Lost (and found) in translation … me Raino Iston. (Romeo Kodra)

Marks_Fantazma

Marks_Fantazma

Raino Isto, njё nga kontribuesit e katalogut tё “Departamentit tё Shqiponjave” tё titulluar “Albanian Lapidar Survay”, pas shkrimit tim tё pak kohёve mё parё ёshtё pёrgjigjur me njё shkrim tё tijin (https://afterart.wordpress.com/2015/03/29/the-question-of-actually-existing-communism-a-response-to-romeo-kodra/), duke u munduar dhe kёrkuar njё dialog mbi çёshtjen, sepse e tillё ёshtё tashmё, e pёrdorimit tё fjalёs magjike “komunizёm” dhe qerthullit tё saj morfologjiko-semantik.

Nё rradhё tё parё e falenderoj pёr mirёsjelljen e pёrgjigjes. Sё dyti, duke u futur menjёherё nё temё, po i pёrgjigjem Rainos fillimisht mbi pёrsenё e tё parit tё Evropёs si “demokraci normale”. E shoh Bashkimin Ekonomik Evropian (CEE, Romё – 1957) si mundёsinё mё normale pёr Shqipёrinё sepse jam tёrёsisht i bindur se rruga mё efikase pёr bashkёjetesёn nё komunitet dhe shoqёri (meqё jemi kafshё sociale) kalon pёrmes njё integrimi ekonomik. Me kёtё pohim vetёpozicionohem si “marksian” dhe “materialist”. Kёtu ka nevojё pёr shpjegim.

Sёpari, me termin “marksian”, dua tё theksoj pozicionimin tim mbi veprёn tёrёsore, integrale tё Karl Marksit si diferencial kategorik prej mendimit “marksist”, tek i cili pozicionohen interpretuesit e veprёs sё Karl Marksit. Ndryshimi ёshtё radikal, sepse nёse tё parёt nuk ndajnё korpusin e veprёs sё autorit, tё dytёt (pёrgjithёsisht, sipas interesave) ndajnё veprёn e hershme (mё filozofike) prej tё vonёs (mё sё shumti socio-ekonomike) sikur tё mos ishin rrjedhё dhe rrjedhojё e tё njёjtёs aspiratё.

Kjo ndarje ёshtё e rёndёsishme sidomos nё Shqipёri, ku mendimi marksian, ergo edhe filozofik, ka qenё dhe ёshtё totalisht i munguar dhe/apo i mangёt pёr shkak tё mungesёs dhe/apo mangёsisё sё zhvillimit tё gjuhёs filozofike nё pёrgjithёsi. Nё Shqipёri nuk ka ardhur Marksi me gjithё bagazhin e tij filozofiko-intelektual.

“Mjekroshi gjerman” p.sh. pak e kujtojnё qё ka filluar me njё tezё komparatistike itinerarin e mendimit tё tij, me njё tezё komparatistike midis filozofisё sё Demokritit dhe Epikurit, tё cilёn nuk di nёse, si dhe sa njihet nё Shqipёri. Nё vendin tonё ka ardhur vetёm Marksi i dogmatizmit marksist, fillimisht i leninizuar e mё pas stalinizuar, i cili iu pёrshtat e kopsit mёsёmiri Enver Hoxhёs. Nё pak fjalё nuk ka ardhur Marksi me gjithё filozofinё e tij (sot e kёsaj dite), por Marksi i kontekstualizuar, made in CCCP, njё Marks i mangёt, i reduktuar prej potencёs sё tij revolucionare globale dhe i adoptuar pёr njё luftё lokale, tё pjesshme, tё degjeneruar, EKSKLUZIVE, klasash, brenda njё blloku tё vetёm siç ishte ai i Lindjes, ai i shteteve dhe pushteteve qё e zotёruan pёr thuajse njё shekull atё, dhe qё u gangrenizuan prej babёzisё pёr pushtet duke ngrёnё vetveten (Shqipёria enveriste docet). Pra kemi patur njё Marks qё kёrkonte tё ndriçonte botёn i mbajtur prej duarve tё njё cope mishi, siç ishte ai kёlysh kurve me emrin Enver Hoxha.

