Alma Bakiaj dhe Viola Bittl nё Tirana Art Lab. (Romeo Kodra)

Invitation Bakiaj - Bittl

Invitation Bakiaj – Bittl

Njё anektodё e historisё sё artit, pa dokumentim faktik, thotё: Nё njё ekspozitё tё Pikasos, piktorit tё shquar spanjoll i afrohet njё kritik arti. I acaruar me pikturat abstrakte, qё patёn boom-in ekspresiv nё Evropё pikёrisht falё Pikasos, ai e pyet mbi lidhjen e pikturave tё tij me realizmin. Pikasoja i kthehet duke iu pёrgjigjur me njё tjetёr pyetje, “Çdo tё thotё realizёm pёr ju, zotёri?”. Kritiku, nё mёnyrё demonstrative, nxjerr nga partofoli fotografinё e gruas sё tij dhe ia vё pёrpara syve, “Ky ёshtё realizёm” i pёrgjigjet. Atёherё Pikasoja, duke e parё si tё çmendur i thotё, “Ah, ju mendoni se gruaja juaj ёshtё bidimensionale, 10 centimetra e gjatё, me njё ngjyre tё vetme, gri, dhe tonalitete tё ndryshme tё saj?”.
Duke qenё se Tirana Art Lab ndodhet nё qendёr tё Tiranёs, nё mesin e njё cikloni betonizues, tё kristalizuar nё kryeqytet prej vitesh tashmё; duke qenё se kёtё betonizim nuk duam ta mohojmё apo ta fshehim duke i dhёnё ngjyra qetёsuese apo tё kёndshme; pёr “Double Feature #2”, nё kёtё perspektivё duale tё rradhёs mbi realitetin qё na rrethon, nё Tirana Art Lab kemi ftuar dy artiste nё rezidencё: shqiptaro-greken Alma Bakiaj dhe gjermanen Viola Bittl.
Pёr ekspozitёn pёrmbyllёse – qё, duke filluar nga 28 marsi 2015, do tё mbetet e hapur pёr 5 javё rresht – boshti nё tё cilёn kemi parё dhe evidentuar lidhjen midis punёve tё kёtyre dy artisteve ka qenё pikёrisht arti i pikturёs abstrakte, pёrreth tё cilit Bakiaj dhe Bittl vёrtiten nё mёnyrё spekulare, si hёna me diellin, qё alternohen duke na hapur perspektiva alternative, por njёsoj tё vlefshme.
Alma Bakiaj me artin e saj kёrkon dhe hulumton mbi njё rezistencё qё shpaloset nёpёrmjet trajtimit tё materialit tematik. Piktura, qё pёrgjatё eksperiencёs profesionale tё artistёs ka kaluar gradualisht figurativizmin realist duke u alokuar nё format pёrgjithёsisht abstrakte, insiston nё njё dialektikё tematike individual-sociale, e cila ushqehet nga historia personale e piktores: largimi traumatik nga vendlindja, emigrimi, kujtimi i sё shkuarёs qё rrezikon tё shuhet drejt harresёs, fragmentimi i memories sё kristalizuar nё imazhe objektesh apo trupash tё zoom-uara nё pespektiva tё ndryshme mbi telajo, ngjyra qё nё mёnyrё paradoksale shtresёzohen duke u pёrthjeshtuar apo reduktuar gradualisht nё sipёrfaqe volumetrike kontrastuese, tё cilat shpesh pёrfundojnё nё njё bikolor tensionues bardhё e zi, qё rimon me problematikat traumatike tё sё pёrditshmes.
Viola Bittl, nё tё kundёrt, kultivon rezistencёn mbi materialin fizik, piktorik, mbi ngjyrёn. Dialektika e kёsaj rezistence shpaloset nё dimensionin individual-ekzistencial tё saj. “Paradoksi” i pikturёs abstrakte tё Violёs konsiston pikёrisht tek ngjyra, nё tё qenurit e kёsaj tё fundit pjesё organike e piktores, pёrtej abstragmit apo metafizikёs. Ngjyra e Viola Bittl-it, pёr ta thёnё me Cézanne, “ёshtё biologjike […], ngjall gjёrat”, pёrtej çdo simbolizmi apo psikologjizmi narrativ. Pёr Viola Bittl ngjyra ёshtё edhe formё, material fizik, trupor, nuk ёshtё vetёm shtresё qё shtohet apo stolis ndonjё objekt mbi planin e rrafshtё piktorik. Piktura e Violёs nuk ёshtё njё pikturё grafike, vizatimi, linjash lineare qё na mbajnё tё lidhur me fillin narrativ. Pёrkundrazi, ajo ёshtё njё pikturё plastike, pikturё ekskluzivisht volumesh tё hedhura nё telajo apo letёr, tё cilat pёrbёjnё botёn e brendshme tё artistes, duke u sintonizuar me tё cilёn mund tё rilexojmё dhe tё futemi nё marrdhёnie me ç’ka na rrethon.
Ёshtё me kёto dy qasje tё “Double Feature #2” qё Tirana Art Lab kёrkon t’i propozojё publikut njё rilexim tё realitetit, njё rilexim qё evidenton fillin e hollё ndarёs sё arkitekturёs sё ekzistencёs individuale tё materializuar nё planin piktorik tё artisteve, prej arkitekturёs sё thurrimёs sociale dhe urbane, tek e cila jemi tё gjithё sёbashku tё pёrfshirё.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s