Divide et Impera VI: Edi Hila dhe Adrian Paci mes tentativёs sё legjitimimit dhe monumentalizimit tё katastrofёs.

Albanian_Pavilion_Team

Albanian_Pavilion_Team

Lexoj nga Gazeta Shqip on line njё artikull/intervistё tё Jonida Turanit.( http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/01/31/arkitektura-e-se-ardhmes-pa-prishur-te-shkuaren/ ) Nё intervistёn e Alda Bardhylit, bёrё (bashkё)kuratores sё artistёve shqiptarё Edi Hila dhe Adrian Paci, qё na pёrfaqёsuan nё Bienalen e Arkitekturёs nё Venecia, mblidhen persona dhe fakte me tё cilat jam kryqёzuar pёrgjatё shkrimeve tё mia nё AKSREVISTA. Njё ndёr kёto shkrime ёshtё “Divide et Impera! Kronika perandorake shqiptare II: deformimin antropologjik i artistit. Kronikё nga Bienalia e Arkitekturёs nё Venecia.” Nё fund tё tij kisha premtuar qё “[d]o vazhdoj dhe do ndjek me kureshtje zhvillimet e tentativave tё legjitimimit dhe monumentalizimit tё katastrofёs arkitektoniko-urbanistike shqiptare, tё politikanёve qё kёtё katastrofё bulimike na e bёnё dhuratё, si dhe ushtrinё e aborteve tё rilindur qё i mbajnё ekon”.

Ja pra, tek jam, edhe njё herё, pёr tё mbajtur tё gjallё premtimin e kujdesit tё vёmendjes ndaj aborteve tё rilindur, tё cilёt kalojnё nёpёr media tё patinuar me ekspertiza profesionale tё dyshimta dhe gjuhё tё obskurantizuar, dhe qё falё tyre pёrçojnё mesazhe tredhёse, paralizuese dhe ushqyese tё deformimit tё mёtejshёm antropologjik tё artistёve.

Nё shkrimin e 24 qershorit tё kaluar isha pёrqёndruar disi nё keqkuptimin dhe deformimin e punёs sё Edi Hilёs. Ky ёshtё mendim i imi, natyrisht. Nuk pres qё tё jetё e vёrteta absolute. Por mendoj se kam njё koherencё kur shoh qё e njёjta mendёsi ka keqkuptuar dhe deformuar punёn e Adrian Pacit. Edhe kёtu nuk pres apo pretendoj tё mё njihet e vёrteta absolute. Por, dua gjithsesi tё arsyetoj mendimin tim. Mёtej tё gjykojё lexuesi.

Sipas “Beyond Entropy” (shoqata e kuratorëve që na përfaqësoi) dhe Jonida Turanit “Hila, duke i ngritur vilat periferike mbi themele monolitike, i shndërron ato në ndërtesa imagjinare me tipare monumentale. Duke ndryshuar pikëvështrimin, të njëjtat ndërtesa tjetërsohen. Ky mund të jetë një model se si mund të veprohet në transformimin e territorit, jo vetëm duke ndërtuar, por edhe duke ndryshuar perspektivën në mënyrën se si konsiderohet arkitektura e trashëguar dhe ajo bashkëkohore”. Kjo, pёr si e lexoj unё, do tё thotё qё vrerin arkitektonik qё pёrçohet prej pikturave tё Hilёs, ne, tё ndihmuar nga entropia e tejkaluar prej Jonida Turanit dhe grupit tё kuratorёve me tё cilёt bashkёpunon, mund ta lexojmё nё tё ardhmen si njё monument tё mundshёm tё qyteteve dhe territorit tonё. Monumetalizimi i vilave monolitike tё Hilёs, tё cilat ngrihen tё betonizuara hierarkikisht duke lёnё hapёsirё jete vetёm nё majё tё hierarkisё (nё majё tё vilave) – ku sipas meje qёndron betonizuesi ekskluziv dhe autoritar i pushtetit – sipas Turanit mund tё jetё model i planifikimit tё qytetёrimit tё sё ardhmes sonё post-tranzicionale. Tek ky monumentalizim, ndryshe nga Turani, unё shoh diktatorin e tredhur qё mundohet tё plotёsojё tredhjen e tij me objekte tranzicionale, tё cilat kurrё nuk do e plotёsojnё pёr atё qё me tredhjen ka humbur. Monumentalizimi ёshtё dukuri e diktaturёs. Mjafton pёr kёtё tё shohim arkitekturёn musoliniane, hitleriane apo staliniane [Pavarёsisht “Beyond Entropy” jemi ende nё entropi! Sa mё parё tё pranohet, aq mё mirё ёshtё!].