Sёdyti, me termin “materialist” pozicionohem pro njё vizioni global, kёshtu qё mund tё them edhe pёrtej evropianocentrizmit, me nё fokus ekonominё, nё sensin mё tё gjerё tё kёsaj fjale. Pra mbi njё botё, dhe Evropё, ekonomikisht tё bashkuar siç ishte njё herё e njё kohё nё mendjet dhe dёshirat e themeluesve. Nё fakt quhej CEE (Komuniteti Ekonomik Evropian). Jo si sot, ku ka humbur rrugёs njё “E” dhe gjendemi tё bashkuar financiarisht dhe jo ekonomikisht. Duket sikur askush nuk e ka vёnё re kёtё, sikur leximi bёhet me bythё, nё mёnyrё anale (Ndjesё pёr acarimin Raino, shpresoj tё mirёkuptosh shkretёtirёn prej sё cilёs po tё shkruaj dhe shfryrjet e herёpashershme s’i mbaj dot). Dhe meqё ra fjala pёr “analen” po ta marr edhe si shembull pёr tё qartёsuar rёndёsinё e ekonomisё, e materializmit; pra po tё citoj ekonominё e dёshirave pulsionale p.sh. (qasja bёhet psiko-skizo-analitike), atё tё kombeve tё ndryshme tё kёtij Komuniteti (tё sfumuar, pa “E”) Evropian, madje atё tё secilit prej individёve qё pёrbёjnё kёto kombe dhe kёtё Evropё komunitare. Ku ёshtё ky fokus mbi ekonominё e dёshirave, e aspiratave individuale dhe shoqёrore sot, nё Evropёn qё shohim? Pse ёshtё zhdukur nga diskuri? Pse nuk ka njё integrim ekonomik tё dёshirave tё individёve evropian nё kёtё sens? Natyrisht ёshtё shumё i vёshtirё, kompleks dhe i ngadaltё si proces, kёshtu qё pёr teknokratёt merkelian rrjedhimisht ёshtё mё lehtё tё na integrojnё financiarisht, me iluzionin qё do tё jenё financat ato qё do tё ezaurojnё pulsionet dhe pёrmbushin dёshirat e gjithsecilit.

Pёr kёtё Evropё dhe demokraci normale flisja Raino, jo pёr atё qё nё njё vёzhgim tё parё, sipёrfaqёsor, mund tё mendohet (ishte edhe faji im qё nuk e kisha specifikuar, nё fakt). Ndoshta njё ditё, dikush, do t’i shpluhurosi “qitapet” e themeluesve dhe do tё di tё rilexojё njё Evropё tjetёr. Kushedi!? Mbase edhe nga Shqipёria.

Pastaj Raino, ti thua qё nuk e pёrdor termin komunist nё mёnyrё pezhorative, madje ti quan vetveten shpesh herё nё publik komunist. Por kjo s’ka rёndёsi pёr mua, nuk po bёj njё garё kush ёshtё mё shumё komunist, nuk jam e as do jem ndonjёherё pёr shpirtin agonistik apo purizmin. Pёr mua nuk ёshtё problem vetёm nuanca pezhorative, por keqpёrdorimi shkencor, sepse teksti yt nё “Albanian Lapidar Survey” ka njё pretendim shkencor, kёshtu qё pёr kёtё arsye nuk tё lejohet njё gabim i tillё, sepse tё duhet njё dokument faktik pёr tё pёrdorur termin shkencёrisht. Dhe nuk besoj se do e gjesh kёtё dokument, qё tё lejosh veten ta pёrdorёsh lirshёm dhe pafajёsisht si nё sintagmat “shteti komunist”, “arti komunist”, etj., etj.; jo vetёm nё Shqipёri, por askund. Pra ёshtё çёshtje objektiviteti. Objekti ёshtё i paqartё, i paspecifikuar, pёrgjithёsues.

Ndёrsa pёr alternativёn time tё termit “enverist” dhe qerthullin e tij morfologjiko-semantik dua tё specifikoj qё jam dakort me ty Raino pёr “pёrgjithёsimin” qё ende transmeton, por dua tё evidentoj qё emri i pёrveçёm qё pёrgjithёson – pra Enveri qё shpalos enverizmin e tij – ёshtё i pёrdorur enkas prej meje, sepse ёshtё totalitarizmi i figurёs sё liderit absolut autoritar (dhe ёshtё i faktuar historikisht lideshipi i “xhaxhit”, pra besoj se jam mjaftueshёm objektiv), i cili shfrenueshёm çliron pulsionet e dёshirave tё tij mbi njё territor tё caktuar, qё mё intereson.

Pra fokusi im ёshtё autoritarizmi i dёshirave pulsionale tё njё subjekti, njё subjekt qё nuk pёrpunon kurrё tё qenurit autoritar, dhe qё pikёrisht pёr kёtё fakt, nё mёnyrё imanente, denoncon mungesёn e autoritetit tё tij. Pra nuk ёshtё as Enveri (“the sole actor”), por ky subjekt i pavdekshёm dhe vdekjeprurёs qё s’rresht, sidomos nё Shqipёri, sё kontaminuari njё kontekst tё tёrё. Ёshtё tek subjekti “negativiteti/negativity”, tek ky konstrukt fragmentesh dhe fragmentues, de+gjenerativ, tek ky koncept ideologjik tё tredhurish dhe tredhёsish qё unё shoh dhe mund tё shihet qartё prej tё gjithёve tek etimologjia e fjalёs (“sub”/”nёn” + “jacĕre”/”hedhur”, i hedhuri poshtё, i nёshtruari i pёrjetshёm).

