Humori tragjik i institucioneve publike të artit shqiptar. (Romeo Kodra)

Në një prej letrave higjenike të përditshme shqiptare, të quajtur ndryshe “Panorama”, një nënpunëse e zellshme në mbushjen me material të letrës higjenike paska nxjerrë një produkt që sipas saj mban era ironi, sarkazëm, madje-madje humor: http://www.panorama.com.al/gara-per-kreun-e-tkobap-gallata-e-premtimeve-nga-mbyllja-e-operas-tek-kontratat-me-kamboxhian/

Personazhet kryesorë të situatës, humoristike sipas nënpunëses Alma Mile, janë injorantët që u paraqitën për të drejtuar Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Natyrisht, nuk duhet vënë në diskutim paraqitja ekzakte e “gallatës së plasur” në konkurs përgjatë verifikimit të platformave. Pra, nënpunësja, përgjegjëse për mbushjen e letrës higjenike, ka bërë thjeshtë “detyrën”, duke vënë në dukje idiotësinë ku ka mbërritur intelektuali mesatar shqiptar që popullon institucionet e artit dhe kulturës duke rrjepur, nëpërmjet rrogave, taksat e shqiptarëve. Madje duhet shtuar edhe më shumë: çdo shqiptar duhet të ndihet i ofenduar nga mbajtja me para e këtyre idiotëve që na janë shitur si artistë.

Ajo çfarë nuk nxjerr letra higjenike është përse-ja e kësaj situate groteske. Dhe, që përse-ja s’del, nuk është aspak rastësi.

Po të shohim personazhet, e supozuar spektatorë të groteskut të “intelektualëve” të mësipërm, ato janë Elira Kokona, Hervin Çuli dhe disa nënpunës të Ministrisë së Kulturës sëbashku me raportuesen e letrës higjenike/”Panorama” nga fronti i groteskut. Nëse nënpunësja, përgjegjëse për mbushjen e letrës higjenike, do të ishte gazetare ajo përsëpaku do të informohej kush janë Elira Kokona dhe Hervin Çuli. Jo për të nxjerrë “Gërdecin” e Kokonës apo “komisionet zgjedhore” të Çulit, të cilat i përkasin karrierave të tyre të shkuara, por për të parë cilët janë aktualisht dhe pozicionet administrative që zënë, dhe nëse janë për t’u lënë jashtë groteskut që po na parashtrohet.

Po të ishte gazetare e një gazete dhe jo nënpunëse e një letre higjenike, Alma Mile do të zbulonte që Elira Kokona është e përfshirë direkt tek zgjedhja e Hervin Çulit si drejtor i Teatrit Kombëtar. Po ashtu do të zbulonte se, ndryshe prej këtyre idiotëve të sotëm, përzgjedhja e Çulit u mbajt me dyer të mbyllura me vendim të Ministrisë së Kulturës. Do të zbulonte gjithashtu se platforma e Çulit mbahet e fshehur sot e kësaj dite prej Ministrisë dhe Sekretares Elira Kokona. Dhe, madje-madje, po ta lexonte platformën e Çulit do të zbulonte që ishte, as më pak e as më shumë, po aq groteske sa fjalimet e idiotëve që nënpunësja e letrës higjenike na përcjell nëpërmjet “Panoramës”.

Në fund do të doja sinqerisht të ndihmoja Alma Milen të dalë nga qerthulli i mbushjes së letrave higjenike dhe të fillojë të kuptojë diçka për kulturën dhe për ta futur në rrugën e gazetarisë. Do të doja ta ndihmoja që të dilte nga rrethi i idiotëve dhe sidomos i dallaverexhinjve dhe matrapazëve me të cilët jam i bindur se shijon, nga një kafe te tjetra dhe në injorancë të plotë, këtë humor tragjik. Doja ta ndihmoja duke i shpjeguar situatën nëpërmjet TEATRIT, për të cilin ndonjëherë, po me aq injorancë, shkarravit lajka sa majtas e djathtas për institucionet mjerane të “menaxhuara” prej Kokëkrehurës Mirela Kumbaro. Doja ta ndihmoja duke i shpjeguar që në teatër HUMORI shkaktohet nga PADIJA e injorantëve; GROTESKU shkaktohet nga INJORIMI I HUMORIT prej injorantëve, që bëhen në këtë rast edhe idiotë; ndërsa TRAGJIKJA shkaktohet nga INJORIMI I GROTESKUT prej injorantëve idiotë që shndërrohen edhe në patetikë. Shpresoj që të ndjejë përkatësinë e një gazetare kulture jashtë këtij qerthulli!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s