Kur Mirela Kumbaro flet pёr menaxhim … nёnkupton pastrim parash nё TKEKS? (Romeo Kodra)

poza prej intelektualeje

poza prej intelektualeje

Kur Mirela Kumbaro flet pёr “drenazhimin e plotё tё oborrit tё Muzeut Arkeologjik” dhe “konceptin e mirёmbajtjes sё ditёpёrditshme”* mё kujtohet njё pёrmbytje e pak muajve mё parё nё Muzeun Historik Kombёtar ku u menderosёn, pёr shkak tё rrjedhjes sё ujit tё shirave, njё sёrё objektesh qё dikush pёrpara “menaxheres trudrenazhuar” i kishte vlerёsuar si pjesё e trashёgimisё kulturore qё duheshin ruajtur nё njё institucion kombёtar tё shndёrruar tashmё nё njё banjo publike.

Kur Mirela Kumbaro flet pёr “mekanizmin e monitorimit tё projekteve” tё mbёshtetur nga MK ndoshta ka ndёrmend njё matrapik tё ngulur nё kalanё e Ali Pashёs nё Porto Palermo prej “artistit kontemporan” Klod Dedja qё ministrja vazhdon dhe kёmbёngul nё mbёshtetjen e saj falё hierarkisё sё vlerave tё skenёs sё pavarur kulturore.

Kur ministrja kokёkrehur pёrmend dyfishimin e fondit tё Galerisё Kombёtare tё Arteve, “rastёsisht” harron tё pёrmendё shifrёn qesharake pavarёsisht dyfishimit.

Kur kjo injorante e artit dhe kulturёs, sё cilёs pavarёsisht injorancёs i paguajmё rrogёn me paratё e taksave, hap pёr tё ajrosur gojёn me idiotizmat e saj tё tipit “arti bashkёkohor nuk mund tё jetё institucional”, harron qё nё botё ekzistojnё me mijёra institucione tё artit bashkёkohor duke filluar nga muzetё, galeritё dhe shoqёritё e institucionalizuara tё artistёve.

Kur Mirela Kumbaro bёn sarkazёm dhe i duket vetja interesante tek nёnvizon qё “Onufri […] kontradiktёn e ka qysh nё titull, mes emrit dhe asaj ç’ka ka ofruar”, harron qё Teatrit Kombёtar Eksperimental ia vuri emrin “Kujtim Spahivogli”, i cili me teatrin  e sotёm eksperimental nuk ka kurrёfarё lidhjeje.

Kur flet pёr “komunikim” dhe “debat” me artistёt apo shplan gojёn dukё thёnё paturpёsisht “jo tё vendosim, por tё komunikojmё”, harron qё “Onufrin” e pezulloi pa pyetur kёrrkёnd.

Kur Mirela Kumbaro falenderon drejtorёt e institucioneve kombёtare, pikёrisht sot 26/12/2014, nё Teatrin Kombёtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, nuk mu dha mundёsia as tё protokolloja njё kёrkesё pёr informacion sipas Ligjit 119/2014 Pёr tё Drejtёn e Informimit mbi ndёrtimet e Kiço Londos tё cilin e dyshoj pёr pastrim parashё. Madje znj. Ada Ruçi, drejtoreshё e dreqiediseçfarё nё TKEKS – e cila paguhet prej taksave publike – injoron totalisht qё e ka pёr detyrё dhёnien e informacionit; injoron totalisht qё ky institucion duhet tё ketё njё protokoll pёr kёrkesat; injoron gjithashtu qё gjithkush mund ta regjistrojё zonjёn dhe idiotёsitё e saja kur ёshtё nё orarin dhe vendin e punёs sepse ёshtё nё njё hapёsirё publike dhe nuk duhet pyetur fare mbi pёlqimin ose aprovimin e saj. Prej shёrbyeses publike znj. Ada zbulova qё punimet nё TKEKS nuk ishin paguar prej donatorёve fantazmagorik qё z. Londo pёrralliste pak muaj mё parё, por ishin bёrё me tendera, dhe tenderat ndёrtimor nё TKEKS nuk kanё mbaruar ende. Gjёja mu duk interesante dhe pyetja spontane ishte: si ka mundёsi qё kanё bёrё punime pa mbyllur tenderat? Pёrgjigjia ishte njё mori belbёzimesh prej tё cilave nuk kuptohej asgjё.

Gjithsesi qё sot dёrgova nё Ministrinё e kokёkrehurёs Mirela Kumbaro njё kёrkesё pёr informacione:
1. Emrat e arkitektёve qё kёshilluan apo u konsultuan pёr ndryshimet arkitekturore;
2. Shuma e parave tё shpenzuara apo sasia e materialeve;
3. Kopje e transaksionit financiar apo faturёs sё firmosur prej drejtuesit tё TKEKS pёr marrjen e materialeve;
4. Emrat e financuesit/sponsorizuesit.

Pres pёrgjigje, por pa kurrёfarё shprese. Shpresoj vetёm qё artistёt dhe operatorёt e kulturёs (nuk e kam fjalёn pёr hipsterat e “bllokut” apo mirёmenduesit mejhanelёpirёs qё vetёm kur nuk u vjen kafshata e rradhёs llapin nёpёr “social media”) tё kuptojnё qё tё paguash taksa pёr tё mbajtur si drejtuesen mё tё lartё nё vend tё artit dhe kulturёs njё injorante tё tillё ёshtё njё turp dhe ofendim personal pёr gjithkёnd. Shpresoj gjithashtu qё tё vihet re rrjedha e ngadaltё, por butёsisht konstante, drejt njё fashizmi absolut qё do tё duhen dekada pёr tё zhdukur.

* http://www.panorama.com.al/2014/12/25/kumbaro-artistet-gati-reforma-e-pensioneve-per-2015/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s