Divide et Impera. Kronika perandorake V: si paguhet energjia nё Pashallёkun Vishnje tё Mavijosur. (Romeo Kodra)

step up front

step up front

Do tё kisha dashur sot t’i uroja mirёseardhjen tё gjithё atyre qё, deri dje, “bёnin kryqin” pёr Karabushin Kryeministror dhe, sot, shohin madhёshtinё e prasit tё zbrazёt, tё cilin Edi(p) Rama po kalёron i pistonuar qё nga orgazma e 23 qershorit. Do tё kisha dashur qё t’i uroja mirёseardhjen kolegёve tё artit dhe kulturёs qё mё parё se tё tjerёt kishin kuptuar dhe nuhatur inflacionin thelbёsor tё “naltmadhnis”, sepse ёshtё qartёsisht e dukshme qё njё artist i dёshtuar nuk mund tё jetё politikan i mirё kur nuk pranon dёshtimin nё profesion, sepse kush nuk pranon dёshtimin nё jetё ёshtё njё idiot (“idiotes” nga greqishtja e vjetёr = i pjesshёm, i veçuar), sepse idiotёt e veçuar qё udhёheqin njё komb çojnё kombet e tyre, nё mёnyrё tё pёrpiktё, drejt humnerёs. Pёr tё mos u bёrё banal nuk po pёrmend shembuj … apo jemi qё jemi, pёr tё mbajtur njё sintoni me kontekstin, le tё banalizohemi deri nё fund, le tё mos i lёmё gjё fantazisё sё teletrumpiksurve: kёshtu qё kujtoj Enverin apo Hitlerin!

Por pёr fat tё keq, nuk kam kujt t’i uroj mirёseardhjen (edhe pse njё hije, nёn rrogozin e Shqipёrisё bashkёkohore, po sillet vёrdallё kohёt e fundit) sepse deformimi antropologjik ka arritur pёrmasa katastrofike dhe nuk mё mbetet tjetёr veçse tё regjistroj duke digjituar nё tastierё degradimin e ngadaltё, por tё pёrditshёm, drejt njё fashizmi absolut tё Shqipёrisё bashkёkohore.

step up back

step up back

Rasti i fundit i kёtij degradimi mu materializua pёrpara syve nёn shёmbёlltyrёn e dy tё rinjve tё automizuar, tё cilёt, tek hapja derёn e shtёpisё, me buzё nё gaz mё thanё: “Pёrshёndetje! Jemi tё dёrguar nga Kryeministri” dhe mё lanё njё fletushkё nё dorё. Zakonisht kur shoh fytyra tё qeshura nё derё, tё cilёt mё lenё letra nёpёr duar, falasifikoj aty pёr aty njё buzёqeshje aspak tё besueshme edhe unё, dhe me njё “Faleminderit”, po aq autom sa ata, mbyll derёn pas jo mё shumё se 2 sekondash.

Vetёm kur u futa brenda racionalizova fjalёt e tyre “Jemi tё dёrguar nga Kryeministri”. Kjo falё fletushkёs qё kisha nё dorё.
Nё faqe tё parё tё kёsaj fletushke ishte shtypur – nga njё gjeni i dizajnit digjital besoj – njё llampё ndiçimi nё formёn e njё shqiponje dykrenare, qё duket si njё kuçedёr e legjendave tё motshme, sё cilёs i mbivendosej pёrkrenarja e Skёndebeut. Poshtё kёtij imazhi butaforik lexohej sllogani: “Njё patriot i vёrtetё nuk e vjedh vendin e tij”.

Nё faqen e dytё, deliri ishte edhe mё i madh. Dizajnerit butaforik ia kish zёnё vendin papagalli i pushtetit qё u shpjegonte tё sunduarve handikapatё mendorё tё “Pashallёkut Vishnje tё Mavijosur” (lexo “Rfleksione” Rama/Klosi, 1991) se si tё paguanin dritat dhe tё rregullonin mardhёniet me OSHEE-n. Por, nga i gjithё ky delir, ajo qё mё bёri mё shumё pёrshtypje ishte formulimi i dy frazave. Tek e para, qё ishte njё pёrgjigje e pyetjes qё gjoja tё sunduarit duhej t’i bёnin vetes “Si tё paguajmё kamatvonesat?”, lexohej qartёsisht se “Kryeministri ka dhёnё zgjidhje!”.

Nuk po u besoja syve. Por nuk prita shumё dhe mё poshtё pashё konfirmimin e kёsaj forme gjeniale tё tё shprehurit tё kёtij pushteti. Nё paragrafin e fundit, e shkruar me shkronja tё zeza tё theksuara (opsioni “bold” i programit word), lexohej: “Kryeministri ka vendosur: Shtresat nё nevojё, pёr tё cilёt ishte vendosur fasha 300 kw nuk do tё preken nga heqja e saj pasi do tё rimbursohen me para nё dorё”.

Kryeministri ka dhёnё zgjidhje? Kryeministri ka vendosur? Unё kujtoja qё ishte ligji qё jepte udhёzime mbi detyrimin e qytetarёve karshi komunitetit, karshi tё pёrbashkёtёs. Dhe ligjet i bёn Parlamenti. Ndoshta e kam kuptuar gabim, por njё herё e njё kohe zgjidhje dhe vendime jepte dhe merrte ministria pёrkatёse, Parlamenti, apo institucioni shtetёror, dhe jo Kryeministri. Paçka se nuk do tё isha dakort, do e kisha kuptuar deri diku sikur tё thuhej qё “Kryeministria ka dhёnё zgjidhje” apo “Kryministria ka vendosur” sepse do tё flitej pёr institucionin dhe jo pёr njё individ qё merr vendime dhe jep zgjidhje.

Nuk e di pёr mirёmenduesit e kёtij vendi, por unё personalisht mё vjen tё fshij menderen me vendimet e Kryeministrit apo me zgjidhjet e tij, sepse menderen kanё fshirё edhe gjyshёrit e mi me vendimet mbretёrore. Madje, nёse ky Kryeministёr ka kёto bindje, mё vjen tё fshij menderen edhe me tё.

Një mendim mbi “Divide et Impera. Kronika perandorake V: si paguhet energjia nё Pashallёkun Vishnje tё Mavijosur. (Romeo Kodra)

  1. Thelpi i asaj që thua, z Romeo Kodra është një nga themelet e Kushtetutës së Amerikës dhe filozofisë së saj, që europianët totalitarë dhe shtetmadh-dashës janë përpjekur të imitojnë por me deformime.

    Ndarja e pushteteve.

    Legjislativi sanksionon ligjet, ekzekutivi i zbaton ndërsa gjyqësori shprehet mbi rastet e dyshimta apo konfliketet e mundshme. (Po i bie shkurt duke e lënë mënjanë “të drejtën natyrore” etj, gjëra sepse muhabeti ndërlikohet.)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s