Butrinti, Onufri dhe Rilindja.

si_shembet_butrintit

si_shembet_butrintit

Nё Rilindje nuk kam besuar ndonjёherё. E lidh tepёr me zotin dhe klerikalizmin. Pra, shkon pёrtej bindjeve, aftёsive dhe dёshirave tё mia. Nёse termi pёrdoret nё politikё, thjeshtё, mё fut mornicat, siç thoshin gjyshet kur i kalonin tё ngjethurat, sepse i lidhnin me shejtanin apo ndonjё xhind qё i pёrshkonte trupin.

Por, nuk e vё nё dyshim qё dikush mund edhe tё besojё. Dhe ata qё besojnё kanё gjithё mirёkuptimin dhe tolerancёn time civile. Kanё tolerancёn time ata qё besojnё nё zot a nё ndonjё tё pёrtejshme absolute, por jo fёlliqёsirat qё ende i lёpihen kёsaj qeverie tё fёlliqur. Nuk janё mё tё tolerueshёm kёta zagarё qё i lёpihen karabushit fashistoid qё kemi nё kryeministri dhe kabinetit tё tij.

Duke mos dashur tё hallakatem nё diskure makro-politike – megjithёse ёshtё blasfemi tё quhen politike diskuret tё cilat kontaminohen me terminologjinё e Rilindjes nё pёrgjithёsi dhe me personazhet qё e pёrbёjnё atё aktualisht – po i pёrmbahem vetёm politikave kulturore, pёr tё cilat ndihem mё i sigurtё pёr çfarё flas.

Kush i lёpihet kёsaj Rilindjeje kulturore duhet tё shohё njё rast emblematik: shembja e mureve tё Butrintit. Ky sit arkeologjik u zbulua nga arkeologё fashistё nё fund tё viteve ’20 (Karabushi kryeministror, kur bёhet fjalё pёr diçka me sens, nuk frymёzohet nga fashistёt qё “na sollёn modernitetin”, por merr frymёzim ekskluzivisht nga idiotёsitё e tyre). Pёr shekuj tё tёrё Butrinti rezistoi si mundi, deri sa u zbulua nga italianёt.

Pas lufte u gёrrmua dhe zbulua njё pjesё e mirё e sitit arkeologjik mё tё rёndёsishёm nё vend. Pas rёnies sё sistemit monist, ekzaktёsisht nё 1992, Butrinti u shpall nga UNESCO pjesё e trashёgimisё kulturore e njerёzimit. Nё 1997 UNESCO, duke parё gjendjen e Shqipёrisё sё asokohe, e regjistroi Butrintin si “trashёgimi nё rrezik”.

U desh pritur 2005, krijimi i Parkut Kombёtar tё Butrintit si institucion, dhe njё investim i jashtёzakonshёm nё njerёz, dije dhe fonde nga qeveria shqiptare dhe ente tё huaja qё Butrinti tё dilte nga statusi i “trashёgimisё nё rrezik”.

U desh pritur Rilindja e karabushit Edi(p) Rama, nё Kryeministri, dhe Mirela Kumbaros, nё Ministri tё Kulturёs, qё jo vetёm kjo trashёgimi e njerёzimit tё rrezikohej, por edhe tё rrёnohej.

Rilindja fillon nga rrёnimi i Butrintit, sitit arkeologjik tё UNESCO-s? Fillon nga mbyllja e Onufrit, e vetmja ekspozitё e artit pamor qё mbajmё prej 20 edicionesh? Janё pyetje pёr mejhanelёpirёsit e kёsaj Rilindjeje. Janё pyetje pёr fёlliqёsirat qё ende bёjnё tifozllёk pёr kёtё qeveri tё fёlliqur. Janё pyetje pёr teletrumpiksurit qё nuk duan tё kuptojnё rrezikun qё paraprihet nga pёrdorimi i terminologjisё sё tipit Rilindje, nga metafizika e pushtetit tё liderit karizmatik, qё Evropa e ka likuiduar me kohё e me vakt. Mbi tё gjitha, pёr kёtё jemi tё fundit nё Evropё!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s