Bёjmё sikur … ONUFRI. (Romeo Kodra)

Qё ONUFRI tё bёhet apo tё mos bёhet, kjo, varet nga Ministria e Kulturёs. E lexova nga rregullorja qё m’u vu nё dispozicion nё Galerinё Kombёtare tё Arteve, ku sot shkova pёr tё takuar drejtorin Artan Shabani, me tё cilin kisha lёnё njё takim, qё nё fund tё dhjetorit. Kjo rregullore ёshtё miratuar nga MK. Miratimi i fundit ёshtё ai i ish-ministrit Ylli Pango, dhe mban datёn 14.10.2008. Nё tё, nё pikёn 2 tё saj, thuhet: “Ngarkohet Galeria Kombёtare e Arteve pёr zbatimin e kёtij Urdhri …”, etj., etj. Pra, MK ngarkon GKA pёr kёtё “Ekspozitё Ndёrkombёtare tё Arteve Vizive”. Nё nenin 1, pika 1 tё rregullores sё kёsaj ekspozite lexohet: “[…] Onufri ёshtё eveniment vjetor qё organizohet dhe realizohet nga Galeria Kombёtare e Arteve nёn kujdesin e Ministrisё sё Turizmit Kulturёs dhe Sporteve”. E qartё pёrgjegjёsia e organizimit ose jo tё ONUFRI-t? Mirela Kumbaro? Ndoshta. Duhet kuptuar prej gojёs sё kujt ka dalё pёr herё tё parё ky ‘eveniment’. Prej ndonjё ministri? Prej ndonjё drejtori? Por, ç’rёndёsi ka kjo, le tё shohim mё tej.

Qё nё fund tё dhjetorit kisha dёshirё tё flisja me z. Shabani pёr t’i komunikuar disa gjёra tё cilat, sёbashku me disa artistё dhe operatorё tё fushёs sё artit dhe kulturёs (tё mbledhur virtualisht nё Facebook, dhe mё pas pёr sё gjalli nё njё kafene … siç u shkon artistёve, qё kanё b… ta pranojnё njё gjё tё tillё, pa e vrarё mendjen pёr paragjykimet kumbareske dhe idiotёsinё e “politically correct”!!!), na habisnin nga pikёpamja menaxheriale e institucionit tё GKA. Por, pushimet vjetore pёr Shabanin kishin filluar, siç filluan dhe pёr mua, dhe takimi u shty pёr nё janar.

Praktikisht, sot gjeta kohёn dhe thashё tё bёj njё xhiro andej nga GKA. “Koinçidoi” kjo vizitё e imja nё GKA me disa artikuj/intervista tё z. Shabani nё shtyp, ku prononcohej “spontanisht” nё favor tё ONUFRI-t. Pyetja e parё ёshtё: pse nuk u bё ONUFRI XXI, kur drejtori i GKA, organizatori i zakonshёm, paskёsh qenё dakort? Madje Artan Shabani paskёsh propozuar ta bёjё edhe pa fonde, siç i paska deklaruar Fatmira Nikollit tek Gazeta Shqiptare dhe mua personalisht nё takim.

Pёrpara pёrgjigjes, pёr tё cilёn kam njё ide, duhet tё zgjatem edhe ca. Ndaj u kёrkoj ndjesё paraprakisht lexuesve.

Nga drejtori Shabani zbulova qё takimi apo “Thirrja pёr dialog me publikun” pёr çёshtjen ONUFRI – publikuar nё faqen on line tё MK – organizohet natyrisht vetёm nga zonja ministre, Mirela Kumbaro. Si ka mundёsi njё gjё e tillё? Si ka mundёsi qё njё ekspozitё (ONUFRI) vihet nё dyshim nga MK? Pёrgjigjia ёshtё e thjeshtё: sepse ky institucion ёshtё organizator ekskluziv i tij. Kush mendon se kёtё duhet ta kishte bёrё vetёm Artan Shabani, nёse do i kishte shkuar ndёrment t’i vinte nё diskutim ekzistencёn ONUFRI-t, gabon. Ёshtё MK dhe Mirela Kumbaro, ministrja jonё, pёrgjegjёsja e vetme qё mund tё miratojё apo jo kёtё event.

