Kronika Perandorake … nё gur: “Modeli” i Festivalit Folklorik Kombёtar tё Gjirokastrёs. (Romeo Kodra)

FFKGJ

FFKGJ

Fashizmi nё Shqipёri, me ardhjen e italianёve, ishte i pari pushtet qё kuptoi benefitet e manipulimit dhe shfrytёzimit tё folklorit kombёtar si koagulues perfekt i pushtetit qendror nё thurrimёn sociale. Mjafton pёr kёtё tё citoj njё libёr: “Shqipёria njё dhe njё mijё” e Indro Montanelli-t, ku gazetari i famshёm italian – ende i verbёr prej ideologjisё fashiste – evidentonte rёndёsinё dhe thelbin integrues tё vlerave etnologjike dhe kulturore shqiptare pёr integrimin e kёtij vendi me Perandorinё musoliniane. Por siç dihet, pushteti fashist, kёtё integrim kulturor, e kreu nё emёr tё kombit – dhe pёr kёtё fashizmi ёshtё njё ideologji vdekjeprurёse dhe raciste, pavarёsisht se nё Shqipёri ende ka njerёz qё s’e kanё kuptuar – dhe identitetit kombёtar, tё cilit i njiheshin vlera sidomos nё ruajtjen e katolicizmit roman. Kёshtu pra, sinteza, thuajse e natyrshme, e aneksimit tё Shqipёrisё me Italinё fashiste, u krye si riparim i njё traume tё moçme.

Siç dihet, fashizmi integroi popullin shqiptar mbi tё gjitha nёpёrmjet valvitjes pёrpara hundёs sё “karrotёs” sё modernitetit industrial dhe infrastrukturor, qё shkёpuste vёmendjen nga shfrytёzimi i pasurive natyrore (pёrfshi kёtu edhe krahun e punёs). Infrastruktura dhe industrializimi janё “karrotat” e para qё bёnё tё mundur tjetёrsimin e vlerave etnologjike dhe identitetit kulturor shqiptar, sepse mundёsonin braktisjen e kёtyre vlerave dhe kёtij identiteti prej njerёzve qё ishin bartёs tё tyre. Nё pak fjalё, ishte mё e lehtё tё braktiseshin pёr shkak tё pёrfitimeve monetare qё mundёsonin njё jetё mё tё pёrballueshme, e cila natyrisht materializohej nё qendёr (shih rastin e Tiranёs dhe zhvillimin e shproporcionuar nё krahasim me fshatrat ku kryesisht kultivohet etnologjia kombёtare).

Me ardhjen nё pushtet tё Enver Hoxhёs kemi njё “integrim” mё tё vrazhdtё tё vlerave identitare folklorike pёrkundrejt qendrёs. E kam fjalёn pёr “Enver Hoxha e preu shpatёn dhe njё herё o pёr situatёn …” qё integroi jo mё horizontalisht dhe vertikalisht identitetin dhe vlerat siç ishte rasti i fashizmit italian dhe pushtetit musolinian, por ekskluzivisht nёn njё emёr dhe mbiemёr, nёn njё vetikalitet tё pastёr hierarkik trashendental.

Kjo dukuri krijoi “shkollё”, u kultivua dhe krijoi kulturё. Kёshtu kemi, pas Enverit, kёngё pёr Sali Berishёn, pёr Ilir Metёn, etj., etj.

Nё tё njёjtёn vatёr, aty ku shkrihej identiteti dhe vlera e kulturёs, aty shkrihej çeliku i Partisё, aty shkrihej nё njё industri alienuese chaplin-iane i gjithё populli shqiptar. Ishte vatra e Enverit. Dhe Festivali Folklorik Kombёtar i Gjirokastrёs ishte emblema e saj.

Gjatё gjithё kohёs FFKGJ ka ditur tё shprehё vlerat e identitet kulturor, madje edhe pёrtej monumentalizimit tё figurёs sё liderit karizmatik, babait tё kombit, Enverit; ka ditur tё ruaj ato vlera fshatare apo nёnproletare qё, pa pretenduar tё fitonin kupat dhe çmimet e FFKGJ (pra, nuk u lёpiheshin Partisё dhe Enverit), kultivonin atё qё gjithmonё kishin kultivuar pёr breza e shekuj me rradhё: pasionin dhe rrёnjёt e tyre tё pashlyeshme prej kontekstit.

Sot, nё 2015, FFKGJ, identiteti dhe vlerat kulturore qё me mund ka arritur tё pёrçojё ndёr vitet e historikut tё tij si aktivitet, rrezikojnё edhe mё shumё. Ato rrezikohen prej njёtrajtёsimit tё pushtetit qendror dhe vertikal tё cilin Mirela Kumbaro ripёrsёrit me modelin enverist, atё tё Peshkaqenit tё Kuq, qё njeh aq mirё Kryeministri Rama (shih “Refleksione” tё Klosi/Rama 1991). Por, ndёrsa nё kohёn e Enver Hoxhёs institucionet ishin tё Partisё-Shtet – dhe kjo diktohej dhe deduktohej nga dinamikat e sё pёrditshmes shqiptare pa i cёnuara formalisht nё funksionet e tyre specifike – sot Mirela Kumbaro po bёn diçka qё shkon pёrtej enverizmit: po deinstitucionalizon strukturёn shtetёrore. Dhe nuk besoj se e bёn thjeshtё pёr injorancё.

