Drita, projeksione dhe fishekzjarrë. (Turbo)folku i Ministrisë së Kulturës. (Romeo Kodra)

Ky shkrim është për tenderin afro 250 milionësh për “logjistikë skene të Festivalit të Gjirokastrës” të shpallur prej Ministrisë së Kulturës. Është për ofendimin që i bëhet operatorëve artistiko-kulturor, atyre njerëzve që kultivojnë FALAS dhe për PASION (fjalë jashtë fjalorit të Mirela Kumbaros, Edi Ramës dhe “Rilindasve” mbarë) traditën etno-antropologjike shqiptare, të cilët këto shifra të shpenzuara për “fishekzjarre, drita, projeksione” janë të paimagjinueshme t’i marrin si shpërblim pune prej ministrisë së Kokërehurës (Në sitin web të MK u shpall, u anulua dhe sëfundmi u zhduk nga faqja on line edhe një tender tjetër – “transporti dhe ushqimi” – që kishte të bënte me të njëjtin festival. Kushedi se pse?).

http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/njoftime/festivali-i-gjirokastres-njoftim-per-proceduren-e-perzgjedhjes-se-ofertave&page=1 (shihni edhe dokumentat e bashkangjitur thirrjes)

E imagjinoni dot një grup polifonik që këndon duke patur në sfond një Led Wall si ato të fushatës së Rilindjes? Po? E imagjinoni këtë film horror-fantastiko-shkencor të serisë “zh” hollywood-iane? Dhe nuk ju vjen për të vjellë? Atëherë, kjo do të thotë që stomaku juaj ka aftësi ripërtypse të cilën do t’jua kishte zili çdo lopë, dele, derr apo kalë; kjo do të thotë që kulturalisht dhe artistikisht jeni rikthyer në qenie tubore, si ato që gjenden në fundin e detrave, pra specie jovertebrore që ende presin mrekullinë e zotit apo natyrës që, përveçse t’i ushqejë me ç’sjell rryma e detit, t’i pajisë me intelekt. Por çuditërisht intelektin, siç demonstrojnë tradita kulturore shumëshekullore mbi të gjitha e isopolifonisë dhe këngëve apo valleve shqiptare, historikisht përfaqësuar në Festivalin e Gjirokastrës, prej natyrës a zotit e kemi, atëherë, përse duhet mohuar? Përse duhet pranuar megalomania e një të tredhuri edipik, që ende s’ka përpunuar Atin, Kristaqin, monumentalizuesin e shesheve dhe politikanin (unë vazhdoj, përherë e më shumë, me bindjen se monumentalizimi i 70 shesheve “komuniste” të Edi(pi)t nuk janë tjetër veçse një garë e hapur, post-mortem, me Kristaqin; po ashtu dhe pasioni i politikës)? Përse duhet bërë ky hap mbrapa, drejt jovertebrorëve, drejt qenieve pa shtyllë kurrrizore? Deri kur do të vazhdojë deformimi antropologjik? Kur do na dali ndonjë rrasht?

Si mund të durohet një tallje bythe e tillë prej një Kokëkrehure në Ministri të Kulturës që kreh miliarda lekë prej xhepave të shqiptarëve për qejfin e Karabushit në Kryeministri? I ka bërë njeri llogaritë me “festivalet e dritave”, me “bunk’artet”, me “festivalet e gjirokastrave”? I ka bërë njeri llogaritë me paratë publike të derdhura vetëm për spektaklet e “papame” me fishekzjarre dhe projeksione? Sa miliarda lekë janë o njerëz? Si nuk e kupton njeri këtë tallje bythe:

“Nuk është asnjëherë vonë të ndërhyjmë, të ndalemi, të mendojmë jo vetëm si të ndalim këtë situatë, të shpëtojmë por dhe se si ta bëjmë më mirë detyrën tonë të përbashkët. Gjithësesi kjo nuk është e lehtë, por jo e pamundur. Sado i pasur të jetë një shtet, nuk mund të përballojë i VETËM monumentet me restaurime, të cilat në çdo rast rëndojnë shumë buxhetin, dhe aq më e rëndë bëhët kjo kosto për një vend si Shqipëria e cila listën e prioriteteve dhe të emergjencave nuk e ka të vogël.”