Kjo, pёr njohurinё e menaxheres sonё tё kulturёs, znj. Mirela Kumbaro – qё nё fillim tё karrierёs ministrore shiste mend duke shpёlarё gojёn me fjalёn magjike “menaxhim”- ёshtё kalim kompetencash. Personalisht, nuk e kuptoj se si tё gjithё ministrat – qё e kanё paraprirё kokёkrehurёn e artit dhe kulturёs aktuale ndёr vite – nuk e kanё kuptuar qё Ministria e Kulturёs “[h]arton, programon dhe zhvillon politika” – siç lexohet nё misionin e saj – dhe nuk organizon evente, ekspozita, etj., etj., tё artit dhe kulturёs, pёr tё cilat ekzistojnё, jo mёkot, institucionet e artit dhe kulturёs.

Thёnё kjo, kemi qёnё dhe jemi tё qeverisur nga injorantё? Pyetja ёshtё legjitime, kam pёrshtypjen. Madje edhe pёrgjigjia legjitimohet: po, duke u bazuar nё evidencёn e faktit tё mёsipёrm, kemi qenё dhe jemi qeverisur nga injorantё tё menaxhimit tё artit dhe kulturёs.

Vetёm nga injorantё? Kёtё nuk e besoj. Nuk besoj p.sh. qё Artan Shabani ka pranuar tё jetё drejtor i GKA duke ditur qё buxheti vjetor i institucionit qё do tё drejtonte do tё kishte 40 milionё lekё tё vjetra. [Kaq, mё tha sot, i kishte caktuar qeveria dhe, si rrjedhojё, ministrja.] Nuk besoj ta ketё ditur qё zёri buxhetor pёr letrat higjenike do tё ishte 0. [Gjej rastin tё njoftoj ministren se nuk ka as letёr pёr tё printuar materiale nё GKA … ndoshta, duke parё mungesёn nё banjot e institucionit mё tё lartё kombёtar pёr artet pamore, punonjёsit e GKA e kanё pёrdorur nё mёnyrё “alternative”, siç i inçentivoni qysh sa keni hipur nё majё tё m… tё kulturёs.] Madje unё nuk besoj as qё kokёkrehura Mirela Kumbaro ka pranuar tё jetё ministre e m… tё kulturёs duke ditur qё MK nuk do tё mund tё zbatonte ligjin dhe tё pёrmbushte misionin e saj (sepse kёtё jeni duke bёrё znj. Ministre!!!).

Unё tё dashur drejtues tё artit dhe kulturёs kombёtare besoj se nuk keni mjaftueshёm karakter pёr t’i thёnё “JO!” karabushit kryeministror! Qё nuk i pёlqen ONUFRI karabushit mund tё kuptohet nga njё Urdhёr (nr. prot. 159, datё 21.05.1998) i tij kur ishte ende Ministёr i Kulturёs me tё cilin urdhёronte: “1. Shfuqizimin e Statutit dhe Konkursit Kombёtar vjetor tё Arteve Vizuale “Onufri”. 2. Tё gjitha aktmarrveshjet […] “Pёr shpalljen e konkurseve me karakter kombёtar e lokal dhe dhёnien e çmimeve pёr to” tё cilat kanё lidhje me konkursin “Onufri”. Mё qartё se kaq!

Besoj gjithashtu tё nderuar drejtues tё artit dhe kulturёs kombёtare se ju pёlqejnё luksi, prestigji dhe fama sipёrfaqёsore e posteve qё keni zaptuar. Sepse, le ta themi hapur midis nesh, nuk ёshtё ndonjё prestigj tё jesh drejtor i njё GKA apo MK ku nuk mund tё fshishё as menderen … s’kanё kёto institucion as dinjitetin e njё letre higjenike tё pёrdorur! Ok? E kapёt konceptin? Mund ta shtoni nё cv tuaja postin qё keni zaptuar, mundet ta shisni edhe jashtё mahallёs sonё periferike si diçka me vlerё, por ne, qё jemi ‘tanёt’, qё shohim sot gjendjen dhe vlerёn reale tё kёtyre institucioneve, e dimё shumё mirё se nё ç’derhexhe jeni (dhe jemi) katandisur. I vetmi ndryshim midis nesh dhe jush ёshtё se ju keni kontribuar nё situatёn nёnfekale tё cilёn shohim pёrpara syve.

