërësisht me “demokracinë”). Dhe sikur të mos mjaftonte, e njëjta gjë po ndodh me vertikalitetin Boerian, që thurr lavde për kullat e Ramës dhe 51N4E (shih cit. Abitare), një katastrofë peizazhistike prej starkitektësh Dubai Style, që tejkalon drejt kafshërisë edhe atë pak ndjeshmëri që kishin fashistët dhe enveristët, për të cilët relievi i qytetit kishte një kufi ende njerëzor, siç duket nga ruajtja e lartësisë së objekteve arkitekturore në Bulevard. Këtu Boeri duket se do të kthehet në një enfant prodige të arkitekturës neo-fashiste, duke qenë se po shtyhet edhe më tej në abuzim dhe inflacion ndërtimor të Tiranës 2030, ku do të shtohet vertikalisht dendësia e kotë e tullës dhe asfaltit, në një kohë që në Tiranë prej vitesh (që nga koha e Kryetarit Rama) pallatet e drogës dhe prostitucionit janë mësëshumti bosh. Pritet pra, nën fasadën e një tjetër termi alienues dhe lajkatar, siç është ai i një masterplani “fleksibël” (që do ndryshojë sipas orekseve të pushtetit çdo vit), një tjetër valë investimesh të kota, në beton, tulla dhe asfalt, për të ricikluar dhe legjitimuar si ndërtues mafiozë shqiptarë dhe të huaj.

Kur injoranca kulturore vjen në pushtet. (Romeo Kodra)

 

Mirela Kumbaro nuk rresht së degjeneruari kulturën e këtij vendi për interesa politike, që në rastin shqiptarë, siç demonstron rasti i ofrimit të bazës ligjore për trafikantët e plehrave, janë sinonim i interesave mafioze. Nga një artikull shoh se paska deklaruar në media ç’t’i shkrepte në mendje për të arritur përmbushjen e qëllimit të saj si ndrikull e mafias, që ka kapur dhe tredhur pushtetin qeverisës aktual, të udhëhequr nga Kryeministri Rama. http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/09/29/mirela-kumbaro-teatri-nje-godine-mediokre/

Në artikullin e mësipërm Ministrja e Kulturës, në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë (!!!), paradoksalisht deklaron që Teatri Kombëtar, i ndërtuar prej ushtrisë italiane për vetëm 15 vjet, nuk ka asnjë vlerë, madje “është mëse mediokër”. Zonja mendjendritur që ka në dorë fatet e trashëgimisë sonë kulturore nuk e di që ajo “ndërtesë mediokre” është ndërtesa më e vjetër, ndërtuar me material parafabrikat, që na ka mbetur. Personalisht mendoj se Rilindja e ka si metodë këtë sjellje në dukje absurde: në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, të shkatërrojë trashëgiminë tonë kulturore; në ditën ndërkombëtare të kujdesit ndaj mjedisit, të importojë plehra duke shkatërruar edhe më shumë këtë vend plehrash në të cilin është kthyer Shqipëria. Dhe kjo është klasike për shoqërinë distopike shqiptare, dhe si në çdo shoqëri distopike, edhe te ne që jetojmë nën Rilindje, asgjë nuk duhet të jetë ç’ka thuhet se është; madje duhet të jetë ekzaktësisht e kundërta (shih kuptimin e termit në një fjalor … jo shqiptar, natyrisht).

Por le të kthehemi te mendjendritura, që na ka rënë për hise ta kemi Ministre të Kulturës, e cila, mesa duket, nuk ka dijeni për një trashëgimi të arkitekturës industriale, të cilës objekti i Teatrit Kombëtar i përket. Madje, edhe pse ajo e di mirë që në vendet e tjera, pushtuar e kolonizuar prej italianëve, ku Musolini pat ndërtuar kësi objektesh, nuk ka mbetur as edhe një në këmbë, në vend që ta ruaj si sytë e ballit, kërkon që ta shembë për interesat e betonizuesve që kanë tredhur Kryeministrin. Pra, ministres nuk i shkon në mend as që ky objekt ka vlerë si arkitekturë koloniale e periudhës fashiste, nëpërmjet të cilit mund të lexohet në hapësirën urbane edhe ideologjia perandorake, me të cilën fare lehtë mund të shpjegohet edhe rrjedha e trajtimit të hapësirës prej pushtetarëve që kemi patur këto 90 e kusur vite (përfshi Rilindjen).

Madje, kjo verbëri historike, shkencore, teorike dhe teknike e arkitekturës koloniale italiane në Shqipëri është edhe e studiuesve në përgjithësi (të paktën prej kërkimeve të mia deri më sot); pra nuk i përket vetëm Mirela Kumbaros, e cila nuk ka lënë rast këto vite si Ministre pa na shpallur injorancën e saj në çështjet e artit, kulturës dhe trashëgimisë. Kjo verbëri që ka zënë edhe studiuesit, qofshin shqiptarë apo të huaj, ka bërë të mundur që të lexojmë kolonizimin fashist të Shqipërisë si një aneksim të vullnetshëm të saj ndaj pushtuesit italian. Praktikisht sipas dëshirës dhe vullnetit të leximit të historisë prej vetë Musolinit. Duke qenë se studimet e mia aktuale kanë të bëjnë mbi të gjitha me këtë çështje po ndalem këtu, sepse në këtë shkrim nuk më intereson teoria, historia apo teknika e arkitekturës, por injoranca e pushtetit aktual në menaxhimin e kulturës dhe trashëgiminë e saj, të cilën nuk rreshtin së degjeneruari.

Më tej, tek i njëjti artikull, ministrja Kumbaro thotë që ndërtesës së TK “është e pamundur t’i bëhet restaurim”. Edhe këtu lindin disa pyetje. Kush janë ekspertët që e thonë këtë? Pse ministrja nuk na jep emrat e këtyre mëndjendriturve që t’u ngremë monumente, në të gjallë, për këtë apoteozë të injorancës? Mos vallë janë pyetur ata që trajtuan si latë drush ikonat sekuestruar Thimios? Ata që nuk shohin të rikuperueshëm mozaikun e MHK? Apo janë ekspertët e Atelier 4 që do fryhen sërish me para për këtë shkatërrim siç do bëjnë për idiotësirat e shitura për restaurim të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, kur fare lehtë, me 30% të shpenzimeve që po na vidhen nga taksat publike për këtë palo-restaurim, mund të rikthehej në origjinë thjeshtësisht duke hequr galerinë e shtuar prej pushtetarëve megalomanë të ish-regjimit, duke rikuperuar kështu edhe akustikën e shumëpërfolur?

Dëgjesa publike për teatrot e Rilindjes. (Romeo Kodra)

Sapo merrja të hyja në ish-laboratorin e Hidroteknikës e kuptova, nga skanimi me metaldetektor, që aty po përgatitej bordelloja për të pritur numrin NJË të prostituimit të artit dhe kulturës shqiptare, vetë Karabushin e Kryeministrisë, Edi Rama. Rasti ishte e ashtuquajtura “dëgjese publike” për “dy nga projektet më të mëdha në fushën e artit dhe kulturës: “Rikonstruksion dhe ndryshim Destinacioni i Ish- Laboratorit të Hidroteknikës, në Qendër multifunksionale teatrale  dhe “Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor”.

Edi Rama ish-laboratori i Hidroteknikës

Me të zënë vend në rresht të fundit, një shërbyse, adepte për mirëfunksionimin e bordellos, më tha që karriket e fundit ishin për punëtorët, kështu që më duhej të lëvizja diku gjetkë. Siç duket skenografia ishte ideuar për të nxjerrë në dritë uniformat dhe kokoret e reja të ndërtuesve që kishin filluar punimet. Natyrisht përgjigjia ishte: “Harroje!”.

E pranishme ishte edhe ndrikulla numër NJË e prostituimit të artit dhe kulturës shqiptare, varianti femër i Karabuushit, Kokëkrehura e Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Mirela Kumbaro ish-laboratori i Hidroteknikës

Menjëherë, siç e ka zakon, lëvdoi veten për thirrjen e hapur, por, idiotja, nuk specifikoi për idiotët dhe injorantët e pranishëm, të cilët nuk pipëtinë fare, që thirrja publike, fatkeqësisht, bëhet përpara bërjes së projektit. Pra, në fillim merren opinionet e më pas projektohet duke i marrë prarasysh këto opinione. “Të publikut”, duhet specifikuar, dhe jo vetëm të artistëve o idiotë tru dhe trupdhjamosur.

