“Katёr i Radёs” i Koreja-s nё Tirana Open. (Romeo Kodra)

Kater i Rades _ Koreja

Kater i Rades _ Koreja

Pёr Eugenio Barba-n njё kulturё mund tё quhet e tillё vetёm nёse “krijon kuptime” tё reja. Por nga ana tjerёr, nёse do tё duam t’i pёrmbahemi etimologjisё sё fjalёs, njё kulturё ka nevojё edhe pёr kultivimin e kёtyre kuptimeve. Nga kjo pikёpamje “Katёr i Radёs” i Cantieri Teatrali “Koreja” tё Lecce-s sё Italisё – njё vёnie nё skenё qё pata mundёsinё tё shihja sonte nё Universitetin e Arteve dhe qё bёnte pjesё nё programin e Tirana Open – ishte njё shembull ideal pёr tё konceptuarit e kulturёs nё pёrgjithёsi.

Pjesa e vёnё nё skenё merrte shkas nga tragjedia e Kanalit tё Otrantos sё 1997, ku humbёn jetёn 81 shqiptarё qё tentonin tё kalonin ilegalisht nё shtetin fqinj, nё brigjet e tё cilit nuk mbёrritёn kurrё falё njё aksidenti tё qёllimshёm tё shkaktuar prej anijes sё Marinёs italiane “Sibilla”, qё fundosi peshkarexhёn shqiptare emrin e tё cilёs mban kjo pjesё e Koreja-s.

Pra, pjesa merrte shkas nga njё tragjedi. Arti vetё dhe teatri si paradigmё e tij, qё nga kohёrat e Poetikёs aristotelike, nuk ёshtё gjё tjetёr veçse kjo tragjedi qё duhet kultivuar. Arti nuk rresht sё kultivuari dhimbjen njerёzore pёr tё ekzorcizuar tё keqen. Qё kjo e fundit tё mos harrohet e tё mos ripёrsёritet.

Pёr fat tё keq publiku shqiptar me njё vepёr tё tillё ende nuk ёshtё mёsuar.

Sёpari pёr shtresёzimet e saj ndёrtekstuale. Njё mbi tё gjithё, emri i anijes sё Marinёs italiane: Sibilla, qё ёshtё emёr i virgjёreshёs sё orakullit romak, me prejardhje etruske dhe greke (orakulli i Delfit). Sibilla p.sh., sipas Virgjilit – “e bija e Glaukos”, e njё perёndie ujore tё thellёsive – ishte parashikuesja e fatit tё Eneas, tё arratisurit prej Trojёs, tё cilin e ndihmoi tё kalonte thellёsitё e ferrit. Pёrkundrazi, sot kjo Sibillё, aspak nё trans apo misterioze siç e do mitologjia, por e hekurt, racionale, e armatosur deri nё dhёmbё, qё parashikon duke paralajmёruar (Tornate indietro! Tornate Indietro! – kёrcёnojnё megafonёt nё duart e patrullёs marinare italiane), merr njё kuptim tjetёr qё Koreja nё kёtё pjesё nёnvizon me pёrpikmёri; sot ndodh qё Sibilla tё jetё kthyer nё Sirenё vdekjeprurёse e, nё vend qё tё ndihmojё, mundet tё asgjesojё, siç bёri me tё arratisurit e asaj Troje tё re nё tё cilёn ishte shndёrruar Shqipёria e ‘97.

Kompozimi zanor dhe muzikor po ashtu janё tё tjerё pёrbёrёs tё pjesёs qё vёshtirё se kapen nё tёrёsinё e kompleksitetit tё tyre prej publiku shqiptar. Njё shembull qё i pёrmbledh tё dy kёto pёrbёrёs njherёsh ёshtё ai i trombёs sё orkestrёs sё cilёs instrumentisti i bie duke e zhytur vetёm pak nёn sipёrfaqen e njё ene tё mbushur me ujё (gjeniale gjetja kompozitive muzikore dhe kuptimplote nё pёrdorimin e elementit natyror protagonist nё kёtё pjesё) duke krijuar kёshtu njё tingull grishёs, qё rrёshqet deri nё therje mbi sipёrfaqen e ujit, e qё kombinohet mrekullisht me akutet ngjethёs tё aktoreve femra nё skenё, tё cilat nga ana e tyre kanё funksionin e njё kontrokantoje tё Sibillёs, duke qenё se janё pikёrisht gratё dhe fёmijёt – dhe jo Sibilla, siç thotё mitologjia – qё me ulёrimat e tyre duken si nё trans tё lebetitur. Edhe kёtu kemi njё tjetёr kuptim tё ri qё Koreja u jep emrave, simboleve, personazheve.

[Sikur kjo pjesё e Koreja-s tё kishte tё njёjtёn perfektёsi kompozimi edhe nё lёvizjet trupore tё aktorёve nё skenё atёhere do tё kishim tё bёnim me njё Odin Teatret tё Salentos.]

