Çёshtja ime (personale?) dhe korrektёsia masmediatike e politikishtes. (Romeo Kodra)

Dje operatorёt kulturor dhe artistёt e “kafeneve dhe facebook-ut” u mblodhёn pёr tё diskutuar mbi veprimtaritё qё do tё ndёrmerren pas injorimit tёrёsor qё po u bёjnё drejtuesit e institucioneve publike tё artit dhe kulturёs shqiptare disa parashtrimeve tё tyre tё renditura nё disa pika, tё cilat nuk janё gjё tjetёr veçse detyrime ligjore qё institucionet – Galeria Kombёtare e Arteve dhe Ministria e Kulturёs nё kёtё rast – duhet t’u mundёsojё pёr tё shprehur dhe ekspozuar punёt artistike tё realizuara gjatё njё viti kalendarik.

Midis firmatarёve tё kёrkesave tё parashtruara nё “pikat e famshme”, kishte nga ata tё cilёt e shohin me skepticizёm vendimin pёr tё kёrkuar zyrtarisht shkarkimin e pёrgjegjёsit/ses pёr mosplotёsimin e kёtyre pikave. Ky shkrim u drejtohet ekskluzivisht kёtyre skeptikёve.

Pikёsёpari doja tё evidentoja dakortёsinё time nё lidhje me kёrkimin e njё takimi Kryeministrit, Ministres sё Kulturёs dhe Drejtorit tё Galerisё Kombёtare tё Arteve pёr tё diskutuar mbi mosrealizimin e atyre qё quajtёm detyrime ligjore qё institucioni mё i lartё kombёtar pёr artin pamor duhet t’i garantojё kontekstit dhe artistёve aktivё nё tё. Personalisht, duke njohur deri diku personazhet, synimet dhe aftёsitё e tyre profesionale, mё duket njё tejzgjatje dhe humbje kohe. Por, duke qenё se mё intereson mbi tё gjitha krijimi i njё mase kritike solide nё komunitetin e artistёve dhe operatorёve kulturor, nuk mё bёhet vonё tё shkel edhe mbi kapacitetin tim intelektiv … pas prezencave menderosёse masmediatike, nuk besoj se do ul mёtej gradёn e respektit ndaj inteligjencёs dhe vetes sime. Pra, grupi mbi tё gjitha!

Sё shpejti, siç u tha dje, do tё pёrmbledhim njё dokument/kёrkesё zyrtare drejtuar institucioneve tё lartpёrmendura duke u kёrkuar njё takim tё pёrbashkёt publik – brenda muajit shkurt – nё tё cilin do kёrkojmё qё tё dalё dikush prej drejtuesve tё institucioneve e tё mbajё pёrgjegjёsitё pёr atё qё (nuk) ёshtё bёrё, demonstrimin e transparencёs qё kanё pёrdorur nё kёtё (mos)bёrje, si dhe justifikimin nё ligj, rregullore institucionale dhe platforma menaxheriale tё (mos)bёrjes. Kёshtu do tё shohim, sёbashku me skeptikёt, se kё paguajmё me taksat tona pёr “nxitjen e zhvillimin e artit, si krijimtari shpirtërore”, siç garanton ligji artistёt dhe taksapaguesit shqiptarё.

Kjo, pёrsa i pёrket konsolidimit tё masёs kritike dhe identitetit tё komunitetit.

