Pёr kritikёn e kritikёve tё Ministrisё sё Kulturёs. (Romeo Kodra)

Duke qenё se nga Ministria e Kulturёs, nё thirrjen e rradhёs pёr projekt-propozime ishte edhe emri i tё nёnshkruarit, po marr mundin tё informoj “kritikёn e kritikёve” tё Ministrisё sё Kulturёs pёr shumёn e taksave publike qё pёrthith projekti im i vlerёsuar prej “kompetentёve mё tё lartё nё vend”. Kёshtu qё po e marr si tё mirёqenё interesin e “kritikёve tё kritikёs” pёr tё purifikuar kontekstin nga dallaverexhinjtё, batakçinjtё dhe llapaqenёt masmediatik. Pra, nuk po e marr pёr atё qё duket, si njё tentativё pёr tё na nxjerrё Mirela Kumbaron qё luan njё fair play edhe me ata qё e kritikojnё, pёr t’i rritur simpatinё publikisht.

Shuma totale pёr projektin “Teatralitura” – qё nё kёtё hap tё parё konsiston nё pёrkthimin e “La canoa di carta” tё Eugenio Barba-s, njё libёr pёr teorinё dhe teknikat teatrore – ёshtё 1.000.000,00 lekё, prej tё cilave 30% ishin siguruar nga unё. Ministria e Kulturёs vendosi tё mbёshtesё kёtё projekt me 150.000,00 lekё, d.m.th. me 15%, tё cilave u duhen hequr taksat.

Qё prej ditёs kur u shpallёn emrat e fituesve tё projektit u interesova tё dija pёrse-nё e artikuluar tё pёrzgjedhjes sё kёtij projekti, shumёn dhe zёrin buxhetor qё MK kishte menduar tё mbёshteste. Pёrgjigjia qё mora pas interesimit tim ishte se do tё mё bёhej me dije kur tё mё thёrrisnin personalisht prej MK.

Dita e shumёpritur erdhi: 2 javё pas shpalljes sё emrave. Nё takim mё doli njё person i MK qё mё informoi se shuma ishte 150.000,00 lekё. Pёr informacionin e mёtejshёm (Si, pse dhe nё ç’baza kriteriale u zgjodh ky projekt?) mё thanё qё duhet tё flisja me z. Çoçoli, drejtorin e Drejtorisё sё Librit nё MK, i cili momentalisht nuk gjendej nё Ministri. Mё komunikuan gjithashtu qё, nёse pranoja mbёshtetjen, duhet tё dёrgoja njё e mail nё MK, pas sё cilit do mё caktohej njё ditё pёr firmosjen e kontratёs.

Disa ditё pasi dёrgova e mail-in e kёrkuar, u njoftova se kontrata ishte gati. Gjithё qejf ditёn e caktuar u paraqita nё MK pёr tё firmosur kontratёn, por pёr fat tё keq nuk kisha me vete njё numёr llogarie bankare, pa tё cilin “kontrata absolutisht nuk mund tё firmosej”. Meqё isha aty pyeta nёse drejtori Çoçoli gjendej nё MK, por siç dukej fati kishte filluar tё mё persekutonte: drejtori ishte nё shtёpi, pa qejf, atё ditё.

Tё nesёrmen me numrin e llogarisё dhe pasi firmosa nё tre kopje nja 10 faqe kontratё prita tё merrja nё dorё kopjen time. Fatkeqёsisht, duke qenё se drejtori ishte ende pa qejf dhe askush pёrveç tij mund tё firmoste njё kontratё, kopjen time, edhe pse kisha firmosur, nuk e mora. Njё gjё e tillё zakonisht nuk bёhet, ose nuk duhet bёrё, sepse nuk ёshtё korrekte nga pikёpamja ligjore, por duke qenё se isha nё MK, njё vend qё me ligjin ka marrdhёnie relative ajnshtajniane, vendosa tё mos ndihem dhe t’i kurseja vetes energji.

U ktheva nё MK pas nja 10 ditёsh pёr tё tёrhequr kontratёn qё duhej tё ishte firmosur edhe prej drejtorit. Siç e prisja, kontrata ishte e firmosur. Meqё dita mu duk me fat, thashё tё pёrfitoja duke takuar dhe marrё informacionet mbi mёnyrёn dhe pёrsenё e mbёshtetjes sё projektit “Teatralitura” prej z. Çoçoli. Por, fati kur vjen, vjen me pikatore, kёshtu qё, edhe atё ditё, mu komunikua qё drejtori ende nuk kishte ardhur.

Nejse, kёshtu e kanё kёto punё. Fatit asnjёherё nuk i dihet.