Nuk janë fjalët e mia, janë të Kokëkrehurës që s’ngopet duke na e ngopur e krehur njëkohësisht, janë fjalët e Mirela Kumbaros të publikuara në sitin e MK, thuajse një vit më parë, 24 maj 2014, në një dokument të titulluar “Reforma e Ministrisë së Kulturës në fushën e trashëgimisë kulturore”. A ka ndonjë gazetar/e që ta këtë pyetur se cili është “prioriteti” apo “emergjenca” që MK plotëson duke investuar miliarda lekë në projeksione dhe drita? A ka njeri ta ketë pyetur se mos ndoshta nën këto shifra të fryra 3, 4 apo 5 herë fshihen “emergjencat” e parave që duhen ricikluar për fushata? A ka njeri t’ia ketë evidentuar faktin se kjo jo vetëm që i ngjan, por është një prostituim me artin dhe kulturën, të cilat shiten si të tilla për interesa jo publike, por të politikës? A ia ka evidentuar ndokush që tredhja e Edi(pi)t nuk është si një “monument [që mund të] restaurohet”, por maksimumi – për rastin në fjalë – vetëm pranohet, dhe se ka struktura të posaçme që e bëjnë më mirë e më lirë këtë shërbim?

Pastaj, duke iu futur menaxhimit, për të cilin mbushte gojën Kokëkrehura kur iu qep karriges ministrore, si ka mundësi që kjo pseudo-ministre dhe kjo Ministri e shndërruar në “shtëpi publike” organizon tenderin për Festivalin e Gjirokastrës kur ekziston “Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike”, pra institucioni që duhet të merret ekskluzivisht me këtë punë, institucioni që mbledh ekspertët e kësaj fushe? Si ka mundësi që – njësoj si me ONUFRI-n, por këtu pa dashur ta mbyllë, madje përkundrazi, duke dashur t’i “menaxhojë” thelat e tortës – kemi këtë kapërcim kompetencash? Si ka mundësi që vendos ministrja Kumbaro (vetvendosur në krye të kolegjiumit të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës) një injorante e artit dhe kulturës , aq më tepër e pasurisë etno-antropologjike të folklorit kombëtar, se si, me çfarë materialesh, me sa shpenzime dhe me cilat kritere do të realizohet Festivali i Gjirokastrës? E di kjo ministre e (agri)kulturës (së munguar) që Festivalin e Gjirokastrës duhet ta organizojnë njerëz që merren me shkencë, pra njerëz që i kanë dedikuar jetën vlerave të folklorit dhe që kanë kompetencë në këtë fushë? Dhe që ministrja nuk e di se për çfarë bëhet fjalë shihet qartazi nga mungesa totale e interesit për të vënë në dispozicion materiale tekniko-shkencore të cilat vetëm një ekspert i njeh dhe di t’u artikulojë logjikisht nevojshmërinë, pa abuzuar (Shpresoj që të dalë dikush e të justifikojë nevojën tekniko-shkencore të MEGAEKRANEVE, me përmasa 100 + 130 metra katror, madje dhe impaktin mbi (turbo)folkun shqiptar. Do isha gjithashtu shumë i interesuar të dija se si dhe sa është konsultuar Radio dhe Televizioni Shqiptar, jo vetëm për transmetimin por mbi të gjitha për organizimin, duke qenë se historikisht e ka organizuar këtë veprimtari).

P.S. (Për gazetarët jo-rrogëtarë e bythlëpirës) Gjërat do ishin më të thjeshta sikur të lexoheshin rregullorja dhe statuti i Festivalit të Gjirokastrës. Nuk do ishte keq të bëheshin publike on line, kështu përsëpaku do dinim më shumë mbi atë gjënë e magjishme të quajtur “menaxhim”. Informohuni!!!

P.P.S. Nuk e di pse nuk janë ndjerë media e djathtë. Mos vallë klientela e tyre kryen shërbime edhe për të majtët?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s