Kur Kiço Londo dhe Ministria e Kulturës, nëpërmjet Elira Kokonës, na “kthejnë në identitet” Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe na heqin vëmëndjen prej mafias së ndërtimit. (Romeo Kodra)

Prej mëse 3 vitesh në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në Ministrinë e Kulturës nuk denjojnë të më kthejnë përgjigje mbi ndërtimet që kanë tjetërsuar objektin e Teatrit Kombëtar, ndërtime pas të cilave, unë dyshoj, qëndrojnë spekullime mafioze dhe pastrim parash. Shqetësimi im për këto spekullime vinte pasi asokohe mora pjesë në një konferencë për shtyp të drejtorit të sapoemëruar të TKEKS, ku Kiço Londo prezantonte programin e tij, sa injorant aq edhe megalomaniakal, përpara reporterëve/eve mikrofonmbajtës/e të kulturës, të cilët përcollën në media perlat e lëshuara prej drejtorit. Gjëja që më bëri akoma më shumë përshtypje ishin investimet e menjëhershme që kishin sjellë ndërtimin e një ballkoni në fasadë dhe tjetërsimin e hollit të Teatrit, të shndërruar në zyra(?). Pas shumë pyetjesh inteligjente të mikrofonmbajtësve pyeta edhe unë drejtorin mbi ndërtimet në teatër dhe prejardhjen e parave, siç edhe shkrova në artikullin “Hajdeni gra se u hap thesi!”: Kiço Londo prezanton Teatrin Eksperimental dhe bordin postuar në këtë blog.
Drejtori me atë rast tha se punimet ishin kryer pa asnjë shpenzim nga buxheti i shtetit, pra ishin kryer me ndihmën e “bamirësve” privatë, pohim ky i publikuar edhe në Gazetën Panorama më 8 shtator 2014.

Përpara disa ditësh më erdhi një përgjigje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ku kisha kërkuar një inspektim të këtij rasti në TKEKS. Më konkretisht kisha shkruar:

Unë, i nëshkruari Romeo Kodra, me anë të kësaj kërkese lutem që institucioni juaj të hapë një auditim në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kërkesa ime mbështetet në një sërë lutjesh zyrtare dhe jo zyrtare për transparencë në lidhje me punime ndërtimore në këtë teatër dërguar drejtorisë së institucionit të TKEKS, të cilat kanë mbetur derimësot pa përgjigje.

Punimet e bëra që në vjeshtë të 2014 kanë tjetërsuar arkitekturën (duke ndërtuar një ballkon në fasadë dhe shtuar zyra në mjedisin e hollit të teatrit) e një ndërtese historike (objekti i parë arkitekturor ndërtuar në Shqipëri me parafabrikat, pra me interes në atë që quhet pasuri arkeologjike industriale e një vendi) dhe ç’është më e keqja në mungesë totale të transparencës mbi preardhjen dhe përdorimin e fondeve. Në pak fjalë drejtori i TKEKS z. Kiço Londo – siç ka pohuar vetë në një intervistë me gazetarë të ftuar (prej të cilës kam regjistrimin zanor) – fondet i ka gjetur nga “bamirës” privat, të cilët unë dyshoj se fshehin një aferë korruptive dhe pastrimi parash (për shkak të mos-transparencës … drejtori asnjëherë nuk i ka dhënë emrat e tyre dhe shifrat e shpenzuara), ku drejtuesi i këtij institucioni mund të ketë deklaruar shuma më të larta se ato që realisht janë shpenzuar në materiale ndërtimore të përdorura.

Siç mund të kuptohet nga kjo situatë mos-transparence dyshimet e mia mbi korrupsionin dhe pastrimin e parave prekin direkt kontekstin ekonimik dhe social ku mafia infiltrohet në interesa publike nëpërmjet shndërrimit të financave të jashtëligjshme si biznese ndërtimore. Po ashtu prekin kontekstin kulturore, jo vetëm sepse institucioni është artistiko-kulturor kombëtar, por edhe sepse objekti është i një rëndësie kulturore të veçantë.

Kërkoj pra, prej institucionit tuaj, që, sipas ligjit 154/2014, të kontrollohet dhe cilësohet përputhshmëria e ligjshmërisë së këtyre investimeve nga “privatët”, auditimi rregullshmërisë financiare dhe performaca e këtij institucioni me fondet e sipërpërmendura.

Përgjigjia që mora përpara disa ditësh prej KLSH-së në lidhje më kërkesën time ishte surprizuese.

20171011_123240

Në pak fjalë Ministria e Kulturës kishte dhënë një përgjigje. Natyrisht, jo mua, por KLSH-së. Thjeshtë ngaqë ndiheshin të detyruar, ndryshe nga letrat e mia të dërguara në MK, këta të fundit, kësaj here më vinin një kopje “për dijeni”.