Gjithçka nё rregull? Jo, aspak. Kontrata e firmosur prej drejtorit nuk kishte numёr protokolli, datё, madje as vulё. Kёtё “letёr bakalli” e vura re vetёm kur arrita nё shtёpi. Sot, me qetёsinё mё tё madhe qё mё ka dhuruar mёma natyrё, pas thuajse dy muajsh nga shpallja si fitues i njё fondi ministror pёr projekte, pas 5 vajtjesh tё kota nё Ministri tё Kulturёs, mora edhe vulёn edhe datёn edhe numrin e protokollit tё kontratёs. Nё kёto momente, pёrtej tё durueshmes njerёzore, kur vetja zakonisht mё duket prej kokёfortёsisё si njё idiot i lindur, vendosa si zakonisht tё shkoja edhe mёtej dhe si njё automё njerёzore apo si njё disk i prishur tё bёja tё njёjtёn pyetje nё Ministri tё Kulturёs: “Mё falni ёshtё aty drejtori Çoçoli? Doja t’i merrja vetёm 5 minuta pёr ta pyetur mbi mёnyrёn dhe pёrse-nё e zgjedhjes sё projektit tim”. Personi i MK, me mirёsjellje mё tha: “Z. Çoçoli nuk vjen mё. Ka dhёnё dorёheqjen”.

Z. Çoçoli pёr mua do mbetet, mesa duket, njё qenie e hiperuranit, njё krijesё e lartёsive burokratike ku qarkullojnё jo njerёz, por emra, numra apo maksimumi fotografi dokumentash. Zotёria ka qenё edhe pjesё e komisionit tё jurisё pёr konkursin e drejtorit tё Teatrit Kombёtar, pjesё e atyre firmatarёve “nёnpunёs tё lartё apo tё mesёm” qё kanё barrёn e rёndё tё firmave kontraktuese. Nuk ka asnjё ironi nё kёtё mes. Shpresoj qё tё konsiderojё lexuesi qё tё hedhёsh firma nё Ministri tё Kulturёs ёshtё njё nga sportet mё tё vёshtira nё vend, sidomos nёse do tё konsiderohet dokumenti mbi tё cilin vihet firma. Pёr tё bёrё mё tё qartё vёshtirёsinё e kёtij sporti, kujtoj lexuesin qё ka dhёnё dorёheqjen nga MK edhe anёtarja tjetёr e komisionit tё jurisё pёr konkursin e drejtorit tё TK, znj. Krasta. Nga ky komision ka mbetur vetёm pjesёtarja e tretё, sekretarja e pёrgjithshme znj. Elira Kokona, por kjo nuk ka rrezik tё japё dorёheqjen, sepse po e dha do tё thotё qё situata nuk ёshtё mё ajo e “mutit mullar”, por – si i thonё nё gjuhёn e sotme – situata ёshtё GЁRDEC fare, pa kthim e pa shpresё, tё paktёn duke gjykuar nga eksperienca e mёparshme e zonjёs.

Çudi qё nё njё vend ku dorёheqja ёshtё mёkat, ku bytha nga kolltuku nuk hiqet as me ndёrhyrjen e INUK-ut, nё Ministrinё e Kokёkrehurёs japin dorёheqjen sistematikisht! Me siguri kjo do tё thotё qё Mirela Kumbaro mbledh rreth vetes njerёz jo vetёm me imazhin e saj (Nuk e keni idenё sa lekё shpenzojnё pёr paruket nё MK! Do bonifikohej Bregu i Lumit tё Tiranёs dhe do u gjendej strehim nja 50 familjeve rome dhe egjiptiane me ato shifra!!!) por dhe me shembёlltyren e integritetit tё saj etik dhe intelektual! S’ka si tё jetё ndryshe!

P.S. Nga Ministria e Kulturёs, si justifikim apo pёrgjigje(?) pёr pyetjet e mia mbi mёnyrёn, pёrse-nё dhe artikulimin e kritereve tё pёzgjedhjes sё projektit tim pёr mbёshtetje, nёpёrmjet njё e mail-i, kanё arritur tё formulojnё vetёm: “Ne mendojmë se zëri i shtypshkrimit është i rëndësishëm edhe për vetë lexuesin. Ndaj mbështesim me 150,000 lekë zërin e shtypshkrimit.” Kisha qejf tё bashkёndaja kёtё me “kritikёt e kritikёs sё MK”, pёrveçse pёr tu bёrё me dije profanёve mbi atё qё gjykon si tё “rёndёsishme” Ministria e Kulturёs, edhe pёr tё marrё distanca tё reja, d.m.th. mё tё ngushta, prej atyre qё zakonisht kur shkruhen prej meje duken si “tallje bythe”. Kёshtu qё lexuesi tё vlerёsojё dhe gjykojё vetё, sot e mot.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s