Tirana Open: Grosha si efekt flatologjik kryeministror. (Romeo Kodra)

Titulli alternativ i kёtij shkrimi mund tё kish qenё “Tirana Open ose Festivali i ‘shumёçkasё’: horror vacui dhe shqyerje.” Shumёçkaja ёshtё njё nga termat mё mbreslёnёs tё prezantimit tё eventit qё bёri Arlinda Dudaj nё Galerinё Kombёtare tё Arteve (https://www.youtube.com/watch?v=0CR3QwakJ64 shih/dёgjo min. 1.16). Njё event herё i quajtur Festival e herё Panair (https://www.youtube.com/watch?v=oNiughH0cvo shih/dёgjo sek. 30 dhe sek. 40), qё, nёpёrmjet fjalёve tё organizueses sё eventit, jepte shenja paqartёsie ideore ende pa filluar.

Shumёçkaja ёshtё sinjal i njё manie personale apo grupi pёr tё pёrfshirё me çdo kusht gjithçka e gjithkёnd qё mund tё ketё vlerё, e cila shkaktohet nga zbrazёtia e brendshme e vlerave tё personit/grupit. Nё historinё e arti horror vacui-n (terrorin ndaj zbrazёtisё) e kam njohur nё periudhёn e Rilindjes italiane, mё specifikisht nё kontekstin republikan venedikas (shek. XV-XVI), njё kontekst nё krizё besimi fetar katolik, tё cilin Kisha e Romёs mundohej ta mbante tё lidhur politikisht pas vetes duke propoganduar vepra arti qё mundoheshin tё konkretizonin praninё substanciale tё zotit, por qё nuk bёnin tjetёr veçse evidentonin nё mёnyrё paradoksale zbrazёtinё. Shihni mё poshtё veprёn e Antonio Vivarini-t dhe Giovanni D-Alemagna-s.

Antonio_Vivarini_Giovanni_D_Alemagna_Incoronazione_della_Verginei_1444

Antonio_Vivarini_Giovanni_D_Alemagna_Incoronazione_della_Vergine_1444

Duke qenё Tirana Open njё OJF e “re fringo” qё ka gjetur “papritur”, “çuditёrisht” dhe ekskluzivisht mbёshtetjen e veçantё tё Kryeministrit dhe Ministres sё Kulturёs (sepse si Organizatё s’ka eksperiencё nё asnjё aktivitet … PAMUR vjet u organizua nga Shoqёria e Librit Shqip), atёherё deduktimi ёshtё fare i logjikshёm: ky aktivitet ёshtё pjellё e politikёs, e Edi Ramёs dhe Mirela Kumbaros qё pёrdorin para publike pёr tё mbushur Tiranёn “me kulturё dhe art europian”. Dhe qё ёshtё pjellё e tyre deduktohet nga shumёçkaja denoncuese e zbrazёtisё politike, e pёrfshirjes sё gjithkujt dhe gjithçkaje qё ka vlerё pёr pushtetin politik, qё praktikisht mund tё kthehet nё numёr votash. Por, deduktohet gjithashtu, edhe nga krahasimi i produktit imagjinativ i aktit piktorik tё Artistit tonё tё dashur dhe tё vetёm qё sjell “risinё” e 6 shekujve mё parё.

Horror_Vacui_Edi_Rama

Horror_Vacui_Edi_Rama

Pёr tё shpjeguar “shqyerjen” e titullit tё parё qё kisha zgjedhur nuk mund tё ruaj qetёsinё e duhur pёr njё shkrim tё artikuluar siç duhet, sepse kjo shqyerje prek pasionin, punёn time, prandaj mendova ta ndёrroj me titullin pёrfundimtar qё shihet mё sipёr.

Nё eventin madhёshtor tё Tirana Open mori, ose mё mirё duhet ENDE tё marrё, pjesё edhe Tirana Art Lab, institucioni me tё cilin bashkёpunoj prej mёse shtatё muajsh. Kur e diskutuam pjesёmarrjen brenda Tirana Art Lab-it nuk isha absolutisht dakort sepse prazantimi qё i ishte bёrё Tirana Open-it theksonte mbi tё gjitha “eventin” dhe “pjesёmarrёsit e famshёm”, ndёrsa koncepti, pjesa e vetme qё mё intereson, aty ku arrij tё lexoj e gjykoj vlerёn qё rri pas, nuk m’u duk i logjikshёm, pra, sipёrfaqёsor. Por, nuk insistova pёr mospjesёmarrjen e TAL-it nё event, sepse, pёrveç Arlinda Dudajt dhe Vladimir Myrtezait (Groshёs), si drejtues organizativ ishte edhe Helidon Gjergji, njё person qё vlersoj pёr kapacitetin intelektual dhe pastёrtinё esenciale tё punёs si artist. Pra, u mjaftova me mosangazhimin tim. Ky ёshtё njё gabim i rёndё. Dhe besoj se do tё jetё hera e fundit qё do ndodh.

Gabimi im prodhoi atё qё prej shumё kohёsh quaj prostitucion tё artit dhe kulturёs, qё natyrisht ёshtё mbi tё gjitha produkt i politikёs shqiptare, por qё ushqehet nga dinjiteti i mangёt, moskompetenca apo, mё keq, bythlёpirja e operatorёve artistiko-kulturor tё kёtij konteksti antropologjikisht tё modifikuar.

