Kёshtu nuk veprojnё as kafshёt: Onufri dhe Ministria e Kulturёs. (Romeo Kodra)

Kafshёt nuk kultivojnё. Atyre u mjafton instikti i ruajtjes sё species. Falё kёtij instikti ata gjithsesi modifikojnё mjedisin e tyre, e ruajnё, e zbukrurojnё madje. Por, siç thashё, nuk mund tё quhet kulturё instikti i tyre. Kultura nёnkupton kultivimin, e tokёs dhe/apo tё kafshёve. Dhe kёtё e bёn vetёm njeriu, i cili ka kuptuar pёrgjatё proçesit tё evoluimit qё kultivimi i tokёs apo i kafshёve jep frytet e tij, shumё mё tepёr, por edhe shumё mё vonё. Pёr frytet njeriu ka kuptuar qё duhet kohё, e cila matet me vite, dekada, shekuj madje.

Ministria e Kulturёs dhe drejtuesja e saj Mirela Kumbaro, kёtё vit (2014) eleminuan nga kalendari vjetor i arteve pamore Ekspozitёn Ndёrkombёtare “Onufri”. Tё gjithё e kanё dёgjuar tashmё qё “Onufri”, pёrsa i pёrket arteve pamore, ishte i vetmi aktivitet artistiko-kulturor qё i ka rezistuar kohёs sё tranzicionit. Nё fakt ai i vitit qё shkoi ishte edicioni i tij i XX. Pra, kemi tё bёjmё me njё traditё qё kultivohet prej 20 vitesh, dhe duke eleminuar kёtё aktivitet kёsaj ministreje dhe qeverie nuk mund t’u njihet as stadi kafshёror i zhvillimit cerebral. Kёsaj zonje kokёkrehur dhe personave qё i shkojnё nga pas me krehёr nё dorё pёr t’i krehur bishtin, siç duket u mungon edhe instikti i ruajtjes sё species, jo mё ai i kultivimit qё do t’i bёnte njerёz si gjithё tё tjerёt.

Sot nё Ministri tё Kulturёs u dialogua mbi “Onufrin”. Sot mё 26 janar tё 2015 u dialogua mbi “Onufrin XXI”, qё nuk u bё! Dhe nuk u bё sepse nuk donte ministrja e (agri)kulturёs sё munguar, pavarёsisht kёrkesёs sё drejtorit tё GKA tё dёrguar nё MK qё nё shtator tё 2014. Ministrja, me pafytyrёsinё mё tё madhe na tha qё “Onufri” nuk ёshtё mbyllur, por “po analizojmё dhe reflektojmё se si ky eveniment duhet organizuar”. Dhe mё tej “ky ёshtё njё Onufёr i ideve dhe analizave”. Kjo zonjё kokёkrehur na tha qё Ekspozita Ndёrkombёtare e Arteve Pamore “Onufri” (kёshtu shkruhet nё statutin dhe rregulloren e kёtij eventi) ёshtё kthyer si me magji nё njё “tryezё tё rrumbullakёt”, sepse kёshtu i do qejfi apo i thotё injoranca institucionale kokёkrehurёs, qё kujton se me statutet dhe instancat e institucioneve publike mund tё bёj çfarёdolloj gjёje t’i teket.

Kokёkrehura na paska pritur qё, duke mos e lejuar kёtё aktivitet, tё shihte “reagimet, analizat, opinionet e artistёve” mbi “Onufrin”. Por, nuk ka gjetur. Ose ka gjetur shumё pak. Madje zonja na merr edhe njё nga shembujt e pakёt: njё shkrim tё Alban Hajdinajt pёr Onufrin 2011 (çuditёrisht Hajdinaj nuk ishte i pranishёm, pavarёsisht se nё disa biseda midis nesh kemi folur pёr artistёt qё ankohen vetёm nё facebook apo social media … do kishte qenё rasti ideal pёr tё parё ndёrhyrjen apo shkёmbimet e opinioneve me ministren … njё rast i humbur!!!), sikur pёr Onufrin e 2014 tё mos kishte fare materiale. Ah, kokёkrehura tek fliste kishte edhe katalogun e Onufrit 2014 pёrpara, tё cilin drejtori i GKA e kishte bёrё me paratё e veta (tё institucionit qё drejton supozoj), dhe nuk i shkonte as nё paradhomёn trunore kёsaj kokёkrehure qё duhet t’i prodhojnё institucionet organizuese analizat, dokumentet, e mё pas tё shihet si reagon konteksti, se si ky i fundit evoluon falё kёtyre eventeve dhe materialeve qё i shoqёrojnё.

