Tym. Biomekanika e pushtetit. (Romeo Kodra)

Nico Angiuli Poster

Nico Angiuli Poster

“Si bien que le «colonialisme» et la «colonisation» ne sont que des reliefs,
traumatisme sur traumatisme, surenchère de violence,
emportement jaloux d’une colonialité essentielle,
comme les deux noms l’indiquent, de la culture.”
Derrida J., – Le monolingusme de l’autre.

Nico Angiuli me punёn e tij – sidomos me projektin, disavjeçar tashmё, “Vallja e mjeteve” – kryen njё ndёrhyrje kirurgjikale nё zemёr tё kulturёs. Operazioni kryhet aty ku pulson jeta, bios-i; qoftё nё dimensionin bimor, vegjetal, qoftё nё dimensionin njerёzor, human. Jemi brenda aparatit kardiologjik, midis zemrёs dhe stomakut (kardía pёr grekёt ёshtё zemra; pёr latinёt cardio ёshtё edhe hapёsira e epёrme e stomakut, aty ku fillon maja e zemrёs). Angiuli si çdo kirurg – e thotё edhe etimologjia greke e fjalёs (χειρός/dorё, ἔργον/punё) – nёpёrmjet kёrkimit artistik e prek me dorё kёtё jetё. Prek me dorё pulsionet dhe pasionet e saj, instiktet apo nevojat urgjente tё stomakut, por edhe dhimbjet apo dёshirat e zemrёs.

Dhe ёshtё kjo njё ndёrhyrje kirurgjikale qё ndjejmё plotёsisht dhe qartёsisht. Pikёsёpari sepse, e shtrirё geografikisht, kjo ёshtё njё ndёrhyrje kirurgjikale (agri)kulturore qё ka pёr sallё operacioni Sheldinё e Shkodrёs, aty ku duhani shqiptar ёshtё i mirёnjohur dhe cilёsuar si nё apogjeun e vet. Sёdyti sepse, i shtrirё historikisht, operacioni prek njё hark kohor qё kalon nёpёr tre shekuj (XIX, XX, XXI).

Ndjejmё plotёsisht dhe qartёsisht me kёtё ndёrhyrje ftohtёsinё e bisturisё pёrgjatё trapiantimit: ndjejmё pasionin ёndёrrimtar dhe nevojёn fillestare tё fshatarit paraindustrial tё ‘800, i cili sipas legjendёs vё nё rrezik jetёn pёr tё kultivuar duhanin; ndjejmё shkёputjen e tij nga kultivimi kooperativist i gjysmёs sё dytё tё ‘900, alienimin e industrializimit tё sforcuar e monokultivues tё periudhёs moniste; ndjejmё dhe shohim nё njё epifani tё dhimbshme degradimin dhe braktisjen e tranzicionit tё patranzitueshёm demokratik tё shekullit tё XXI.

Nё kёtё epifani tё tranzicionit, tё shkretё e shkretues, tё degraduar dhe degradues, Nico Angiuli na sjell ndёrmend – siç parashtruam nё exergo-n e kёtij shkrimi – dekonstruktimin derridian tё kulturёs si koncept, rrёnjёn etimologjike tё saj, e cila pёr filozofin francez ёshtё e pandashme nga “kolonializmi dhe kolonizimi”. Dhe kёtu bisturia, ftohtёsia e saj, ёshtё ngjethёse. Kultura falё kёrkimit artistik tё Angiuli-t na shpaloset nё dyfytyrёsinё e saj. Nga njёra anё na shfaqet si lidhje apo marrdhёnie e natyrshme, dhe nga tjetra si njё degjenerim i inflacionuar i çdo lidhjeje apo marrdhёnieje tё njeriut me habitatin e tij. Diku shfaqet si ekonomi ekologjike dhe e vetёpёrmbajtur e pushtetit tё njeriut mbi elementin natyrё, diku tjetёr si pistonim shtypёs i pushtetit ekonomiko-politik jo vetёm mbi natyrёn por edhe mbi vetё elementin njerёzor tё saj.

Dhe ёshtё pikёrisht kjo epifani alienuese e njeriut, ky tjetёrsim tёhuajzues i tij nё njё element tё çfardoshёm brenda natyrёs, pre nё duart e njё pushteti tё vetgjenerueshёm dhe ciklik, biopolitik, qё nuk ka fund as krye, por qё synon konsumerizmin e pambarimtё tё njё hapёsire (si ajo e planetit Tokё) dhe kohe (si jetёgjatёsia njerёzore) tё kufizuar, tё cilat – mesa duket nga puna e artistit italian – ende nuk kemi mёsuar t’i kultivojmё pa i kolonizuar apo zaptuar.

Siç thamё puna e Nico Angiuli-t ёshtё artistike, por edhe kёrkimore, studimore. Pra tek ajo gjejmё studimin (studère, lat.) qё nuk ёshtё tjetёr veçse, sipas etimologjisё, njё “dёshirё e zellshme” qё e çon artistin drejt pasionit artistik. Pasioni gjithashtu – pёr latinёt dhimbje, vuajtje, ashtu si pёr punёtorёt e intervistuar dhe filmuar prej Angiuli-t – ёshtё i ripёrpunuar, i shpёrhapur e shpёrndarё nё ashpёrsinё e tij, i çliruar dhe tretur nё koreografi, nё vallёzim, nё art. Asgjё e re prej Angliuli-t, veçse rikthim ciklik nё origjinё, nё atё kulturё dhe dituri tё lashtё mesdhetare qё sidomos ne shqiptarёve ende na pёrket. Mjafton t’i hedhim njё sy valleve dhe koreografive tё folklorit kombёtar, elementeve koreografik qё riprodhojnё gjestet, ritualet, tё pёrditshmen tё rrёnjosur nё traditё.

Por nga ana tjetёr kemi edhe trapiantin racional, industrial, kemi instrumentalizimin e pёrshpejtuar, pompozitetin pervers dhe inflacionues tё sakrificёs njerёzore, tё dhimbjes qё manipulohet prej njё biopolitike tё ngritur tashmё nё sistem, mekanik dhe makinik. Emblematik trapiantimi i monumentit tё Herojve tё Vigut nё Shkodёr, kalvari i tyre grotesk dhe surreal, nga qendra pulsionale e qytetit deri nё pёrjashtimin total prej tij, nё periferitё rurale, dhe nё fund – siç thotё artisti – i shohim sot “tё ngrirё” nё ftohtёsinё e njё kryqёzimi periferik dhe tranzicional, pa identitet apo nё pritje tё krijimit tё tij.

Mbyllet kjo ekspozitё e Nico Angiuli-t, dhe instalimi kuratorial i saj, me njё video tё titulluar “Mjekra e Sulltanit”, ku hallet e tymosura krijohen dhe qahen bio-logjikisht nga njё rend vertikal dhe piramidal qё plazmohet nga rituali i duhanit nё njё atmosferё groteske dhe surreale, njёsoj si nё filmat e Kusturicёs apo nё faqet e “surrealizmit socialist” tё Gёzim Qёndros, ku sfida antike ёshtё e ripёrsёritur njё herё e mё shumё: tё qajmё apo tё qeshim, tragjedi apo komedi?

P.S. Ekspozitёn “Tym. Biomekanika e pushtetit” tё artistit Nico Angiuli mund ta vizitoni nga e mёrkura nё tё shtunё, 16.00 – 20.00, nё Tirana Art Lab, Rr. Ymer Kurti, P. 2/1. Tiranë (afёr Sheshit Wilson, pas Postёs Nr.8).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s