Edi_Hila_Penthouse

Edi_Hila_Penthouse

Tek piktura e Hilёs (cikli “Penthouse”), shihja dhe shoh njё ndjesi qё tё shtyn tё pёrballesh me fashizmin diktatorial nё arkitekturё. Personalisht shoh njё akt rezistence – piktorike nё kёtё rast – pёr tё mos e tejkaluar, por pёrpunuar kёtё traumё. Nuk shoh njё potencial monumentalizimi tё objekteve qё problematizohen nё ripёrdorueshmёrinё e tyre, por tё konceptit qё mbartin, i cili ka prodhuar kёto objekte arkitektonike tё problematizuara. Siç duket tek Beyond Entropy, nga vetё emri (beyond), kanё natyrshёm tendencёn tё tejkalojnё dhe jo tё kultivojnё.

Jonida Turani thotё: “Edi Hila është artisti i parë shqiptar që jo thjesht pikturon ndërtesat dhe vilat periferike, por vë arkitekturën bashkëkohore shqiptare në qendër të kërkimit të tij artistik si shprehje e një identiteti të ndërlikuar, të shumëfishtë dhe të paparashikuar që ka lindur bashkë me periudhën e tranzicionit.” Unё shoh tek piktura e Hilёs vetёm njё identitet, aspak tё ndёrlikuar, aspak tё shumfishtё apo tё paparashikuar. Unё shoh tё zakonshmin diktator tё tredhur (qё gjendet brenda çdo shqiptari), qё i ka siguruar hapёsirё ekskluzive vetёs nё majё tё çatisё, duke betonizuar/suprimuar gjithçka poshtё tij. Nuk di ku e sheh Turani ndёrlikimin e kёtij identiteti kaq ripёrsёritёs, ku e sheh shumfishtёsinё dhe paparashikushmёrinё e tij, qё materializohet veçse nё njё mёnyrё tё vetme: duke betonizuar hierarkikisht.

Po tё shohim edhe artikulimin e koncepteve qё Turani i ngjesh punёs sё Pacit, do tё vihet re i njёjti koncept i tejkalimit pёr tё nxjerrё njё model tё objektifikuar, madje edhe kur objekti qё vetё Paci ka problematizuar ёshtё i ç’objektifikuar. Nё fakt ёshtё njё kolonё pseudo-antike e realizuar nga artizanё kinezё brenda njё anije transporti mallrash. Pra, kemi tё bёjmё me njё punё mbi konceptin – nё kёtё rast i rikonceptuar – dhe jo mbi objektin. Turani dhe tejkaluesit e entropisё konstatojnё atё qё objekti demonstron fizikish, por nuk pёrballin problematizimin e objektit, proçesin e transformimit tё tij brenda lavatriçes sё konsumizmit global, tranzicionin e kolonёs nga objekt kulture nё mall.

Adrian_Paci_The_Column

Adrian_Paci_The_Column

Ndёrsa tejkaluesit e entropisё tek puna e Pacit shohin potencialin e ripёrdorueshmёrisё sё objektit tё mallifikuar, pёr ta rifutur nё qarkun vicioz tё konsumizmit artistiko-kulturor, unё shoh objektifikimin e makthit bashkёkohor si ndjesi, mallifikimin e kultivimit dhe kulturёs, proçesin e shndёrrimit nё prodhim industrial tё veprёs sё artit (Walter Benjamin) dhe kulturёs, tё cilat kёrkojnё njё vёmendje tё qёndrueshme dhe vazhdueshme . “Kapitali nuk fle kurrё” … e thoshte Karl Marx-i.

Nuk di ç’mendojnё artistёt pёr kёtё. Supozoj qё u shkon pёr shtat interpretimi i kuratorёve dhe prezantimi qё u bёhet. Nёse ёshtё kёshtu tek vepra e tyre unё shihkam “njё film” tёrёsisht timin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s