Alte Meister si Kadareja. (Romeo Kodra)

Sot lexova te Peizazhe të Fjalës një shkrim, për mua prekës, të Ardian Vehbiut mbi disa “ndërhyrje” – që unë do i quaja retushime apo fshirje, e që kam përdorur edhe në punën time si koncept frytdhënës, duke u bazuar te Lituraterre e Lacan-it – në ribotimet e veprës Dimri i vetmisë së madhe, së Ismail Kadaresë. Por përse prekës?

Vehbiu, pasi vë në dukje në botimin e 2012 të Dimrit transformimet e pardesysëmbipekt, të dyshemesëfundshtrojë, të kolltuqevendenjëse, të farmacisëbarnatore, të procesitzhdrivillim, dhe korridoritmesore, në thelb, me anë të këtij shkrimi, ngre vetëm një pyetje: kush i ka bërë këto ndryshime në leksik? Dhe përgjigjia që i jep vetes dhe duket se i ofron lexuesit është kjo:

Nuk dyshoj se Kadareja i ka miratuar në parim; por cilësia materiale e ndërhyrjeve, dora e rëndë dhe vrazhdësia, mungesa e ndjesisë së tekstit dhe harmonisë, natyra prej arnash dhe shurdhëria ndaj asaj që do ta quaja tingëllim të fjalës në kontekst, të gjitha këto më bëjnë të dyshoj se “fajtori” për këtë prishje të teksteve shqip do të jetë ndonjë redaktor çfarëdo, pa vesh letrar, pa vesh gjuhësor, që i është vërsulur tekstit me egërsi mekanike.

https://i2.wp.com/cdn.gelestatic.it/repubblica/blogautore/sites/305/2011/04/11.01.26-Vienna-Kunsthistorisches-Museum-Ritratto-di-uomo-barbuto-di-Tintoretto.jpgMenjëherë më erdhi në mendje Alte Meister (Mjeshtrat e vjetër). Te kjo vepër e Thomas Bernhard-it – një autor që më ka prekur deri në atë pikë sa kam bërë tezën përfundimtare të studimeve universitare mbi të – flitet për një farë Reger, muzikolog dhe kritik arti, i cili, për 30 vite me rradhë, ulej në një nga sallat e Kunsthistorisches Museum të Vjenës përpara Ritratto di uomo barbuto të Tintoretos. [Jo pa qëllim zgjidhet prej Bernhard-it piktori zyrtar i Republikës Venedikase, si përfaqësues i trashëgimisë së të shkuarës, si përfaqësues i Mjeshtrave të Vjetër që përshfaqnin pushtetin e kohës së tyre, për t’i përcjellë brezave të ardhshëm, njëkohësisht, imazhin e pushtetit dhe vetvetes karshi këtij pushteti.] Reger-i i Thomas Bernhard-it kërkon me çdo kusht të gjejë mangësitë e perfektësisë së kryeveprave të mjeshtrave, të ngritura me këta të fundit si simbole të së shkuarës dhe pjesë e imagjinarit kolektiv austriak (këtu Bernhard i bën jehonë një shkrimi të Antonin Artaud-së, Mjaft me kryevepra, përmbledhur te Teatri dhe dyshtori i tij / Le Théâtre et son double).

Nga ana tjetër, për Reger-in na flet paraprakisht apo na e prezanton në libër Atzbacher-i, mik i muzikologut dhe kritikut të artit, i cili ka frikë se mos ky i jep fund jetës duke u vetëvrarë për shkak të tensionit psikologjik (vdekja e gruas është përkeqësues i situatës). Por është Reger-i vetë ai që na jep një shpjegim të mundshëm të situatës së tij:

Të shpëtosh çdo ditë të re falë muzikës, të dalësh prej trazirave dhe qelbësirllikut, ky është sekreti, tha, të rigjesh çdo ditë shpëtimin falë muzikës, të ribëhesh çdo ditë, që në mëngjes, një qenie njerëzore e vërtetë që mendon e ndjen, më kupton! tha. Pikërisht, tha Reger-i, arti, edhe nëse e mallkojmë edhe nëse ndonjëherë na duket i tëri pleonastik, edhe nëse pavarësisht se jemi të detyruar ta pranojmë që në realitet nuk vlen kurrëgjë, nëse vrojtojmë, këtu, tablotë e të ashtuquajturve Mjeshtra të Vjetër, që shumë shpesh, dhe natyrshëm gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, na duken pa kuptim dhe qëllim, asgjë më shumë sesa përpjekje halldupshe për tu vënë artistikisht në dukje në faqe të tokës, pavarësisht gjithë kësaj nuk ka asgjë tjetër që të shpëtojë njerëz si ne përveç këtij arti të mallkuar e dënuar, dhe shpesh ogurzi e i qelbur deri në vjellje.
[Duke mos e patur ndër duar tekstin origjinal përtheva këtë pjesë nga italishtja që gjendet Wikipedia e që më duket korrekt.]

