Marat/Sade/Kumbaro. (Romeo Kodra)

Tё djelёn e 15 marsit, i ulur nё sallёn e Teatrit Kombёtar, prisja me kureshtje vёnien nё skenё mё tё folur (marketuar) dhe pёrfolur tё kohёrave tё fundit tё trupёs sё TK.

“Marat/Sade” i Arben Kumbaros u pёrfol sepse regjizori ёshtё vёllai i Ministres sё Kulturёs Mirela Kumbaro tё cilit i ishte alokuar fondi mё i madh prej buxhetit vjetor tё TK pёr njё shfaqje. U pёrfol sepse nё rolin e Maratit regjizori kishte zgjedhur pikёrisht Hervin Çulin, drejtorin e Teatrit Kombёtar, i cili kishte aprovuar shpenzimin buxhetor. U pёrfol sepse roli i Sharlotёs, personzhit kryesor femёror, iu dha Luli Bitrit pa audicion siç ishte shpallur se do tё ishte.

Gjithsesi mund tё mirёkuptohet regjizori sepse edhe herё tё tjera ka patur shfaqje me buxhete tё larta, pra nuk ishte kjo hera e parё. Mund tё mirёkuptohet sepse edhe drejtori aktual i TK (kur nuk ka qenё drejtor) ka vёnё nё skenё edhe herё tё tjera role kryesore si ky i Maratit, pra, edhe pёr Hervin Çulin nuk ishte hera e parё, aq mё shumё kur mendohet se potenciali i tij intelektual i lejon tё jetё njёkohёsisht, pёrveçse aktor dhe drejtor, edhe regjizor i teatrit mё tё rёndёsishёm nё vend. Mund tё mirёkuptohet Arben Kumbaro edhe pёr emёrimin pa audicion tё Luli Bitrit sepse njё regjizori i duhet lёnё e drejta, kur ekziston si mundёsi, tё zgjedhё kё tё dojё pёr rolet e vёnies sё tij nё skenё, edhe pse njё specifikim paraprak pёr rolet e audicionit do tё ishte mё korrekt dhe etik pёr pjesёmarrёsit apo konkurrentёt, por nё kohёrat qё jetojmё korrektёsia dhe etika janё opsione luksi.

Kёsaj zhurme profane kisha vendosur mos t’ia vija veshin, kёshtu qё u pёrqёndrova tek ajo qё reklamohej si njё vёnie nё skenё tejet filozofike, u pёrqёndrova tek leximi filozofik nёpёrmjet teatrit. Dhe pa asnjё keqardhje pёr kёtё, sepse pasionin pёr teatrin dhe filozofinё e kam si tё thuash tё sintetizuar nё njё tjetёr pasion timin, Gilles Deleuze-in, filozofin francez pёr tё cilin mbetet si epitaf shkrimi i Michel Foucault-sё “Theatrum Philosoficum”.

Po i kthehem “Marat/Sade” tё Kumbaros.

Pёrshfaqja fillon me njё tambur qё skanon hapat e njё xhelati/polici nё gjysёmerrёsirё. Pas tij skena gradualisht merr jetё me hyrjen e personazheve tё cilёt formojnё njё tablo humane me perspektivё tё fokusuar. Si fillim, me gjithё kёtё vetёpёrmbajtje, me ritёm tё kontrolluar deri nё detaj, nuk ishte aspak keq. Deri nё pёrfundimin e ndёrhyrjes sё parё kanore shfaqja, duke patur parasysh nivelin kombёtar, po mё pёlqente jashtёzakonisht. Pra deri nё minutёn e dhjetё nuk kam se ç’them pёrveçse lavdeve.

Pёr fat tё keq kjo shfaqje zgjat thuajse njё orё e njёzet minuta. Gjatё kёsaj kohe dalin tё gjitha problemet, qё jo vetёm kjo shfaqje por i gjithё teatri shqiptar ka.

Nё rradhё tё parё monotonia, ripёrsёritja ezauruese. Dhe nuk po flas vetёm pёr kanton, por pёr artikulimin diksional. Thonё, pёr sa herё e kam dёgjuar ta thёrrasin nё kёtё mёnyrё, qё Arben Kumbaro ёshtё “profesor”. Profesor teatri? Nёse ёshtё kёshtu, dhe nuk i ka bёrё pёrshtypje monotonia aktoriale e Viktor Zhustit, Hervin Çulit, Arben Derhemit, Luli Bitrit, 4 palaçove qё mё kujtonin Teletubbies, atёherё gjithkush mund tё bёhet Papё.

Falё kёsaj monotonie kjo pjesё teatrore (disa media kishin pёrmendur emёrtimi “musical”, tё cilat me sa duket tё pёrqёndruara vetёm nё broadway-izmat spektakolarizuese injorojnё totalisht eksperiencat teatrore gjermane tё dyshes Brecht/Weill tё mirёnjohura prej Peter Weiss-it) devijon tёrёsisht prej revolucionit, i cili pёrbёn thelbin e saj.