Nuk jam absolutisht dakort me ty Raino nё tё parёt e komunizmit si “utopi”. Ky, nё fakt, ёshtё rezultati qё sjell marksizmi. Pёr kёtё nuk dua tё tё sjell shembullin e “botёs sё re” pёrpara mbёrritjes sё “amerikanёve”. Do ishte i mundur dhe i mjaftueshёm si shembull pёr tё hedhur poshtё “utopinё”, por nuk dua t’i ndahem Marksit dhe materializmit, sepse fiset indigjene dhe jeta e tyre nё atё kontinent qё sot quajmё Amerikё nuk arrij t’i fus tёrёsisht nё kategoritё marksiane pёr mungesё dokumentimi. Por po tё evidentoj faktin qё tё parёt e komunizmit si utopi ёshtё qasja e diskurit neoliberist/nazi-fashist, i cili ёshtё infiltruar tek marksistёt pikёrisht falё tendencёs sё kёtyre tё fundit tek tё projektuarit (“pro”/”pёrpara” + “jectare”/”me hedh”), tek tё fokusuarit pёrtej, tek distancimi prej tё tashmes, prej aktualitetit, tek e nesёrmja e shndritёshme, qё i ngjan diskurit tё tredhjes sё atij zoti trashendental tё cilit – pas Nietzsches – askush nuk ia ka mё nevojёn (mendimi im ky, natyrisht). Dhe shyqyr zotit (ops, prapё doli) shembullin e ke bёrё vetё ti tek citon propagandёn e “marksizёm-leninizmit qё do çojё popujt nё njё jetё tё re” (gjej rastin tё tё sugjeroj tё kontaktosh Gёzim Qёndron, i cili po heq disa paralelizma interesant pikёrisht mbi diskurin teologjik dhe “komunist”).

Komunizmi ka sens nё aktualitet, jo nё projektueshmёrinё e sё ardhmes, pёrndryshe humbet thelbin revolucionar duke u shndёrruar nё kompromis reaksionar dhe mirёmendues. Komunizmi ka kuptim vetёm kur ёshtё i fokusuar sot, kёtu, tani. Imagjino vetёm sa rrugё do kish bёrё Enver Hoxha sikur ndonjёri tё kishte kuptuar kёtё praxis cotidiana dhe tё kishte patur bythё t’i kёrkonte pёrsenё e privilegjit tё tё mbyllurit tё tij nё “Bllokun” futuristik, aty ku ai jetonte ditё pёr ditё tё ardhmen qё u projektonte shqiptarёve, tё cilёn s’e panё kurrё. Imagjino sikur sot tё ketё bythё ndonjё socialist (e njёjta gjё vlen edhe pёr socializmin) t’i kёrkoj Karabushit nё Kryeministri lidhjen qё ka mungesa e sindakatave me socializmin qё presim tё rilindё. Imagjino Raino, imagjino.

Pёr ta mbyllur Raino, sensacionalist (por edhe i abuzuar) ёshtё pikёrisht pёrdorimi i termit “komunist” pa kriter dhe nё mёnyrё pёrgjithёsuese. Mendo vetёm sa tё lumtur dhe bujarё kanё qenё “perёndimorёt” – evropianё, amerikanё, sorosianё – tё financojnё gjithё ç’ka patur tё bёjё me fjalёn magjike “komunizёm” nё Shqipёri, pa u thelluar mbi tё, pra nё mёnyrё sipёrfaqёsore, sensacionale dhe jo logjike, pre e ndjenjave (“senses”) tё papёrpunuara, pёr tё njёjtёsuar komunizmin me nazi-fashizmin, pёr ta mbyllur nё kutitё e harresёs individuale e kolektive dhe pёr tё pro-jektuar tё ardhmen unike neo-liberale. Mendo sa herё e kemi mbushur gojёn pa ditur se pёr çfarё flasim, madje pa patur as fjalёt pёr tё artikuluar njё diskur tё “hajrit”, tё cilin ti natyrisht mund ta mbash nё anglisht por kurrsesi nё shqip (Po e ripёrsёris – duke tё kёrkuar ndjesё pёr insistimin – pёr tё 100 herё: na mungojnё tekstet!!! Si mund tё likuidojmё Marksin, pa e lexuar!?!?!? Kjo qasje ёshtё tёrёsisht, nё mos dashakeqёse, vetvrasёse!!!). Dhe mbi tё gjitha, last but not least, ёshtё gabim pёrdorimi i sintagmёs “arti komunist” sepse nёnkupton njё rrymё, si p.sh. ajo e realizmit socialist, surrealizmit, apo tё tjera si kёto. Duke qenё se interesat e tua, si tё miat, janё tё fokusuara mbi artin dhe kulturёn, kёshtu qё ndoshta e bёn me qёllim pёrdorimin e kёtillё tё sintagmёs “arti komunist”, atёherё duhet tё dish gjithashtu qё pёr tё emёrtuar njё rrymё nevojiten parametra tё studiuar dhe kolauduar qё do tё pёrkufizonin poetikёn e kёsaj rryme, stilin, pёrmbajtjen dhe autorёt.

E mbyll gjithashtu duke tё rifalenderuar Raino Isto, nё mos pёr gjё tjetёr pёr qartёsimin qё i bёra vetes sime, thjeshtё duke renditur mendimet personale tё zezё nё tё bardhё. Shpresoj tё jetё njёsoj pёr ty.

P.S. Nuk di nёse e ke lexuar, por kam edhe njё shkrim tjetёr nё AKS qё trajtonpak a shumё tё njёjtin argument: “Mbi mundin dhe terminologjinё e Sofia Kalos”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s