Por “çuditёrisht” pavarёsisht kompleksitetit dhe risisё kjo vepёr arrin tё çajё gjithsesi nё mburojёn e pasivitetit tё zakonshёm tё publikut shqiptar. Si ёshtё e mundur tё ndodhё kjo gjё? Si ёshtё e mundur qё – pavarёsisht kompleksitetit regjizorial, kompozimit muzikor (i cili pёrfshin elemente nga muzika klasike e deri nё isopolifoni shqiptare tё Jugut), recitimit operistik – kjo vepёr arrin tё prekё ndjenjat e spektatorit?

Pёrgjigjia e menjёhershme ёshtё: tematika, ngjarja e njohur qё stimulon ndjesitё e sё shkuarёs tek spektatori shqiptar. Por, a ёshtё vetёm kjo? Mendoj se do tё ishte tepёr pёrthjeshtuese si pёrgjigje. Ёshtё e vertёtё, ndjeshmёria e publikut shqiptar pёr ngjarjen ёshtё e ditur, por e zbehur tashmё. Çdo vit e mё shumё koha po fshin nga kujtesa atё dhimbje, atё ngjarje qё prodhoi atё dhimbje, atё kontekst qё prodhoi atё ngjarje, atё epokё qё prodhoi atё kontekst e qё ёshtё njёkohёsisht edhe konteksti i sotёm, pavarёsisht ndёrlikimit dhe shtresёzimeve tё mёtejshme tё kompleksitetit tё tij. Atёherё teatri – Koreja nё kёtё rast – rihap edhe njё herё plagёn e vjetёr dhe na zbulon kuptime mbi tё renё. Koreja me “Katёr i Radёs” heq paralelizma dhe analogji qё thёrrasin nё mendje tё shkuarёn e afёrt, varrin masiv nё tё cilin Mesdheu ёshtё shndёrruar kёto vitet e fundit, marsin tragjik tё ’97, por edhe mё tej, nё kohёra ançestrale qё na pёrcillen nga ekoja e isopolifonisё shqiptare.

Pёrveç analogjive dhe paralelizmave regjizori (Salvatore Tramacere) dhe kompozitori (Admir Shkurtaj) ndёrthurin nё detajet mё tё imta partiturat e tyre duke krijuar njё bёrthamё kuptimore solide, tё panjohur pёr publikun, por qё vё nё diskutim aty pёr aty kuptimin, tё ri e tё vjetёr bashkё, tё rigjeneruar, gati pёr t’u pёrballur me ndjesitё e publikut.

Por, nga ana tjetёr, asgjё nё kёtё pjesё ёshtё e thёnё plotёsisht. Publiku ёshtё i stimuluar tё kёrkojё kuptimin nё mёnyrё sa indirekte aq dhe delikate, nёpёrmjet historisё, fjalёve, referencave social-kulturore, tingujve tё njohur qё pёrzihen me tё rinj, tё panjohur mё parё, me tё cilёt familjarizohet dalёngadalё me kalimin e minutave falё kompozimit nёpёrjet rezonancave, ripёrsёritjes, sintonive.
Koreja nё kёtё pjesё kuptimet e reja tё vёna dhe tё materializuara nё skenё nuk i mbyll. Nuk i ezauron. Edhe pse kanё dalё nga thellёsitё e dhimbshme tё kujtesёs, nga kuptimet e zbehura tё saj, ato i ngre deri tek ne duke na hapur e ajrosur dritaret e mendjes, duke rigjallёruar – edhe pse me dhimbje – njё kujtesё, me kulturёn e kultivimit, deri sa i ngre akoma mё lart e i shndёrron nё sublime e pikёlluese. Pikё … pikё … pikё, si ato pika qё spektatori dёgjon tё pikojnё prej rrobave tё lagura tё tё mbyturve tё cilat mbeten varur edhe pas fikjes sё dritave tё skenёs sё zbrazur. Duartrokitja e publikut, e vonuar pёr pak sekonda, ishte pikёrisht pёr tё shijuar nё heshtje tingujt e tyre tё dhimbshёm.

P.S. Kur do tё kuptohet nё Shqipёri qё teatri duhet tё jetё real dhe jo realist? Kur do tё kuptohet qё na thotё mё shumё njё pikё uji REALE qё dёgjojmё tё bjerё nё palkun skenik sesa njё aktori i zgёrlaqur qё imition nё mёnyrё REALISTE njё tё mbytur?

2 mendime mbi ““Katёr i Radёs” i Koreja-s nё Tirana Open. (Romeo Kodra)

  1. Mua mu duk pak edobet si shfaqje. shume simbolike por nuk kishte forcene teatrit te Arben Kumbaros qe te rreqeth Mishte dhe te ngrin laprat perpjete. Ndoshta kesaj shfaqje i mungonte elhaida dani dhe ca ngjyra Mavi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s