Por, doja tё evidentoja edhe njё shqetёsim timin mbi vetndёrgjegjёsimin e kёsaj mase kritike. Masё kritike nuk do tё thotё njё masё, kolektiv, grup, komunitet qё kritikon a priori gjithçka, por njё amalgamё njerёzish qё janё tё vetdijshёm pёr rolin e tyre nё njё komunitet mё tё gjerё, siç ёshtё nё rastin tonё shoqёria shqiptare. Tё formosh njё masё kritike tё ndёrgjegjshme do tё thotё tё krijosh njё identitet dhe njё dinjitet tё pёrbashkёt. Ky identitet dhe dinjitet po formohet falё njё shqetёsimi tё pёrbashkёt qё kishte majёn e ajsbergut tek eleminimi nga kalendari vjetor i aktiviteteve tё GKA, por qё nuk ezaurohet nё tё. Nёse duam ta hapim plagёn deri nё fund, tё çrrёnjosim gangrenёn nga kjo lopё e mjelshme politikisht qё janё bёrё GKA dhe Ministria e Kulturёs, duhet tё jemi mё pragmatik dhe tё fokusuar.

Pёr tё mbajtur fokusin duhet purifikuar mjedisi nga disa sirena tё dala prej kabineteve ministrore pёr tё cilat Romeo Kodra paska njё “çёshtje personale me ministren Kumbaro”. Herёn e parё qё e dёgjova prej njё personi ballё pёr ballё ishte nё Top Show, prej njё gazetareje qё “parashikonte” qё edhe “do tё nxehesha” nё atё rast. Çudia ёshtё qё kёto sirena tё korrektёsisё fiktive politiko-masmediatike i dёgjoj edhe brenda atyre pak njerёzve qё marrin mundin dhe vijnё tё qajnё bashkё tё njёjtin hall.

Shumёkujt mund t’i jetё topitur mendja prej teletrumpiksjes dhe nё papagallizim e sipёr tё ripёrsёrisё njё ofendim personal karshi meje duke cituar sirenat. Sepse ёshtё ofendim tё thuhet qё kam njё “çёshtje personale” pa ditur se çdo tё thotё pёr mua “personale”, dhe mbi tё gjithё se çfarё perkursi mё ёshtё dashur tё bёj pёr tё arritur nё kёtё pikё tё “çёshtjes personale”.

Po mundohem tё rifreskoj pak nga topitja viktimat e sirenave.

Po! Kam njё çёshtje personale. E kam me sistemin kafshёror shqiptar qё u shitet taksapaguesve pёr sistem artistiko-kulturor. Kjo çёshtje personale konsiston nё kёrkimin e transparencёs prej institucioneve publike tё cilat nё Shqipёri janё ekskluzivisht tё trajtuara si private. Kёtё transparencё e kam kёrkuar qё mё 20/12/2013, kur vendosa tё marr pjesё nё njё konkurs publik pёr postin e Drejtorit tё Teatrit Kombёtar, datё nё tё cilёn ёshtё publikuar nё Gazetёn Shqiptare (Milosao) njё artikull mbi transparencёn nё teatёr sёbashku me vendimin tim pёr tё bёrё publike on line platformёn me tё cilёn konkurroja menjёherё pas mbylljes sё thirrjes sё Ministrisё sё Kulturёs. Pёr kёtё mjafton tё klikohet nё google “platformё menaxheriale” dhe tё konsultohet rezultati i kёrkimit. Nuk do i dalё askujt ndonjё platformё e publikuar prej institucioneve publike kulturore qё mbahen me taksat e tё gjithёve dhe qё kanё me detyrim ligjor ta bёjnё njё gjё tё tillё, aq mё pak prej Ministrisё sё Kulturёs apo ministres Kumbaro; por do i dalё e imja, “personale” deri nё atё pikё sa mund ta shohin tё gjithё, publikisht dhe personalisht, sot e kёsaj dite. [Mbi historinё e konkursit – qё vazhdon – pёr postin e drejtorit tё TK, kush do mund tё gjej material informativ mjaftueshёm nё kёtё blog, mund tё shohё gjithashtu edhe kuptimin e fjalёs “publike” nё MK]