Po ashtu ndrikulla kokë dhe bisht krehur filloi, nga njëra anë, të rendisë arritjet e figurave të artit shqiptar – që nga Ermonela Jaho e deri tek Eno Peçi e Vikena Kamenica – të cilët, nga ana tjetër, këto 25 vjet nuk kishin atë që meritonin: një vend të denjë ku të ushtronin profesionin e tyre. Natyrisht, edhe këtë herë, askush nuk pipëtiu duke vënë në dukje që emrat që injorantja kokëkrehur përmendi janë formuar profesionalisht këto 25 vite dhe që bëmat e prostituimit të saj do i korrim pas vitesh. Sigurisht, nuk jam këtu duke thurrur elozhe për idiotët që na kanë qeverisur 25 vitet e fundit, por jam duke evidentuar një fakt që, për mendimin tim, vjen si pasojë e inercisë së funksionimit të institucioneve pedagogjike të regjimit të “keq komunist”, i cili, duan apo s’duan idiotët e sotëm, arrinte gjithsesi të prodhonte artistë. Nuk dimë nëse këto perla arkitekturore të Rilindjes do arrijnë të formojnë ndonjë gjë, edhe se duhet thënë, deri tani, po i shohim “hajrin” duke i paguar me taksat tona.

Më pas e mori fjalën prostituuesi numër NJË i artit dhe kulturës shqiptare, por retorika bajate i ka mbetur ajo e fillimviteve ’90, kur kopjonte nga Ardian Klosi, kështu që nuk ma mban stomaku t’i rishkruaj për ndonjë të interesuar.

Pas tij, foli Olsi Eftimi i Atelier 4, përfituesi më i madh i prostituimit estetiko-arkitekturor të Karabushit, që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës (mjafton të shihen traplliqet e Atelier-së për të kuptuar damkën e idiotit të Kryeministrisë, që në kohën e lirë englendiset me dizajn urban, arkitekturor dhe interieri). Pas një hapjeje të shkurtër, kur përmendte lidhjet familjare me TKOBAP, që nga gjyshja, mamaja dhe ai vetë (a thua se është çështje genesh!!!), Eftimi filloi të tregonte vlerat e partneritetit që fokusoheshin mbi të gjitha tek kompetenca akustike e “firmave të jashme”. Uau! Çfarë lajmi?!?!?!

Natyrisht edhe të shurdhuarit apo të pjedhurit në vesh e dinë problemin e akustikës së TKOBAP. Nuk ka nevojë të jesh ekspert! Por, pak vetë e dinë se pse ekziston, që nga ndërtimi, ky problem. Sigurisht nuk pritet ta dijë Atelier 4, sepse për ta ditur duhet kërkim, dhe kjo nuk i shkon ndërtuesve dhe betonizuesve, që maksimumin e kërkimit në punën e tyre e kanë arritur kur i kanë lënë në dorë të fantazojë me projektet vetë Karabushin e Kryeministrisë. Nga kjo pikëpamje është tejet domethënëse historia e akustikës skandaloze të TKOBAP, sepse ka të bëjë me megalomaninë dhe autoritarizmin e pushtetit kur fut turinjtë në punët e artit dhe kulturës.

Një ditë të bukur sovietikët i bëjnë dhuratë dallkaukëve të Partisë së Punës projektin për Teatrin e Operas me një sallë akustike të studiuar. Dhe nuk duhen gjeni për të bërë akustikën: thjeshtë njohje materialesh dhe llogari matematikore për fizikën e zërit. Një ditë më pak të bukur, pak para përfundimit të Teatrit, ngrihet një dallkauk i Partisë dhe u thotë zbatuesve shqiptarë të projektit, që Partisë dhe Shqipërisë do i shkonte një teatër me më shumë vende sesa ato të parashikuara nga projekti sovjetik. Natyrisht, njësoj si delet, për shkak të frikës së persekutimit, zbatuesit iu bindën Partisë dhe rezultatin e kemi përpara syve dhe veshëve. E gjithë akustika e dhjerë e TKOBAP vjen si rrjedhojë e shtesës së vendeve të llozhës. E dinë Eftimët këtë? Ndoshta, por nuk besoj. U intereson? Aspak. Kanë frikë nga persekutimi? Fare. Kanë frikë mos humbasin milionat? Sigurisht.

Por edhe këtu nuk dua të ndalem shumë, sepse prezantimi i projekteve, si ai i TKOBAP, si ai i ish-laboratorik të Hidroteknikës, ishin të denjë për studentë të vitit të parë që eksperimentojnë me rendera të një cilësie të frikshme. Shikoni dhe gjykoni, sidomos shkallët, sikur të ishin të burgjeve fantastike të Piranesi-t:

TKOBAP sipas Atelier 4 apo "burgjet e Piranesi-t"

Pas pseudo-prezantimit ekspert iu dha fjala për pyetje të pranishmëve. Prej fjalëve të disave – regjisorë, këngëtarë, aktorë – u kuptua që konsultimet “formale dhe informale” të arkitektëve me të interesuarit direkt për përmirësimin e institucioneve në fjalë, pra konsuletimet me vetë artistët me të cilët ajroste gojën ndrikulla kokë dhe bisht krehur e prostituimit të kulturës, ishin thjeshtë “pordhë me rigon”. Artistët nuk ishin pyetur as si duhet dhe as sa ç’duhet për projektet e teatrove. Doli në pah që do ketë përplasje për shkak të vendeve të pamjaftushme për prova, ku nuk mund të rrinë e punojnë bashkë artistët e Operas me balerinët dhe një të nesërme aktorët e Teatrit.

Por natyrisht askush nuk protestoi, përveçse nën zë. Të gjithë në rresht, siç u ka hije deleve në stan. Të gjithë duke u besuar fjalëve të fundit të prostituueses më të madhe të artit dhe kulturës, “mos kini merak, se e kam vetë merak ku do të bëni provat dhe ku do të parkoni në këtë periudhë tranzicioni … do ta diskutojmë sëbashku me drejtoren dhe me ju … jemi këtu dhe, si gjithmonë, do të jemi bashkë”. Dhe kur besohet te meraku i prostituueses më të madhe të artit dhe kulturës shqiptare, çdo gjë është e siguruar, sidomos e ardhmja e teatrove publike: Bordello!

Ilva Tare dhe “Memoria e kurvave të mia të trishta”. (Romeo Kodra)

Ilva Tare dhe Prostitucioni MasmediatikDje, në një ditë të shënuar për aktivizmin shqiptar, kur për herë të parë një figurë e shtetit shqiptar, si Presidenti i Republikës Bujar Nishani, u humanizua dhe tregoi që brenda makinerisë burokratike dhe institucionale shqiptare ka njerëz, gazetarja Ilva Tare bëri një artikull të titulluar “Një tjetër humbje për aktivizmin” (https://www.facebook.com/notes/tonight-ilva-tare/nj%C3%AB-tjet%C3%ABr-humbje-p%C3%ABr-aktivizmin/857715227689875).

Ky artikull, përveç një minorance tejet të reduktuar, është shembulli më përfaqësues i gazetarisë shqiptare dhe sidomos asaj që është marrë sëfundmi me çështjen e Parkut të Liqenit, që shpesh herë e kam quajtur prostitucion.

Prostitucioni është plaga më e rëndë shoqërore në Shqipëri. Por, kjo dukuri sociale, nuk ka të bëjë vetëm me shitjen e seksit. Ka të bëjë me artin, me kulturën, ku, sipas pasionit dhe profilit tim profesional, mundohem ta luftoj.

Por prostitucioni ka të bëjë edhe me fusha të tjera, dhe gazetaria është njëra prej tyre. Po e shpjegoj përse. Por më parë doja të merrja një shembull.