Ka shumë prej Vehbiut te Reger/Bernhard-i, ka shumë muzikë bernhardiane te ndjesia e tekstit, harmonia dhe tingëllimi i fjalës që kërkon Vehbiu te teksti i retushuar dhe fshirë i Kadaresë. Pikërisht për këtë më duket prekës shkrimi i Vehbiut. Dhe prekës e them në kuptimin artistik të fjalës. Është pra, artistikisht prekëse të shohësh  në veprim dëshirën e Vehbiut për të shpëtuar atë ç’ka mbetur prej fshirjes së imazhit një herë e një kohe simbolik të Kadaresë dhe veprës së Kadaresë, vepër, ajo e versionit të parë të Dimrit të vetmisës së madhe, simbol (përkatës i sferës së Simbolikes te Lacan-i), që kishte potencial kryevepre një herë e një kohe kur shqiptarët lexonin midis rreshtash Kadarenë, atë që i bënte të udhëtonin me imagjinatën (përkatëse e sferës së Imagjinares) për t’u arratisur prej realitetit të llucit të fermave kolektive të realizmit socialist. Imagjinatë, që tashmë qelbet si kufomë e dekompozuar prej dëshirës së autorit Kadare për të qenë në jetë i pavdekshëm; imagjinatë e asgjesuar nëpërmjet aktit të fshirjeve apo kalimit në akt / passage a l’acte, për të mbetur në qerthullin psikanalitik, karshi veprës së vetvetes, asaj vepre që mund të themi ishte pjesë e pashprehur e imagjinatës sonë kolektive e që tashmë, e reprimuar, retushuar, fshirë për t’u bërë më e qartë prej Roi Soleil, parashtron thatësirën e shkretëtirës së Reales sonë të përditshme bashkëkohore.

Si të thuash, jemi, në rastin e Kadaresë, akoma te papërtypshmëria e “vdekjes së autorit“, ku sado që përdridhen kritikët pro tij, ata që Vehbiu i quan ndjekësit e tij, mbajtësit e valixheve, hapësit e dyerve të makinës dhe mbrojtësit e tij publikë, nuk mund të dalin nga trekëndëshi psikanalitik me autor, subjekt, gjeni a hero që prin letrat e popullit tonë apo popullin tonë prej letre në arritje të papara. Arti i vërtetë – që mbetet pa autor, duke qenë ende i pavetëdijshëm dhe/apo i pashkruar dhe/apo i padeklaruar si art – qëndron te të parit nga jashtë atë tragji-komedi të jetës së Vehbiut si kritik, dhe bashkë me të tijën edhe tonën si shqiptarë, që merremi në mënyrën më tragjike të mundshme kur kemi të bëjmë me një komedi (Kadare/Tintoretto) dhe në mënyrën më komike të mundshme kur kemi të bëjmë me një tragjedi (Enver Hoxha/Edi Rama – Republika + Popullore Socialiste + e Shqipërisë/Republika Venedikase). Jemi, kemi qenë dhe, me shumë gjasa, do të mbetemi, thelbësisht migjenianë, pra ashtu siç ka ditur të na përshkruaj lëvruesi më i papërkryer por edhe më muzikal i letrave shqipe. Ndoshta për këtë shohin shumë Albanian Style në Shqipëri të huajt, aty ku ne shohim vetëm katastrofa apo gallatë.

The result is a fastidious, slightly elevated, but deeply Albanian style that feels a little remote from everyday reality, but conveys a sense of what the Albanian language might become, once it emerges from the shadows of the Ottoman Empire and of Stalinist Newspeak, and also resists the temptations of internet English. A sentence by Kadare is instantly recognisable as his personal idiom. Will his innovations stick? Probably, like Sami Frashëri’s, some will and some will not.

Post Scriptum: Dikur, me një mik, kemi debatur me orë për shkak se unë nuk shihja kurrëfarë arti te Kadareja dhe ai shihte të kundërtën. Për të më mbushur mendjen më pat thënë, “në mos për gjë tjetër, duhet t’i japësh Qezarit atë që i takon Qezarit: Kadareja ka pasuruar shqipen! Shih sa bukur e ka gjetur shqip zëvendësuesen e fjalës turke tavan: qiellzanë!”. Qesha aq shumë e me aq shqiprt sa kontaminova edhe bashkëbiseduesin. Iu përgjigjia me një anektodë që atij i pëlqente shumë dhe e përdorte shpesh, atë të Diogjenit dhe Aleksandrit të Madh, ku pyetjes së maqedonasit se çfarë dëshironte, filozofi i përgjigjej duke i kërkuar të spostohej sepse i zinte diellin. Kështu edhe Kadare me majmunëri të tilla higjenizuese-pseudo-autoktone (sepse është majmunëri ta quash qiellzanë kur je nga Gjirokastra e më natyrshëm do të ishte qiellzënë), pikërisht me këto fjalë të dhuruara nga lartësia e tij prej kohësh ka zaptuar diellin për të na treguar qiellin.

Post Post Scriptum: MJAFT ME KRYEVEPRA !!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s