Falё kёsaj monotonie idealizmi racional i Maratit – tё cilin unё do e shihja pa hove shpёrthyese tё apasionuara dhe me njё logjikё therёse, kirurgjikale, vdekjeprurёse, tё cilin mund ta vё nё skenё vetёm njё aktor me bagazh kulturor dhe intelektual jo tё çfardoshёm – kthehet nё njё indinjatё pionieristike dhe sipёrfaqёsore, qё rastёsisht ka masёn e njё çmendine me vete, e cila herё pas here i vё veshin shkrimeve tё tij.

Falё kёsaj monotonie (recitimi pedagogjik i Zhustit) de Sade kthehet ne njё aristokrat tё rёnё vaktit, i cili nuk ёshtё tjetёr veçse njё reaksionar anti-revolucionar qё natyrisht mund t’i ngjajё regjizorit Kumbaro dhe tё ketё tё njёjtat ide mpiksёse apo karamelizuese, por qё nuk ka tё bёjё me revolucioni sadian, i cili nuk ёshtё vetёm “imagjinar” (duhet riparё pёrkthimi i Klosit ose studiuar Weiss-i mё mirё, sepse ky ёshtё njё gabim trashanik!!!), por mishtor, i gjakshёm (lexo Artaud).

Funksioni urdhёror dhe pёrshkrues i teatrit sadian (tё lexohen peripecitё e “Justine” pёr kёtё) ёshtё njё hap mё tej “urdhёrave” apo atyre “dёnimeve me vdekje”, siç quheshin ndryshe, qё dilnin nga pena e Maratit, ёshtё madje pёrshkrues faktik pёrtej racionalizmit idealist tё penёs sё ndritur tё revolucioniarit francez. Tё mos harrojmё qё regjizori de Sade vret Maratin me dorёn e Sharlotёs siç kishte ndodhur nё realitet. Çdo tё thotё kjo, qё teatri vё nё skenё realitetin? Vetёm kaq? Pa asnjё diferencё? Mos ndoshta de Sade ka dashur tё justifikojё dhunёn kundёr grave? Mos ndoshta de Sade ka dashur tё na shfaqё idiotёsinё e njё idealizmi qё personifikojmё si nё kёtё rast nga femra/gruaja shpirtbutё, por qё nё thelb ёshtё edhe ajo, as mё pak e as mё shumё, kriminale sa dhe xhelati? Mos ndoshta de Sade ka dashur tё na thotё qё me revolucionin duhet pranuar edhe krimi, edhe çmenduria nё tёrёsinё e saj? [Kujdes: duhet pranuar nё mёnyrё racionale dhe logjikisht, qё ёshtё diçka tjetёr nga kryerja e krimit! De Sade nuk ёshtё kriminel, ёshtё poet.] Mos ndoshta ky regjizor atipik pyet, nёse ka revolucionarё qё tё nisin revolucionin me tё çmendur? Nёse ka revolucionarё qё racionalisht (sepse de Sade, ndryshe nga Marat, ёshtё pro racionales dhe kundёr ideales) vendosin tё ndjekin rrugёn e çmendinёs pёr tё revolucionuar rendin social?

Personalisht mё duket se kjo ёshtё rruga e Weiss-it, tё cilёn Arben Kumbaro pёr mendimin tim nuk e ka prekur as nё njё mёnyrё tangente. Madje shija mё e keqe ёshtё ajo e trajtimit tё tё çmendurve (“populli”, sipas Kumbaros?) si qenie inferiore, banale, injorante me tё cilat ёshtё e lehtё tё tallesh apo maksimumi tё provosh mёshirё. Kёshtu duken kёto figura nё njё optikё klasore borgjeze, elitare pa qenё elitё, si ajo e kёsaj vёnieje nё skenё. O tempora o mores.

2 mendime mbi “Marat/Sade/Kumbaro. (Romeo Kodra)

  1. ishte nje shfaqje qe te vjen per te vjelle. Nje sajese tipike. Si reklame ku teatri kombetar vendos cdo je ne dispozicion te Kumbaros dhe ky i shkreti i ka idete vetem per 5 min e para duke i rene tammburave. Nje lloj dasme ku secili perpiqet te jete protagonist dhe te bjeri ne sy. Me vjen keq qe Zhusti behet qesharak ne keto lloj rolesh se nuk eshte i keq si aktor. Une mendoj qe shfaqja duhej te kishte dhe nje Ari.

    1. Per impostimin qe kishte Zhusti, qe mua me tingelloi pedagogjik, do kishte qene perfekt ne rolin e Maratit (pedagogut idealist te masave) te cilin nuk e shoh aq “viril” (sa m’pelqen vetja kur jam “politically correct”!!!) ne intonim sic ishte impostuar prej Culit.
      P.S. Po Ariiiiuu??? – ishte kjo nje nga pasthirrmat qe vinin prej disa cunave gjysem te dehur te pranishem ne sallat e teatrit kombetar ne 1991/92, qe me ka kumbuar ne vesh per nje kohe te gjate, edhe kur kam qene larg Shqiperise. Me hape nje fragment kujtese qe kisha kohe pa e shplurosur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s