20171011_123633

Nga përgjigjia e MK-së, shihet se meqënëse KLSH-ja, ndoshta, për mungesë personeli nuk mund të bënte inspektimin vetë, ka ngarkuar Ministrinë e Kulturës të bëjë një inspektim në institucionin TKEKS, që ka nën varësi. Dy përfaqësuesit/kontrollorët e Ministrisë “si rezultat të kontrollit të dedikuar mbi dokumentacionin dhe provat e disponuara nga TKEKS” nxjerrin se sipas deklarimeve të përfaqësuesve të TKEKS, në lidhje me pretendimin tim se është ‘tjetërsuar arkitektura (duke ndërtuar një ballkon në fasadë dhe shtuar zyra në mjedisin e hollit të teatrit)’, thonë se jo vetëm që arkitektura nuk është tjetërsuar, por është “kthyer në identitet”. Dhe për të provuar këtë MK dhe TKEKS vënë në dispozicion disa foto të marra (kushedi me sa mund dhe kohë për t’i gjetur!) nga instituti italian “LUCE”, ku shihet ndërtimi i godinës së teatrit.

20171011_123729.jpg

Për fat të keq të MK dhe TKEKS “kthimi në identitet” nuk ka të bëjë vetëm me fasadën dhe imitimin sipërfaqësor. Të kujtosh se provohet me një foto kthimi në identitet i një objekti arkitektonik duhet të kesh pak a shumë inteligjencën dhe njohurinë e një gomari, dhe jo të një funksionari të një institucioni publik. Natyrisht, të jesh gomar dhe të punosh në administratë, në epokën e Rilindjes mund edhe të bëjë vaki, por përgjithësisht, midis njerëzish kjo nuk ndodh. Gjithsei për të informuar edhe gomerët, nëse dinë të lexojnë, “kthimi në identitet” i një objekti arkitektonik ka të bëjë edhe me materialin dhe jo vetëm me formën e fasadës. Për këtë jam i sigurt që ballkoni i fasadës është një tjetërsim i origjinalit, sepse i ndërtuar me tulla, ndryshe nga fasada origjinale.

Përveç kësaj, MK dhe TKEKS, pavarësisht se më kanë cituar në thonjëza në letrën e dërguar në KLSH, nuk i përgjigjen “pretendimeve të mia” për ndryshimet që kanë bërë në brendësi të teatrit, tjetërsimit të hollit. Çuditërisht, MK dhe TKEKS, për tjetërsimin e hollit nuk japin as edhe një “foto”, qoftë edhe një të realizuar me “ajfon”. Si ka mundësi? E dinë punonjësit/et e MK dhe TKEKS që “ajfoni” përdoret jo vetëm për selfie, por edhe për të fotografuar objekte të tjera?

Por ajo ç’ka është më e rëndësishme prej letrës së MK del prej afirmimit se “në lidhje me pretendimin” tim mbi mungesën totale të transparencës mbi prejardhjen dhe përdorimin e fondeve, pasi u bë vetëkontrolli i fondeve të përdorura në vitet 2014-2016, rezulton se investimet e realizuara janë bërë nga Buxheti i Shtetit.

REZULTON SE INVESTIMET E REALIZUARA JANË BËRË NGA BUXHETI I SHTETIT !!!

Mua, nga artikulli i mëparshëm në këtë blog me pohimet e Kiço Londos, një gjë e tillë nuk më rezulton. Nuk rezulton edhe nga Gazeta Panorama e 8 shtatorit 2014. Kiço për investimet në “Teatrin Kiços”, siç e quan një dallkauk si Arian Çani, fliste për “bamirës”. Si ka mundësi që sot na dilka që investimet janë pjesë e Buxhetit të Shtetit? Si kanë mundësi të jenë dhënë këto investime në buxhet kur është po ky shtet, e po kjo qeveri, sot e kësaj dite, e cila po kërkon të prishë TK e TKEKS për kullat e oligarkëve? Kam përshtypjen se dikush nga përfaqësuesit e institucioneve publike të Ministrisë së Kulturës dhe/apo të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po gënjen dhe po e bën publikisht, ç’ka e përkeqëson situatën, sepse kështu gjendemi përballë një mashtrimi në dokumenta zyrtare dhe kjo përbën vepër penale. Pastaj kur qenkërkan investime të realizuara prej Buxhetit të Shtetit nga një “foto” me “ajfon” të dokumentacionit nuk mund të na dërgonin MK dhe TKEKS?

Gjithsesi, për siguri i dërgova një kërkesë tjetër KLSH që të hetonte – kësaj rradhe urgjentisht dhe nëpërmjet ekspertëve të vet – situatën në TKEKS. Për siguri dërgova të njëjtën kërkesë në Prokurori për ndjekje penale kësaj here, ku bashkangjita të gjithë historikun dhe kopjet e dokumentacionit të shkëmbyer mes meje e KLSH, MK e TKEKS.

… to be continued.

Një mendim mbi “Kur Kiço Londo dhe Ministria e Kulturës, nëpërmjet Elira Kokonës, na “kthejnë në identitet” Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe na heqin vëmëndjen prej mafias së ndërtimit. (Romeo Kodra)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s