Kryefjala e pushtetit: dhuna. (Romeo Kodra)

I dashur Kryeministër i pavotuar prej meje, por që vendos edhe për mua, falë teletrumpiksurve mjaftistë;
I dashur Kryebashkiak i pavotuar prej meje, por që vendos edhe për mua, falë teletrumpiksurve mjaftistë;

shihni pak këtë imazh.

Terrori mjaftist

Kjo vajzë fillimisht është fëmijë dhe pastaj është edhe rome. Specifikoj, sepse më duket se pushteti ju ka errur sytë siç shihet me audio dhe video në këtë fragment:

Minuta 11.40 – “Ne thamë që edhe për romët ishte e dëmshme, e pse duhet të çojmë fëmijët e Tiranës”.

Këto ishin fjalët e Kryebashkiakut Veliaj me 16 shkurt, përpara 3 ditësh. Praktikisht ky zotëri, të cilit i është dhënë e drejta të drejtojë Tiranën, as nuk i percepton romët si pjesë e fëmijëve të Tiranës. Madje nuk i percepton as si fëmijë:

Minuta 22.15 – “Më thoni një rast ku unë kam vendosur kundër fëmijëve të Tiranës”.

Dy ditë pas deklarimeve në Top Show kemi këtë dhuratë prej jush:

Shpresoj që një ditë t’ju tërheqim zvarrë, ju dhe fëmijët tuaj, njësoj siç po tërhiqni këto QENIE NJERËZORE. Shpresoj që të ndjeni pafuqinë e këtyre PRINDËRVE, shpresoj që shpirti t’ju provojë të njëtën shije, shpresoj që zemra e fëmijëve tuaj të rrahë njësoj si zemra e këtyre të tromaksurve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s