Communism Never Happened … edhe nё Shqipёri. (Romeo Kodra)

Communism Never Happened

Communism Never Happened

“Departamenti i Shqiponjave”, nёn drejtimin e Vincent van Gerven Oei, çeli mё 27 shkurt nё Galerinё Kombёtare tё Arteve ekspozitёn “Punёtorёt dalin nga studioja. Duke mos parё mё realizёm socialist”. E kuruar nga rumuni Mihnea Mircan, ekspozita do tё qёndrojё e hapur deri mё 5 prill 2015.

Duke qenё se nё njё ekspozitё, ashtu si nё çdo vepёr arti, gjithsekush sheh atё qё dёshiron tё shohё pa rrezikuar linçimin publik – nё art (shyqyr!!!) ёshtё ende e mundur – po dokumentoj atё qё unё desha tё shihja dhe pashё.

Nё kёtё ekspozitё pashё kuratorin Mihnea Mircan tё sillte nё Tiranё punёn e artistit rumun Ciprian Mureşan. Titulli emblematik i saj ёshtё: “Communism Never Happened”. Mjafton ky titull pёr tё mё vёnё nё lёvizje neuronet e topitura prej hipsterisё kolektive tirano-shqiptare, apo hipsterisё tiranase qё nё mёnyrё tirane udhёheq kulturёn dhe artet shqiptare.

“Ironia e parё fatit” dashka qё pikёrisht “Departamenti i Shqiponjave”, si organizuese e eventit ekspozitiv, tё ftojё njё artist qё ka materializuar dhe objektifikuar nё njё vepёr arti atё ç’ka mё problematike konteksti shqiptar dhe vetё “Departamenti” si paradigma e tij e rastit.

Pёr tё shpjegur “ironinё e fatit”, mё duhet – pёr ata qё nuk e ndjekin rregullisht kёtё blog – tё kujtoj qё nё njё shkrim, pikёrisht kёtu nё AKSREVISTA, dedikuar njё projekti tё “Departamentit tё Shqiponjave” (qё dikur mё dukej i pёrbёrё prej njё grupi njerёzish interesant, tё kulturuar dhe me njohuri shkencore) ku pata evidentuar faktin e keqpёrdorimit tё termit “komunist” vend e pa vend si njё dukuri e rrezikshme (me shumё mundёsi edhe e qёllimshme), e cila inçentivon njё vizion unilateral dhe fashistoid tё (ri)leximit tё historisё prej fitimtarёve neo-liberistё, tё cilёt sot orjentojnё politikat shqiptare.

https://aksrevista.wordpress.com/2014/06/11/albanian-lapidar-survey-leht%D1%91sia-e-pap%D1%91rballueshme-e-p%D1%91rdorimit-t%D1%91-konceptit-komunist/

Megjithёse shkrimi ishte i qershorit 2014, pёrsёri “Departamenti i Shqiponjave” dhe drejtuesi ekzekutiv V. v. G. Oei nuk panё tё arsyeshme tё rishikonin apo problematizonin terminologjinё nё publikimin e “Albanian Lapidar Survey” qё e lёnё kёshtu – pra si njё terminologji e padokumentuar nё fakte (p.sh. njё shkresё e çfardolloji ku tё cilёsohet zyrtarisht Shqipёria, apo regjimi enverist si “komunist/e”) – transmeton shijen e njё diletantizmi pёrfitues dhe lajkatar, i pёrciptё dhe i pacipё, i publikut dhe fondeve publike.

Ndoshta ndokujt do i duket si i tepruar ky pёrcaktim. Sinqerisht, edhe mua do tё mё dukej i tillё. Do tё mё dukej sikur tё mos kishin qenё nё dijeni organizatorёt pёr shkrimin tim. Por, kam pёrshtypjen se kanё qenё. Edhe goxha tё mirёinformuar madje. Mjafton tё them qё vetё z. Oei, drejtuesi i “Departamentit”, njeh dhe ndjek, nga afёr madje, edhe faqen time tё facebook-ut (“just check your Facebook history, Romeo” mё thoshte z. Oei, pa qenё mik/friends i imi, tek mё citonte nё njё shkrim tё njё siti on line anglez pak muaj mё parё).

http://www.berfrois.com/2014/11/vincent-w-j-van-gerven-oei-never/

Sikur tё mos mjaftonte z. Oei paska zbuluar kohёt e fundit – duke ngazёllyer hipsterat pseudo-intelektualё/artistё/kritikё/operatorё kulturor bashkёkombas tё facebook-ut – lidhjet e Edi Ramёs me Atelier Albania si dhe kthetrat e tyre mbi planifikimin urban shqiptar.

http://www.berfrois.com/2015/02/vincent-w-j-van-gerven-oei-urban-politics/

Pёr fat tё keq edhe kёtu z. Oei vjen pak me vonesё. “Vetёm” shtatё muaj mё parё, korrik 2014, nё AKSREVISTA botova njё shkrim thuajse identik.

https://aksrevista.wordpress.com/2014/07/22/divide-et-impera-iv-p%D1%91rsh%D1%91njimi-i-hap%D1%91sir%D1%91s-urbane-edi-rama-dhe-atelier-albania-romeo-kodra/

Siç thashё, ёshtё “thuajse” identik, sepse ndryshimi midis shkrimeve ёshtё jo vetёm nё kohё, por edhe tek evidenca dhe arsyetimi mbi faktet, tё cilёt nё shkrimin e parё synojnё dokumentimin gazetaresk (a posteriori), ndёrsa nё tё dytin analizёn e retorikёs propagandistike si dhe konceptet metodologjike tё planifikimit urban. Mesa duket plagjatura ka dёshtuar pёr injorancё, pёr vёshtirёsi gjuhёsore ose pёrkthim tё dobёt.