Në 2004 Gabriel Garcia Marquez, botoi “Memoria de mis putas tristes”, që në shqip përkthehet si në titullin e mësipërm “Memoria e kurvave të mia të trishta”. Autori në këtë libërth tregon historinë e një gazetari mediokër që në ditëlindjen e tij të 90 i bëri si dhuratë vetes kalimin e një nate në bordello, me një prostitutë të virgjër 18 vjeçare. Ky gazetar mediokër nuk e dinte që kjo aventurë do të ishte fatale për të. Nuk e dinte që do të binte në dashuri. Nuk e dinte dhe nuk e besonte sepse ky gazetar gjatë gjithë jetës së tij kishte shkuar me gratë për të bërë dashuri, pa bërë dashuri. Ai i kishte paguar gjithnjë ato. Qoftë edhe kur ato nuk donin para, ai i kishte paguar. Praktikisht ky gazetar mediokër nuk e kuptonte mungesën e marrëdhënies monetare në dashuri. Por, një ditë të bukur, zbuloi, falë “triumfit të jetës”, “kënaqësinë e papërshkrueshme të të parit trupin e një gruaje të fjetur pa urgjencën e dëshirës apo pengesat e turpit”. Triumfi i jetës është memoria që fillon e ndikon tek 90 vjeçarët, duke i bërë “të harrojnë gjërat jo thelbësore të jetës”. Në pak fjalë ata “nuk masturbojnë më me kohën”.

Mesa duket ky “triumf i jetës” është larg prej Ilva Tres, sepse Ilva e di shumë mirë si funksionojnë gjërat në Shqipëri, Ilva e di shumë mirë se çfarë është prostitucioni. Janë të pakta kodoshet si Ilva. Ilvës nuk ia fut dot. Po të qe për ta fut, Ilva është e para vetë. Ilva nga kjo pikëpamje, ngaqë ka kuptuar mësëmiri rregullat e lojës, është kthyer në menaxhere.

Menaxherët në fushën e prostitucionit, për ata që nuk kanë dijeni, në popull quhen “Kodoshë/e”. Gazetare/ë si Ilva menaxhojnë produktin prostitucional me kohë, me orë si në motele. Ato/a “masturbojnë me kohën”. Koha, në mos sot, nesër atyre u ka jep të drejtë. Koha u ka treguar se cinizmi i tyre i tharë e i thartë do u japë gjithmonë të drejtë. Por do u sjellë edhe përfitime.

Por, deri te cinizmi mund ta mirëkuptoj Ilvën. Jam i pari që dyshoj. Dyshimi është produktiv.

Por nga ana tjetër Ilva e di shumë mirë, si gazetare, se si prostituohet fakti, thelbi i gazetarisë. Ajo me të nuk merret. Ilva është produkt i sistemit oligarkio-masmediatik shqiptar që mbi faktin ka vënë veto. Ai nuk duhet të dalë. Madje duhet bërë çmos që të maskohet, të thuhet midis rreshtave, të nënkuptohet, të gjymtohet. Të merresh me faktin për mazhorancën e gazetarisë masmediatike shqiptare është shenjë naiviteti, është njësoj si të besosh te dashuria. Prandaj pothuajse të gjithë në botën e masmedias e dinë se, herët a vonë, do shiten. Është thjeshtë çështje çmimi. Dikush e shet profesionin dhe pasionin për 5 lekë, dikush tjetër për jetë luksi, jetë sheikësh, jetë made in Dubai. Këtë e di mirë Ilva dhe ai gazetari i vjetër i Marquez-it, që me paret e pensionit vazhdon e shkon me prostituta, deri në momentin e epifanisë së dashurisë.

Pra Ilva, përveç kohës, në mënyrë cinike, fillon e masturbon edhe me faktin. Masturbon dhe shet në publik – nëpërmjet faqes së atij palo-show masmediatik që drejton, “Tonight Ilva Tare” – produktet e masturbimit të faktit. Në pak fjalë Ilva Tare ushqen e mban gjallë makinerinë e prostitucionit.

Ilva është kodoshe aq e rafinuar saqë hap shkrimin e saj me faktin e prostestave disa javëshe te Parku i Liqenit (janë mëse dy muaj, për të qenë korrekt) dhe vizitën që Presidenti Nishani u ktheu protestuesve. Por menjëherë, që në fjalinë e dytë, Ilva prostituon faktin. Ajo e devijon atë duke shpifur: “Pas protestës të thirrur nga Partia Demokratike dhe përplasjeve me policinë, aktivistët u përpoqën t’i rezistonin politizimit të cështjes, duke mos ju bashkuar aksionit kundërshtues të politikës”. Si qenka thirrur protesta nga Partia Demokratike? PD-ja erdhi shumë vonë në këtë çështje. Është pranuar prej atyre vetë.

Por Ilva di edhe si ta zbusë shpifjen, duke shtuar: “protestuesit i rezistuan politizimit të çështjes”. Një gjë që Ilva nuk di, është fakti se çështja është tërësisht politike. Por protestuesit thjeshtë nuk ua kanë shitur partive të diskretituara politikisht si PD-ja apo të tjera, të cilat Ilva ia shet apo prostituon publikut sikur bëjnë politikë. Protestuesit,për fat të keq, nga kjo pikëpamje kanë mbetur pa përfaqësi politike dhe thuajse pa përfaqësi mediatike. Pra nuk janë faktor as politik e as mediatik.

Kjo fatkeqësi është pjellë e polarizimit të Shqipërisë, jo vetëm në parti, por edhe në figura politike të diskretituara. Fatkeqësia e protestuesve të Parkut qëndron në faktin se shumica e teletrumpiksurve votues beson ende te ndasia Pro Bashës, Pro Ramës apo Pro Metës. Alternativa që i refuzon të tre, praktikisht, në media prostitucionale apo në atë bordello të sotme që quajmë Parlament, nuk egziston. Pra, nuk egziston një përfaqësi politike shqiptare që ende nuk është kapur prej oligarkisë së betonit dhe asfaltit. Kjo oligarki ka optimizuar kapjen për hundësh të këtij populli me anë të prostituimit të politikës së partive, së cilave u ka mbetur vetëm emri/fasada (shih termin demokraci te PD-ja apo socializëm te PS-ja), dhe prostituimit masmediatik (shih rastin Ilva Tare).

Por fatmirësisht për qytetarët dhe fatkeqësisht për oligarkët e asfaltit dhe betonit, alternativa egziston në terren, në atë realitet të cilin politika ka kohë që po e prostituon, po e shet, po e tradhëton. Këta protestues te Parku i Liqenit edhe pse janë faktorë të tradhëtuar politik dhe mediatik, në terren kanë dy muaj që po faktorizohen. Në terren, protestuesit në mbrojtje të Parkut, me ligj në dorë, arritën të ulin Presidentin e Republikës në tokë, arritën të nxjerrin njeriun brenda institucioni dhe makinerisë së pushtetit dhe, nëpërmjet pasionit që demonstruan një ditë më parë në zyrën presidenciale, të flasin me të. Dhe e bënë jo sepse u intereson idealizmi i “unitetit të popullit”, siç imagjinohet se duhet të jetë në “arsyen” prostitucionale të Ilvës, por sepse besojnë tek e drejta, te ligji. Është te ligji që u sensibilizua edhe Presidenti, ruajtës i Kushtetutës, ligjit suprem, dhe jo ekskluzivisht i unitetit të popullit.

Ilva i mëshon pikërish këtij fakti, përfaqësimit politik të Presidentit, duke treguar injorancën e vet apo dashakeqësinë e një kodosheje të rafinuar. Ilva vazhdon e shkruan se “Pavarësisht se mburoja kësaj radhe nuk është politike por vjen nga kryetari i shtetit, do të kishte qenë më mirë që, Presidenti i Republikës të mos mbante anë në aksionet e tij duke qenë se në të njëjtën mënyrë duhet të përfaqësojë edhe qytetarët që e duan dhe janë në pritje të inagurimit të parkut”. Ilvë e mbarë, Presidenti nuk është figurë përfaqësuese e “një ane” të qytetarëve në këtë rast, por mbështetës i atyre që kanë evidentuar një shkelje të një ligji të shtetit. Nëse ke problem me këtë ftoje në emision dhe pyete. Kam përshtypje se do të japë mjatueshëm dokumentacion me shkeljet që i vumë në dispozicion.