Kujtoj gjithashtu lexuesit qё kjo ministre u kujtua tё pyesё artistёt dhe publikun e gjerё pёr “Onufrin” kur nё ato media sociale, qё ajo i pёrmend me njё ton pёrbuzёs, nё dhjetor tё 2014 disa artistё dhe operatorё tё artit dhe kulturёs (brenda tё cilёve isha edhe unё), u mblodhёn pёr tё diskutuar mbi degradimin e GKA, veprimtarinё e dobёt tё drejtorit Artan Shabani. Pas kёsaj mbledhjeje virtuale, tё vrojtuar telematikisht nga survejues tё kokёkrehurёs, u mblodhёm realisht nё njё kafene dhe pamё qё sipas ligjit (sepse ne tё kafeneve dhe mediave sociale lexojmё edhe ligjin) faji nuk ishte i Artan Shabanit (ose jo vetёm) qё ka 40 milionё lekё tё vjetra pёr programin vjetor, por i ministres, qё i ka lёnё kёtё buxhet mizerabёl, kur shpenzon “xy” pёr Bunk’Art (asnjeri s’e di sa na kanё rrjepur pёr kёtё event, tё cilit do i dedikoj njё shkrim tё veçantё), 160 mijё euro pёr Festivalin e Dritave tё Karabushit kryeministror, 300 mijё euro pёr Shtёpinё e Gjetheve, apo kushedi sa e sa “gjetheve” tё tjera shpёrdoruese tё taksave publike qё s’mbulojnё kurrsesi lakuriqёsinё e artit dhe kulturёs shqiptare tё menaxhuar prej kёsaj qeverie. [Ah, pёr njohurinё e lexuesve po pёrmend kёto aktivitete sepse asnjёri prej tyre nuk ёshtё bёrё publik pёrpara, me konkurs apo thirrje pёr aplikim, siç do tё ishte e logjikshme nё njё botё normale tё kafshёve. Specifikoj gjithashtu qё nuk jam kundёr kёtyre aktiviteteve, por jam kundёr bёrjes sё kёtyre aktiviteteve nga persona(zhe) qё kanё lidhje ekskluzive me politikёn. Jam thjeshtё pёr njё lojё tё barabartё, pёr konkurrencёn dhe jo pёr dallaverexhinjtё dhe batakçinjtё!!!]

Kjo ministre dhe kjo qeveri, vetёm e vetёm pёr tё nxjerrё artist Edi(p) Ramёn, sepse e kemi “artist nga shpirti dhe kryeministёr nga misioni” siç thotё kokёkrehura kur do tё krehё karabushin, po degjeneron institucionet. Ky pohim, natyrisht, ka nevojё tё arsyetohet, sepse ndoshta mirёmenduesve nuk u mjaftojnё shifrat e shproporcionuara qё dhashё mё sipёr, tё cilat tregojnё mjaftueshёm situatёn katastrofike ku ndodhemi. Po mundohem, pra, pa qejf, ta arsyetoj.

Sipas Artan Shabanit, GKA ka 4 milionё lekё tё reja buxhet vjetor. Me kёto sipas ligjit “Pёr Artin dhe Kulturёn”, neni 6, ai duhet tё ushtrojё veprimtarinё e tij nё pёrmbushje tё qёllimeve tё institucionit qё drejton duke ideuar veprimtari artistiko-kulturore qё shkojnё pёr:
a) nxitjen e zhvillimin e artit, si krijimtari shpirtërore;
b) ruajtjen e identitetit kombëtar, nëpërmjet studimit, edukimit, prodhimit, paraqitjes dhe shpërndarjes;
c) eksperimentimin e formave të reja skenike;
ç) realizimin e veprave artistike të autorëve shqiptarë dhe të huaj, për të gjitha shtresat sociale;
d) shkëmbimet teatrore ndërkombëtare, festivalet, manifestimet intelektuale, riprodhimin audioviziv dhe botimet.

