Kёrkesa prej mediave sociale dhe kafeneve.

Tё gjithёve u tingёllojnё nё vesh fjalёt ironizuese tё Ministres Mirela Kumbaro mbi pasivitetin e artistёve qё mbushin mediat sociale dhe kafenetё me batuta ironike, por pa ide apo kreativitet.

Epo mirё, ja tek jemi me disa kёrkesa tё jashtёzakonshme. Janё aq tё jashtёzakonshme saqё nuk kemi bёrё tjetёr veçse kemi ndjekur treguesit ligjorё qё udhёzojnё institucionet qёndrore tё artit dhe kulturёs nё pёrmbushje tё qёllimeve tё tyre. Çuditёrisht, por jo dhe aq, janё tё njёjtat kёrkesa tё cilat njё grup artistёsh tё mbledhur nё njё kafene tё Tiranёs nxorrёn nё 2 orё diskutime e debate. Nuk kemi bёrё tjetёr veçse i kemi renditur nё njё mёnyrё tё logjikshme menaxheriale. Dhe kёtё e kemi bёrё pa marrё asnjё qindarkё nga taksat e shqipatrёve, prej tё cilave mbush xhepat ministrja Kumbaro dhe administrata e saj.

Kёtё gjё duhet ta kishte bёrё drejtori i Galerisё Kombёtare tё Arteve nё platformёn menaxheriale kur mori postin e drejtorit, por pёr fat tё keq askush nuk ka akses nё tё, sepse nё konkurset qё zhvillon ministrja Kumbaro nuk ёshtё praktikё e pёrditshme hapja e dokumenteve tё konkurseve publike. Aty publikja gjithmonё ka qenё private. Kёshtu qё ne nuk e dimё nёse ёshtё i aftё Artan Shabani tё artikulojё njё platformё menaxheriale, sepse tё tijёn ministrja e mban tё kyçur nё sirtaret e saj. Por nejse, thonё qё nuk duhet ta kemi personalisht me ministren.

Si mund ta kemi personalisht me ministren? Si mund ta kemi personalisht me personin qё duhet tё kontrollojё programin vjetor tё GKA? E ka parё ministrja kёtё program vjetor? E ka kontrolluar nёse pёrmbush nё detaje udhёzimet ligjore? Por, siç thashё, nuk duhet ta kemi personalisht me ministren Kumbaro. Duhet ta kemi me artistёt pasivё nёpёr media sociale dhe nёpёr kafenera qё ankohen dhe kёrkojnё gjёra tё jashtёzakonshme, si kёto tё mёposhtёmet, tё cilat ftohen lexuesit t’i firmosin nёse i shohin tё arsyeshme.

KЁRKESA

1. Galeria Kombёtare e Arteve duhet tё krijojё njё database tё artistёve aktiv nё territor (Portfolio)!

2. Duhet tё angazhojё personel studiues/kёrkues qё ndjekin punёt e artistёve nё territor (p.sh. vizita nё studio/shtёpi)!

3. GKA duhet tё ndjekё eventet brenda dhe jashtё territorit tё artistёve shqiptar! T’i promovojё! (Nuk po flasim pёr A. Salёn, A. Pacin, E. Ramёn.)

4. Duhet tё krijojё njё revistё! PAMORART mund tё ribotohet! Tё bёhet njё newsletter mujore on line!

5. Ekspozita Ndёrkombёtare e Arteve Pamore “ONUFRI” duhet ripropozuar dhe rekuperuar terren pёr mangёsitё e tё mёparshmёve, d.m.th. tё krijohet njё arkiv dokumentues i tij nё letёr dhe on line. Tё krijohet njё faqe web e ONUFRIT.

6. GKA duhet tё prezantojё artistёt shqiptarё me kuratorё studiues tё huaj! Takime/diskutime!

7. Ekspozitё kolektive vjetore e artistёve shqiptarё!

8. Ekspozita personale vjetore 3 artistёve shqiptarё!

9. Tё mos ekspozohet asgjё pa katalog, sepse ndikon tek arkivi dhe tek dokumentimi historik i artit dhe artistёve tanё nё kohё!

10. Takim tremujor me komunitetin e artistёve pёr tё diskutuar çёshtjet e artit dhe programin apo politikat e GKA!

Një mendim mbi “Kёrkesa prej mediave sociale dhe kafeneve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s