Prostitucioni, qё u mundёsua edhe prej meje, konsiston nё atё kafshёri ekspozimi qё u bё nёn dheun e Pallatit tё Kongreseve ku groposeshin vepra arti, pa njё koncept kuratorial shoqёrues, pa tituj, pa kurrёfarё gjejё qё tё mundёsonte pranueshmёrinё dhe dinjitetin e njё punё kuratoriale tё nevojshme pёr prezantimin karshi publikut. Hiq veprёn e vjetёr dhe bajate tashmё tё Anri Salёs nuk njiheshin cilat ishin dhe tё kujt ishin veprat e tjera. Publikut iu shit e kurvёrua njё event qё thuhej tё ishte art, por pa asnjё shpjegim.

Kuratori Helidon Gjergji shoqёroi personalisht Kryeministrin dhe vargun e tij tё reporterёve, gazetarёve, fotografёve dhe kameramanёve nё tour-in 5 minutёsh, si tё thuash i ofroi produktet e prostituimit artistiko-kulturor, i shpalosi kodoshllёkun qё politika artistiko-kulturore shqiptare “mbёshtet [dhe ushqen] veçanёrisht”, por harroi publikun, harroi taksapaguesin, harroi “pronarin e Pallatit tё Kongreseve” e “Piramidёs” (ku ende sot , 7 Maj 2015, PAMUR-i nuk ёshtё hapur sepse montimi i ekspozitёs nuk ёshtё gati, ndryshe nga sa thuhet nё programin e publikuar on line tё Tirana Open http://tiranaopen.org/programme/), pronarin e Qendrёs Rinore (edhe kёtu ёshtё ende e pamontuar ekspozita e parashikuar). Kuratori harroi dhe tradhёtoi.

Por, a ka faj Helidon Gjergji? Natyrisht qё po! Por kam faj edhe unё, ka faj TAL-i qё mundёsuam prostituimin e punёs sё Ibro Hasanoviç-it (artisti qё TAL-i prezantonte), e cila nuk iu ofrua si duhej publikut, por iu sakrifikua ekskluzivisht surratit tё fёlliqur tё Kryeministrit apo Ministres sё Kulturёs.

Personalisht i kёrkoj ndjesё publikut! Kёrkoj ndjesё sepse e dija paraprakisht qё nё eventin e Tirana Open tё Arlinda Dudajt dhe Lad “Groshёs” efekti do tё ishte pashmangshmёrisht ai i pordhёs kryeministrore. Kёrkoj ndjesё sepse shpresoja qё Helidon Gjergji tё pёrmirёsonte kafshёrinё kuratoriale, sidomos pas vitesh tё tёra qё ka parё “botё me sy” nё Perёndim, atё tё kakofonisё midis videove nё tё njёjtin ambjent, qё “Grosha” e shiste vjet nё PAMUR si gjetje kuratoriale, njёsoj siç bёnte pёr mungesёn e informacioneve mbi veprat (pa tituj dhe pa emra autorёsh). Identike u pёrsёrit, edhe kёtё vit, e njёjta gjё: flatologji puro. Vlera tё humbura, tё inflacionuara, tё prostituuara, tё çuara dёm. Art dhe artistё tё sakrifikuar pёr pordhё-eventin e rradhёs.

Unё di edhe justifikimin e njerёzve si Helidon Gjergji, njerёz tё cilёve u besoj sinqerisht dёshirёn dhe vullnetin pёr t’i bёrё gjёrat siç duhet. Ata justifikohen duke thёnё “epo, pёrndryshe s’bёhet”. “Epo, mё mirё tё mos bёhet” ёshtё pёrgjigjia. Tё paktёn kёshtu nuk merret pjesё nё prostituim. Si artistё apo si operatorё tё fushave tё artit dhe kulturёs natyrisht, profesioni e kёrkon, duhen patur intelekt, dёshirё, vullnet, por nuk vlejnё asgjё pa guxim. Artisti jeton duke krijuar dhe akti krijues ёshtё akt rezistence. Janё fjalё tё Gilles Deleuze-it, jo tё miat. Duhet mёsuar nga Bartlby i Melville-it, duhet mёsur tё thuhet “I would prefer not to”, “preferoj qё jo”, mё mirё tё mos bёhet sesa tё bёhet pёrgjysёm, “preferoj qё artin ta bёjnё artistё dhe operatorё tё artit dhe kulturёs dhe jo restauratorё tё fasadёs egoike kryeministrore”.

P.S. Pёr ironi tё fatit, tek shkruaj kёto rreshta nё njё bar tё kryeqytetit, nё televizioni e sintonizuar nё Top News, nё mediumin bythlёpirёs kryeministror par exellance, shoh njё lajm/deklaratё tё Edi Ramёs tё titulluar ”Tirana Open”: Arti si mjet ndaj vetmisё”. Edhe njё herё: HORROR VACUI. Zoti i artit nuk ёshtё zoti i politikёs. Kur ta kuptoj Karabushi kryeministror, qё i thotё vetes artist dhe politikan njёkohёsisht pa kuptuar mospёrputhshmёrinё de+ontologjike, besoj se do shpёtojmё tё gjithё si shqiptarё prej prostitucionit artistiko-kulturor.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s