Tani, pёr tё cituar karabushin, “nuk ka bir kurve qё tё mё thotё” qё me 4 milionё lekё bёhen tё tёra kёto veprimtari. Nёse Artan Shabani ka thёnё qё i bёn, atёherё kokёkrehura duhet t’i kёrkojё llogari. P.sh. tё kёrkojё ku janё studimet qё ka bёrё GKA nё 2014; ku janё aktivitetet edukative; ku ёshtё prodhimi, paraqitja dhe shpёrndarja, qё pёr GKA kam pёrshtypjen se konsiston nё ekspozita arti siç ishte “Onufri”; ku janё realizimi i veprave tё autorёve shqiptarё dhe tё huaj; ku janё festivalet e artit, manifestimet intelektuale, riprodhimi audioviziv, botimet? [Ah, nё kёtё ligj thuhet qё institucionet qёndrore kombёtare tё artit dhe kulturёs, duhet tё “eksperimentojnё forma tё reja skenike” apo tё kryejnё “shkёmbime teatrore”. Do tё ishte e natyrshme sikur nё kёtё ligj tё flitej vetёm pёr institucionet qёndrore kombёtare tё artit performativ, praktikisht pёr Teatrin Kombёtar, Teatrin Eksperimental, Teatrin Kombёtar tё Operas dhe Baletit, Teatrin Kombёtar pёr Fёmijё. Por, nё tё flitet edhe pёr Galerinё Kombёtare tё Arteve e Muzeun Historik Kombёtar pёr tё cilat kёto aktivitete tingёllojnё absurde. Kёtё absurditet shqiptarёt e kanё dhuratё prej idiotёve, batakçinjёve dhe dallavrexhinjёve qё kanё paguar nё 2010 pёr tё bёrё kёtё ligj, tё cilin mesa duke e kanё kopjuar fjalё pёr fjalё prej ndonjё shteti tjetёr. Kёtu lind edhe pyetja: kokёkrehura e ka lexuar? Nёse po dhe e ka lёnё kёshtu, ёshtё injorante jashtё çdo lloj kategorizimi tё mundshёm, dhe pёr kёtё duhet pushuar nga puna. Nёse jo, ёshtё pёr t’u pushuar pёrsёri nga puna, qё sot, sepse ky ligj nuk ёshtё funksional pёr institucionet qёndrore kombёtare siç janё GKA dhe Muzeu Historik Kombёtar, pra nuk po bёn detyrёn me kёto institucione.]

Pra, nёse do i kёrkonte drejtorit tё GKA tё gjitha aktivitetet e mёsipёrme, qё natyrisht nuk janё bёrё, ose janё bёrё pjesёrisht, ministrja do i kishte tё gjitha mundёsitё pёr tё pushuar nga puna Artan Shabanin. Por, nuk mundet ta pushojё, sepse kёto aktivitete nuk ёshtё e mundur tё bёhen me atё buxhet qesharak.

Nё pak fjalё ky takim ishte njё fasadё pёr tё justifikuar eleminimin nga kalendari vjetor tё Ekspozitёs Ndёrkombёtare tё Arteve Pamore “Onufri” 2014. Ishte pёr tё justifikuar shkurtimin e atyre pak çikёrrimave qё pёrpiu artisti ynё i madh, i vetёm e i pangopur Edi(p) Rama. Por ministrja nuk ka bythё ta thotё kёtё, sepse rrezikon shkelmin bythёve ajo vetё. Ёshtё mё e lehtё tё inskenohet njё palaçollёk si ai i sotmi, ku pyetet publiku se si duhet organizuar njё ekspozitё leshi pёr leckanjosё se sa t’i themi gjёrat sheshit dhe tё marrim pёrgjegjёsitё pёr to.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s