Por ndoshta Ilva është e interesuar pikërisht të stigmatizojë protestuesit si ata që “thonë se po ruajnë parkun duke fjetur me batanije pranë zonës së punimeve”. E dashur Ilvë, sa prostitucion ka te kjo shprehje? Do preferoje të mos kishin as batanije? Po i sugjeron Bashkisë që përveç shqyerjes së çadrës, grabitjes së plasmasit për mbrojtje nga shiu, t’u heqë protestuesve edhe batanijet? Po te “aktivistët që e gdhijnë jashtë duke protesuar në mënyrë kreative më recitime e këndime, […] nëse kanë qenë të sinqertë në kundërshtinë e tyre duhet të shtonin përpjekjet të bindin pjesën tjetër të shoqërisë” sa kodoshe duhet të të duket vetja? Deri në çfarë pike mund të të shtyjë adhurimi për prostitucionin e profesionit tënd? Nuk të duket si detyrë e gazetarëve, e opinion makers-ave, kjo që po thua?

Ilva, në mënyrë sa kodoshe dhe tinëzare, synon përçarjen, veçimin, stigmatizimin e një ane, e një pjese të qytetarëve, e një minorance pa ideale që nuk ka lidhje me “unitetin e popullit”, e një populli të cilit i është futur priza e televizorit në tru, dhe që për momentin, po të mos ishin këta protestues, ende nuk do kuptonte se po shkelet mbi ligjet që ai vetë ka zgjedhur.

E dashur kodoshe, Ilvë e mbarë, historia ka treguar se figurat që më shumë unifikojnë janë diktatorët. Dhe sot jemi në pikën ku diktatorët po cënojnë edhe ligjin, hallkën e fundit të shtetit të së drejtës, që mësëmiri po shpaloset te ndërtimet abuzive te Parku i Liqenit, dëbimet e romëve dhe egjiptianëve tek Unaza e Madhe apo e “tironcve venali”, prej 100 e kusur vitesh, tek ish-stacioni i trenit. Historia ka treguar se diktatorët forcën më të madhe e kanë tek kodoshët që prostituojnë faktet në masmedia. Historia ka treguar gjithashtu se këta kodoshë taktikën më të kolauduar kanë viktimizimin e një shumice përkundrejt një pakice që nuk punon, që fle në batanije, kërcen e këndon, që kushedi se çfarë qëllimesh të fshehta ka.

Duke qenë se isha i pranishëm në pritjen që Presidenti i Republikës i bëri protestuesve për mbrojtjen e Parkut të Liqenit dhe vizitën e rikthyer të tij, unë di se ç’do të thotë forcë e pasionit, të cilin nuk ka makineri burokratike institucionale që i reziston. Jo më kot qytetari dhe njeriu Bujar Nishani bëri në vizitën e tij si President te Parku i Liqenit atë që protestuesit i kishin kërkuar një ditë më parë: sinjalin e parë në historinë e këtij shteti që demonstron emancipim dhe civilizim, demokraci direkte, nga shtresa më e ulët dhe më e vogël e shoqërisë e deri tek kreu i institucioneve të saj. Në pak fjalë, në këto dy takime u thye prostitucioni. Kodoshet/ët do të mbeten pa punë? Qytetarët e shpresojnë.

TR030: plani urbanistik i Tiranës dhe “dëgjesa publike” sipas Bashkisë. (Romeo Kodra)

Para disa ditësh vura re një lajmërim në faqen e facebook-ut të Tirana030, faqja që Bashkia e Kryeqytetit ka hapur për të komunikuar publikisht rrugëtimin e planit urbanistik të Stefano Boeri-t. Aty thuhej: “Të premten tek Hotel Tirana, ora 9:00, arkitektë, urbanistë, ekonomistë, punonjës socialë, planifikues urban, studentë, profesorë dhe qytetarë do të mblidhen për të diskutuar dhe debatuar mbi Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës. Do të ketë prezantime dhe tryeza të rrumbullakëta diskutimi mbi çështjet e mëposhtme: Turizmi, Mjedisi, Bujqësia dhe Ushqimi, Rigjenerimi Urban, Infrastruktura, Mobiliteti, Zhvillimi Ekonomik dhe Kultura. Kjo është dëgjesa e konsultimi ynë i parë publik ndaj ftojmë të gjithë të na bashkohen për të hartuar sëbashku draftin e ri me ne.” (Evidentimi i imi) Fjalët kyçe, që më tërhoqën vëmendjen, ishin “dëgjesa” dhe “konsultimi publik”. Por ç’do të thotë kjo për Bashkinë? Çdo të thotë kjo për një Bashki që kujton se nëpërmjet facebook-ut po komunikon me romët e bregut të Lumit, më fshatarët e rrethinave, me ata që Kryeministri Rama quan “alpinët që janë bërë pronarë”? Për të ndihmuar lexuesin, po përshkruaj “aventurën” time të 8 prillit në Hotel Tirana.

Tirana 030 _ Tirana Calling

Salla ku zhvillohej kjo dëgjesë ishte plot që në 09.00 të mëngjesit, ora e fillimit. Përpara hyrjes disa zonjusha të sjellshme prisnin pjesëmarrësit me fletat e regjistrimit të të dhënave personale (emër, mbiemër, e mail) dhe regjistrimin e tryezës së interesit. (Më në fund pjesëmarrje publike, thashë me vete!) Tryezat ishin paracaktuar që do të zhvilloheshin në pjesën e dytë, ku do të merrnin pjesë ekspertë të ftuar paraprakisht prej Bashkisë dhe (teorikisht) të interesuar prej publikut.

Tirana030 _ Tirana Calling _ Shkreli

Pasi u regjistrova si duhej u futa dhe zura një vend. Teksa prisja fillimin (për afro 30 minuta) më afrohet një person që pa e pyetur më thotë “Me se mund t’ju ndihmoj?”. I habitur i them se nuk kasha kërkuar asgjë. Ky tipi duke më parë nga lart poshtë më thotë se nuk mund të hyja me çantë dhe se duhej ta shoqëroja jashtë që ta lija te recepsioni i Hotel Tiranës. Menjëherë nuhata idiotësinë institucionale shqiptare, policin e zellshëm që ha qyl rrogën në Bashki falë taksave të mia. I thashë me një ton të irrituar që pikësëpari duhej të identifikohej, së syti duhet të ma kishte thënë që para se të hyja që nuk ishte e lejuar hyrja me çanta, së treti duhej të ngrinte e të shoqëronte jashtë të gjitha gratë e burrat me çanta në sallë përpara se të ngrihesha unë. Duke skërmitur disi dhëmbët, ky miush i Bashkisë (peshonte sa gjysma ime ndër të tjera), më tha që ishte “menaxher i sallës” (ky kaqol nuk shihte që menaxherët e hotelit ishin me uniformë) dhe duke më vënë dorën në sup, duke u munduar të ma shtrëngonte në shenjë kërcënimi, më thotë që do shiheshim përsëri. I thashë “me gjithë qejf”, sapo kishte një pushim.

Më pas mora vesh se disa zagarë të infiltruar prej Bashkisë kishin tentuar të nxirrnin jashtë edhe një aktiviste (Alida Karakushin) që prej kohësh po proteston me shumë të tjerë (përfshi dhe mua) në mbrojtje të Parkut Artificial të Liqenit prej betonizimit të Erion Veliajt. Mesa duket qenkemi të skeduar të gjithë në Bashki dhe, prej frikës se mos bënim ndonjë skandal prej “vandalësh”, po përpiqeshin të na ndalonin. Gjej rastin edhe një herë tu them halldupëve në Bashki që nuk jemi njësoj! Dhuna, idiotësia, maskarallëku, pabesia – si gjatë gjithë këtyre muajve protestash – ka patur, ka dhe do të ketë vetëm një vektor, vetëm një drejtim, nga lart-poshtë, nga pushteti tek qytetari. Kështu që, pa merak: do jeni gjithmonë ju fituesit në garën e dhunës, idiotësisë, maskarallëkut dhe pabesisë.

Pasi u dëgjuan disa prezantime aspak interesante, plot gjëra të ditura e stërditura, për të mos thënë banale, dolëm në një pushim 15 minutësh. Tipi i mëparshëm ishte zhdukur. Iu drejtova një të ngjashmi të tij. Mos t’i duket çudi askujt se si dhe nga e kuptova ngjashmërinë. Është, e përsëris, çështje nuhatjeje.

Në atë moment afrohet dhe miku im S., që pati fatin të ishte i pranishëm në skeç.

