Fashizmi i Rilindjes si formë artistike … e dhunës. (Romeo Kodra)

Ain't no counrty for young men

Rilindja po përshkallëzon dhunën fashistoide mbi shtresat më të ulta. Pushteti klientelist që maskohet pas siglës së Partisë Socialiste dhe liderave të sotëm Rama/Veliaj, në rang kombëtar dhe në Kryeqytet, po përthellon fushatën e fashizmit diktatorial që qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike vulosi më 21 janar 2011 nëpërmjet liderave  Berisha/Basha.

Sot shumica e shqiptarëve janë të rrezikuar prej regjimit Rama/Veliaj. Studentët nëpërmjet privatizimit të universitetit publik; romët dhe egjiptianët nëpërmjet deportimeve, dhunës dhe shkatërrimeve të banesave; qytetarët e zakonshëm nëpërmjet zaptimit të hapësirave të gjelbërta; ambulantët (shumica romë dhe egjiptianë) nëpërmjet sekuestrimit abuziv të mallrave; tregtarët e vegjël nëpërmjet rritjes abuzive dhe të paligjshme të taksave; të gjithë janë nën rrezikun e dhunës së policisë që mbron interesa të privatit zaptues, paçka se paguhet me taksat publike.

Ndërtimi i një këndi lojrash bëhet prej një kryebashkiaku që mori votat sepse nuk do të bënte asnjë ndërtim, nuk do të betonizonte apo asfaltonte mbi hapësira të gjelbërta, do të ndalonte betonizimin. Sot ky kryebashkiak po përsërit leksionin e Edi Ramës që bojatiste artistikisht pallate duke dhënë leje abuzive dhe kafshërore për të ndërtuar në hapësira publike. Rastësisht tenderi është fituar nga Atelier 4, e njëjta që ka zbukuruar artistikisht me eksperiencën e saj Tiranën me trotuare 30 centimetërshe në kohën e Ramës (modeli i Komunës së Parisit do vazhdoka edhe me Veliajn).

Fantazistët e bashkisë justifikohen që parku i lojrave u duhet fëmijëve prandaj hedhin beton dhe asfalt aty ku me ligj është e ndaluar. Por nuk pi ujë. Bashkia që në 6 mujorin e parë ka treguar se ka ligjëruar zaptimin e hapësirave publike për fitime monetare. Kush mban mend ndonjë rast ku bashkia të ketë larguar zaptuesit, si në rastin e parkingëve nëpër lagje, dhe tua ketë kthyer qytetarëve? Unë personalisht kam parë vetëm raste ku bashkia thjeshtë parkingun e ka bërë të ligjshëm dhe me pagesë. Ku është kjo dashuri për fëmijët?

PD-ja, deri dje shkatërruese e hapësirave publike (shih gropën poshtë digës së Liqenit), pa bërë asnjë purifikim publik, pa kërkuar asnjë falje, ajo që fle në këshillin bashkiak dhe zgjohet vetëm kur situata acarohet dhe bëhet faktike, kjo PD kërkon të bëhet zëdhënëse e protestës qytetare. Madje si zëdhënëse e preferon edhe Kryeministri në faqen e tij të facebook-ut. Ndoshta ngaqë me PD-në e diskretituar matrapazllëku mund të bëhet (atyre mund tu zihet goja me ndonjë thelë), me qytetarët JO!

Një gjë është e qartë pas këtyre protestave. Asgjë nuk ka ndryshuar. Nga njëra anë qytetarët nuk janë frikësuar, pas 1990, 1997/98 apo pas 21 janarit 2011, ku pësuan vetëm ata, dhe asnjë prej politikanëve në pozitë, që fshiheshin pas hekurave, apo në opozitë, që u zbythën pas të shtënave të para. Casus emblematik është Moza Boçari, një protestuese e fashizmit të 21 janarit 2011 dhe atij të sotëm. Nga ana tjetër edhe pushteti është i njëjti: në 1990 ata që futeshin në ambasada ishin vandalë; sot ata që mbrojnë gjënë publike janë vandalë.

Dhuna, sado e maskuar me art, mbetet dhunë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s