Transparencёs alla Kumbaro po i vjen fundit?

Kaluan njё vit e dhjetё ditё pёr tё marrё njё vendim. Por erdhi. Po ia bashkangjis kёtij posti, hapet duke klikuar sipёr rreshtit.

Komisioneri pёr tё Drejtёn e Informimit doli me njё Urdhёr nё tё cilin thuhet qё sipas kёrkesё dhe tё drejtёs sime duhet tё mё ishin dhёnё materialet e Konkursit pёr postin e Drejtorit tё Teatrit Kombёtar tё organizuar nga Ministria e Kulturёs nё dhjetor tё 2013, nё tё cilin mora pjesё. Ministria ka injoruar – pёr njё vit e 10 ditё – kёrkesat e mia, dhe pёr kёtё do tё gjobitet nga 150 deri 300 mijё lekё tё reja.

Unё di qё Ministria e Kulturёs dhe ministrja Kumbaro bёri njё konkurs tё parregullt, pёr tё cilin do hap njё gjyq falё kёtij vendimi tё Komisionerit. Di qё platforma e drejtorit aktual ёshtё ku thёrret qameti, di qё komisioni qё e pёrzgjodhi nuk ёshtё i aftё tё gjykojё platforma menaxheriale profesionale, di qё nuk kanё dhёnё pikёt, tё justifikueshme, sipas kritereve tё njё konkurs normal, di qё i gjithё proçesi ёshtё ruajtur qёllimisht i fshehur pёr tё mos nxjerrё injorancёn e pёrzgjedhёsve.

Tё shohim nёse nё Gjykatё do tё dalё ndonjё e palarё sheshit. E sigurt ёshtё qё “transparencёs alla Kumbaro” po i vjen fundi!!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s