Nё pak fjalё, znj. Kumbaro – si ministre e kulturёs – po organizon FFKGJ. Kёshtu thuhet nё statutin e kёtij aktiviteti: “Ministria e Kulturës ka ekskluzivitetin e organizimit dhe promovimit të FFK të Gjirokastrës”. Kjo shkon pёrtej misionit tё institucionit qё drejton Mirela Kumbaro, sepse Ministria e Kulturёs mund tё hartojё dhe zhvillojё politika dhe jo tё organizojё veprimtari kulturore. Duke qenё se nё kёtё organizim kalojnё shuma tё jashtёzakonshme parash, sidomos pёr standartet e shumave qё kjo qeveri shpenzon pёr artin dhe kulturёn, kam pёrshtypjen se PROKURORISЁ DUHET T’I INTERESOJЁ SI ARGUMENT ky kapёrcim kompetencash. Pata shkruar ditё mё parё pёr kёtё anomali, por pёrveç dy-tre artikujsh nёpёr gazeta qё “humbёn fokusin rrugёs”, duket sikur askujt nuk i intereson mё ky argument. Ndoshta ngaqё janё tё pёrfshirё tё dyja palёt politike, ose mё mirё tё them shoqёritё mediatike qё kurojnё interesat e fushatave tё tё dyja palёve politike.

Duke qenё se kemi kёtё centralizim vertikal tё FFKGJ nё duart e pushtetit politik qёndror, duke qenё se siç thuhet nё statutin e ndryshuar nё 2014 prej Mirela Kumbaros “President Nderi i Festivalit është Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, pra Edi Rama, atёherё ёshtё e qartё qё modeli i figurёs sё liderit karizmatik, i babait tё kombit, pёrsёritet duke sintetizuar fashizmin dhe enverizmin bashkё.

Por nuk mbaron kёtu: siç thashё Mirela Kumbaro nuk e bёn pёr injorancё. Ajo ёshtё injorante e artit dhe kulturёs, por kush e lёviz – si kukull tё mirёkrehur – synimet i ka mёse tё qarta. Ripёrsёris: FFKGJ rrezikohet edhe mё shumё sepse fashizmit dhe enverizmit i ёshtё shtuar ajo qё Pier Paolo Pasolini quante “hedoneizmi i masёs”, qё duket qartazi nё shumёn thuajse 250 milionёshe “pёr logjistikёn e skenёs” (230 metra katrorё LED WALL, projeksione, fishekzjarrё, etj.) sё FFKGJ qё MK vё nё dispozicion tё klientelёs sё politikёs shqiptare. http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim-per-rishpallje-procedure-konkurimi&page=1 Kjo s’ёshtё gjё tjetёr veçse shndёrrimi i asaj kulture fashatare, kontaminimi dhe infektimi i atij identiteti vlerash kulturore etnologjike me kulturёn “trendy” dhe “fashion” qё ka zaptuar kryeqytetin shqiptar; ёshtё kultura e “çunave tё Tironёs” qё konsumojnё koktejle nё lokalet e “Bllokut” me bluza tё Che Guevara-s dhe qё votojnё Edi Ramёn (“Nuk jemi cheguevaristёt e Amerikёs Latine” buçiste Karabushi nё pёrvjetorin e parё tё viktimave tё 21 Janarit qё ta dёgjonin pёrtej murit tё verdhё tё Ambasadёs-Bunker Amerikane). Pra, ёshtё motorri qё gjeneron figurёn politike tё Edi(p) Ramёs. Njё figurё, pra njё fasadё, njё personazh, njё krijesё pa dimension tё brendshёm qё nuk gjeneron gjё tjetёr veçse simulakra tё vetvetes, automa njerёzor. Njё i tredhur qё lundron si maskё a lёvozhgё e zbrazёt nё tё pёrditshmen shqiptare dhe qё e kushtёzon atё mё shumё se kushdo tjetёr (pak shqiptarё, aq mё pak kryeqytetas, dalin jashtё modelit tё automёs njerёzore), pa qenё as artist e as politikan (edhe njё herё ёshtё pёr t’u evidentuar trauma e paarritshmёrisё sё tё Atit, par exellance artisti shtetёror dhe deputeti i zgjedhur i Kuvendit Popullor tё Republikёs Popullore Socialiste tё Shqipёrisё).

Konkluzionet, duke qenё ky shkrim vetёm njё dokumentim personal i degradimit tё pёrditshёm, dhe qё s’ka asnjё shans tё prekё ndёrgjegjien e ndonjё mase kritike, u lihen automave te gjenereatave vijuese.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s