Halldupi tjetër, pasi më dëgjoi që po kërkoja një “trim” që më kishte premtuar se do të shiheshim, na u prezantua si punonjës i Bashkisë dhe na kërkoi se kush ishim, nga vinim. I thamë se ishim jo si përfaqësues, por si persona të thjeshtë që vinin nga Tirana. Pyetja “inteligjente” prej gojës së halldupit ngulmoi: “si persona? Por, nga çfarë shoqate?” Iu përgjigjëm sërish, “jemi këtu si qytetarë të thjeshtë”. Duke u fryrë disi, sepse kushedi u ndje i provokuar apo kujtoi se kishte ndonjë tendencë ironike te përgjigjia jonë, na tha “unë u prezantova (siç duket e merrte si prezantim të qënurit “punonjës i Bashkisë”) dhe mos flisnim me ironi”. Në pak fjalë, të jesh qytetar i thjeshtë në një thirrje për pjesëmarrje publike të hapur, të mos kesh përkatësi institucionale, të mos jesh i institucionalizuar, halldupëve të Bashkisë u duket ironi apo provokim!

Gjithsesi në pushim pata rastin të flas 5 minuta me Stefano Boeri-n, që në fund të fundit ishte një prej qëllimeve kryesore të pranisë sime në takim. E pyeta pa shumë filtra nëse e dinte se çfarë po bënte, me kë kishte të bënte (Ramën, Veliajn dhe shkatërrimet e paligjshme të tyre kundër qytetarëve për zgjatimin e bulevardit) dhe nëse nuk shihte edhe ai një kontradiktë tek ideja e policentrizmit dhe idiotësisë së bulevardit, dukuria urbane më centralizuese që mund të ekzistojë. U shpreha pikërisht kështu (kur them pa filtra, nuk nënkuptoj metaforikisht). Boeri, nga ana e tij, më tha se zgjatimi i bulevardit ishte diçka “megalomane”/megalomaniakale dhe se në planin e tij e dinte mësëmiri cilat do të ishin sfidat. Gjithsesi, duke më thënë që më kuptonte qartë dhe duke më ftuar t’i shkruaja, më sugjeroi që “kjo mundësi duhet kapur gjithsesi” dhe se “duhet të kapemi pas çdo sinjali positiv”. Pavarësisht sekpticizmit i thashë se duhet të flisnim më gjatë për këtë dhe i propozova një intervistë, të cilën e pranoi me gjithë qejf dukë më dhënë kartvizitën personale. (Jam në pritje të përgjigjes së tij që prej datës 10 prill.)

Pas pushimit pati disa prezantime të tjera aspak interesante dhe monotone dhe pas tyre një pushim dreke. Pas saj po përgatiteshim të rifuteshim në sallë dhe të merrnim pjesë në tryezat e Bashkisë. Por edhe një herë Bashkia nxorri fytyrën e vet. Këtë herë në mënyrë më flagrante. Në pak fjalë bllokoi njerëzit që nuk ishin të ftuar në tryeza, prej tyre dhe mua, me pretendimin se nuk kishte vende. Halldupët kishin marrë urdhër nga lart që të mos lejohej askush që nuk ishte i ftuar. Në pak fjalë publiku. Fati desh që pas meje, duke mbajtur rradhën për të hyrë ishte Stefano Boeri, të cilit i komunikova faktin idiot e aspak të papritur prej kësaj Bashkie, për të cilën e kisha vënë në dijeni edhe më parë. Duke kaluar përpara radhës Boeri i komunikoi halldupit që qëndronte te dera se tryezat i kishte menduar të hapura për publikun. Menjëherë u futën ata pak persona që nuk kishin ikur pas komunikimit të pamundësisë së pjesëmarrjes.

Fillimisht kisha vendosur të lëvizja nga një tryezë në tjetrën për të parë “kapacitetet intelektuale që Bashkia kishte shtrydhur dhe ftuar nga konteksti ynë mesjetar”; kisha vendosur të shkoja aty ku trajtoheshin “kultura”, “urban regeneration”, “smart city”, aty ku mendoja se kam dije mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë po bëhej. Por u ndala vetëm tek e para, te “Tirana Calling – Culture”.

Në “tryezën e hapur për publikun” me 12 karrige, prej Bashkisë ishin ftuar 12 persona. Dhe duke qenë se mua, të paftuarin donin të më linin jashtë, do të thotë, nëse aritmetika nuk është opinion, që publiku ishte i përjashtuar. Bashkia, si Rilindja në përgjithësi, u tregua edhe një herë autoreferenciale. Atyre u pëlqen të prostituojnë me fjalët, të inflacionojnë kuptimin e tyre dhe të masturbojnë “mes vedi”. Në AKSREVISTA kam shkruar mjaftueshëm për kuptimin që Rilindja u jep fjalëve si “transparencë”, “konkurs publik” apo çfarëdo sintagme tjetër ku mund të përdoren këto terma.

Sidoqoftë, prej 12 të ftuarve vetëm dy ishin jashtë institucioneve nën varësinë e Bashkisë apo bashkëpunëtorëve të Boerit. Besoj se ishin pak për të patur një feedback real prej gjendjes aktuale të kontekstit kulturor dhe mundësive më të mira që ofron, apo jo?

Dëgjesa e publikut

Për më shumë këta dy persona ishin Stefano Romano, i cili, duke parë kontributin e dhënë në tryezë, mendoj se Bashkia ndoshta e kishte ftuar më shumë si përkthyes sesa si një prej artistëve më aktiv në Shqipëri në dekadën e fundit; dhe Rubin Beqo, administrator i qendrës TULLA, mik i ngushtë i Kryebashkiakut Erion Veliaj. Stefano është një nga njohësit më të mirë të artit bashkëkohor shqiptar dhe Rubini një nga PR më të suksesshëm, por asnjëri prej tyre, në dijeninë timë, nuk njeh politikat kulturore apo strukturat e ndryshme menaxheriale të cilat mund të nevojiten bie fjala për një plan urban policentrik, siç është promovuar ky i fundit prej Boeri-t.

Në tryezë, Bashkia kishte hedhur një dosje të lidhur si mos më keq, ku flitej për asetet, mundësitë, kapacitetet hapësinore dhe intelektuale të artit dhe kulturës kryeqytetase. Në pak fjalë kishtë vënë në dispozicion të Boerit dhe bashkëpunëtorëve të tij të dhëna “të nevojshme” për fillimin e një drafti të projekt-platformës së Masterplanit Urbanistik. Këto të dhëna, përsa i përket hapësirave të artit bashkëkohor, dokumentonin qendrën Tulla dhe Tirana Ekspres, kjo e fundit prej kohësh e mbyllur. Kaq. Vetëm kaq. Dhe vetëm me këtë informacion mund të kuptohet sesa e njeh Bashkia territorin.

Gjithsesi, pavarësisht injorancës së qenësishme, këmbëngulëse për të qenë e tillë, dhe të qëllimshme të Bashkisë, është për t’u vënë re praktika e kërkuar prej Boerit dhe ekipit të tij. Nga kjo mbledhje e parë kërkonin informacion. Mapping. Të dhëna mbi të cilat të fillonin konstruktimin e planit urbanistik. Në pak fjalë duhet vlerësuar qëllimi për të njohur kontekstin mbi të cilin planifikojnë të ndërhyjnë. Por kanë pak shanse. Nga tryeza e parë nuk morën veçse informacion mbi të pranishmit dhe pak të dhëna të përgjithshme. Dhe kanë pak shpresa të kenë të tjera. Erion Veliaj, në fjalën mbyllëse, kërkoi që të bëheshin takime të mëtejshme dhe mundësisht më të ngushta, midis ekspertëve të Boerit dhe ekspertëve të pranishëm, pra vetë Bashkisë. Pra, ka pak shanse që Bashkia të heqë dorë nga autoreferencializmi dhe Boeri të marrë të dhëna nga konteksti.

Nuk mbetet veçse Boeri të zbulojë vetë territorin. Unë një ftesë për konferencë të hapur publike ia bëra.

… to be continued.

P.S. “Dëgjesa” e vetvetes prej Bashkisë ishte në anglisht dhe italisht, që sipas ligjit mund të quhet e pavlefshme.