Po! Kam njё çёshtje personale. Por nuk e kam me ministren Kumbaro, sё cilёs i njoh si kompetencё institucionale vetёm krehjen e kokёs, sё taksave publike, bishtit kryeministror dhe prostituimin e idesё sё artit dhe kulturёs pёr “pesё pare spec” nёpёr vilat apo Bunk’Artet e Enverit. Ministres nё kёtё pikё tё karrierёs sё saj (pseudo)politike ndoshta do t’i pёlqente ta kisha personalisht me tё, duke qenw se nxjerr kёto zёra, por ç’t’i bёj qё s’kam ambicje aq tё vogla pёr t’u marrё vetёm me njё Kumbaro tё çfardoshme. Unё kam njё çёshtje personale, dhe e kam kundёr njё sistemi mafjoz qё ka deformuar antropologjikisht shqiptarёt, pёrfshi artistёt dhe operatorёt kulturor, tё cilёve nuk u bёn mё pёrshtypje hajdutёria e institucionalizuar mbi kokat e tyre, madje ndihen keq tё denoncojnё paaftёsinё e “shokёve/shoqeve” qё kanё zёnё/zaptuar njё post publik. Nuk u bёn mё pёrshtypje qё janё – ndoshta pa e ditur(!?) – pjesё e njё shoqёrie tё ngushtё brenda shoqёrisё sё gjerё shqiptare … dhe kjo, nё shtёpinё time, quhet ende Mafia. Unё e kam personalisht me kёtё sistem, dhe çdo ditё vendos tullёn time nё njё mur pёr tё bёrё ndarjen me tё. Dhe nuk kam ç’t’i bёj nёse nga ana tjetёr e tij ka mbetur njё farё Kumbaroje.

E ripёrsёris objektivi im, shpresoj edhe ai i bashkёvuajtёsve tё artit dhe kulturёs shqiptare, ёshtё krijimi i njё mase kritike tё vetndёrgjegjshme. Pёr mua njё Mirela Kumbaro vlen njё Abaz Hado, as mё pak e as mё shumё. Mё intereson identiteti dhe dinjiteti i rekuperueshёm i tё dёformuarve antropologjik nё tё cilёt jemi transformuar, nё rradhё tё parё si popull, dhe mё pas si artistё apo operatorё tё artit dhe kulturёs. Njё identitet dhe dinjitet pёr tё cilin kushdo duhet tё matet mirё pёrpara se ta katalogojё nё gallatё kafenerash dhe facebook-u. Dhe pёr kёtё duhet marrё njё pozicion dhe vёnё nga njё tullё. Anёn gjithsecili ta zgjedhё vetё. Fundja tё gjithё do tё vazhdojmё tё mbijetojmё, nga njёra apo tjetra anё.

P.S. Prej “skeptikёve” kishte edhe oponenca mbi disa karikatura qё u janё bёrё drejtuesve tanё tё dashur tё institucioneve artistiko-kulturore. Sipas tyre nuk janё tё hijshme, nё mos skandaloze. “Personalisht” mendoj se tё fillosh e tё shohёsh qimen pёrpara traut nuk ёshtё aspak pragmatike nё mbajtjen e fokusit tё fiksuar qё nё krye tё herёs pёr tё krijuar atё masё kritike tё cilёn duam tё gjithё. Madje kjo qasje mё duket krejt reaksionare, thuajse “kumbareske”. Ёshtё njёsoj si tё shohёsh kovat me mut qё po na lёshojnё nga lart dhe tё evidentosh faktin qё nuk duhet tё ankohemi sepse gjithsesi kishim dalё me kёmisha tё pahekurosura.

6 mendime mbi “Çёshtja ime (personale?) dhe korrektёsia masmediatike e politikishtes. (Romeo Kodra)

  1. Tash qe t’dha ca lek me projeket duhet ta myllesh gojen dhe te behesh qingj, se per at pune ti dhane, jo se besojn te aftesite tuja. Refusoi lekat qe tjesh i besushem. (Universiteti i Arteve).