Pёr “ironi tё mёtejshme tё fatit” shkrimi im mbi lidhjet mafioze Edi Rama-Atelier Albania fillonte me njё excursus nё shprehjet e Edi Ramёs, dhe pikёrisht mbi njё pёrcaktim idiot si “sheshet komuniste” i cili mё kopsitet si me porosi me argumentin e sotёm.

Por nuk ёshtё vetёm “Departamenti” dhe drejtuesi i tij qё ngatёrrohen me lehtёsinё e papёrballueshmёria tё pёrdorimit tё terminologjisё dhe konceptit eksitues “komunist”, qё ёshtё tejet joshёse dhe, mbi tё gjitha, fitimprurёs (shih Bunk’Art dhe Shtёpitё e Gjetheve ramo-kumbareske). Nё publikimin e katalogut on line tё “Albanian Lapidar Survay”, pёr shumicёn e kontribuesve tё shkrimeve “komunisto-llogjia” del hera herёs. Por pёr ata, nё njё farё mёnyre, ёshtё e justifikuar, nё mos pёr gjё tjetёr pёr injorimin e ekzistencёs sё punёs sё Mureşan apo shkrimit tim tё qershorit 2014.

Nga njё skanim i shpejtё i teskteve tё kontribuesve kemi: fq. 24 e mёtej “regjimi komunist” Vincent van Gerven Oei; fq. 67 e mёtej “regjimi komunist” Gёzim Qёndro; fq. 82 e mёtej “Shqipёria komuniste”, “regjimit komunist”, “shteti komunist”, “kultura komuniste”, “arti komunist”, “politika komuniste” Raino Isto; fq. 97 e mёtej “regjimi komunist”, “historia komuniste”, “shteti komunist”, “pelegrinazhe komuniste”, “zakone komuniste” Kostandinos Giakoumis / Christopher Lockwood; fq. 115 e mёtej “periudha komuniste”, “kujtesa … e komunizmit”, “historiografia komuniste”, “propaganda komuniste”, “ikonat komuniste”, “regjimi komunist”, “shtete ish-komuniste” Matthias Bickert; fq.131 e mёtej “regjimi … komunist” Julian Bejko. I kanё rezistuar tundimit (apo nuk u ёshtё dashur tё pёrdorin “fjalёn magjike”) Muharrem Xhafa dhe Ardian Vehbiu.

Me sa duket e shihet fakti i keqpёrdorimit tё terminologjisё konceptuale “komuniste” nuk ёshtё i thjeshtё pёr t’u ç’rrёnjosur e pёr tё stabilizuar njё diskur shkencor dhe linear tё historisё sё artit (dhe jo vetёm) shqiptar (e jo vetёm) tё gjysmёs sё dytё tё ‘900. Jo mё e thjeshtё, por e pamundur mё duket qё kjo mund tё bёhet nga tё improvizuar tё lёmёs sё artit dhe kulturёs tё cilёt edhe duke e patur pёrpara syve kёtё problematikё (vepra e Mureşan e demonstron) nuk arrijnё ta shohin, hetojnё dhe sfidojnё nё thelbin e saj sa tё qartё aq edhe kompleks.

Siç thashё edhe nё fillim “Communism Never Happened” ёshtё paranteza problematike prej sё cilёs duhet tё nisё e tё vetndёrgjegjёsohet konteksti shqiptar. Aq mё shumё kur ajo ka prekur dhe vazhdon tё prekё jetё njerёzish. Nuk mund tё bёhen “kurban” e tё sakrifikohen mёtej e ardhmja dhe e shkuara, sepse pikёrisht ato janё nё diskutim sot, nё tё tashmen tonё tё alienuar prej vetvetes qё sheh me sytё e pushtetit kudo pёrveçse brenda vetes. Janё pikёrisht kёto anakronizma tё skizuara tek “analizojmё” sipёrfaqёsisht pseudo-komunizmin qё patёm, tё cilat nuk bёjnё tjetёr veçse gjenerojnё patologjikisht skizofreninё e sotme kolektive shqiptare. Pra nuk mund tё analizojmё mё njё pseudo-ideologji komuniste, siç ishte enverizmi shqiptar, qё synonte dhe fokusonte pёrqёndimin e masёs emblematikisht tek e ardhmja dhe tek e shkuara pёr tё radikalizuar autoritarizmin mbi tё pёrditshmen. E eksperimentuam mjaftueshёm kёtё praktikё nё mish e nё shpirt pёr mёse gjysёm shekulli. Nuk mund tё ripёrsёrisim historinё si tё verbёr karshi autoritarizmit tё sotёm neo-liberist duke u fokusuar tek e shkuara “mito-komunisto-logjike” dhe tek e ardhmja e Rilindjes sё madhe pan-evropiane. Shpresoj qё ky vetndёrgjegjёsim tё fillojё nga kjo shkёndijё qё padashje na pruri “Departamenti i Shqiponjave” me punёn e Ciprian Mureşan.

3 mendime mbi “Communism Never Happened … edhe nё Shqipёri. (Romeo Kodra)

  1. majaft me sharje e hispterizma pa lidhje.. 7 muj perpara bere shkrim po ti ke humb 50 vjet histori arti or shok. prandaj mjaft me debat tkote se osh pa lidhje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s