Mirëmbeç, njeri dhe qytetar, zoti President ! (Romeo Kodra)

Qytetarët për Parkun dhe Presidenti_Qytetari Bujar Nishani

Me ligj në dorë dhe këmbëngulje ditë e natë ulëm kreun e institucioneve të burokracisë vertikale të shtetit shqiptar dhe e humanizuam. Në dijeninë time është hera e parë e një thyerje të tillë vertikale ku takohen NJERËZIT, përtej bindjeve politike apo partiake.

Sot, për ato pak momente të kaluara bashkë dhe duke bashkëndarë mendimet mbi një çështje qytetare, ndjeva të barabartë me mua pjesën ushqyese të institucioneve dhe makinerisë së shtetit: njeriun. Meritë e pamohueshme e njeriut dhe qytetarit Bujar Nishani, por edhe demonstrimi i parë dhe më i pastër i ndryshimit që vjen ekskluzivisht vetëm nga poshtë.

Kjo nuk vë në dyshim mosbesimin tim ndaj institucioneve dhe institucionalizimit të çështjeve qytetare, të cilat kanë vetëm një shpresë: angazhimin direkt të qytetarëve, të cilat, përndryshe, janë një apoteozë e maktheve kafkiane, siç e kanë provuar dhe provojnë shumë prej nesh.

Po ashtu si gjithkush edhe unë e di që lufta është e gjatë. Kjo ishte vetëm një betejë e fituar. Oligarkia i ka rrënjët e thella, ka korruptuar dhe, sot e gjithë ditën, vazhdon të korruptojë të gjithë sistemin, duke filluar nga ne si qytetarë e deri tek Presidenca. Askush nuk mund të dalë i palagur. Me mut apo pa mut, kjo varet nga angazhimi i përditshëm, nga menefregizmi apo nga kompromiset e gjithsecilit.

Sot Presidenti i këtij shteti, pa i hequr asnjë presje, po flet si unë. ( http://president.al/?p=33006 ) Për këtë jam i lumtur për njeriun dhe qytetarin Bujar Nishani.

Mirëmbeç, njeri dhe qytetar, zoti President !

“Politika” dhe lidhja rivirgjëruese me realitetin qytetar. (Romeo Kodra)

Mbi kuptimin kryeministror te fjales betonizimNjë çështje si ajo e mbrojtjes së Parkut Artificial të Liqenit prej betonizimit, që qeveria e Edi Ramës nëpërmjet Kryebashkiakut Erion Veliaj kërkon të implementojë, mund “të përvetësohet” nga një individ apo grupim, dhe mund “të vidhet”. [Është idiotësi të mos pranosh vjedhjen e kauzave qytetare, sidomos prej partive apo shoqatave para+politike në Shqipërinë e 25 viteve të fundit].

Thonjëzat nuk janë për të shenjuar kuptimin metaforik. Thonjëzat janë për të shenjuar rëndësinë e përdorimit të vetë fjalëve, për t’i theksuar më shumë. Po mundohem ta shpjegoj më poshtë.

Të gjithë “aktorët” ekonomikë, socialë, mediatik dhe politikë, vendas dhe të huaj, propagandojnë përparësinë e stabiliteti politik për Shqipërinë. Në pak fjalë kjo propagandë thotë se, për ne si shqiptarë, është mirë që të lëmë rehat qeverinë që fiton zgjedhjet në qeverisjen e saj 4 vjeçare.

Por ç’thotë qytetari që nuk përfaqësohet apo nuk do të përfaqësohet nga këta “aktorë” që predikojnë stabilitetin? A e dëgjon njeri qytetarin që nuk kërkon të luaj “teatrin e aktorëve” ekonomikë, socialë dhe politikë? A e dëgjon njeri këtë qytetar që nuk duron dot më palaçollëkun e propagandësa elektorale që shfaq surratin e vet më të ndyrë në më pak se 6 muaj si në rastin e Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që ndynte gojën me “zero beton e ndërtime” në fushatën e qershorit të shkuar? A e dëgjon njeri këtë qytetar që ka kuptuar se politika nuk ka më asnjë skrupull në vjedhje dhe për këtë nuk mund të tolerohet, jo më për 4 vjet, por asnjë minut?

Ky është një problem goxha i madh, por akoma më i madh bëhet kur konstatohet që numri i këtyre qytetarëve që nuk duan të luajnë “teatrin” ekonomik, shoqëror, mediatik dhe politik të “aktorëve”/marioneta që janë bërë zëdhënës të pjesës dërmuese të shqiptarëve, është reduktuar në, pak a shumë, 50 vetë. Pra problemi më i madh është tek asgjesimi, agresiviteti dhe trysnia e vazhdueshme dhe menefregiste ndaj qytetarëve protestues te Parku që “aktorët e qelbur të teatrit të ndyrë të politikës së përfaqësimit indirekt” po ushtrojnë dita ditës.

Në pak fjalë ka fare pak qytetarë që në mënyrë direkte kanë këllqe dhe duan të ushtrojnë të drejtën e tyre pa u përfaqësuar politikisht në mënyrë indirekte prej një partie, shoqate apo fondacioni. Pra duan të angazhohen direkt për t’i dhënë kuptim, përtej metaforave, qytetarisë. Dhe kjo nuk është pak, sidomos pas masakrës së 21 janarit ku 4 qytetarë humbën jetën dhe asnjë politikan nuk pagoi jo më me kokë, por as politikisht (Ilir Meta – shkaktari i protestës – madje shkoi në zgjedhje nga 6% në 19%, mos harroni!!!). Madje pas masakrës z. Arvizu, ambasador i vëllezërve tanë amerikanë, quante “burrë shteti” Sali Berishën, kryeministër i epokës në fjalë dhe president vizionar i ’97. Pra nuk është e paktë që ka ende qytetarë që protestojnë direkt, në vetë të parë, pas mësimit që u dha pushteti më 21 janar 2011.

Por, me gjithë kafshërinë e historisë të ushtruar ndaj qytetarisë, në Shqipërinë e ditëve të sotme, këta protestues të Parkut janë më të urryerit nga pushteti qeveritar sepse prej mëse një muaji me argumenta dhe ligj në dorë po denoncojnë korrupsionin dhe po nxjerrin lakuriqësinë e fashizmit të një Kryeministri dhe një Kryebashkiaku që kanë firmosur një leje ndërtimore duke kapërcyer të gjitha procedurat institucionale që duhet tu kishin paraprirë. Janë të urryer nga opozita sepse nuk e kanë pranuar bashkëpunimin me të, duke qenë se kjo opozitë po kërkon të rivirgjërohet politikisht nëpërmjet mbështetjes së protestave pa kërkuar paraprakisht ndjesë për kafshërinë e qeverisjes së saj përpara 6 muajve ku ekspozohen sot e kësaj dite emblema si gropa poshtë Digës së Liqenit dhe 13 katëshi te Filologjiku. Janë të urryer nga media sepse këta qytetarë përdorin fakte ligjore, administrative dhe procedura të cilët media, pavarësisht se duhet ta ketë deontologjikisht në profesion, nuk është mësuar të përdorë për faktin e thjeshtë se njeh vetëm papagallizimin e propagandës të njërës apo tjetrës parti politike që e mban me bukë, apo injoron atë që në gjuhën e popullit quhet “cipë”. Është e urryer edhe prej disa figurave intelektualistike, tip opinion-makers, që kujtojnë se intelektuali është një status dhe jo një praktikë e përditshme. [Ata që prej kësaj kategorie kam më shumë qejf personalisht, për kapacitetin intelektual prej caracash, janë ata që pretendojnë copyright-in e antikonformizmit duke harruar që pikërisht falë këtij shpirti garues (“ku ishit ju kur unë …” e tërci e vërci) janë pre e makinerisë antagoniste dhe egoistike të kapitalit.]