Unё e kam njё zgjidhje, tё cilёn do jua pёrsёris edhe me 26 janar, pavarёsisht pёrjashtimit nga lista. Fillon me kёrkimin mbrapsh tё shpenzimeve tё Festivalit tё Dritave qё karabushi kryeministror na voli pёr tё bёrё ‘pallё’ si zakonisht nё fund tё nёntorit. Ka edhe mё, por do ishte e vёshtirё pёr t’i shpjeguar, sepse do tё kёrkonte aftёsi menaxheriale profesionale, tё cilat taksapaguesve s’u interesojnё nё mёnyrё direkte (prandaj paguajnё taksat: qё dikush i aftё tё merret me kёto punё), dhe ju, kam pёrshtypjen, duhet ende tё demonstroni vullnetin apo aftёsinё qё i posedoni. Gjithsesi do tё kemi rast tё hёnёn t’jua verifikojmё.

6 mendime mbi “Bёjmё sikur … ONUFRI. (Romeo Kodra)

  1. FANTSTIK NEWS! Festivali I te korruptuarve. Meleona shpenzuan per te. Bej leter te hapur ta firmosin te gjithe Artistat. Veri ata para pergjegjesise.

    1. PO ONUFRIN NUK E MBYLL GALERIA KOMBETARE,,GALERIA EDICIONIN E XX E BERI PA ASNJE LEKE NGA MINISTRIA E KULTURES.
      PRA ASNJE KOKERR LEKU NGA MINISTRIA PER ONUFRIN!!!
      E KUPTON TANI? ESHTE E THJESHTE,,MINISTRIA VENDOS TA MBAJE, TA MBYLLI, TA NDRYSHOJE,,NDERSA GALERIA, OPERA, TEATRI, MUZEU ETJ ETJ JANE INSTITUCIONE NEN VARESI TE MINISTRISE SE KULTURES.

  2. Ministria e agrikultures sic vete e quan eshte pa drejtori arti se kishte korrupsion e iken e gjyqe kunder ministres kane nisur. Ajo do shkoj nburg dhe sekretari Kokona.

    1. NE DREJTORITE E MK KANE PUNUAR BRIKENA KRASTA DHE JONIDA GASHI.
      PO PSE KORRUPSION? ME CFARE?
      NUK MENDOJ QE KUMBARO ESHTE PER BURG, AJO KA PUNUAR,,
      PROBLEMI ESHTE SE KUMBARO NUK DUHET TE BEJ MANAZHERE ARTI APO TE BEJ POLITIKAT E INSTITUCIONEVE,,THJESHT NUK ESHTE NE KOPETENCAT E SAJ DHE NUK ESHTE E ZANATIT TE MERRET ME GJERA QE NXJERRIN ZBULUAR SI MUZIKA, ARTET PAMORE, TEATRI FILOZOFIA ETJ,,,
      KUMBARO ESHTE MINISTRE DHE TE BEJ MINISTREN. SHUME E THJESHTE!!!

      KORRUPSION NUK BESOJ SEPSE KUMBARO ESHTE NJE QYTETARE DHE NUK JA LEJON VETES TE PERLYHET ME AFARE KORRUPTIVE.
      QOFSHA I GABUAR

      1. Po kur nje person eshte jo-kompetent dhe sjell deme dhe shperdorim te gjese publike, si duhet vepruar ne kete rast? Edhe pse nuk eshte vjedhje, mendoj se eshte po aq e rende si situate. Gjeja me e shpifur qe ka sjelle ky tranzicion i patranzitueshem 25 vjecar, eshte koncepti dhe perceptimi qe mos-vjedhjet te kthehen ne merita. Une e kuptoj qe deri dje kemi pasur kafshe ne kulture dhe art, por qe te mjaftohemi me njerez qe nuk vjedhin, pra qe thjeshte nuk jane kafshe, kjo eshte disi e kufizuar si pretence. Pastaj, duke ditur gjera disi me te brendeshme, nuk besoj se znj. Kumbaro nuk mund te akuzohet per leshime fondesh “lozonjare” … zonja, kam pershtypjen, me disa kompani/shoqata pseudo-artistiko-kulturore ka qene goxha “zemergjere” … dhe njoh njerez qe mendojne se mund te vertetojne ate qe po them perpara organeve kompetente. Le t’i leme pak kohe ketyre njerezve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s