  2. keta artiste, shteti i injoron e nuk i mbeshte, nderkohe edhe ti- personi qe ishte “nje ze kritik” e “mbeshtetes i tyre” i sulmon me nje arroganc te tille e i fyen me kova me mut kokes…?!! si do ia besh? do behesh vet artist e do e rregullosh ti skenen e arteve pamore? teatri u rregullua fale teje, tash po merresh me pamoret, pas ca hidhu edhe nga muzika njehere! kush e di ku te del fati! spo merret vesh cdo te besh: gjithcka-kritikun, art-kritikun, artistin a kuratorin?! gojet e liga flasin se kta pamoret kan filluar te ta pine lengun me eventet e fundit qe ke organizuar te cilave I mungonte “zeri kritik” i cili nuk mund te kritikonte me veten e vet tashme te kthyer ne artist e kurator!

    1. Kam pershtypjen se nuk ke kuptuar qe “kovat me mut” i referohet te gjitheve, perfshi dhe autorin e shkrimit … eshte shkruar ne veten e pare shumes fjalia. Ku e sheh arrogancen dhe fyerjen?
      Me duket se po vazhdohet me egot e artisteve, apo pseudo-artisteve te ofenduar, qe shohin gishtin kur u tregohet hena. Sikur te ishit kaq te vemendshem me problemin e vertete nuk do ishte keq. Vazhdon e flet per mua sikur te isha problem … nese keshtu, do e kesh edhe per shume kohe kete problem.
      Gjume te embel!

  3. Romeo

    po te shkruaj shume cilter dhe pa (kunja) apo fraza te cilat testojne inteligjence te kuruar apo te kristalizuar

    ne disa gjera jam dakort dhe vleresoje insistimin tuaj, POR duhet dhe nje buon sens, duhet dhe nje mizure e cila te tregon serioz dhe te pjekur
    perndryshe njeriu behet jo i besueshem dhe fatkeqesisht deri ne qesharak
    mos me keqkupto!!!
    te kam ndjekur por kur shoh njerez si dritan hysi o hyska si quhet,,,i cili eshte nje injorant dhe nje artist shpirtelig dhe i vogel,,apo ndonje si puna e tij,,,kjo nuk te perfaqeson ty si shpirt artistik apo mendim kritik…jo ne kete nivel balte sepse nuk eshte serioze

    mendoj qe ata njerez te cilet perpiqen ne kete vend dhe punojne me sforco dhe ne menyre te hapur ti duhet ti mbeshtetesh dhe jo ti pickosh sepse thelle thelle ti je inteligjent per te kuptuar se vertet kush punon dhe kush tallet

    plogeshtia dhe frustrimi i disa pseudo artisteve qe performojne neper vila diktatoresh apo fabrika jane deshtake sepse ne medioktritetin e tyre kerkojne vemendje,,kjo per arsye sepse jane plot dyshim nga mosdija dhe mbulojne provincializmin e tyre.
    larg llumit sepse nuk ja vlen
    behu pjese e energjise pozitive dhe kaq kisha

    Ylli
    Durres

    1. Une jam perpjekur mjaftueshem te mbaj nje lloj serioziteti deri – pak a shume – para nje viti. Me vone kuptova qe shume gjera seriozisht nuk mund t’i marresh apo kete seriozitet ta mbash kur argumentet behen qesharake, ofenduese per inteligjencen, madje edhe perthithse … e kam pare veten te behem pjese ne diskure qe nuk me nderojne dhe qe nuk mund t’i permend ketu per shkak se mund te degradojne edhe vete diskurin jo dhe aq te larte te ketij blogu.
      Me Hysken nuk e di c’ke, por do ishte mire te ballafaqoheshe diku tjeter dhe ndoshta me mire personalisht, sepse ketu nuk eshte as vendi e as mejdani. Ceshtje korrektese.
      Energjia pozitive ku eshte? Ne institucione publike? Shpresoj te mos jesh i ketij mendimi, sepse tashme – edhe pse nuk duhet kategorizuar perfundimisht – kam krijuar bindje.
      Gjithsesi faleminderit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s