Duke qënë kaq pak, këta qytetarë që protestojnë për Parkun, por jo vetëm (shumë prej tyre i kam parë të protestojnë për taksat e Universitetit, për romët dhe egjiptianët e shpërngulur prej Unazës së Madhe, për armët kimike, etj.), rrezikojnë që tu “vidhet dhe përvetësohet” kauza apo çështja. Kjo mund të ndodh jo sepse unë e perceptoj problemin si të ishte një pasuri objektive apo konkrete në duart e këtyre protestuesve, por sepse pas akteve që ata kanë kryer, pas rezistencës fizike, atyre u nevojitet edhe fjala. Vulosja e autoritetit të tyre. Duket si problem abstrakt në një shikim të parë apo sipërfaqësor, por është një praktikë ajo e uzurpimit apo mohimit të hapësirës së fjalës që në Shqipëri praktikohet prej kohësh prej pushtetit sundues nëpërmjet propagandës direkte apo mediatike në popullatë. Në Shqipëri qytetaria ka qenë gjithmonë parti e përfaqësuar prej atyre që kishin parë botë me sy (Stambollin, Parisin apo Nju Jorkun, pak rëndësi ka). Në Shqipëri çlirimtarët kanë qenë gjithmonë parti (komunistë, ballistë, zogistë). Në Shqipëri disidenca ka qenë gjithmonë anti-parti. Në Shqipëri revolucioni (shih ’90), nëse mund të quajmë kështu ndryshimin e sistemit diktatorial, ka qenë parti, ose kur nuk është perceptuar si i tillë, subjekti revolucionar/qytetarë është konceptuar si një masë amorfe e paqenë. Jo mëkot thuhet se në ’91 “ra busti i Enver Hoxhës” apo “ra diktatura” sikur të ishte penguar diku pa dashje, apo sikur njerëzit që dilnin në shesh të ishin dele që kishin dalë për të kullotur.

Meraku që më ha është se fjala është pushtet, dhe në këtë rast qytetari duhet të dijë të praktikojë këtë pushtet. Natyrisht, pa e instrumentalizuar, por duke e praktikuar përveçse fizikisht, duke bërë rezistence, edhe duke e artikuluar në hapësirën qytetare, cilado qoftë ajo reale, virtuale, mediatike, politike.

Në mbyllje duhet të qartësoj mendimin tim për lexuesin në lidhje me atë dilemë që mesa duket mundon më shumë këta pak qytetarë në orët e fundit, sidomos pas ndërhyrjes së PD-së në Park ditët e fundit.

Qytetarët protestues janë një faktor në realitet, në terren, por nuk janë të tillë mediatikisht e aq më pak politikisht. Dihet që grupime si PD-ja duan të përdorin mediatikisht dhe politikisht një çështje të tillë, dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe. Por si protestues i thjeshtë në mbrojtje të Parkut personalisht nuk mund ta shoh veten krah për krah PD-së fizikisht. Natyrisht mbështes të drejtën e tyre të denoncojnë shkeljen e ligjit që qeveria po kryen te Parku Artificial i Liqenit, por në asnjë mënyrë nuk lejoj që fjalën për aktin tim të rezistencës ta marrë një parti politike si PD-ja apo cilado parti tjetër që përfiton nga përfaqësimi indirekt i qytetarëve. Personalisht nuk do i bashkohesha protestave të asnjë lloj grupimi që nuk merr pjesë direkt, fizikisht dhe praktikisht në çështjet qytetare dhe nuk i artikulon në mënyrë koherente këto akte rezistence nëpërmjet fjalës.

Pra problemi është koherenca midis akteve dhe fjalëve.

Tani, siç e panë të gjithë, deputetë dhe aktivistë të PD-së morën pjesë në protestë, pra reaguan ndaj një situate reale, konkrete. Por kjo ndërhyrje bie ndesh me aktet e tyre të para 6 muajve. Bie ndesh me gropën poshtë Digës dhe 13 katëshin. Kjo i bën ata të mos jenë faktorë të besueshëm në terren, sepse faktet e këtyre faktorëve janë kontradiktorë apo skizofrenikë. Për të qenë faktorë ata duhet të purifikohen: me akte dhe me fjalë. Pikësëpari duke eleminuar skizofreninë që ende mbartin me të shkuarën e afërt, duke kërkuar ndjesë për aktet e tyre të mëparshme (gropën e Digës dhe 13 katëshin); së dyti duke përjashtuar figurat e akteve të mëparshme (dhe këtu Lul Basha rrezikon); së fundmi duke bërë emrat e oligarkëve me të cilët kanë patur të bëjnë deri dje në aferat korruptive të ndërtimeve me të cilat po ndeshen këto ditë. Ky do të ishte një purifikim/katharsis i PD-së pas së cilës do të mund të bashkoheshin me qytetarët që po protestojnë te Parku Artificial i Liqenit.

Ta bëjmë Tiranën si Liqeni apo Liqenin si Tirana? … apo propozimi që presim prej Kryebashkiakut.

Më 28/02/2016 qytetarë të Tiranës, siç kishin paralajmëruar, kryen një aksion rekuperues të parkut natyror të Liqenit, duke mbjellë fidanë aty ku Bashkia e Tiranës, e yshtur nga oligarkët e betonit dhe asfaltit, po ndërton në mënyrë të paligjshme një kënd lojrash për fëmijë.

Në të njëjtën kohë, Kryebashkiaku Erion Veliaj, kishte organizuar një event për fëmijët e shkollave fillore të Tiranës (çuditërisht të djelën) vetëm 100 metra nga vendi ku u mblodhën qytetarët që po i rivinin edhe një herë cakun betonit dhe asfaltit duke mbjellë pemë. Muzika, siç i shkon për hir RILINDJES, ishte trullosëse dhe shastisëse mjaftueshëm për të penguar neuronet të prodhonin çfardolloj mendimi. Është një program nën të cilin RILINDJA nënshtron këdo përpara se të pranojë në gjirin e vet, duke filluar nga moshat më të njoma. Kënga që mbylli aktivitetin rilindas është perfekte për fëmijë … sidomos ajo pjesa poetike e këngës së DJ Antonio – GOODBYE që thotë: are you thinking of me when you fuck her?

Përveç këtyre vogëlsirave, Kryebashkiaku Veliaj, duke u munduar të sabotonte ndërhyrjen rikuperuese të shoqërisë civile, tregoi edhe një herë se nuk do t’ia dijë për fëmijët e Tiranës. Ai nxorri përpara fëmijë të pafajshëm, duke shpresuar që qytetarët e Tiranës do të ishin të dhunshëm po aq sa policia e tij dhe e oligarkëve javën e kaluar, ku u goditën e tërhoqën zvarrë dhjetra aktivistë e qytetarë që përfunduan në rajonet e policisë.

Por ky sabotim Kryebashkiakut iu kthye në një boomerang. I dyti i këtij lloji. I pari qe rasti i Mimoza Boçarit (qytetarja e dhunuar prej Policisë e shfaqur në të gjithë median), ku kjo qytetare e thjeshtë tregoi se angazhimi qytetar nuk njeh parti, qoftë 21 janari i 2011, qoftë ky shkurt i nxehtë i 2016. Qytetarët, sikur të ishte ende e nevojshme, treguan edhe një herë se janë shumë më të aftë të menaxhojnë në mënyrë paqësore krizat dhe qytetin e tyre sesa politikanët që nëpërmjet mashtrimeve elektorale iu vihen në krye.

Erion Veliaj kujtoi se duke sjellë fëmijët nga të gjitha anët e Tiranës do të provokonte e sabotonte ndëryrjen e qytetarëve. Por ra vetë brenda. Ra brenda sepse ai nuk di, ose bën sikur nuk e di, që një park apo kënd lojrash, fëmijët, sipas parametrave ndërkombëtarë dhe europianë, duhet ta kenë jo më larg se 15-20 minuta në këmbë nga vendbanimi. Lind pyetja: pse ky Kryebashkiak nuk u mundëson parqe apo kënde lojrash këtyre fëmijëve brenda rrezes maksimale të 20 minutave? Pse ky Kryebashkiak i hap rrugën betonit dhe asfaltit në të vetmin park natyror të Kryeqytetit?

Ideja e Parkut per Femije sipas Kryebashkiakut Erion Veliaj

Dje, duke u fshehur pas fëmijëve të manipuluar, Erion Veliaj propozoi që ndonjëri prej këtyre qytetarëve protestues të jetë mbikëqyrës i punimeve të betonit dhe asfaltit në parkun natyror të Liqenit, madje edhe i paguar prej Bashkisë. Në pak fjalë Erion Veliaj kujton se aspiratat e qytetarëve janë si ato të ish-kreut të MJAFT-it, kujton se duke hedhur karremin mund të korruptojë ndonjë prej krerëve të qytetarëve protestues. Erion Veliaj ashtu si e gjithë politika shqiptare janë të çorientuar sepse nuk kuptojnë se si ka mundësi që kjo protestë të mos ketë një individ në krye që të pranojë një rrogë qyl në xhep. Erion Veliaj dhe politika ka humbur pikën e referimit: liderin që udhëheq turmën e deleve nga pas, njësoj siç janë Rilindja e Edit, PD-ja e Luli (apo Salës?) apo LSI-ja e Like Metës.

Gjithsesi duhet falënderuar Kryebashkiaku për këtë hapje. Por askush prej qytetarëve nuk do të rëndojë në buxhetin e Bashkisë. Ekspertët që Bashkia ka nën rrogë me taksa publike janë të mjaftueshëm. Duhet vetëm që këta të bëjnë siç duhet punën e tyre. Qytetarët nuk po ngrihen për të gjetur vende pune në administratë.

Më tej duhet thënë se, siç shihet nga fotot e bashkangjitura në krye të këtij shkrimi, qytetarët kanë një koncept dhe filozofi ndryshe prej asaj që ky Kryebashkiak po mundohet të zbatojë me ndihmën e asfaltuesve dhe betonizuesve të Tiranës. Qytetarët nuk duan t’i çojmë fëmijët e Tiranës tek parku natyror i Liqenit, siç bëri Erion Veliaj dje. Qytetarët duan që parkun natyror të Liqenit tua çojnë fëmijëve të Tiranës afër shtëpive. Ky është koncepti ndryshe. Nuk e duan Liqenin të betonizuar dhe asfaltuar si Tiranën, por duan Tiranën të gjelbërt dhe të jetueshme si Liqeni.

Për të demonstruar edhe një herë që qytetarët janë shumë më përpara se politikanët e nënshtruar oligarkisë së betonit dhe asfaltit, që nuk janë idiotë që bien pre e retorikës dhe rrogave qyl, që nuk janë vetëm për bllokim, por proaktivë e propozitivë, që nuk flasin për utopi, por vetëm për mirëkuptim dhe qytetari të vërtetë, me një kolegen time menduam të jepnim një propozim.

Ne si qytet dhe banues të tij nuk mund të ndalemi vetëm në qendër të Tiranës për të investuar në një MONOPARK, ndërkohë që kemi plot hapësira boshe të degraduara mes blloqeve të banimit që mund të rivitalizohen. Këto mund të realizohen me skema shumë të lira dhe interesante të konceptimit, investimit, implementimit dhe menaxhimit, ku ndërtohen marrëdhënie partneriteti me komunitetin, duke krijuar skema bashkëfinancimi, me qëllim delegimin e ruajtjes, përgjegjësisë dhe mirëmbajtjes së këtyre hapësirave të përbashkëta prej vetë komunitetit. Kjo, gjithashtu, nxjerr jashtë loje monopolizimin në duart e vetëm pak firmave-FABRIKA të arkitekturës, nxjerr jashtë loje oligarkinë e betonit dhe asfaltit. Nëpërmjet kësaj mënyre veprimi duhen nxitur nisma start-up për të rinjtë, përmes konkurseve të hapura, duke përfshirë ide sa me inovatore, GREEN.

Nëse 40.000 m2, si në rastin e ndërhyrjes që kërkon të bëjë abuzivisht Bashkia brenda parkut natyror të Liqenit, i shpërndajmë në këto “xhepa të vegjël” të Tiranës, do të arrinim të ndërhynim në minimumi 50 të tillë, secili me një sipërfaqe prej 500 – 800m² dhe me një kosto prej 1 400 000 lek/ hapësirë. Madje kostot do të mund të jenë edhe më të ulëta, pasi do përfshiheshin kontributet e komunitetit dhe do të ndërhyhej me materiale të riciklueshe përmes IDEVE KREATIVE dhe NDËRVEPRIMIT.

Materiale të riciklueshme do të mund të ishin: paleta druri, kashtë, pemë të krasitura dhe jo fidanë të blerë, rërë, street art, litarë, rulota druri që shërbejnë për tela… dhe ç’ka që mbizotëron është gjelbërimi, si shmanget në mënyrë kategorike asfalti, betoni apo çdo lloj materiali jo-bio-i-degradueshëm.

Ky propozim ka dy indikatorë bazë: m²gjelbërim/capita dhe arritja apo aksesueshmëria e banorëve në këtë hapësirë. Sipas statistikave zyrtare, Tirana kishte vetëm 4,5m² gjelberim/capita (2008). Standarti i Organizates Botërore të Shëndetit (OBSH) është minimalisht 9m² (2010) dhe përveç kësaj kërkohet akesueshmëria – një banor duhet ta ketë vetëm 20 minuta larg hapësirën e gjelbër nga banesa e tij.

Kafshimi i Parkut Natyror të Liqenit prej Oligarkëve

Ndërkohë, këto 8 vjet, asnjë masë nuk është marrë për të ndërhyrë në Tiranë për të rivitalizuar hapësirat e gjelbra, por përkundrazi për t’i pushtuar ato dhe për të shtuar hapësirat e ndërtimit (shih në foto një shembull të kafshërisë oligarkike).

Prandaj do të ishte mirë të bëheshin këto investime në parqe, ‘xhepa të gjelbër’ në çdo skaj të Kryeqytetit. Pra MONOPARKU prej 40.000m² të shpërndahej nëpër parqe dhe kënde lojrash për fëmijë nëpër blloqe banimi: nga Blloku, në Kombinat, në Bathore, në Sauk, te spitalet e kudo. Nuk është gjë tjetër veçse ajo që para pak ditësh thoshte arkitekti dhe planifikuesi urban Stefano Boeri tek fliste për policentrizëm. Shpresojmë të mos jetë një fjalë boshe që fsheh nga pas vazhdimin e centralizimit nëpërmjet vazhdimit të bulevardit. Tirana është plot me fëmijë, të cilët jo të gjithë mund të vijnë çdo ditë te MONOPARKU, atëherë le të shkojmë ne drejt tyre, t’i përfshijmë në ndërtimin e së ardhmes së tyre duke filluar nga parqet natyrore që ua kemi lënë firmave të betonit dhe asfaltit, le të fillojmë duke u siguruar oksigjenin njëkohësisht edhe edukatën qytetarë për mbrojtjen e çdo hapësire të gjelbër prej asfaltit dhe betonit të oligarkëve.

Kështu mund t’i jepet një kundërpropozim Kryebashkiakut, ndryshe nga propozimi i rrogave qyl, duke e sfiduar të gjejë një hapësirë publike të ndonjë lagjeje, të zaptuar abuzivisht nga parkimet e ndonjë prej të fortëve të kryeqytetit, jo për ta kthyer në parkim të ligjshëm me pagesë, siç bëri Bashkia tek Stadiumi “Selman Stërmasi” apo “Qemal Stafa”, por për t’ia kthyer realisht fëmijëve. Nëse Kryebashkiaku nuk është i aftë ta gjejë, mund ta ndihmojmë në evidentimin e saj. Në momentin që evidentohet nga Bashkia, aty mund të ndërtohet një mini-park natyror afër shtëpive të fëmijëve, që do të mund të merret si projekt-pilot, paksa më ndryshe prej këtij që Bashkia po mundohet të bëjë te parku natyror i Liqenit.

Ky projekt-pilot, nëse bëhet transparent, ne jemi të sigurtë se mund të ndërtohen, duke u replikuar, edhe 50 të tjerë në çdo cep të Tiranës. Sigurojmë që nuk do të kushtojë më shumë sesa eko-monstra që Bashkia në mënyrë të paligjshme ka vendosur të ndërtojë brenda parkut natyror të Liqenit.

Në fund, nëse Kryebashkiaku nuk është i aftë ta zbatojë këtë lloj projekti, nëse në Bashki nuk ka ekspertë të alfabetizuar me policentrizmin urban, ka profesionistë midis qytetarëve protestues që janë gati, që nesër, të vënë firmën, ta marrin përsipër, me po ato para të eko-mostrës së parkut natyror të Liqenit, dhe të krijojnë 50 hapësira të gjelbërta dhe kënde lojrash nëpër Tiranë. Dhe nuk po flasim për beton, gomë, plastikë apo materiale të ricikluara me impakt ndotës për natyrën. Po flasim për 50 parqe eko-të-qëndrueshme, NATYRORE, nëse kjo fjalë në Shqipëri ka akoma kuptim, që do të japin oksigjen për fëmijët e Kryeqytetit për të cilët merakoset aq shumë edhe vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj.